Çmimi i dashurisë së nënës

Një pasdite, djali i afrohet nënës së tij dhe i jep një copë letre në të cilën shkruante:

- Për kositjen e barit 3.oo euro
- Për pastrimin e dhomës, tërë javën, 1.oo euro
- Për shkuarje në dyqan 2.oo euro
- Për kujdesin e vëllait të vogël 2.oo euro
- Për hedhjen e plehrave, tërë javën, 1.oo euro
- Për librezën shkollore me nota të mira 5.oo euro
- Për pastrimin e oborrit 2.oo euro
Në fund... Borxhi total ... 16.oo euro

Nëna e lexoi letrën, dhe pa asnjë fjalë në tavolinë i la 16.oo euro.

Djali erdhi nga shkolla, dhe porsa i pa të hollat shkoi menjëherë t’i merr ato, por afër tyre e pa një letër në të cilën shkruante:
- Për bartjen nëntëmujore në barkun tim... asgjë
- Për netët e shumta pa gjumë ... asgjë
- Për kujdesin dhe lutjet e pandërprera për ty ... asgjë
- Për telashet dhe lotët e derdhura ... asgjë
- Për frikën dhe shqetësimet ... asgjë
- Për ushqimin, rrobat dhe lodrat ... asgjë
- Në fund, shpenzimet totale të dashurisë sime për ty janë falas

Kur djaloshi e përfundoi leximin, me lot në sy tha: “TË DUA NËNË”
Ai, menjëherë mori lapsin dhe me shkronja të mëdha shkroi:
“BORGJI NË TËRËSI U PAGUA”


Mesazh për ty: Sa kushton një gram i dashurisë së nënës?

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.