Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore

Në interesim të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve tanë përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor- projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë.



Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.