Numri i myslimanëve në Zvicër do të vazhdojë të rritet

Sipas raportit të “Pew Research”, ku u përdorën tre skenarë, numri i myslimanëve do të rritet në Evropë deri në vitin 2050

Popullata myslimane në Evropë do të vazhdojë të rritet gjatë dekadave të ardhshme, edhe nëse migrimi në kontinentin e vjetër do të ndalet, sipas një studimi, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, akademikët zviceranë vënë në pikëpyetje saktësinë dhe vlerën e parashikimeve të tilla, shkruan ‘Swissinfo.ch’.
Sipas raportit të “Pew Research”, ku u përdorën tre skenarë, numri i myslimanëve do të rritet në Evropë deri në vitin 2050.
Sipas skenarit “zero migracion”, rreth 30 milionë myslimanë do të përbëjnë 7.4% të popullsisë të Evropës deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9%, që ata përbënin vitin e kaluar. Studiuesit thonë se kjo është kryesisht për shkak se myslimanët janë mesatarisht 13 vjet më të rinj se evropianët e tjerë dhe kanë një normë më të lartë lindjeje.
Në këtë skenar, popullsia myslimane në Zvicër do të rritet nga 6.1% në 2016 në 8.2% në vitin 2050, me fjalë të tjera, nga 500,000 në 660,000.
Sipas skenarit e “migrimit të mesëm”, popullsia myslimane zvicerane do të rritet në 1,140,000 (10,3%) në vitin 2050.
Në skenarin e “migrimit të lartë”, studimi parashikon që rrjedha rekord e emigrantëve që erdhën në Evropë midis 2015 dhe 2016 do të vazhdojë pafundësisht, duke rezultuar në 75 milionë myslimanë në Evropë, një rritje prej 14%, nga mesi i shekullit.
Në skenarin e “migrimit të lartë”, popullsia myslimane zvicerane do të rritet në 1.500.000 (12.9%) në vitin 2050.
Por, rritja nuk do të jetë njësoj. Në skenarin e lartë të migracionit, Gjermania dhe Suedia do të kenë rritjen më të madhe, sepse të dy vendet morën më shumë azil-kërkues gjatë kulmit të krizës së refugjatëve dy vjet më parë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.