Shkencëtari amerikan në kërkim të gjurmëve të Arkës së Nuhit në malin Ararat

Gjeologu dhe paleontologu amerikan Raul Epserante mbërriti në provincën Agri në mënyrë që në malin më të lartë të Turqisë, Ararat, të hulumtojë gjurmët dhe dëshmitë rreth mundësisë se në këtë pjesë të Anadollit është fundosur Arka e Nuhit pas përmbytjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Esperanto në Agri do të marrë pjesë në Simpoziumin e katërt Ndërkombëtar për Arkën e Nuhit dhe pastaj do të fillojë kërkimet në terren.
Në një deklaratë për AA, Esperante tha se kishte ardhur nga Kalifornia për të hulumtuar të gjitha llojet e fatkeqësive që kanë ndodhur në këtë pjesë të Turqisë dhe për të kërkuar rreth dëshmive për Arkën e Nuhit.
"Do të hulumtojë shpatet e malit Ararat ku ka gjurmë të Arkës së Nuhit. Zonat e mia të kërkimit janë katastrofat e mëdha në të kaluarën. Të njëjtën do të bëj edhe këtu dhe në fund do të shkruaj dhe do të publikoj rezultatet në të cilat kam ardhur", tha Esperante.
Me këtë rast, ekipi i reporterëve xhiroi shpatet e malit në të cilat besohej se është fundosur Arka e Nuhit.
Në Agri ka mbërritur edhe profesori i Universitetit të Stambollit, Oktay Belli, i cili për më shumë se katër dekada ka kryer kërkime arkeologjike në Ararat.
"Përmbytja dhe Arka e Nuhit nuk janë legjenda, por ngjarje që kanë ndodhur me të vërtetë. Të gjitha librat e shenjta flasin për të. Ajo ndodhi këtu në Anadoll. Ne e respektojmë këtë pjesë të kulturës sonë kombëtare", tha Belli.
Duke treguar për traditën e Ashures, e cila mbahet çdo vit në muajin e parë të kalendarit Hixhri (Muharrem), Belli ka thënë se edhe kjo traditë është dhe një tregues për respektin e Arkës së Nuhit, e cila ishte shpëtimi gjatë përmbytjes së lashtë.
"Nuhi konsiderohet babai i dytë i njerëzimit. Ne besojmë se ai pikërisht këtu ka jetuar dhe sërish filloi rindërtimin e qytetërimit dhe prandaj ne organizojmë simpoziume dhe tubime të rastit. Ne jemi krenar për këtë", tha Belli.
Duke theksuar se i gjithë opinioni botëror ndjek hulumtimet lidhur me Nuhin, Belli tha se simpoziumet deri më tani kanë rezultuar në botimin e 108 veprave që flasin mbi këtë temë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.