Një mësim nga tregimi i Musait a.s. me Hidrin

Tregimi për Musain a.s. dhe Hidrin na kujton një mësim nga shumë mësime tjera.

Derisa Musai a.s. flinte, bashkudhëtari i tij pa se si peshku pa bërë zhurmë del nga qesja dhe ikë në ujë. Këtë harroi t’ia tregoj menjëherë të dërguarit të Zotit, Musait a.s., por ia tha shumë më vonë, tashmë kur ishin larguar nga rruga.
Kur Musa a.s. kuptoi se kishin shkuar larg nga vendi ku ishte urdhëruar të shkojnë, u kthyen duke ndjekur gjurmët e tyre deri tek vendi ku peshku kishte hyrë në ujë. Ai nuk e qortoi bashkudhëtarin e vet, as nuk u ankua pse ishte larguar nga rruga. Ajo që ndodhi, ndodhi, ishte vullneti i Allahut.
Sjellja e Pejgamberit Musa a.s., ishte sjellje e një personi të kënaqur me caktimin e Allahut. Momentin kur kuptoi se ishte larguar nga rruga, ai ndërmori masat e nevojshme që të kthehet në rrugën e duhur. Ky është një mësim për të gjithë ne.
Në këtë jetë, shumë prej nesh zgjedhim rrugën e gabuar, mirëpo frikohemi, apo kemi turp t’i korrigjojmë gabimet tona. Kur njeriu kupton se ka bërë gabim, duhet menjëherë të kthehet në drejtimin e duhur. Këtë kurrë nuk duhet ta konsiderojmë si humbje, sepse ajo është fitore.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.