Chiapas, qyteti i vogël meksikan që po përvetëson Islamin

Në Chiapas, 400 meksikanë po ndërtojnë një identitet të ri duke bashkuar praktikat e tyre indigjene me Islamin.

Në Itali, vendin amë të fotografes Giulia Iacolutti, biseda për Islamin sillej rreth frikës dhe terrorizmit, por kur erdhi në Meksikë, ajo nuk gjeti diçka të tillë.
Në vitin 2014, një profesor e njoftoi Iacoluttin me imamin e një prej xhamive në një paralagje në Mexico City, i cili e dërgoi tek komuniteti musliman në rritje. Për një vit, ajo qëndroi në shtëpitë e tyre duke përcjellë ritualet dhe festat e tyre për një projekt të quajtur ‘Jannah’, fjalë arabe që paraqet parajsën në Islam.
Islami në Meksikë erdhi gjatë dekadave të fundit, me emigrantët nga Libani dhe Siria dhe me një grup muslimanësh spanjollë që erdhën për t’i konvertuar anëtarët e revolucionarëve zapatist në vitet e 90-ta. Shumë shpejt u përhap, dhe sot vendi ka rreth 5.270 muslimanë, trefish më shumë se ç’kishte para 15 vitesh, thotë Iacolutti. Një mësues arab i ndihmon ata ta lexojnë Kur’anin, derisa bursa u ofron shansin për të studiuar në Jemen.
Në Meksikën e cila është kryesisht katolike, Iacolutti zbuloi se të kesh një sistem besimi është më me rëndësi sesa të ndjekësh një fe të caktuar. Ajo foli me nënat katolike që nuk donin që vajzat e tyre të konvertohen në Islam, por që ishin të kënaqura kur ndryshimi i inspiron drejt një mënyre më të devotshme të jetës. “Në Meksikë është më mirë të konvertohesh në Islam sesa në Evropë”, thotë ajo.
“Ata duan ta ndërtojnë identitetin e tyre”, thotë Iacolutti për muslimanët e rinj meksikan. “E mira e Islamit është sepse sjell veprime praktike në jetën e përditshme: “Duhet të faleni pesë herë në ditë. Nuk mund të hani mish derri dhe nuk mund të pini alkool.”
Konvertimet po nxisin rritjen e Islamit në Mexico City, ndërsa nivelet e larta të lindjeve dhe familjet e mëdha e nxisin atë në rajonet rurale.
Pas një vit jetese me komunitetin, Iacolutti kërkoi njohjen e imamëve që kanë tendencë në komunitetin rural të muslimanëve në shtetin jugor të Chiapas. Duke bashkuar praktikat e tyre indigjene me Islamin, këta 400 të konvertuar jetonin shumë ndryshe nga homologët e tyre në Mexico City.


Një grup muslimanë nga Spanja filloi ndërtimin e kësaj xhamie në qytetin e San Cristobal de las Casas për nevojë të komunitetit në rritje në Chiapas.

Në dallim prej tyre, ata përshtaten më lehtë, pasi shumë gra indigjene i mbulojnë kokat e tyre me shami. “Unë dua të flas gjuhën time, dua të mbaj veshjen autoktone, por gjithashtu dua të besoj në Allah”, i thanë ato Iacoluttit.



Por, largësia e bën të vështirë mbajtjen e parimeve të rëndësishme të fesë së tyre. Chiapas është një vend i varfër dhe mishi i therur sipas parimeve islame, i quajtur hallall, është i rrallë. Gjatë një feste, Iacolutti shikonte se si pjesëtarët e komuniteti i sakrifikuan dy lopë dhe një pjesë të mishit menjëherë ia dërguan fqinjëve të tyre krishterë. “Një prej parimeve të Islamit është që ju duhet të ndihmoni një person që është më i varfër se ju”, thotë ajo. “Nuk është e rëndësishme nëse besoni në një zot tjetër - ju jeni fqinji im dhe ju mund të hani të njëjtin ushqim”.



Iacolutti është ateiste, por asnjëherë nuk është kërkuar nga ajo që të konvertohet. Në një vend kaq të devotshëm, asnjë prej tyre nuk ndihej i shqetësuar nga një jobesimtare në mesin e tyre. Një herë, në bisedë me një grua muslimane në Mexico City ajo ndjeu një dëshirë të zjarrtë për besimin e tyre. “Unë mendoj se ju keni një jetë shumë të pasur sepse besoni”, i tha Iacolutti. “Unë nuk besoj. Unë ju shoh juve... dhe mendoj se ju keni një jetë më të mirë”.
Gruaja i tha. “Ju bëni fotografi. zoti juaj është fotografia, bukuria dhe informacioni. Ju besoni në këtë. Ndërsa unë besoj në Allahun”.



Giulia Iacolutti është fotografe italiane me bazë në Mexico City.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.