Bukë falas në një xhami të Tiranës

Në një prej xhamive kryesore të Tiranës, pikërisht në atë të Rrugës së Kavajës, prej kohësh është instaluar një dollap portativ buke, e destinuar për ata që nuk munden ta sigurojnë atë për shkak të mungesës së të ardhurave, e që munden ta marrin falas, me një të hapur të kanatave, njofton tesheshi.com

Siç të thonë drejtues të xhamisë, kjo është një praktikë e thjeshtë humanitare për të cilën janë shprehur të gatshëm shumë besimtarë që të kontribuojnë. Janë rreth 40 bukë në ditë që vendosen aty dhe pothuajse përpihen të gjitha.
“Ne na gëzon fakti që mund të japim një ndihmesë, t’i plotësojmë dikujt një nevojë jetike, por kjo nuk do të thotë se nuk ndihemi të trishtuar nga varfëria e tyre”, të thotë dikush aty, prej atyre besimtarëve që kontribuon. “Në një kuptim, ne do deshim që bukët të mbesnin aty, nga panevoja për t’i marrë, dhe sinqerisht këtë iu urojmë atyre që sot kanë nevojë për to”, shton dikush tjetër.
E rëndësishme për ta është që shoqëria jonë, të ketë sa më shumë stacione të tilla humaniteti, me ushqim, veshmbathje e me çdo gjë tjetër që do u vinte në ndihmë nevojtarëve.
Solidariteti është pasuria më e madhe që mund të gjendet tek një popull, të thonë iniciatorët e këtij dollapi modest, por mjaft mesazhues për këto kohë të acarta në raportet ndërnjerëzore.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.