Kodi i ri fetar i sjelljes në Universitetin e Hamburgut pas ankesave ndaj studentëve muslimanë

Universiteti i Hamburgut ka vendosur një kod të ri të sjelljes për studentët e tij. Thuhet se kjo vjen pas ankesave të shumta ndaj studentëve muslimanë te cilët kryenin lutje me zë të lartë në bibliotekë dhe krijonin shqetësim në ambientet sanitare ku lanin duart dhe këmbët.

Kodi i ri u hartua nga një filozof dhe një grup studiuesish fetarë në universitet, sipas Inside Higher Ed (IHE). Rregullat hynë në fuqi në tetor.

Sipas presidentit të Universitetit të Hamburgut, Dieter Lenzen, lëvizja erdhi pas një seri ankesash ndaj studenteve fetarë “shqetësues për jetën universitare”. Ai shtoi se “salafistët e jashtëm” kishin shtyrë studentet muslimane të veshin rroba tradicionale islame, përfshirë edhe mbulesën e fytyrës.

Kur u pyet se cili besim kishte qenë subjekt i ankesave më të shumta, Lenzen tha duke theksuar se ishin studentët muslimanë. “Deri më sot nuk ka pasur ankesa për studentët budistë, vetëm disa për studentët e krishterë, por më shumë për studentët muslimanë”, tha ai cituar nga IHE.

Një nga çështjet e kodit të ri është lutja. Ai ndalon “të shprehurit dhe të demonstruarit të besimit me zë të lartë”, por vë në dukje se “lutja e qetë dhe me zë të ulët mund të jetë e pranueshme në bibliotekë”.

Ai thekson se “aktivitetet e ritualeve” duhet të jenë “jo shqetësuese ose të kryhen në dhomat e caktuara për atë qëllim”. Ai përmend një zonë të njohur si “dhoma e meditimit”, duke paralajmëruar se studentëve nuk u lejohet të veçohen në atë zonë sipas gjinisë.

Kodi paralajmëron se përdorimi i paautorizuar i objekteve dhe resurseve universitare mund të rezultojë që palët fajtore të ndalohen ose të dëbohen nga kampusi.

Kodi gjithashtu ndalon larjen e këmbëve në objektet sanitare, duke vënë në dukje se veprime të tilla mund t’i bëjnë nxënësit tjerë “të ndjehen të imponuar”. Ai paralajmëron se “presioni i motivuar nga ana fetare” ndaj të tjerëve në sjellje të caktuara përbën “imponim të detyruar”.

Teksti gjithashtu trajton kufizimet dietike në restorantet e kampusit. Ai thekson se mensat “rezervojnë të drejtën për të vendosur nëse do të ofrojnë ushqime në përputhje me udhëzimet dhe kufizimet fetare”, duke vënë në dukje se do të ishte “e pranueshme” nëse organizata studentore e universitetit të përfshihej në sugjerime mbi gatimet që i përshtaten rregullave të feve të ndryshme“.

Ai gjithashtu thekson se studentët që humbasin orët për shkak të festimeve fetare do të duhet të “mbajnë përgjegjësi për pasojat”, duke shtuar se “profesorët mund të kërkojnë që studenti në fjalë të kompensojë punën e humbur”.

Kur është fjala për veshjet fetare, kodi thekson se studentëve u lejohet të mbajnë sende duke përfshirë edhe mbulesën e fytyrës. Megjithatë, kjo do të lejohet vetëm nëse nuk konsiderohet se “pengon komunikimin e kërkuar akademik, udhëzimet ose provimet …”

Duke folur rreth kodit të ri fetar, një student musliman me emrin Akbar theksoi se kodi i ri është i rëndësishëm për të gjithë, jo vetëm muslimanët - të kenë lirinë për të mbajtur atë që u pëlqen. “ Unë nuk do ta doja që dikush të qëndronte i zhveshur para meje, por nëse duan të jenë të zhveshur … nuk ka rëndësi për mua”.

Një student me emrin Daniel vuri në dukje se tema e veshjes islame “është e ndryshme nga rasti në rast”, duke theksuar se studentet ndonjëherë detyrohen të veshin veshje të tilla nga burri apo babai i tyre. "Duhet të jetë e mundur për të gjithë të vishen si të duan, por jo nga të qenit të detyruar. Dhe kjo është e vështirë për të vendosur, nëse janë të detyruar apo jo", tha ai.

Veshja islame ka qenë temë e debatit intensiv në gjithë Evropën, si me të ashtuquajturin ‘ndalim i burkës’ që hyri në fuqi në Austri muajin e kaluar. Në shtator, dhoma e sipërme e parlamentit gjerman miratoi rregulla të reja që ndalon shoferët të mbulojnë fytyrën, një masë që disa pretendojnë se padrejtësisht i drejtohet femrave muslimane. Ndërkohë, koalicioni qeverisës danez ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për një ndalim të mbulimit të plotë të fytyrës.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.