Në Ferizaj shënohet ditëlindja e Muhamedit a.s.

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt në mënyrë solemne në teatrin “Adriana” e ka kujtuar këtë datë me rëndësi historike për besimtarët myslimanë

Në këtë eveniment mori pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës,Naim. Ef. Tërnava më bashkëpunëtorë, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame dr. Fahrush Rexhepi, drejtori i Medresesë Alauddin Mr. Jakup Çunaku, përfaqësues të Këshillave të BIRK-ut nga rajoni, përfaqësues nga strukturat komunale,hoxhallarë dhe shumë xhematli e qytetarë të tjerë.
Mysafirëve mirëseardhje u dëshiroi kryetari i KBI të Ferizajt Bujar ef. Hasani, i cili pos tjerash kujtoi se gëzimi ynë që sot po manifestojmë për lindjen e Muhamed Mustafasë është dëshmia për gjallërinë e shpirtërores dhe se vlerat e profetit Muhamed a.s., çmohen jo vetëm nga myslimanët, por nga të gjitha fetë.
“Shpirtërorja që na plotëson si njerëz është fuqia jonë nëpërmjet së cilës ne mund të ruajmë vetveten, identitetin dhe karakteristikat tona pozitive, prandaj populli ynë për vetëruajtje ka ndërtuar institucionin e njësuar të Bashkësisë Islame të cilin edhe e mban dhe do ta mbrojë me çdo çmim gjithnjë me vetëdijen e lartë se kështu po mbron themelin më të fortë të njësisë kulturore shqiptare dhe bartësin e denjë të vlerave të gërshetuara fetare-kombëtare të cilat i sigurojnë ecjen e sigurt dhe të natyrshme-pa harresë historike, pa tëhuajësim, pa degjenerim e pa zvetënim”-tha Hasani.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë, tha se kjo është ngjarja më e madhe në historinë islame. S’ka dyshim se për besimtarët myslimanë 12- Rebiul Eveli – Datëlindja e pejgamberit Muhamedit a.s. paraqet një ndër datat e ngjarjet e një rëndësie të veçantë në historinë e qytetërimit e kulturës islame. Lindja e Pejgamberit a.s., është ngjarja më e madhe në historinë islame, ngase misioni i tij prej pejgamberi e bëri njeriun që të njohë Krijuesin Fuqiplotë ndërsa Botën, që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe, lumturi, arsimim, edukim e përparim. Me këtë rast Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava mbajti ligjëratën tematike kushtuar ditëlindjes së të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit a.s. tha se ne sot po përkujtojmë datën kur mbi sipërfaqen e tokës erdhi njeriu më i dashur i Zotit,. Allahu atë e zgjodhi të jetë vula e të gjithë profetëve. Andaj ne në Kosovë patëm një ambient festash ku para pak ditësh festuam 105 vjetorin e një pjese të territorit të tokave tona arbërore apo të Shqipërisë dhe luti Allahun për një mirëqenie të përgjithshme të kombit tonë dhe botës mbarë.
“Dashuria ndaj Muhamedit a.s. na shtyn në vazhdimësi që të tubohemi dhe të rikujtojmë personalitetin e tij, andaj shënimi i ditëlindjes së njeriut më të madh të njerëzimit, Muhamedit, a.s, ne kemi obligim që këtë ta kujtojmë dhe ta urojmë këtë ditë të madhe që Zoti e kishte caktuar që në ezel të jetë Pejgamberi i Tij, i fundit”- tha Myftiu Tërnava, duke shtuar se ne kemi obligim moral që ta rikujtojmë këtë ditë dhe vetë Muhamedin a.s.

Mevludi është një përçues që na ofron tek Allahu edhe më shumë dhe të kërkojmë mëshirën dhe begatitë e Tij dhe asnjë në këtë dynja nuk duhet me dashtë më shumë se Allahun dhe Muhamedin a.s.
Allahu në Kuran ka thënë: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” (El Enbija, 107).
Muhamedi a.s. mbetet simbol i mëshirës dhe i paqes universale, që theksohet në shprehjen kuranore rahmeten lil alemin (mëshirë për botët), e cila tërheq vëmendjen tonë drejt esencës pejgamberike të Muhamedit a.s., dhe nuk e përkufizon atë thjesht vetëm në një pranues të revelatës hyjnore-Kuranit, por prezencën e tij në këtë botë e paraqet simbol të gjallë të mëshirës.
Myftiu Tërnava në fund të ligjëratës porositi që edhe më të shtohet dashuria ndaj Allahut xh.sh.dhe të dërguarit të Tij që edhe me tepër të tregojmë edhe nëpërmjet mevludeve, ligjëratave, ndejave të ndryshme të afrohemi te Zoti dhe tashtojmë dashurinë e pejgamberit.

Në fund, Avdush ef. Krosa dhe hfz. Besir Musliu kënduan vargje nga mevludi, kurse kori i Medresesë Alauddin të Prishtinës kishte përgatitur një program të pasur kulturo-artistik.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.