Muslimani fal dhe përqafon njeriun e përfshirë në vrasjen e djalit të tij

Muslimani amerikan fal njeriun e përfshirë në vrasjen e djalit të tij gjatë një seance gjykate në Kentucky, SHBA.

“Djali im, nipi im! Unë të fali në emër të Salahuddinit dhe nënës së tij"
"Unë nuk të dënoj për krimin që ke kryer. Unë nuk jam zemëruar me ty. Unë jam zemëruar me shejtanin dhe unë e fajësoj atë që të ka bindur që të kryesh një krim kaq të tmerrshëm. Më vjen keq për prindërit që të kanë rritur me dëshirë që ti të jesh i suksesshëm në jetë. Suksesi yt është suksesi i tyre. Lumturia jote është lumturia e tyre. Ata tani duhet të qajnë për shkak se ti ke kryer një krim. Falja është dhurata ose bamirësia më e çmuar në Islam. Unë mendoj se duhet ta falë dikë që i ka bërë dëm familjes sime", ishin fjalët e Abdul-Munim Sombat Jitmoud, i cili pastaj e përqafoi Trey Aleksandër Relford, 24 vjeç i cili muajin e kaluar u deklarua fajtor për vdekjen e 22 vjeçarit Salahuddin.

Relford u dënua me 31 vjet burg për pjesëmarrje në vrasje, pjesëmarrje në grabitje dhe përpjekje për të manipuluar me prova në për bashkëpunim në vrasjen e cila ndodhi në Prill të vitit 2015, kur viktima Salahuddin Jitmoud po bënte një nga dërgesat e tij të fundit atë natë, si shpërndarës picash kur u godit me thikë dhe u grabit në një kompleks apartamentesh në Kentucky. Trupi i tij u gjet në brendësi të kompleksit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.