Jeta familjare në Islam (II)

Familja: Objektivat dhe funksionet e saj

Cilat janë funksionet që Islami kërkon nga institucioni i familjes që të kryejë ajo në jetën e individit dhe të shoqërisë? Familja nuk është vetëm një faktor për lindjen e qenies njerëzore, megjithëse ruajtja dhe komunikimi i racës është një nga objektivat e saj. Kjo është bazë e gjithë strukturës shoqërore-kulturore dhe një mekanizëm i vetëqëndrueshëm për të siguruar stabilitetin shoqëror, ideologjik dhe kulturor në gjithë zinxhirin e shoqërisë, në njërën anë, dhe në periudhën e kaluar, të tashmen e të ardhmen, në anën tjetër. Të përshkruajmë shkurtimisht objektivat dhe funksionet e familjes ashtu sikur janë shpallur në Kuran dhe Synet.

A) Ruajtja dhe vazhdimësia e racës njerëzore

Mbijetesa e racës njerëzore e kulturës, dhe vazhdimësia në funksionimin e mëkëmbësisë së njeriut, varen nga funksionimi efektiv i mekanizmit të lindjes dhe riprodhimit. Të gjitha faktet e kërkesës për lindjen, për të cilat ka nevojë, procesi është një strukturë e qëndrueshme për të siguruar zhvillimin. Burrë, grua dhe fëmijë, që të gjithë kanë nevojë për një institucion të përhershëm e të vazhdueshëm, për të përmbushur këtë rol. Familja është institucioni që mund të kujdeset për gjithë procesin, që nga faza fillestare e deri tek realizimi i saj. Kurani thotë:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj Që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi partnerin (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan burra shumë e gra…”. (en-Nisaë, 1)
“Gratë tuaja janë vendmbjellje juaj, afrojuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatituni për veten tuaj, dhe kini frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde”. (el-Bekare, 223)

B) Mbrojtja e moralit

Marrëdhëniet seksuale janë një dëshirë natyrale dhe krijuese. Megjithëse është e përbashkët për të gjitha qeniet e gjalla, dëshira për marrëdhënie e burrit dhe gruas ka disa aspekte unikale. Te kafshët, kjo është kryesisht për lindje dhe është e rregulluar përmes instinktit dhe proceseve të natyrës. Nevoja e çiftit nuk është efektive “në çdo kohë”. Ajo është e lidhur me sezonet dhe ciklet. Tek njeriu nuk është kështu. Por kontrolli dhe rregullimi janë thelbësore për ekzistencën e shëndetshme, madje edhe në nivelin biologjik. Ato bëhen më të rëndësishme në nivelet shoqërore dhe kulturore. As maturia totale dhe as imoraliteti i pandërprerë nuk mund të shpien në një ekzistencë të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Islami ndalon marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore në të gjitha format. Po urdhëron martesën midis burrave dhe grave, për të përmbushur nevojat e tyre natyrore, për të gëzuar këtë aspekt të jetës në mënyrë të tillë që kënaqësia dhe përgjegjësia të shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Marrëdhëniet seksuale në martesë dhe vetëm martesa siguron një mekanizëm kontrolli për dëshirën seksuale. Ajo gjithashtu vepron si një valvulë sigurimi për moralin seksual. Nëpërmjet saj, përmbushja dhe sublimimi arrihen në një mënyrë të balancuar dhe ekuilibri në marrëdhëniet seksuale. Kur- ani martesën e quan si hisn “kala”, d.m.th. (ajo është mbrojtje) kundër një jete të pangopësisë. Ai thotë: “…Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuni kurorë në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostituta të hapura apo të fshehta…”. (en-Nisaë, 25)
Në një vend tjetër, e njejëta çështje është theksuar duke iu referuar burrit: “…Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale…”. (el-Maide, 5)

C. Stabiliteti psiko-emocional, dashuria dhe mirësia

Një objektiv tjetër i martesës është arritja e marrëdhënieve psikologjike, emocionale dhe shpirtërore. Marrëdhëniet në fa- milje, në mes të gjithë anëtarëve të saj, dhe më të rëndësishmet nga të gjithë, në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes, nuk janë thjesht marrëdhënie utilitare. Ato janë marrëdhënie shpirtërore dhe ruhen e gjenerojnë dashuri, mirësi, mëshirë, besim reciprok, vetësakrificë, ngushëllim dhe prehje. Më e mira në natyrën e njeriut shpreh veten në lulëzimin e këtyre marrëdhënieve. Ajo është vetëm në kontekstin e familjes, sepse çfarë është shpirtërisht e mundshme te burrat dhe gratë, bëhet reale dhe vendos ritmin për lulëzimin e mirësisë dhe virtytit brenda familjes dhe jashtë saj.
Në marrëdhëniet martesore, secili partner kërkon përmbushjen e kërkesave gjithnjë në rritje. Me fëmijët në familje, vlerat e simpatisë, dashurisë dhe mëshirës e sakrificës për të tjerët, e tolerancës dhe mirësisë janë përkthyer në realitet dhe janë rrënjosur në karakter. Është familja ajo që ofron klimën më të pëlqyeshme për zhvillimin dhe plotësimin e personalitetit të njeriut. Kjo është arsyeja pse Muhamedi a.s. ka thënë që shtëpia është vendi më i mirë në botë. Ky funksion i martesës dhe familjes është theksuar në Kuran në disa mënyra. Ai thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj çiftin (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato, dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë…”. (err-Rrum, 21)
Në një vend tjetër, marrëdhëniet në mes bashkëshortëve janë përshkruar si ato në mes “trupit dhe petkut”.
“…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…”. (el-Bekare, 187)
Kjo thekson ngjashmërinë e tyre, unitetin e tyre, diçka shumë më madhështore se barazia ligjore. Burri e gruaja, që të dy janë përshkruar si prehje të njëri-tjetrit. Petku është diçka më e afërta për trupin e njeriut. Ai është pjesë e botës së jashtme, e cila bëhet pjesë e qenies sonë. Kjo është afërsia e marrëdhënieve në mes bashkëshortëve. Petku është diçka që mbulon trupin dhe e mbron atë. Bashkëshortët janë mbrojtës dhe ruajtës të njëri-tjetrit. Petku e zbukuron atë që e mban. Ndonjëri e ndien veten jo të plotë pa të. Bashkëshorti dhe bashkëshortja plotësojnë njëri-tjetrin. Njëri e plotëson, e përsos dhe e zbukuron tjetrin. Gjithashtu, kjo marrë- dhënie mbron moralin, dhe pa këtë mburojë morali u ekspozohet rreziqeve të sensualitetit të paligjshëm. Të gjitha këto aspekte janë përfshirë në një frazë të vetme, por të përmbledhur: ju jeni si prehje për njëri-tjetrin.

D. Shoqërizimi dhe orientimi drejt vlerave

Funksioni i lindjes së fëmijës mbetet i mangët pa pjesën e tij më të rëndësishme - rritjen dhe edukimin e fëmijës, arsimimin e tij, orientimin, ndërtimin e karakterit dhe hyrjen graduale në fe dhe kulturë. Kjo sepse, për shkak të këtij aspekti, kujdesi familjar bëhet një punë me kohë të plotë. Asnjë institucion tjetër dhe ma- dje as dhe një numër institucionesh, nuk mund të kujdesen për këtë funksion, sa familja.
“…dhe kini frikë Allahun me Emrin e të Cilit përbëtoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është mbikëqyrës mbi ju”. (en-Nisa, 1)
Për të qenë të vetëdijshëm për detyrën e lidhjeve të mitrës, është një kërkesë gjithëpërfshirëse që përmbledh obligimet ndaj bashkëshortes fëmijëve dhe marrëdhëniet tjera. “Dhe kujdesu për atë që është për ju” - në suren Bekare i referohet gjithashtu funksionit të njëjtë.22 Njeriu është i urdhëruar të kujdeset për veten dhe anëtarët e familjes së tij. “O ju që keni besuar!” thotë Kurani: “Ruani veten, gratë dhe fëmijët tuaj nga zjarri”(23)
Ky objektiv është përcaktuar në formën e lutjes në një numër
vendesh: “…Zoti ynë, na bën të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e ne na bën shembull për të devotshmit”. (el-Furkan, 74)
“O Zoti im! Më bëj nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi, dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë!” (Ibrahim, 40)
Roli i familjes si organi bazë i shoqërizimit, është rekomanduar nga Muhamedi a.s. në një numër hadithesh. Ai thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e Islamit dhe prindërit e tij janë ata që e kthejnë në të krishterë, çifut apo pagan”.
Muhamedi a.s. thotë: “Nga gjithë ajo që babai mund t'i japë fëmijës së tij, më e mira është edukimi dhe trajnim i mirë i tij”.
“Dhe kush është kujdesur për tri vajzat apo tri motrat e tij dhe (atyre) u ka dhënë një edukim dhe trajnim të mirë, i trajton me dashamirësi derisa Zoti i bën që të qëndrojnë në këmbët e tyre, me hirësinë e Zotit për vete ka fituar vend në Xhenet”.(24)
Megjithëse përgjegjësia e parë e njeriut është ajo ndaj fëmijëve dhe vëllezërve e motrave më të reja, ky institucion i kujdesit familjar mbulon një numër marrëdhëniesh, të afërta e të largëta, në përputhje me rrethanat. Kujdesi për prindërit e dikujt dhe për anëtarët e dobët a të varfër të familjes, është urdhëruar vazhdimisht nga Kurani dhe Syneti.

E. Siguria sociale dhe ekonomike

Institucioni i familjes është një pjesë e rëndësishme e sistemit islam të sigurisë social-ekonomike. Të drejtat nuk kanë të bëjnë thjesht vetëm me aspektet morale, kulturore dhe ideologjike. Ato përfshijnë të drejtat ekonomike dhe sociale të anëtarëve të familjes. Muhamedi a.s. thotë: “Kur Zoti ju jep mirëqenie, shpenzojeni së pari për veten dhe familjen tuaj”. Mirëmbajtja e familjes është një detyrë ligjore e bashkëshortit, madje edhe nëse gruaja është e pasur. Shpenzimi për “marrëdhëniet e mitrës” është urdhëruar në mënyrë specifike. Të afërmit e varfër kanë të drejtë prioritare për zekatin dhe kontributet e tjera sociale. Ligji i trashëgimisë gjithashtu tregon natyrën e obligimeve ekonomike brenda strukturës së familjes. Kjo përgjegjësi shtrihet në një numër marrëdhëniesh.
Prindërit e gjyshërit dhe lidhjet nga babai e nëna kanë të drejtë mbi pasurinë dhe burimet e dikujt. Dikush njëherë e pyeti Muhamedin a.s. “Unë kam pasuri dhe babai im ka nevojë për të”. Muhamedi a.s. iu përgjigj: “Ju dhe pasuria juaj i takoni babait tuaj. Fëmijët tuaj janë ndër gjërat më të mira që fitoni. Hani ngaajo që fitojnë fëmijët tuaj”.
Ekzistojnë hadithe të cilat theksojnë të drejtat e tezeve, xhaxhallarëve dhe të afërmëve të tjerë. Jetimët në familje duhet të përvetësohen dhe të trajtohen si fëmijët e tjerë të tyre. Për anëtarët në moshë duhet të kujdesen dhe ata duhen trajtuar me ndershmëri, dashamirësi e respekt, dhe në të njëjtën mënyrë këto përgjegjësi shtrihen për nipat e mbesat e mëdha. Madje edhe të afërmit në nevojë të ndonjë prej bashkëshortëve, kanë pretendime për anëtarët e pasur. Nga funksionet e martesës dhe familjes është përforcimi i lidhjeve me të afërmit dhe bashkimin e tyre në një kohezion social-ekonomik dhe mbështetje reciproke. Kjo nuk është thjesht një sistem i sigurisë ekonomike, megjithëse ndër- varësia dhe mbështetja ekonomike janë elementet e saj të rëndësishme. Islami themeloi dhe një sistem të sigurisë psiko-sociale.
Anëtarët e familjes mbeten të integruar brenda saj. Të moshuarit nuk shkojnë në shtëpitë e të moshuarve. Jetimët nuk duhen hedhur në jetimore. Të varfrit dhe të papunët nuk duhen lejuar të mbijetojnë nga asistenca publike. Në vend të kësaj, të gjitha këto probleme janë, në radhë të parë, të zgjidhura brenda strukturës së familjes në një mënyrë që është më njerëzore dhe është në përputhje me nderin e me nevojat e të gjithëve. Nuk është vetëm privimi ekonomik ai për të cilin duhet përkujdesje, por duhet
përkujdesje gjithashtu edhe për nevojat emocionale.(25)
Roli shoqëror bëhet më i qartë në kontekstin e urdhrit uranor për poligaminë. Poligamia e kufizuar është e lejuar në Islam, se- pse Islami është fe praktike dhe ka për synim udhëzimin e qenie-ve njerëzore. Mund të ketë situata kur monogamia e detyruar mund të shpjerë në mospërputhje morale a shoqërore me pasoja katastrofike. Kërkesa seksuale nuk është e njëjtë për të gjitha qeniet njerëzore, dhe as aftësia e tyre për të kontrolluar veten. Për një numër arsyesh, njeriu mund t'i ekspozohet një situate kur zgjedhja para tij mund të jetë në mes një martese të dytë apo një lëvizjeje drejt mëkatit. Në situata të tilla, lejohet poligamia.
Në mënyrë e ngjashme mund të ketë situata më të ndjeshme familjare apo shoqërore. Për të marrë vetëm një shembull shoqëror, ekzistojnë periudha, veçanërisht pas luftërave, kur numri i grave në një shoqëri tejkalon numrin e burrave. Në një situate të tillë, disa gra - ose mbesin përgjithmonë të veja dhe/ose jetojnë në mëkat apo mund të pranohen në sistemin familjar përmes poligamisë. Islami parapëlqen përvetësimin e tyre në familje. Këto pika për funksionin shoqëror të martesës, janë si korrigjues për pabarazi të caktuara shoqërore.
Në mënyrë të ngjashme, mund të ketë jetimë në familje apo në shoqëri dhe vetëm familja nuk mund t'u ofrojë dashuri, kujdes e dinjitetin për të cilin kanë nevojë. Ajeti kuranor që jep leje për poligaminë, është shpallur pas luftës së Uhudit, ku u vranë rreth 10% e ushtrisë myslimane dhe u krijua problemi i të vejave dhe jetimëve në shoqëri. Megjithëse lejimi është i përgjithshëm, kon- teksti historik ofron të dhëna të rëndësishme për funksionimin e institucionit. Kurani thotë: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri e me katra. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (kufizim) është më afër që të mos gaboni." (en-Nisaë, 3)
Gjithashtu, martesa është inkurajuar për të zgjatur mbrojtjen për të dobëtin brenda familjes. Muhamedi a.s. komentoi sjelljen e ndritshme të një të riu, i cili u martua me një të ve të moshuar, pasi ai kishte motra të reja dhe nëna e tyre kishte vdekur, e ai dëshironte të martohej me një grua e cila të mund të kujdesej për to dhe t'i edukonte si duhet.
Në skemën islame të jetës, familja siguron kushte ekonomike ashtu sikurse edhe siguri morale, shoqërore e emocionale dhe gjihashtu kjo krijon integrim dhe kohezion të marrëdhënieve. Kështu, Islami krijon një sistem të gjerë dhe më tepër human të sigurisë social-ekonomike.

Ë. Zgjerimi i horizonteve familjare dhe krijimi i kohezionit social në shoqëri

Martesa është gjithashtu një mjet për të zgjedhur fushën e marrëdhënieve dhe për të zhvilluar lidhjet në mes grupeve të ndryshme shoqërore, në mes familjeve, fiseve dhe nacionaliteteve. Muhamedi a.s. thotë: “Aleancat martesore (në mes dy familjesh a fisesh) rrisin miqësinë më shumë se çdo gjë tjetër”.(26)
Martesa vepron si urë në mes familjeve, fiseve e komuniteteve të ndryshme dhe ka qenë e dobishme për inkuadrimin e njerëzve të ndryshëm në një lidhje më të gjerë. Në praktikë, martesa këtë rol kishte luajtur në periudhën e hershme islame, si dhe gjatë gjithë historisë islame e në të gjitha pjesët e botës.

F. Motivimi për përpjekje dhe sakrificë

Gjithashtu është sugjeruar në mënyrë të tërthortë se martesa rrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe njeriun e nxit të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar jetesën dhe për të përmirësuar kushte më të mira ekonomike. Ky aspekt është përmendur në Kuran, kur ai i urdhëron njerëzit që të martohen. Ai thotë: “Dhe martoni të pamartuarit (të pamartuarat) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij. Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm”. (en-Nur, 32)
Ka edhe disa funksione kryesore, që ishin realizuar nga familja në shoqërinë islame. Ajo siguron riprodhimin dhe lindjen e shoqërisë njerëzore. Ajo vepron si mbrojtës i moralit të individit dhe shoqërisë. Ajo krijon një kontekst të ngjashëm për plotësimin shpirtëror dhe emocional për bashkëshortët, si dhe për anëtarët e tjerë të familjes gjithashtu, dhe nxit dashurinë, dhembshurinë dhe qetësinë në shoqëri. Ajo nis gjeneratat e reja në kulturë, traditë dhe për zhvillimin e mëtejmë të civilizimit të tyre. Ajo është një fletë ankorimi e një sistemi të sigurisë social-ekonomike. Ajo thekson motivimin e njeriut dhe fuqizon stimulet për përpjekje dhe progres shoqëror. Ajo është djepi i qytetërimit dhe një urë që u mundëson gjeneratave të reja të lëvizin në shoqëri. Ajo është lidhja që bashkon të kaluarën me të tashmen e të ardhmen në një mënyrë të tillë që transicioni social dhe ndryshimi të ndodhin në një proces të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Kësodore, ajo është, në njërën anë, mjet i përvetësuar për rregullimin e marrë- dhënieve në mes gjinive dhe për sigurimin e mekanizmit me të cilin lidhja e një fëmije me komunitetin është përcaktuar, dhe, në anën tjetër, ajo është njësia themelore e shoqërisë që integron pjesëtarët e saj brenda vetes dhe u mundëson atyre të luajnë rolin e tyre ideologjik dhe kulturor në botë (si tani ashtu edhe në të ardhmen). Kjo është rëndësia gjithëpërfshirëse e institucionit të familjes. Nëse ky institucion dobësohet ose shkatërrohet, e ardhmja e gjithë kulturës dhe qytetërimit do të kërcënohet.
Rolin kyç në zhvillimin e duhur të familjes e l,juan gruaja. Në një shoqëri islame, ajo është e liruar nga masa të rrepta në kërkimin e një jetese duke ndjekur kërkesat për të gjetur punë dhe për të punuar. Në vend të kësaj, ajo më shumë ose më pak ia kushton veten eskluzivisht familjes, dhe jo thjesht fëmijëve të saj, po të gjitha marrëdhënieve të ndërvarura në familje. Ajo është përgjegjëse për drejtimin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo kujdeset për të në aspektin fizik, emocional, edukues, administrativ dhe në aspektin e nevojave të tjera. Ajo është vetë bota dhe përfshin një rrjet veprimtarish intelektuale, fizike dhe organizative. Ajo e drejton dhe udhëheq këtë botë me përgjegjësi dhe autoritet.(27)

Familja në Islam: Struktura, parimet dhe rregullat

Ne kemi diskutuar tiparet e spikatura të pikëpamjes islam mbi jetën, themelet e familjes në Islam dhe objektivat e funksionet e saj. Në këtë pjesë përfundimtare, duhet të bëhet një përpjekje për të shpjeguar shkurtimisht punën aktuale të institucionit të familjes në Islam, strukturën, parimet dhe rregullat e saj.

Martesa dhe divorci

Martesa, si një institucion shoqëror, është në thelb një kontratë civile. Dhe, si një kontartë civile, ajo është në të njëjtën pozitë si kontratat e tjera. Vlefshmëria e saj varet nga kapaciteti i palëve kontraktuese, të cilat, sipas ligjit islam, konstatohen nga pikëpamja e pjekurisë dhe maturisë. Pëlqimi i ndërsjellë dhe deklarata publike e kontratës së martesës, janë thelbësore për të. Ligji nuk insiston në ndonjë formë të veçantë, në të cilën lidhet kjo kontratë, ose për ndonjë ceremoni të veçantë fetare, megjithëse ekzistoj- në forma të ndryshme tradicionale që zotërojnë tek myslimanët në pjesë të ndryshme të botës, dhe është konsideruar e këshillueshme që veprimet të përputhen me ato. Për sa i përket Sheriatit, vlefshmëria e martesës varet nga propozimi i njërës palë (ixhab) dhe pranimi (kubul) i palës tjetër. Kjo ofertë dhe ky pranim mund të bëhen drejtpërdrejt midis palëve ose përmes ndonjë të autorizuari (vekil). Në një martesë tradicionale myslimane, pëlqimi i gruas sigurohet nëpërmjet përfaqësuesit të saj. Natyrisht, për këtë kontratë martesore, që përbën një ceremoni familjare, duhet të ketë të paktën dy dëshmitarë. Gjithashtu një kusht është edhe mehri, të cilin bashkëshorti ia paguan gruas dhe i cili është për gruan dhe përdorimin e përfitimin ekskluziv të tij e gëzon ajo vetë. Ky i fundit (d.m.th. mehri) është një pjesë e rëndësishme e skemës, por nuk është thelbësore për ligjshmërinë e martesës, sepse shuma e tij duhet të jetë e paracaktuar. Mungesa e metrit, si i tillë, nuk do ta bëjë martesën të pavlefshme, megjithëse pritet që burri ta paguajë sipas zakonit.
Duke qenë një kontratë civile, palët ruajnë të drejtat e tyre personale si përkundrejt njëri-tjetrit, ashtu edhe përkundrejt të tjerëve. Fuqia për t'i dhënë fund lidhjes martesore, është e të dy palëve dhe qëndron në format specifike mbi të cilat është ngritur ajo.
Martesa në Islam nuk është një bashkim i përkohshëm dhe kjo ka për qëllim gjithë spektrin e jetës. Megjithatë, nëse dështon t'u shërbejë objektivave të saj dhe bie në mënyrë të pandreqshme, prishja e martesës është e lejuar.(28)
Para prishjes përfundimtare është e këshillueshme të merret mendimi i familjes. Kjo është përcaktuar në Kuran dhe Synet. Nëse dështon kjo, atëherë duhen marrë hapat për prishjen e martesës. Janë tri forma të prishjes: shkurorëzimi/divorci nga bashkëshorti (talaku), ndarja e kërkuar nga gruaja (hul'ë) dhe prishja e martesës nga një gjykatë.
Ligjet e detajuara dhe aktet nënligjore janë shpallur në Kuran dhe Synet në lidhje me këto, dhe janë kodifikuar në literaturën e fikut, për të rregulluar aspekte të ndryshme të martesës dhe të jetës familjare.
Martesa myslimane është zakonisht një martesë e kontraktuar. Megjithëse martesa është kryesisht një marrëdhënie në mes bashkëshortëve, ajo në fakt ndërton marrëdhënie në mes dy familjeve, madje edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht prindërit e bashkëshortëve, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në martesë. Pëlqimi i nuses e dhëndrit është thelbësor dhe, në fakt, i domosdoshëm. Megjithëse përzierja e lirë e gjinive është e ndaluar, ajo është e lejuar për partnerët që synojnë të martohen, për të parë njëri-tjetrin para martesës. Megjithatë, është e rëndësishme që martesa në shoqërinë myslimane nuk është thjesht një marrëveshje private në mes burrit e gruas.
Kjo është arsyeja pse për marrëveshjen, materializmin dhe përmbushjen e saj, kontributin e tyre efektiv e jep gjithë familja. Mënyra e lidhjes së martesës
Për martesën nuk është parashikuar asnjë ceremoni e veçantë. Në parim është theksuar që martesa duhet të bëhet publikisht. Anëtarët e tjerë të shoqërisë duhet të dinë për këtë zhvillim, mundësisht në një mënyrë që është përvetësuar nga shoqëria, si për- dorim i saj (urf). Normalisht, nikahu (kontrata martesore) bëhet në një tubim shoqërorë, ku mblidhen anëtarët e të dy familjeve dhe miqtë e të afërmit e tjerë. Nikahu mund të bëhet nga çdo person. Zakonisht, në shoqërinë myslimane personat janë të njohur si kadi, të cilët janë të ngarkuar me këtë përgjegjësi. Në ceremonin e martesës, ata lexojnë nga Kurani e Syneti dhe luten që bashkëshortët të kenë një jetë të pastër, me dashuri reciproke, me besnikëri e përgjegjësi shoqërore. Pastaj kontraktohet martesa kur të jenë bërë propozimi (ixhab) dhe pranimi (kubul) para dëshmitarëve. Pas martesës, nusja shkon në shtëpinë e dhëndrit dhe të dy fillojnë një kapitull të ri të jetës së tyre. Pas lidhjes së martesës, dhëndri organizon një aheng me të afërmit dhe miqtë. Qëllimi i vërtetë i këtyre tubimeve dhe ahengjeve është një rast për ta bërë ngjarjen si një funksion shoqëror dhe për të krijuar mundësinë që shoqëria të mësojë për këtë ngjarje dhe të marrë pjesë në të. Muhamedi a.s. u ka rekomanduar njerëzve që këto festime t’i organizojnë me thjeshtësi dhe për të ndarë gëzimin me të tjerët. Ai thotë: “Martesa më e mirë është ajo që është me më pak mundim dhe shpenzime”. Dhe: “Festat më të këqija janë ato festa të martesave, ku ftohen të pasurit dhe të varfrit lihen anash. Dhe ai që refuzon të pranojë një festë për një aheng martese, me të vërtetë kundërshton Zotin dhe Pofetin e Tij”.(29)

Struktura e familjes myslimane

Struktura e familjes përbëhet nga tre rrathë. I pari dhe më të afërmit përbëhen nga bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët e tyre, prindërit e tyre që jetojnë me ta, dhe shërbëtorët, nëse kanë. Gru- pi tjetër, rrethi qendror i familjes, përbëhet nga një numër i të afërmve, me të cilët jetojnë së bashku ose jo, që kanë kërkesa të veçanta ndaj njëri-tjetrit, të cilët lëvizin lirshëm brenda familjes, dhe me të cilët martesa është e ndaluar dhe në mes të cilëve nuk ka hixhab. Këta janë njerëz të cilët kanë gjithashtu kërkesa paraprake mbi pasurinë, burimet e një personi, në jetë si dhe në vdekje (si përfitues, i njohur si në çështje të “aksionarëve”, trashëgues, linja e parë e trashëgimtarëve). Gjëja vendimtare në këtë drejtim është se ata janë të konsideruar si Mahram, ata me të cilët martesa është e ndaluar. Kjo përbën thelbin e vërtetë të familjes, për të ndarë me njëri-tjetrin gëzimet, shpresat dhe frikën. Kjo marrëdhënie buron nga lidhja e gjakut dhe afria. Marrëdhëniet e bazuara në lidhje gjaku përfshijnë: a) babanë, nënën, gjyshin, gjyshen dhe paraardhësit e tjerë të drejtpërdrejt; b) pasardhësit e drejtpërdrejtë, që janë: fëmijët, vajzat, nipait, mbesat etj.; c) marrëdhëniet
e shkallës së dytë (siç janë vëllezërit, motrat dhe pasardhësit e tyre); ç) hallat e tezet / motrat e babait a të nënës (jo vajzat ose pasardhësit e tjerë).
Në marrëdhënie afrie përfshihen (I) vjehrra, vjehrri; (II) vajzat e bashkëshortes, djemtë e burrit apo bijat e bijtë e mëdhenj të tyre; (III) gruaja e djalit, gruaja e djalit të djalit, dhe (IV) njerka (njerku).
Kjo është familja e vërtetë e gjerë dhe nukleusi i marrëdhënieve. Të gjitha ato marrëdhënie që janë jashtë këtij rrethi, përbëjnë periferinë e jashtme të familjes. Ata, gjithashtu, kanë të drejtat dhe obligimet e tyre, që kanë lindur nga fakti që një numër i tyre janë përfshirë në linjat e dyta dhe të treta të trashëgimtarëve.

Pozita e burrit dhe gruas

Në organizimin e brendshëm të familjes, burri është mbikëqyrësi kryesor dhe i përgjithshëm. Në fakt, është anëtari i madh i familjes së zgjeruar, që zë pozitën e udhëheqësit. Përgjegjësitë kryesore të burrit qëndrojnë jashtë familjes. Ai është për të mbështetur familjen ekonomikisht dhe materialisht; ai duhet të kujdeset për marrëdhëniet e familjes me pjesën tjetër të shoqërisë, të ekonomisë e politikës dhe ai duhet të kujdeset për kërkesat e disiplinës brenda familjes. Këtu gjithashtu, gruaja më e madhe është konsideruar si qendra e organizimit të familjes, por brenda çdo rrethi dhe tufe gëzohet pozicioni qendror relativ nga ajo grua, e cila përbën themelin e saj. Një spektër i të drejtave dhe përgjegjësive reciproke është zhvilluar në mënyrë të tillë që janë zhvilluar marrëdhënie të balancuara në mes të gjithëve. Kurani thotë: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre (për mbështetjen e tyre dhe familjes)…”. (en-Nisaë, 34)
“…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë”. (el-Bekare, 228)
Kjo është në interes të organizimit dhe administrimit të duhur brenda familjes. Ekziston barazi në të drejta. Ekziston kufiri i përgjegjësive. Burri është bërë udhëheqësi i familjes, në mënyrë që të mirëmbahen rendi dhe disiplina. Të dyja janë urdhëruar që të kryejnë funksionet e tyre respektive me drejtësi dhe barazi.
Çështja e barazisë a pabarazisë së gjinive, është ngritur shpesh. Kjo çështje është, megjithatë, produkt i një konteksti të caktuar kulturor e ligjor, dhe është pasuri e patundshme jo e rëndësishme në kontekstin islam, ku barazia e burrave dhe grave si qenie njerëzore, është afirmuar në mënyrë hyjnore dhe është mbrojtur ligjërisht. Ka dallim të roleve dhe përgjegjësive dhe marrëveshjeve të caktuara që janë bërë për të përmbushur kërkesat e organizatave dhe institucioneve jo në bazë të superioritetit dhe inferioritetit të gjinive, por nga pikëpamja e fakteve themelore të jetës dhe nevojave të shoqërisë. Çdo rol është i rëndësishëm në të drejtën e vet dhe çdo person do të gjykohet në bazë të përgjegjësive të caktuara për të. Rolet e tyre nuk janë konkurruese, po plotësuese.

Familja dhe shoqëria

Familja është pjesë e rendit shoqëror islamik. Shoqëria që Islami kërkon të krijojë, nuk është një ndjesi, një shoqëri që shkon nga marrëdhëniet seksuale. Ai krijon një shoqëri ideologjike, me një nivel të lartë të vetëdijes morale, angazhimit të fortë për idealin e Hilafes dhe orientim i qëllimshëm i sjelljes së të gjithë njerëzve. Disiplina e tij nuk është një disiplinë e imponuar, po një që rrjedh nga angazhimi i çdo individi për vlerat dhe idealet e Islamit. Në këtë shoqëri mbizotëron një shkallë e lartë e përgjegjësisë shoqërore. Gjithë sistemi vepron në një mënyrë që forcon dhe
fuqizon familjen, dhe jo ndryshe.
Familja është e mbrojtur nga ushtrimi i marrëdhënieve seksuale jashtë martesës. Rënia në mëkat (zinaja), si e tillë, ka qenë e ndaluar dhe autorit i është dhënë një dënim i rëndë. Të gjitha rrugët që çojnë te kjo e keqe, janë bllokuar dhe çdo gjë që hap rrugën drejt saj, është e kontrolluar dhe e pamundësuar. Kjo është arsyeja pse imoraliteti është i ndaluar në çdo formë. Sistemi islam i hixhabit është një sistem i gjerë që mbron familjen e i mbyll rrugët që çojnë drejt marrëdhënieve seksuale të paligjshme ose edhe drejt kontakteve të rrëmujshme në mes personave gjinish të ndryshme në shoqëri. Ai përshkruan rregullat dhe rregulloret themelore për veshjen, mënyrat e sjelljes, rregullat e kontratës në mes gjinive dhe një numër çështjesh të tjera që janë qendrore a ndihmëse për të.(30)
Cilësive më të mira të jetës u është dhënë çdo nxitje, por ato janë shkatërruar nga konteksti i tyre fizik apo sensual dhe janë orientuar drejt asaj që është fisnike dhe e mirë në jetën njerëzore. Një numër i masave parandaluese janë marrë për të mbrojtur familjen nga ndikimet që mund të degjenerojnë apo dobësojnë atë klimë morale dhe shoqërore. Disa nga këto masa janë në natyrën e bindjeve morale, të tjerat marrin formën e rregullave dhe sanksionimeve shoqërore, dhe ato marrin formën e ligjit, shkelja e të cilit prodhon dënime shembullore. Të gjitha këto mbrojnë institucionin e familjes dhe i mundësojnë asaj të luajë rolin pozitiv në zhvillimin e shoqërisë myslimane.
Martesa dhe familja në Islam duhet të studiohen dhe të kuptohen në kontekstin e skemës së jetës që Islami kërkon të krijojë.
Ato nuk mund të kuptohen në izolim. Koncepti njeriut dhe i familjes që u jep Islami, është në kundërshtim me konceptin e njeriut dhe familjes që është mbizotërues sot në Perëndim. Ne nuk duam të jemi kurrsesi shfajësues. Ne refuzojmë të pranojmë mënyrën gjoja neutrale të vlerave që, do s'do, moda e jetës dhe perspektiva e njeriut vepron në kulturën laike të Perëndimit sot. Ne mendojmë se shpërbërja e familjes në Perëndim është për një pjesë rezultat i konfuzionit në lidhje me vendin dhe rolin e familjes në shoqëri dhe në lidhje me qëllimin e vetë jetës. Nëse objektivat dhe vlerat e jetës nuk përcaktohen drejt, shpërbërja e mëtejshme e familjes dhe institucioneve të tjera nuk mund të parandalohet.
Tragjedia e kohës sonë është se ndryshimet janë imponuar mbi njeriun nën stresin e zhvillimeve teknologjike dhe të tjera të jashtme, e gjithë procesi i ndryshimit është duke u bërë disi në mënyrë jo diskrete dhe i pavullnetshëm. Në një moshë kur liria adhurohet si Zot, njeriu është i privuar nga liria më e rëndësishme – liria për të zgjedhur idealet, vlerat, institucionet dhe modelet e jetës, - një nga detyrat më të mëdha që shtrihen përpara, është restaurimi dhe rehabilitimi i kësaj lirie të zgjedhjes dhe urtësisë së saj, dhe përdorimi i informuar për të ngritur në rregull shtëpinë e
njerëzimit. Forcat jonjerëzore dhe amorale, qofshin të historisë apo të teknologjisë, nuk duhet të lejohet të vendosin për njeriun.
Njeriu duhet të vendosë për veten e tij si mëkëmbës i Zotit në Tokë. Përndryshe, çfarëdo të jenë arritjet tona në fushën e shkencës dhe teknologjisë, ne do të lëvizim pa qëllim drejt një forme të re të skllavërisë dhe drejt abdikimit të detyruar të njeriut nga roli i tij real në botë. Prandaj, të gjithë ne duhet të rezistojmë, të paktën të gjithë ata që E besojnë Zotin dhe në ekzistencën e rendit moral në univers.


_______________
22. Kur'ani 2: 223.
23. Kur'ani 44: 6.
24. Mishkat, Libri XIII fq.716.
25. Familja është radha e parë e sistemit islam të sigurisë shoqërore. Radhët e thera përfshijnë një numër institucionesh shoqërore dhe sistemi shtetëror i sigurisë shoqërore është një nga ato.
26. Mishkat.
27. S.N. Nasr. Ideals and Realities of Islam, (London: George Allen and Unwin, 1966), fq.113.
28. Muhamedi a.s. thotë: “Divorci është gjëja më e neverishme tek Allahu xh.sh. nga të gjitha gjërat e lejuara”. (Mishkat)
29. Mishkat.
30. Abdul A'la Mawdudi, Purdah and the Status of Women in Islam, Tr. by Al-Ashari, (Lahore: Islamic Publications Ltd., 1973) and Ali Musa Muhajir,
Islam In practical Life, (Lahore: Sh. Muhammad Ashraf, 1968), Ch. IX.



Përktheu: Fuad Morina
Marrë nga www.iiu.edu.my

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.