Në Sanxhak anulohet festimi i Vitit të Ri: paratë e donacioneve shkojnë për jetimët

Në qytetet e rajonit të Sanxhakut nuk do të ketë organizim të Vitit të Ri, festime dhe koncerte në sheshe dhe në të hapur. Vetëqeverisja lokale në komunën e Sanxhakut për herë të dytë me radhë do të alokojë fondet e ndara për festimet publike për qëllime humanitare dhe ndihmë për fëmijët pa prindër, njofton tesheshi.com

Për dallim prej qyteteve tjera të Serbisë, qyteti i Novi Pazarit në vend të festimit të Vitit të Ri, me vendim të kryebashkiakut Nihat Bishevac, paratë e mbledhura do t’i alokojë për të mbështetur fëmijët jetimë.
Drejtori i Qendrës Kulturore në Novi Pazar, një institucion i qytetit i përfshirë në organizimin e ngjarjeve kulturore dhe koncerteve, Husein Memiç tha se do të ndahen rreth 1.5 milion dinarë për fëmijët pa të dy prindërit dhe se kjo do të jetë dhurata më e mirë që ata mund të marrin për Vit të ri.
“Ne shpesh harrojmë për ata që kanë nevojë për ndihmën më urgjente. Ky është një gjest i mirë dhe unë tashmë shoh se shumë qytete tjera po ndjekin shembullin e Novi Pazarit dhe po punojnë sipas të njëjtit parim”, tha Memiç.
Sipas të dhënave të Qendrës për Punë Sociale, 79 fëmijë pa prindër do të marrin një donacion prej 10,000 dinarë (84,4 euro).
Novi Pazari kishte organizuar një aksion të ngjashëm në fund të vitit të kaluar, kur e njëjta sasi e të hollave ishte ndarë për 73 fëmijë.
Festim publik midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit nuk do të jetë as në qytete tjera të Serbisë si Tutin, Sjenica, Priboj dhe Prijepolje, është konfirmuar nga këto vetëqeverisje lokale, për të njëjtat arsye.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.