Veprat e këqija që duhen luftuar doemos

"Hajmalitë, nuskat, guaskat, rëra, parashikimet, falli dhe pretendimi në njohjen e të padukshmëve. Të gjitha që bëjnë pjesë në këto lloje janë vepra të këqija, e të cilat duhen luftuar doemos, përveç asaj që është ajet kuranor apo dua e transmetuar.”

Ky fondament trajtohet kështu:

Të këqijat që duhen luftuar doemos janë: hajmalitë, nuskat, guaskat, rëra, falli dhe pretendimi për njohjen e të padukshme s dhe të gjitha që hyjnë në këtë grup të të këqijave.

Parimet dhe rregullat e luftimit të së keqes

Ky fondament është plotësim i fondamentit të tretë, në të cilin u pa se nuk pranohen si burime të dispozitave disa lloje të argumenteve, me qëllim që të përcaktohet kuptimi i saktë i tyre, posaçërisht kur flitet për çështjet që kanë të bëjnë me hajmalia, nuska, guaska, rëra, e të cilat janë të ngjashme me ato që kanë qenë të përhapura në kohën e Hasan el Benas. Shiko atë se Allahu mua dhe ty na ka dhënë mundësi që ta kuptojmë se si El Benaja i ka trajtuar këto probleme në kohën e tij.
Çështja është se disa njerëz edhe në ditët e sotme pretendojnë se i njohin sekretet dhe të padukshmet me anë të mjeteve të ndryshme, gjersa disa prej tyre janë pesimist për vende dhe kohë të caktuara, por edhe për disa gjëra tjera janë pesimist. E kjo është traditë e injorancës, e të cilën e ka luftuar Islami qysh prej fillimit të shpalljes, vetëm e vetëm që njerëzit të drejtohen vetëm kah Allahu xh.sh., dhe se të veprojnë në atë mënyrë duke qenë i mbështetur në të Gjithëfuqishmin dhe të Gjithëditurin: "Thuaj: A pos Allahut të adhurojmë që nuk na sjell as dobi, e as dëm dhe të kthehemi prapa (në kufër) pasi që Allahu na vuri në rrugën e drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikurse ai, të cilin djallëzitë e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur) në tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar, që edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): "Eja te ne" (ai nuk përgjigjet). Thuaj: "I vetmi udhëzim është ai udhëzim i Allahut, dhe se jemi urdhëruar që t' i dorëzohemi Zotit të botëve." (El Enam, 71)
Dëshira e njeriut për ta njohur të padukshmen Dëshira e njeriut për ta njohur të padukshmen kthehet në dy çështje, të cilat i posedon njeriu:
E para, dëshira e tij e flaktë për ta njohur në mënyrën sa më të shpejtë të padukshmen dhe posaçërisht për ta njohur atë që ka të bëjë me të ardhmen e tij. "Është krijuar njeriu i ngutshëm." "Njeriu është i ngutshëm."
E dyta, frika e tij e madhe rreth asaj, se çfarë pengesa do t'i paraqiten për realizimin e qëllimeve të tij, dhe i tilli në këtë rast do të filloi që t' i dëgjoi iluzionet të cilat fliten në mesin e njerëzve për njohjen e të padukshmes, qoftë në të mirën, apo edhe në të keqën e tij.(1)
Si mënyra të tilla janë: evlijallëku, falli, horoskopi, hedhja e guralecëve, falli me guaskat, lidhja e rërës, falli me filxhan, hedhja e shigjetave, magjia, të bërit istihare(2) duke i përdorur tespihet, të bërit istihare duke lexuar Kuran dhe të shprehurit e fatit të zi për ndonjë kohë apo vend të caktuar, pavarësisht se ky fati i zi ka të bëjë me orë të caktuar, ditë, muaj, persona, sende të ndryshme, fjalë, ëndrra të vështira për t'u komentuar. Në kohën tonë kjo është magjia e zezë dhe fati yt ditor.
Ky mashtrim dhe këto falle-magji sjellin pasivitet dhe ngecje në zbatimin e ligjeve të Allahut, të cilat i ka përcaktuar për lumturinë apo palumturin, dhe shkakton largimin e njeriut nga kërkimi dhe marrja e shkaqeve.
Sa prej vajzave janë penguar nga martesa duke u bazuar në këto mashtrime, sa prej tregtarëve janë ndalur nga udhëtimi për të bërë tregti për shkak të këtyre mashtrimeve, sa prej të sëmurëve nuk kanë shkuar te mjeku për shkak të këtyre mashtrimeve. Të bazuarit në këto magji dhe mashtrime të rrejshme, dhe botimi i gazetave dhe revistave që në vete kanë përmbajtje me mashtrime të shumta, e të cilat konsiderohen si kulturë. Çudia më e madhe është ajo kur dëgjojmë se disa vendime politike dhe shtetërore janë marrë nga prijësit duke u bazuar në horoskop.
Qëndrimi i Islamit ndaj parandjenjës së fatit të zi Islami e kundërshton në mënyrë të prerë parandjenjën e fatit të zi, e kjo vërehet në rastin e popullit të Muasit a.s.: "Kur u vinte e mira atyre (viti i begatshëm), ata thoshin: "Kjo është e (mira) jonë thjesht." E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Vini re, fati i tyre është tek Allahu (e jo te Musai), por shumica e tyre nuk e dinin." (El Earaf, 131). Parandjenja e popullit të Salihut në fatin e zi: "Ata thanë: "Ne parandiejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty ... " (En Neml,47). Parandjenja e fatkeqësisë nga banorët e fshatit në pejgamberët që u janë dërguar atyre: "Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzoj më dhe do të përjetoni ndëshkim të hidhët prej nesh." (Jasin, 18). Kundërpërgjigja është se kobi iu ka ardhur juve nga vetja juaj për shkak të mosbesimit, kokëfortësisë dhe moszbatimit të ligjeve të Allahut. "Vini re, fati i tyre është tek Allahu ... " (El Earaf, 131)
Befasia është se ata të cilët parandiejnë fatin e keq e argumentojnë qëndrimin e tyre duke argumentuar me ajete kuranore: "Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme e lëshuam një erë të fortë." (El Kamer, 19)." Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të fortë gjatë disa ditëve fatzeza ... " (Fusilet, 16). "Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht..." (El Hakah, 6-7)
Dijetari El Alusi e sqaron këtë keqinterpretim dhe kuptim të gabuar kur e komenton ajetin: "Atë e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht..."Ditët e përmendura si "ditë rresht", për këtë më thuaj mua: cila nga këto ditë të javës është veçuar. E vërteta është se ajo që ka thënë, në këtë ajet është fjala për çdo moment pavarësisht ditën, duke mos veçuar ndonjë moment të ditëve, se në atë moment është lumturia, apo në ndonjë moment tjetër është fati i keq.

Qëndrimi i Islamit ndaj të padukshmes

Besimi në të padukshmen është njëra prej cilësive të besimtarëve, të tillët i besojnë të padukshmes, e të cilën nuk mund ta perceptojmë me shqisat e tyre, si ringjallja, xheneti, xhehenemi, kalimi mbi urën e siratit, dita e llogarisë, e të ngjashme, për të cilat ka paralajmëruar Kurani dhe Pejgamberi a.s. Krijuesi ynë thotë: "S'ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë kiameti. Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij, se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdes. Allahu është më i dijshmi, më i njohuri." (Llukman, 34).
Ai i cili pretendon se e njeh të padukshmen, i tilli është nën hidhërimin e Allahut, dhe se i ka gënjyer njerëzit. Për t' u habitur është ajo që ata pretendojnë se e njohin të padukshme me ndihmën e xhinëve, e të cilët shprehen në Kuran: "Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t' i udhëzojë." (El Xhinn, 10)
Në tregimin e vdekjes së Sylejmanit a.s. sqarohet ajo se a e dinë xhinët të padukshmen. " E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë, se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundim të rëndë." (Sebe, 14). Po ashtu Allahu xh. sh. thotë: "Ai është që di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do ... " (El Xhinn, 26-27). Ja për këtë edhe Resulullahu a.s. ka thënë: "Unë nuk kam mundësi t' i sjell vetës dobi, e as dëm përveç asaj që do Allahu. Sikur unë t' i dija fshehtësitë do t' i kisha bërë vetës shumë të mira dhe nuk kishte me më goditur asnjë e keqe." Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj: Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoi se i di fshehtësitë (e t'ju tregoi se kur do të vijë dënimi) ... " (El Enam, 50). Gjithashtu do hasim atë se çfarë ka thënë Jusufi a.s.: "Tha: Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos e dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë) ... " (Jusuf, 37). Larg kësaj që dikush të pretendojë se i di fshehtësitë. Pasha Zotin ai i cili pretendon diç të tillë është gënjeshtar.

Qëndrimi i Islamit rreth hajmalive dhe nuskave

Për këtë mjafton fjala e Krijuesit tonë: "Ti thuaj: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos Allahut, nëse Allahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse Allahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e tij?"Thuaj: "Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështetën të mbështeturit." (Ez Zumer, 38)
Transmeton Imam Ahmedi nga Ukbeh ibën Amiri, se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush e varë hajmalinë, atij Allahu nuk ia realizon qëllimin, e kush e vendos guaskën Allahu nuk i përgjigjet atij." Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron kështu: "Kush e varë hajmalinë ka bërë vepër të shirkut." Kuptimi i vendosjes së këtyre gjërave është i lidhur me zemrën e atij që e varë pavarësisht se a kërkon diç të mirë apo largim të së keqes, Allahu të tillit nuk ia realizon qëllimin dhe se me këtë atij i pengohet arritja e qëllimit.
Transmetohet në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit, nga Ebu Beshir el Ensariu r.a., se ai kishte udhëtuar disa herë me Pejgamberin a.s., e që Pejgamberi a.s. e kishte dërguar dikë që në qafat e deveve të mos ketë asgjë të varur, por që të gjitha t'i këpusin."
Transmetohet nga Ibën Mesudi r.a., i cili ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: "Vërtet të kënduarit e lutjeve (të kota) për shërimin e të sëmurit, varja e hajmalive dhe të bërit "Et tivletu" janë vepra të shirkut."
Me shprehjen Et tivletu nënkuptohet një lloj magjie, e me të cilën supozonin se me anë të kësaj arrijnë të shtrojnë dashurinë në mes të bashkëshortëve. Ky veprim konsiderohet si një lloj magjie. Andaj si vepër e shirkut konsiderohet ai veprim me të cilin mendohet të arrihet deri tek e mira dhe largimi i së keqes nga dikush tjetër, e jo nga Allahu.


_____________________
(1) Shejh Mahmud Sheltuti "El Fetava" fq. 24.
(2) Kur dikush është në mëdyshje se çfarë të veproj dhe i tilli bënë lutje që t'i bëhet e qartë se cila mënyrë e veprimit është më e dobishme për të.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.