Zvicër: Në Xhaminë El-Hidaje u mbajt tribuna fetare kushtuar Muhammedit a.s.

Me datë 02.12.2017, ditë e shtunë, në xhaminë El-Hidaje, në St. Gallen, u shënua Tribuna tradicionale kushtuar profetit Muhammed a.s.

Tribunën e hapi imami i xhamisë El-Hidaje, hfz. Mehas Alija, i cili, fillimisht, tregoi për vlerën e kujtimit të Muhammedit a.s., sidomos në muajin e lindjes së tij, në muajin Rebiul-evvel, si dhe për rolin që duhet të luajnë tribunat në fjalë tek muslimanët e sodit, sidomos tek ato të St. Gallenit.

Ai tha se “tubimi për Muhammedin a.s. në muajin e lindjes së tij, në St. Gallen, respektivisht në xhaminë El-Hidaje, ka bërë jehonën e vetë. Kujtimi i jetës së Muhammedit a.s. është zbutje e zemrave tona, mu ashtu siç ishte zbutje e zemrës së tij kur Allahu xh.sh. i tregonte atij rrëfime nga Pejgamberët e mëparshëm.”

Ligjëratat kryesore të Tribunës u mbajtën prej dy profesorëve të ardhur enkas nga Maqedonia, Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, profesor pranë Fakultetit të Shkencave islame në Shkup dhe Dr. Selver ef. Xhemaili, drejtor për diasporë pranë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë. Ata theksuan lartë nevojën e njohjes së Muhammedit a.s., e sidomos duhet mësuar shumë nga jetëvështrimi i tij për jetën, njerëzimin, familjen, shoqërinë, për vetë muslimanët dhe jomuslimanët.

Profesori, Abdulxhemil Nesimi, foli rreth vlerave të Muhammedit a.s., si një krenari e njerëzimit dhe theksoi nevojën e madhe për ta patur atë si modelin më të mirë të jetës. Kurse, hafizi Selever Xhemaili foli për kontaktet e para të Muhammedit a.s. me të krishterët dhe hebrenjtë, gjegjësisht për sjelljet dhe botvështrimin e tij ndaj jomuslimanëve.

Mysafirëve, në shenjë respekti dhe nderi, iu nda edhe nga një mirënjohje dhe punim të gravuar xhami me symbolin e xhamisë El-Hidaje, të cilat ua ndau kryetari i xhamisë zt. Ejup Emini. Njëherit, kryetari i xhamisë pranoi edhe një mirënjohje nga Bashkësia Fetare Islame e RM, për bashkëpunimin e ndërsjellë institucional dhe për përkrahjen që i jep xhemati i xhamisë El-Hidaje institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së.
Në këtë mbrëmje, përveç ligjëratave dhe fjalimeve nga hoxhallarët, u këndua edhe Kur’an, ilahije dhe mevlud.

Mysafiri i tretë, i ftuar enkas për këtë eventiment, ishte edhe lexuesi i njohur i Kur’anit dhe interpretuesi profesionist i ilahieve, Mr. Eljesa Asani. Ndërsa me një pjesë mevludi dhe ilahije u paraqitën, hoxha nga Presheva, Abdulaziz Rashiti, hoxha nga Tetova, hfz. Jumni Shabani, si dhe i riu nga xhemati i xhamisë El-Hidaje, Bujamin Elmazi.

Manifestimi kushtuar Muhammedit a.s. u begatua edhe me mysafirë të tjerë, të ardhur nga vise të largëta të vendlijes, por edhe nga xhami të tjera nga Zvicra lindore. Fjalë përshëndetëse patën hoxhallarët, Enes ef. Koshi, imam i xhamisë Al-Shams, i cili përfaqësoi edhe Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, Mr. Rejhan ef. Neziri, imam në xhaminë e Kreuzlingenit, si dhe Abdusamed Rahimi, zv. Imam në xhaminë e Wilit.

Ajo që i dha frymë të gjallë dhe atmosferë xhamisë ishte edhe xhemati i saj, i cili që nga fillimi e deri në fund, ishte i qetë dhe i disponueshëm për ta pritur mbarimin e manifestimit dhe për ta shijuar edhe gostinë me rastin e Mevludit.

Në fund, në restorantin e xhamisë, pjesëmarrësit patën rastin e bukur të shijojnë edhe ushqimet tradicionale dhe ëmbëlsirat e sjellura nga vetë xhemati dhe kryesia e xhamisë El-Hidaje.

Krejt në fund, ia vlen të theksohet edhe kjo se kjo ngjarje, në këtë vit, u organizua në bashkëpunim të ndërsjellë me imamin, kryesinë dhe xhematin e xhamisë Al-Shems në Rebstein. Në shenjë falënderimi dhe nderimi për këtë bashkëpunim, kryetari i xhamisë El-Hidaje, Ejup Emini, i dhuroi edhe një mirënjohje kryesisë dhe xhematit të Al-Shemsit, kurse këtë e pranoi kryetari saj, Fatmir Saliu./breziiri/





Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.