Muhamedi a.s. krijesa më e përsosur

"Vërtet, Allahu e bekon të dërguarin dhe melaiket e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me "selam"! (El Ahzab: 56)

Në kohën kur bota ishte zhytur në errësirën e politeizmit dhe padijes, kur morali kishte rënë në shkallën më të ultë, në vitin 571, më 12 Rebiul Evvel, të Vitit të Elefantit, pak javë pasi që Zoti e shkatërroi Ebrahanë dhe ushtrinë e tij idhujtare, lindi krijesa më e mirë e Zotit në këtë gjithësi.
Në një familje me zë, në qytetin më të shenjtë të botës, në Mekë, lindi Pejgamberi i të gjitha kohëve, Muhamedi a.s., vula e pejgamberëve. Me ardhjen e tij u ndriçua gjithësia dhe u gëzuan të gjitha krijesat në tokë e në qiej.
Pas kësaj dite njerëzimi nuk do të ishte më kurrë sikurse kishte qenë më herët.
Katërdhjetë vjet më pas shpallja kuranore filloi të kumbojë në shkretëtirën e Arabisë dhe me madhështinë dhe mesazhin e saj universal e ndriçoi të gjithë globin.
Ajo erdhi që ta largoj njeriun nga çfarëdo robërimi përveç robërimit ndaj Allahut, duke ia kthyer atij dinjitetin dhe humanizmin, qoftë mashkull apo femër, si mëkëmbës i Zotit mbi tokë.
Muhamedi a.s., meriton respektin e çdo njeriu të ndershëm e objektiv. Ai është pejgamberi dhe njeriu me ndikimin më të madh në gjithë historinë njerëzore.
Ai asnjëherë nuk u ishte lutur dhe nuk i kishte adhuruar idhujt dhe putat që i adhuronin kurejshët.
Ndonëse nuk dinte shkrim e lexim, ai e mësoi gjithë botën dhe, me lejen e Krijuesit, i nxori njerëzit nga errësira në dritë. Nga një shoqëri e vrazhdë nxori sahabët, gjeneratën më të mirë që njeh historia njerëzore, që e shkruan historinë me shkronja prej drite si të ishin yje.
Muhamedi a.s. nuk ka qenë i motivuar nga të mirat materiale të kësaj bote, apo nga fama dhe lartësimi i emrit të tij, sepse edhe para se të bëhej pejgamber, por edhe pasi e çliroi Mekën, edhe pse kishte mundësi të jetonte në pasuri, ai jetoi në mënyrë modeste.
Madje edhe pse i ishin falur mëkatet e shkuara dhe të ardhshme, ai falej dhe lutej duke i kaluar netët në adhurim aq sa i ënjteshin këmbët.
Kur kurejshitët i ofruan atij pushtet e pasuri, me kusht që të hiqte dorë nga misioni i besuar, ai tha: "Sikur të më vinin diellin në dorën e djathtë, kurse hënën në dorën e majtë, që të heq dorë nga misioni im, unë nuk do ta bëja këtë".
Muhamedi a.s. është dritë dhe mëshirë e dërguar. Ai është dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin: "Ne nuk të dërguam ty (Muhamed) veçse si mëshirë për botët." (Enbija: 107).
Prandaj, është detyrë e të gjithë njerëzve përgjegjës dhe inteligjentë që të njihen me të Dërguarin fisnik, me karakterin e tij të lavdërueshëm dhe cilësitë e tij të shquara.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.