Një kompani zvicerane do të prodhojë ilaçin natyral sipas sures kur’anore, që rikthen shikimin deri 99 për qind

Një kompani farmaceutike zvicerane në të ardhmen do të fillojë prodhimin e ilaçit të quajtur ‘Ilaç kur’anor’ që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikimit të dobët pa ndërhyrje kirurgjike.

Ky medikament, i zbuluar nga mjeku egjiptian Abdul Basit Mohammed të cilin e përpiloi nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, pretendon të rivendosë vizionin deri në 99 përqind.
Ai pohon se për gjetjen e këtij ilaçi u frymëzua nga ajetet kur’anore që gjenden në suren Jusuf.
"Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë", thotë Dr. Abdul Basit Muhammed.

“Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). "(Jusuf, 84.)
"Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje". E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" (Jusuf, 93-96.)
Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij Jusufin a.s., e për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluara të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s. Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.

“Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë. Kur arrita sukses në 99% të rasteve, thash në veten time:" Kjo është mrekulli e Kur'anit!"

Dr. Mohammed kërkoi që ilaçi të quhej ‘Ilaçi kur’anor’. Kërkesa e tij u miratua dhe kompania zvicerane së shpejti do të fillojë prodhimin e këtij ilaçi.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.