Dashuri Allahut dhe të Dërguarit të Tij

Falënderimet dhe lavdërimet qofshin për Zotin e Madhërishëm, Zotin e Botëve1, për Atë që krijoi qiejt dhe Tokën, që formoi errësirat e dritën(2), që përhapi mëshirën e hidhërimin(3), që ndaj njerëzve është shumë i ndjeshëm (i butë) dhe shumë i mëshirshëm(4), që edhe kur nuk falënderojnë, ndaj atyre nuk e kursen mirësinë e Tij(5), që e vë në rrugë të drejtë atë që do(6); megjithatë ndaj atyre që e jetojnë Fenë Islame duke iu mbështetur Kur’ani Kerimit, nuk mbeten vetëm me udhëzimin e tyre në rrugë të drejtë(7), por u premton atyre nimetet dhe Xhennetin e Tij(8) dhe që zemrat e tyre i rehaton me islamiet(9).
Shumë salat dhe selame, ashtu siç i shprehën Allahu i Madhërishëm dhe melaqet(10), qofshin për hazreti Muhamed, alejhi selam, i cili është i krijuar në një shkallë të lartë të moralit(11), që është i dhënë (i përkushtuar) ndaj muslimanëve, që për besimtarët është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm(12), që është i dërguar vetëm si mëshirë për të gjitha botët(13) dhe që do të jetë mëshirë për ata që do t’i bëjnë itaat (do t’i binden) Atij(14), “i dërguari i Zotit dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve”(15)

Duhet të kihet kujdes se falënderimin (hamd) e ka përdorur apostafat për vetë Zotin e Madhërishëm, kurse për Resulullahin s.a.v.s. ka përdorur nga emrat e Tij të bukur “Rauf” (i ndjeshëm) dhe “Rrahim” (i mëshirshëm), përderisa Zoti i Madhërishëm për Veten shprehet bin-nâsi(16) (ndaj njerëzve); bi-kum(17) (ndaj jush) dhe le-Raufur-Rahim, edhe të dërguarin e Tij e ka përshkruar në formën bil-mu’minine Raufu’r-Rahim. Sipas asaj që njofton Hasan Ibnu’l-Fadl, Allahu xh.sh., për asnjë pejgamber nuk ka përdorur njëkohësisht dy emra nga emrat e Tij(18).
Përsëri duhet të kihet kujdes se Zoti i Madhërishëm së pari bashkërisht me melaqet e Tij i ka sjellë salavat të dërguarit të Tij, më pastaj i ka urdhëruar besimtarët që të dërgojnë salavat për Pejgamberin. Ky Ajeti Kerim e tregon faziletin (nderin, dinjitetin) dhe shkallën e Hatemu’l-enbijas (vulës së pejgamberëve) tek Allahu. Përveç kësaj, me këtë ajet është bërë farz që besimtarët edhe t’i dërgojnë salavatu selam Resulullahit (s.a.v.s.) edhe t’i nënshtrohen Atij me një dorëzim të plotë.(19)
Allahu i Madhërishëm nuk e humb një popull pasi ta ketë udhëzuar atë, para se t’ua sqarojë atyre se nga cilat gjëra duhet të ruhen(20), ndërsa ata që i drejtohen Atij, i shpie në rrugë të drejtë(21).
Kurani Kerimi, i cili është libri i fundit Hyjnor dhe i Dërguari i Zotit s.a.v.s kumtues i tij, janë dy udhëzuesit tanë më të mëdhenj drejt cakut tonë të drejtimit (të kthimit) nga Allahu i Madhërishëm. Allahu xh.sh. ka theksuar qartë se ata që nuk i besojnë ajetet (argumentet) e Allahut, nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë(22), ndërsa ata që, pasi u tregohet qartë rruga e drejtë, ndahen nga hazreti Pejgamberi s.a.v.s. dhe ndjekin rrugën tjetër nga ajo e besimtarëve, ka njoftuar se do t’i vendosë në Xhehennem, që është një përfundim shumë i keq(23). Në të vërtetë, se Kur’ani Kerimi është një libër Hyjnor që shpie në rrugën më të drejtë(24).
Allahu xh.sh. njofton: “O ju njerëz! Nga Zoti juaj ju ka ardhur një argument i qartë (Resulullahu); Ne ju zbritëm një dritë të qartë (Fenë Islame). Allahu xh.sh. ata që i besuan Atij dhe që iu përmbajtën Librit të Tij, do t’i fusë në mëshirën e Tij dhe begatitë e Tij, ata do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, e cila shpie tek Ai(25).
Kështu, pra, për një besimtar që nuk do të largohet nga rruga e drejtë, udhëzues i parë është Kurani fisnik. Mirëpo, kur merret parasysh dobësia e të besuarit dhe e urtësisë së muslimanëve “midis çështjeve Iman - Islam”, qoftë në kuptim të urtësisë së tij, qoftë të vënies në praktikë të Kuranit, si element i rëndësishëm, për çdo besimtar, nuk shihet mundësia për ta kuptuar mirë Kuranin nga një përkthim në gjuhën e tij.
Për këtë arsye, në mënyrë që muslimanët t’i drejtohen qartë dhe bindshëm Zotit të tyre, elementi i dytë për të cilin kanë nevojë, është Pejgamberi, i cili me fjalët e tij do t’i mënjanojë problemet – dyshimet në zemrat dhe në kokën e tyre e do t’ua shpallë librin e Zotit, që është elementi i parë, dhe do të jetë shembull duke e praktikuar atë vetë. Në fakt, Allahu xh.sh. e shpjegon shumë qartë se pejgamberët i ka dërguar vetëm me këtë qëllim: “Është e vërtetë se Allahu, kur besimtarëve u dërgoi të dërguar nga mesi i tyre, që atyre t’u lexohen ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë atyre Kur’anin dhe urtësinë, u ka bërë mirësi të madhe, edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur”(26).
Hazreti Muhamedi s.a.v.s., i cili është dërguar si pejgamber i fundit për ta kumtuar fenë islame, në të njëjtën kohë derisa të shpërthejë Kiameti bart atributin që të jetë shembulli më i lartë që do t’u mësojë të gjithë njerëzve si do të jetohet muslimanllëku: “O besimtarë! Ju vërtetë e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, për ata që shpresojnë të arrijnë tek Allahu në Ditën e Ahiretit dhe që e përmendin Allahun shumë”(27).
Ky ajet, siç është edhe në ajetin “Çka t’ju sjellë Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbahuni nga ajo”(28) e ka legalizuar që pejgamberin ta merrni shembull jo vetëm nga fjalët e tij, por me të gjitha hollësitë e veprimit dhe të sjelljes së tij, qoftë në luftë e qoftë në paqe.(29) Po ashtu Zoti ynë i Madhërishëm bindjen (itaat) ndaj “pejgamberëve që ua ka dërguar besimtarëve si mirësi” edhe e ka bërë farz edhe e ka paraqitur si kushtin kryesor për bindjen (itaatin) ndaj Atij: “Ne çdo pejgamber e kemi dërguar që vetëm me lejen e Allahut t’i shprehet bindja (itaati) atij.(30) Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut.(31) O i dërguari Im, thuaju atyre: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë gjynahet tuaja. Allahu (xh.sh.) është që fal shumë, mëshiron shumë. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe pejgamberit. E nëse refuzojnë, le ta dinë se Allahu nuk i do pabesimtarët”.(32) Allahu Teala, për rezultatin e bindjes ndaj Tij dhe pejgamberit të Tij, robët e tij besimtarë i njofton si vijon: “E kushdo që i bindet Allahut dhe Pejgamberit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besimtarët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! Ky shpërblim i madh është prej Allahut. Mjafton që Allahu di më së miri”.(33)
Ky ajeti kerim na tregon se, Zoti i Madhërishëm, bindjen ndaj Resulullahut e ka premtuar si një element të pandashëm nga bindja ndaj Tij, dhe këta robër të Tij të bindur, si shpërblim i ka bërë të nderuar që të jenë shokë të pejgamberëve të tjerë në Ahiret. Vetëm se, për këtë arsye, i Dërguari i Zotit duhet të dashurohet kështu siç e përshkruan vetë Allahu: “Besimtarët duhet ta duan Pejgamberin më shumë se vetveten. Gratë e tij janë nënat e besimtarëve.”(34)
Allahu xh.sh., besimtarët që i binden Atij dhe të dërguarit të Tij, i ka cilësuar si miq të njëri-tjetrit edhe të Allahut e të Pejgamberit të Tij; Feja Islame e vlerëson shumë bukur rëndësinë që i kushton njerëzve që kanë besuar dhe që me mënyrën e tyre të të jetuarit kanë mbetur në rrugë të drejtë (mustakim): Mik juaji është vetëm Allahu (xh.sh.) dhe pejgamberi i Tij (Muhamedi a.s.) si dhe besimtarët që falin namaz dhe japin zeqat duke bërë ruku.(35)
Ky ajeti kerim, njëkohësisht sinjalizon se Feja Islame konsideron se muslimanët duhet të jetojnë bashkërisht në formë të xhematit dhe se nuk do të shikohen me dashamirësi veprimet e tepruara (ekstreme) që ndodhin jashtë miratimit të myslimanëve në përgjithësi. Po ashtu, i Dërguari i Zotit (s.a.v.s.) ka thënë se ai që vdes i ndarë nga xhemati, do të jetë sikur të ketë vdekur në periudhën e injorancës dhe se ymeti nuk do të pajtohet kurrë me padrejtësinë, domethënë ka vënë në pah se për individin është më së miri të veprojë me kujdes sipas pajtimit të ymetit.
Madje, sado që të jetë e natyrshme, bile e domosdoshme, që individët t’i gjenden në përkrahje materiale-shpirtërore njëri-tjetrit edhe në miqësitë e lidhura në një vend që shpreh jetën, e cila për çdokënd është për një kohë të caktuar, sikur dynjaja, pikërisht ashtu madje, edhe në një mënyrë më të qartë, besimtarët për çdo çështje duhet t’u drejtohen menjëherë Allahut të Madhërishëm, Resulullahut dhe besimtarëve të mirë, të cilët janë miqtë e tyre të vërtetë dhe zgjidhjen e problemeve duhet dhe është e natyrshme t’u ofrojnë atyre.
Në fakt, kjo dispozitë hyjnore, që nxjerr në shesh se të vepruarit e këtillë, domethënë kur për çfarëdo çështje që paraqitet ndonjë mospajtim, t’i drejtohen Librit (të Allahut) dhe Synetit (të Pejgamberit) personin e shpie në përfundimin më të mirë, dhe pa dyshim, tregon qartë se kjo, në të njëjtën kohë, për besimtarët është një domosdoshmëri, dhe në këtë mënyrë nga aspekti i dobisë (i përfitimit) është një veprim pozitiv: “O ju që besuat! Bindjuni Allahut, respektoni Pejgamberin dhe përgjegjësit tuaj nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë tek Allahu dhe tek pejgamberi, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Ahiretit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.”(36)
Për një besimtar, t’i nënshtrohet bindshëm Allahut dhe për aq sa të jetë e mundur, në çdo sferë të jetës, t’i përvetësojë si model fjalët dhe veprimet e hazreti Muhamedit (s.a.v.s.), i cili me nijet të mirëfilltë i ka radhitur të gjitha dispozitat e Kurani Kerimit dhe ka qenë kumtues i Tij, kjo nënkupton zbulimin e sekreteve Hyjnore.

PËRFUNDIM

Njeriu është krijuar me ndjenjën dhe brengën që, në kuadër të rrjedhës së natyrshme, të dashurojë dhe të dashurohet. Nga kushtet e pashmangshme të një njerëzie të logjikshme, janë që ta dashurojë atë që është e përshtatshme me stilin e tij, ahlakun e tij dhe me aftësinë e tij të të kuptuarit; të dëshirojë ta shohë atë që gjithnjë e dashuron dhe, kur ndërhyn koha dhe distanca, të përmallohet për atë. Faleminderit që edhe ne jemi nga ata që e shijojnë lezetin e të dashuruarit dhe të përmallimit; por megjithatë jemi nga ata që e dinë se mundimi (dhembja) i ndarjes ka lindur nga dashuria dhe se të bashkuarit me të dashurin është një nimet i madh…
Duhet të dihet se nevojë natyrore e njeriut është të dashuruarit e bukurive të vdekshme (kalimtare). Mirëpo, njeriu, për faktin se vetë është kalimtar (i vdekshëm), gjithnjë ka shprehur dëshirën për të pavdekshmen (të amshueshmen) dhe fuqimisht ka dëshiruar që dashuria e tij dhe i dashuri i tij të mos vdesë kurrë. Krijuesi, Zoti xh.sh. i Cili, me qëllim të vazhdimësisë së sojit të njeriut, në natyrën e njeriut ka vendosur aftësinë që t’i dojë krijesat e vdekshme (kalimtare), njëkohësisht dhe posaçërisht në logjikën e njeriut ka vendosur edhe dëshirën dhe vullnetin për të dashur të pavdekshmen (jokalimtaren) dhe që të anojë nga amshueshmëria.
Kurse disa robërve të Tij të mirë dhe të dashur, u ka bërë normë (parim) që t’i duan dashnorët e vdekshëm (kalimtarë) për të Dashurin e pavdekshëm, për Zotin e Madhërishëm. Dhe, kështu e ka bërë të mundshëm bashkimin e përjetshëm me të dashurit e vdekshëm (kalimtarë) që ata i kanë dashuruar me dëshirë të veten.
Se çfarë kuptimi përmban dashuria për robërit që e duan Allahun e Madhërishëm, sigurisht se është e pamundur ta kuptoj- në dhe ta shpjegojnë ata që nuk e shijojnë këtë ndjenjë. Është e natyrshme që Zoti i Madhërishëm mirësinë për t’i kushtuar rëndësi dashurisë së Tij, do t’ua bëjë të kapshme vetëm atyre që e besojnë qenësinë e Tij dhe që karshi krijuesit të vet nuk janë mosmirënjohës.
Megjithatë, Zoti ynë, për t’i shpënë robërit e Tij te Qenësia dhe dashuria e Tij, hazreti Pejgamberin, i cili është ndërmjetësi më i përkryer na e ka dërguar neve muslimanëve si një të dashur model dhe na e ka ndriçuar të kuptuarit tonë rreth kësaj çështjeje.
Është premtim i Krijuesit, Zotit të Madhërishëm, që ata të cilët ecin rrugës që ka treguar i Dërguari i Tij, do ta arrijnë nurin (dritën) dhe dashurinë e Allahut. Për më tepër, të veprosh në këtë mënyrë është nga kushtet e patjetërsueshme për të qenë besimtar (mu’min).
Zaten, edhe dispozitat hyjnore të sipërpërmendura, na tregojnë qartë se për t’i besuar Allahut në mënyrë të plotë (të përsosur) dhe për të qenë e pranuar dashuria që ndien ndaj Atij, është kusht, domethënë Farz-i ajn, për besimtarin, që Resulullahun ta dojë më shumë se veten, t’i bindet atij dhe në çështjet fetare - botërore ta marrë për model; ndërsa në çështje për të cilat ka mosmarrëveshje, bashkë me Kur’ani Kerimin t’i drejtohet atij. Madje, si shtesë e kësaj bindjeje dhe të marrët si model/udhëzues, gratë muslimane, nga Zoti i botëve urdhërohen, që për model të tyre t’i marrin gratë e Resulullahut s.a.v.s. -të cilat janë në shkallën e nënave-, dhe të gjithë muslimanët të jenë miq dhe ndihmës të njëri-tjetrit.
Të besosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të përpiqesh që jetën tënde, aq sa të jetë e mundur, t’ia shëmbëllesh jetës së tij prej modeli, është njëri nga dy kushtet themelore të besosh Allahun. Sikundër është kufër i qartë, nëse një besimtar nuk e beson njërin nga këto dy kushte të patjetërsueshme, po ashtu edhe mospërfillja (nënçmimi) me qëllim, është mëkat i rëndë. Dhe, duke qenë se të posedosh gjysmën e imanit në drejtësinë islame ka domethënien të mos besosh fare, logjika e zbatuar në formën “Unë i bindem Allahut, po të dërguarin e Tij nuk e marr për model”, nuk është tjetër pos mungesë imani.
Vërtet, në kohën tonë po e shohim se janë rritur qëndrimet kundër Librit (të Zotit) dhe Synetit dhe janë shtuar sulmet injorante dhe të pavetëdijshme. Por veprimet e këtilla dhunuese dhe fanatike nuk do të mund t’i shtyjnë besimtarët assesi të heqin dorë nga veprimi sipas Urdhrit të Zotit, që t’i binden Atij dhe të Dërguarit të Tij dhe që hazreti Muhammedin ta marrin për model.
Duke bërë dua me fjalët e Zotit tonë, i cili i flet fjalët më të drejta, t’ia përcjellim qëllimin tonë Atij:
“Zoti ynë! Na jep të mira edhe në dynja edhe në Ahiret dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.”(37)
“Zoti ynë! Më fal mua, prindërit e mi edhe besimtarët ditën kur jepet llogaria.”(38)
“Zoti ynë! Mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh.”(39)
“O Zoti ynë! Na dërgo një mik që tek Ti (na del zot), na e dërgo një ndihmës tek Ti.”(40)
“Ti je mbrojtësi ynë; na fal ne dhe na mëshiro, se Ti je më i mirë që fal. Dhe cakto për ne të mirën në këtë dynja dhe të mirën në Ahiret; Ne jemi drejtuar nga Ti.”(41)


_____________________
1. Sureja Junus, 10.
2. Sureja El-En’am, 1.
3. Ahmed Davuto?lu, Sahih-i Muslim Tercümesi ve ?erhi, c. 11, Sönmez Yay?nlar?ö ?stanbul, 1980, sç 98ç
4. Sureja El-Haxh, 65.
5. Sureja En-Nemel, 73.
6. Sureja El-Bekare, 142-212.
7. Sureja Ali Imran, 101.
8. Sureja En-Nisa, 9.
9. Sureja El-En’am, 125.
10. Sureja El-Ahzab, 58,
11. Sureja El-Kalem, 4.
12. Sureja Et-Tevbe, 128.
13. Sureja El-Enbija, 107.
14. Sureja Ali Imran, 132.
15. Sureja El-Ahzab, 40.
16. Sureja El-Haxh, 65.
17. Sureja El-Hadid, 9.
18. E. Hamdi Yaz?r, Hak Dini Kur’ân Dili, Eser Ne?riyat, ?stanbul, 1971, c. 4, s. 2654.
19. E. Hamdi Yaz?r, Hak Dini Kur’ân Dili, Eser Ne?riyat, ?stanbul, 1971, c. 4, s.3923.
20. Sureja Et-Tevbe, 115.
21. Sureja Er-Ra’d, 27.
22. Sureja En-Nahl, 104-105.
23. Sureja En-Nisa, 115.
24. Sureja El-Isra, 9-10.
25. Sureja En-Nisa’, 174-175.
26. Sureja Ali- Imran, 164, El-Bekare,151.
27. Sureja El-Ahzab, 21.
28. Sureja El-Hashr, 7.
29. E. Hamdi Yaz?r, Hak Dini Kur’ân Dili, Eser Ne?riyat, ?stanbul, 1971, c. 6, s. 3883.
30. Sureja En-Nisa, 64.
31. Sureja En-Nisa, 80.
32. Sureja Ali-Imran, 31-32.
33. Sureja En- Nisa, 69-70.
34. Sureja El-Ahzab, 6.
35. Sureja El-Maide, 55-56.
36. Sureja En-Nisa, 59.
37. Sureja Bekare, 201.
38. Sureja Ibrahim, 41
39. Sureja Ali Imran, 8.
40. Sureja En-Nisa, 75.
41. Sureja El-A’raf, 155-156.



* Autori është hulumtues në Arkivin Osman të Kryeministrisë në Stamboll
Përktheu: A. Hamiti

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.