Guri i çmuar

Rrugës duke ecur, një njeri i urtë gjen një gur të çmuar.

E merr atë e fut në çantën e tij dhe vazhdon.

Më pas takon një udhëtar të lodhur dhe shumë të uritur.

Njeriu i urtë e hap çantën, e merr ushqimin e tij dhe ia jep udhëtarit.

Udhëtari i uritur e vëren gurin e çmuar dhe e pëlqen shumë, kështu që i lutet njeriut që t’ia jep.

Njeri i urtë, e bën këtë pa hezituar fare.

Udhëtari i gëzuar e harron urinë dhe lodhjen që e kishte kapluar, sepse e dinte se ky gur kishte vlerë të mjaftueshme për t'i dhënë atij siguri për tërë jetën.

Por, pas disa ditësh udhëtari kthehet duke e kërkuar njeriun e urtë. Pasi e gjen, ia kthen gurin e çmuar dhe i thotë:

- E di shumë mirë se sa i vlefshëm është ky gurë, por dua ta kthej atë me shpresë se do t’më jepni diçka më të vlefshme. Dua t’ma jepni atë çka ju shtyu t’ma jepni këtë gur të çmuar.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.