Diplomoi gjenerata e parë e PNFBI-së

Të hënën më 27 nëntor 2017, në amfiteatrin e Departamentit për arsim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, diplomoi gjenerata e a parë e Programit Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame - PNFBI.

Kjo ceremoni nisi me leximin e një pjese të Kuranit nga hfz.Besir Musliu, pastaj me fjalë përshëndetëse të pranishmëve ju drejtuar edhe kryetari i KBI Ferizaj Bujar ef.Hasani, drejtuesi dhe Departamentit për arsim të KBI Ferizaj dhe mësimdhënësi përgjegjës i kësaj gjenerate prof. Gentian Jetishi.
Në emër studentëve fjalimin e gjeneratës e mbajti Gojart Grainca.
Certifikatat iu ndanë këtyre nxënësve: Ardit Jetishi - student i mjekësisë, Arbenita Çerkini – studente e ekonomikut, Donjeta Spahiu – studente e ekonomikut, Gojart Grainca – arkitekt , Granit Lalinovci – biznes menaxhment, Leona Mziu – maturante, Lulzim Hasani – ekonomist dhe Shqiponjë Tahiri studente e mjekësisë në Gjermani.
Në ndarjen e certifikatave asistuan edhe këshilltarët e KBI Ferizaj Avdush ef.Krosa , Ilir ef.Maliqi dhe Ibrahim ef.Halili.
Mësimdhënësit të lëndës Arti i leximit të bukur të Kuranit, hfz. Besir Musliu u nda edhe një falënderim për kontributin në kuadër të këtij projekti, i cili pastaj për nxënësit me të suksesshëm ndau nga një Kuran.
Krejt në fund me një ilahi u prezantuan edhe Avdush Krosa dhe Besir Musliu, e pastaj vijoj një koktej modest.
PNFBI është program unik studimi për fenë dhe Bashkësinë Islame, projekt i KBI Ferizaj, Departamenti për arsim. Ka nisur për herë të parë sivjet dhe është realizuar gjatë muajve tetor/nëntor. Gjenerata e radhës mund të vijojnë studimet në mars/prill 2018.









Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.