Çka është misvaku, dobitë dhe si perdoret

Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku, i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem.

Misvaku është një shkop, i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që fjalë për fjalë mund të përkthehet në kuptimin “masazh” (që d.m.th. masazhi i brendisë së gojës).

Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë të tjerë, të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) dhe me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimikë, se sa çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbët. Sikurse brusha për dhëmbët misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibël. Palca e misvakut formësohet në një formë të përshtatshme, duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve e njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe t’i japim gojës aromë të këndshme. Enesi radijallahu anhu transmeton që Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”

Mbeturinat e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë një mjedis ideal për zhvillimin e miliona baktereve, që mund të shkaktojnë sëmundje qelbësuese të mishit të dhëmbëve dhe ciste. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.

Bakteret gjithashtu prodhojnë enzima të dëmshme, që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar kariesin. Në raste serioze bakteret krijojnë gazra, që shkaktojnë kundërmimin e keq nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku zotëron minerale natyrore që mbysin mikrobet dhe mënjanojnë pllakëzat. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ebu Musa Eshariu radijallahu anhu ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem, ndërsa misvakun e mbante në majën e gjuhës.”

PËRBËRËSIT KIMIKË TË MISVAKUT

Misvaku përbëhet nga 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit ndërmjet tyre janë:

1. Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakderdhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije djegëse, ngaqë në të gjenden substanca të ngjashme me senfin, i cili lufton qelbëzimin në gojë dhe shkatërron bakteret.
2. Minerale si natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh., Asociacioni Dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme, duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimat që pengojnë krijimin e pllakëzave, që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbëzimin dhe bakteret, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e baktereve në gojë.

Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit. Nëse nuk ka alternativë, mjafton pështyma për ta lagur drurin. Misvaku gjithashtu përmban kimikate që shtojnë sasinë e pështymës në gojë, e cila ofron një mbrojtje natyrale dhe pastrim.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.