Mulla Sinan Maxhera

Mulla Sinan Maxhera ishte një atdhetar i rëndësishëm shqiptar, ai i takonte radhës së ulemave dhe brezit të patriotëve shqiptarë dhe ndër intelektualet e ulematë e shkolluara në medresenë Isa Beu në Shkup, kreu Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll dhe rreshtohet në kryengritjet për pavarësinë shqiptare 1910-12.

Mulla Sinan Maxhera lindi në fshatin Maxherë të Karadakut të Preshevës në vitin 1863, nga e ëma Ajetja dhe nga babai Bilalli, që asaj kohe i takonte kazasë së Gjilanit. Rridhte nga një familje me tradita patriotike, e cila vazhdoi edhe me traditën e tij. (1)
Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit, ndërsa medresenë e mesme e mbaroi në Shkup, për ta vazhduar më vonë Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll.
Si ushtar i Perandorisë Osmane, mori pjesë në luftë kundër ushtrisë greke, ku qe plagosur.
Ka punuar si hoxhë, në fshatrat Caravajkë, Pogragjë dhe Dobërçan, të Gjilanit dhe aty, nxënësve, përveç lëndëve fetare, u mbante edhe ligjërata hsitorike me karakter kombëtar.(2)
Ishte nga luftëtarët më besnikë të Idriz Seferit deri më 1910, kur edhe do ta varnin xhonturqit në Kaçanik.
Sinan Maxhera i takonte radhës së ulemave, ai do të binte herët në kontakt me patriotët shqiptarë, për t’u ushqyer e rritur me ndjenja patriotike.
Hoxhë Sinan Maxhera ishte shumë i afërt me Idriz Seferin, saqë thuhej se ishte edhe njëri nga sekretarët personalë jozyrtarë të tij. Ai, gëzonte autoritet në popull, andaj mulla Sinani luajti një rol të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe në zhdukjen e hakmarrjes. (3)
Mulla Sinan pos titullit që kishte marrë në Universitetin e Stambollit, ai mori pjesë në luftën e prillit të vitit 1910, përkrah Idriz Seferit dhe rreshtohet në kryengritjen për pavarësi në Luftën antiosmane kunder xhavit dhe Dergut Pashës në Lëvizjen shqiptare për liri dhe pavarësi të viteve 1910-12, (si Beteja e Kumanovës, pastaj te Gryka e Kaçanikut, si dhe për çlirimin e Shkupit.
Pas shuarjes së kryengritjes, pushteti xhonturk do të organizonte ekspedita ndëshkuese kundër kryengritësve shqiptarë, kështu që mulla Sinani do të arrestohej e të burgosej në Kaçanik. Gjykata ushtarake xhonturke, së bashku me 6 të tjerë, do ta dënonte me vdekje.
Mulla Sinani u var në një dardhë në një fshat të Kaçanikut më 7 korrik 1910 dhe u varros në varrezat e vjetra të këtij qyteti.
Katër muaj pas vdekjes së mulla Sinanit, gruas së tij i lindi një djalë, të cilit i dhanë emrin e trashëgimtarit Sinan, i cili vazhdoi rrugën e të atit të tij në fshatin Maxhere të Karadakut të Preshevës në nivel të edukimit të medresesë. (5)


___________________
1. Mr. Nuridin AHMETI, ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12
2. Mr. Nuridin AHMETI ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12
3. Mr. Nuridin AHMETI, MULLA SINAN MAXHERA ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12
4. Mr.Sadulla Brestovci, historian, i cili, në bazë të hulumtimeve të tij për rolin e ulemave në Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
5. By: Mr. Nuridin AHMETI MULLA SINAN MAXHERA ..ULEMATË DHE KRYENGRITJET SHQIPTARE TË VITEVE 1910-12

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.