Haxhi Ismail B. Rexhepi

(3.11.1947 – 13.11.2016)

Ismail B. Rexhepi lindi më 3 nëntor 1947, në fshatin Bresanë të Opojës. Këtu kreu shkollën fillore. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Medresenë Alauddin, në Prishtinë. Më 1 shtator 1972 diplomohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, grupi: Histori – Gjeografi, ndërsa më 12. Dhjetor 1977, diplomohet në Degën e Historisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin shkollor 1983-84, ka qenë në Specializim për hulumtime në Kajro.
Në Arkivin e Kosovës filloi punën me 7 nëntor 1978, Shef i Shërbimit për mbrojtjen e lëndës arkivore. Nga 9 janari deri më 3 korrik 1978 ndoqi kursin special të arkivistikës. Më 28.01.1987 u Certifikua për njohje të Gjuhës Serbo-kroate. Gjithashtu pati kryer edhe kursin e gjuhës angleze.
Punoi profesor i historisë në shkollën fillore «Zenel Salihu», në Bellaqevc, (1972) kurse nga viti 1978, kalon me punë në Arkivin e Kosovës, shef i shërbimit për mbrojtjen e lëndës arkivore.
Vitet 1990-1993, i kaloi ashtu sikurse edhe shumica e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, të përzënë nga puna, duke furnizuar me artikuj ushqimorë lagjen e vet në Prizren.
Ka kryer detyrën e imamit në xhaminë “Haxhi Ramadan” në Prizren prej 15 nëntorit 1993 deri më 20 shtator 1995, kur transferohet në Gjakovë, imam i xhamisë “Hadim Aga”. Këtu kreu edhe funksionin kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë. Sa ishte me detyrë në Gjakovë dha kontribut të veçantë në organizimin e shumë aktiviteteve të rëndësishme për popullatën e këtij rajoni. U kujdes sidomos për t’u ardhur në ndihmë familjarëve të dëshmorëve e viktimave të luftës, për grumbullimin e mjeteve për ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën iu dha edhe Mirënjohje në Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1997, nga Këshilli Komunal në Prizren. Mori pjesë edhe në aksionin e faljes së gjaqeve. Mori pjesë edhe në takime zyrtare në misione ndërkombëtare, që vëzhgonin situatën e zhvillimeve të luftës në Kosovë.
Gjatë periudhës 1994 – 1999, punoi profesor në medresenë “Alaudin” – paralelja në Prizren. Në pranverën e vitit 1999 – u gjend në kampin e Kukësit – me popullatën shqiptare të përzënë me dhunë nga Kosova. Këtu ofroi ndihmë të veçantë në organizimin e mbarëvajtjes së jetës së të ndjekurve nga Kosova.
Ismail Rexhepi Kosovës i la tre djem: Fazliun, Nevahiun, Muaviun dhe plot nipa e mbesa. Shkencës dhe kulturës shqiptare, nga fusha e historisë dhe islamistikës, i la kontribute të çmueshme, si në vijim:

• Ismail Rexhepi, Dokumentet osmane në Arkivin e Kosovës, Vëllimi I, Prishtinë, 2004.
• Ismail Rexhepi, Dokumentet në gjuhën osmane në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, vëllimi II, Prishtinë, 2013.
• Ismail Rexhepi – koautor, Arhivski fondovi i zbirke u SFRJ–SAP Kosovo-Fondet dhe koleksionet arkivore në RSFJ-KSA-Kosovë, Beograd, 1986.
• Ismail Rexhepi – koautor, Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, vëllimi II, Prishtinë, 2003.
• Ismail Rexhepi – koautor, Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, vëllimi III, Prishtinë, 2004.

Përkthime:

• Ahmet Behxhet, All-llahu – të konceptuarit islam dhe besimi, Prizren 1994.
• Mustafa Mahmud, Kur’ani – përpjekje bashkëkohore për ta kuptuar, Prizren, 1997.
• Abdulbasit Muhammed Es-Sejjid, Të ushqyerit sipas të Dërguarit a.s.- ushqimi midis sëmundjes dhe ilaçit, Prishtinë, 2009.
• Amër Halid, Rrëfime që udhëzojnë, Prishtinë, 2009.
• Amër Halid, Morali i besimtarit, Prishtinë, 2009.
• Hasan Kaleshi, Dokumentet më të vjetra të vakëfeve në gjuhën arabe në Jugosllavi, Prishtinë, 2012.

Studime e artikuj

• Depoja e Arkivit dhe vendosja e lëndës arkivore, “Vjetari”, 14 – 15, (1978 -1979), 1982, f. 385 – 390.
• Cili ishte vendimi i gjyqit kushtetues të ish-RSFJ-së për deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, “Vjetari”, 35 – 36/2006, f. 489 – 494 (në bashkautorësi)
• Depoja e Arkivit, “Vjetari”, 35–36/2006, f. 539–546.
• Historiku dhe mbrojtja e lëndës arkivore, “Vjetari”, 20/1985, f. 205–211.
• Formimi i fondit arkivor, “Vjetari”, 23/1987, f. 449 – 454.
• Dokumentet arkivore dhe rëndësia e tyre, “Vjetari”, 29–30/2003, f. 573 – 582.
• Valorizimi i dokumenteve arkivore, “Vjetari”, 33 – 34/2005, f. 371 – 376.

“Dituria Islame” – Prishtinë

• Haxhi Rexhep Ismaili (1871-1956), nr. 77/ 1996, f. 50.
• Institucionet islame dhe nëpunësit fetarë në Prishtinë me rrethinë më 1943-1944, (bashkautor), nr. 136/ 2001, f. 45-50.
• Institucionet islame dhe nëpunësit fetarë në Gjakovë me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, (bashkautor), nr. 142/2002, f. 45-48.
• Institucionet islame dhe nëpunësit fetarë në Prishtinë me rrethinë më 1943-1944, II, (bashkautor), nr. 143/ 2002, f. 48-50.
• Mbresa nga Haxhi, 163/2004, f. 62.
• Në kujtim të ditëlindjes së më të madhit njeri – Muhammedit a.s., nr. 165/2004, f. 19.
• Hysein Xhozo, Të rinjtë dhe religjioni, 138/ 2001, f. 21-23.
• Salih Çollakoviq, Si jemi të edukuar, nr. 144-145/ 2001, f. 27-28.
• Hysein Xhozo, Agjërimi, nr. 148/ 2002, f. 18-21.
• Muhamed Qutub, A është tejkaluar feja, nr. 156-157/ 2003, f. 13-14.
• Jusuf Ramiq, Kaptina El-kadër (Nata e Kadrit), nr. 159/2003, f. 45-46.
• Sami Zemni, A ka vend islami në Evropë, nr. 162/ 2004, f. 34-36.
• Shefko Omerbashiç, Ibn Halduni, 167/2004, f. 45-46.
• Xhemaludin Latiq, Synimet e ixhtihadit tonë, nr. 179/ 2005, f. 20-23.
• Mustafa Prlaça, Para përendimit të diellit (ose: A kanë ngecur myslimanët për shkak të moszbatimit të Shpalljes), nr. 188/ 2006, f. 14-16.

“Edukata Islame”, Prishtinë

• Mustafa, Spahiq, Pamje të Amerikës, nr. 65/2001, f. 135-157.
• Hysein Xhozo, Problemi i prapambeturisë së përgjithshme, 67/2002, f. 151-162.
• Hysein Xhozo, Husein, Etika si element shumë i rëndësishëm i lumtu¬risë dhe kënaqësisë së përgjithshme, 73/2004, f. 33-42.
• Glisha Elezoviq, Glisha, Tarabhaneja (Derb –Haneja) në Nova Bërdë –Akçe (Aspra) Osmane të farkuara në farkëtarinë e Nova Bërdës, (bashkpërkthyes), nr. 80/2006, f. 233-252.
• Hasan Kaleshi – Ismail Eren, Mahmut Pashë Rrotulla nga Prizreni – përshpirtënimet dhe vakëfnameja e tij, (bashkpërkthyes), nr. 81/2006, f. 151-189.
• Hasan Kaleshi, Veziri i madh Koxha Sinan Pasha – për¬shpi¬rtënimet dhe vakëfnameja e tij, 2007, (bashkpërkthyes), nr. 82/2007, f. 95-144.
• Hasan Kaleshi – Rexhep Ismaili, Kukli Begu dhe vakëfna¬meja e tij, (bashkpërkthyes), nr. 83/2007, f. 201-224.
• Hasan Kaleshi, Vakëfnameja dhe vakëfet e Sunkur Çaush begut nga Manastiri, (bashkpërkthyes), nr. 86/2008, f. 123-143.
• Enes Kujunxhiq, Transferimi i shkencave greke dhe arabo-isla¬me në perëndim përmes al-Andaluzisë, nr. 95/2011, f. 177-195.
• Maxhida Beqirbegoviq, Objektet arsimore fetare islame të arkitekturës në Kosovë, nr. 102, Prishtinë 2013, f. 108-140.
• Muxhait Asimov, Monumentet mbivarrore në gjuhën osmane në Kosovë, nr. 103, Prishtinë, 2013, f. 167-184.
• Mehmet Kico, Letërsia islame në mes arabizmit dhe arabistikës – Feti Mehdiu dhe punimet e tij në gjuhën boshnjako-kroato-serbe, nr. 109, Prishtinë 2015, f. 241-258.


Studime Orientale – Prishtinë

• Salih Trako, Beteja e Kosovës e vitit 1389 në historinë e Idris Bitlisit, nr. 2/2002, Prishtinë, f. 153-175 (përktheu Ismail Rexhepi).
• Divna Gjuriq – Zamolo, Kontribut për njohjen e xhamive të Beogradit, nr. 2/2002, Prishtinë, f. 177-190.
• Fehim Bajraktareviq, Një burim bashkëkohor persian për Betejën e Kosovës, nr. 3/2012, Prishtinë, f. 39-59 (përktheu Ismail Rexhepi); I njëjti edhe në librin: Feti Mehdiu, Reflektime të luftës së shqiptarëve për pavarësi… Prishtinë, 2012, f. 125-156.

Perla – Tiranë

• Mehmet Kico, Letërsia islame në mes arabizmave dhe arabistikës – Feti Mehdiu dhe punimet e tij në gjuhën boshnjako-kroato-serbe, Tiranë, 2015.
Adil Ebu Shanab, Teatri palestinez në territorin e okupuar, (Feti Mehdiu, Për letërsinë arabe, Prishtinë, 2005, f. 165-175.)
Salah Abdussabur, Abbas Mahmud al-Akkad figurë kontradiktore, (F. Mehdiu, Për letërsinë arabe, 2005, Prishtinë, f. 198-218).



Akademik Feti Mehdiu

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.