Përfaqësuesi i IOM International Zyra në Kosovë në vizitë pune tek Myftiu Tërnava

IOM Zyra në Kosovë ka filluar me pilot projektin ‘Dialogu në Komunitet’ që synon të mbështesë iniciativat rinore, që në këtë rast synon të përfshijë edhe medresetë

“Bashkëpunimi rajonal i cili po mbështetet nga Qeveria Britanike, në Kosovë dhe Bosnjë ka identifikuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës”, theksoi në fjalën e tij z.Habib Habibi, menaxher i programit të IOM.
Myftiu Tërnava ofroi mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame sepse siç tha ai: “Është obligim i ynë fetar që të ndihmohemi në punë të mira dhe të zmbrapsim të këqijat”.
Muftiu Tërnava foli edhe për sfidat e shumta me të cilat përballen sot të rinjtë e Kosovës, dhe ndihmën që po japin medresetë,Fakulteti i Studimeve Islame, si dhe tërë mekanizmat e Bashkësisë Islame në kultivimin e vlerave të tolerancës dhe dialogut në Kosovë.
Në kuadër të bashkëpunimit me IOM,Kosovë, janë paraparë disa punëtori dhe një skemë grantesh nga e cila do të përfitojnë të rinjtë me projektet e tyre në komunitetin e tyre./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.