Gruaja e myftiut paraqet kandidaturën për president të Rusisë

Këshilltarja dhe gruaja e Myftiu të Dagestanit Aina Gamzatova ia ka dorëzuar Komisionit zgjedhor rus dokumentacionin e nevojshme për kandidaturën e saj për president të Rusisë, ka bërë të ditur zëdhënësja e saj për TASS.

"Procedura e dorëzimit të dokumentacionit ka përfunduar. Gjithçka është në rregull. Ajo personalisht ka dorëzoi dokumentacionin të pranuar nga grupi i punës", tha ajo.

Kandidati që nuk emërohet nga një parti politike duhet të mbledhë së paku 300,000 nënshkrime, por nga secili rajon duhet të ketë së paku 7.500 nënshkrime.

Gamzatova është gazetare, shkrimtare, redaktore e revistës “Islam”, ka përfunduar filologjinë dhe fakultetin juridik. Udhëheq një grup të madh mediatik, në kuadër të së cilës ka shtëpi mediale laike dhe fetare, ka qenë gjithashtu edhe themeluese e fondacionit humanitar “Put”, njofton Tass.

Gamzatova ka lindur në vitin 1971 në qytetin Mahachkala, qendër administrative e republikës ruse të Dagestanit.

Ajo shpreson të marrë përkrahjen e muslimanëve të Rusisë, që përbëjnë rreth 7 për qind të popullsisë apo rreth 10 milionë njerëz.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen në mars, kurse Putin tashmë ka publikuar kandidaturën për t’u rizgjedhur në këtë post.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.