Bamirësia

I nderuari Abdullah Bin Xhaferri Tajjar i cili ishte shumë i pasur dhe shumë zemërmirë, një ditë ishte ulur në një kopsht me hurma.

Gjatë kohës që po rrinte aty, i sollën ushqimin një shërbëtori të zi, i cili po punonte tokën. Në atë moment pranë shërbëtorit shkoi një qen. Shërbëtori i dha qenit ushqimin e një vakti dhe ky e mbaroi menjëherë. Pas kësaj shërbëtori i dha qenit edhe ushqimin e dy vakteve të tjera.

Kur e këtë Abdullahu shkoi pranë shërbëtorit dhe e pyeti:
- Përse ia dha ushqimin e të tre vakteve qenit kur ke vetë nevojë?
- Zotëri, ky qen ka ardhur nga një rrugë e gjatë. Është i uritur dhe kërkon të hajë.
- Po ti çfarë do të hash?
- Do të rri i uritur dhe do të bëj durim.

Abdullahu u prek shumë nga ajo që pa dhe tha: "Populli më di mua për zemërmirë, por ky është më zemërmirë se unë".
Bleu kopshtin me hurma bashkë me shërbëtorin nga i zoti. Shërbëtorin e la të lirë dhe i fali kopshtin e hurmave me ç'kishte brenda.

I thanë Adullahut:
- Ti tani u bëre më zemërmirë se ai.
- Për fat të keq nuk është ashtu. Ajo që dha ai, ishte e gjithë pasuria që kishte. Ndërsa ajo çka unë i dhurova atij është vetëm një pjesë e vogël e pasurisë sime.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.