Dianeti i Turqisë e konsideron Bitcoin-in të papërshtatshëm me rregullat e fesë Islame

Organi më i lartë religjioz i Turqisë, ka njoftuar se valuta virtuale Bitcoin nuk është e përshtatshme me rregullat e fesë Islame, raporton euronews.

Drejtoria për Çështje Religjioze apo ndryshe e njohur si Diyanet, një organizatë shtetërore që merret me çështjet fetare, ka deklaruar se valutat virtuale janë të hapura ndaj spekulimeve financiare, dhe sipas tyre muslimanëve u ndalohet t’i përdorin, transmeton Telegrafi.
“Blerja apo shitja e valutave virtuale nuk është e përshtatshme me rregullat e Islamit, për faktin se ato lehtë mund të jenë të hapura për spekulime dhe të përdoren për aktiviteteve ilegale, siç është shpëlarja e parave dhe nuk janë nën mbikëqyrjen e auditorit shtetëror”, ka deklaruar Diyanet, duke iu referuar vendimit të marrë gjatë të premtes së kaluar.
Vlera e Bitcoin është rritur muajve të fundit, duke arritur shifrën prej 10 mijë dollarëve. Besohet se më shumë se 3 miliardë valuta virtuale janë duke qarkulluar anembanë globit.
Në prill të këtij viti, Japonia e ka cilësuar si të ligjshme këtë lloj të parasë edhe përkundër faktit që vendet e tjera janë skeptike lidhur me të.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.