Muslimanët i paguajnë gjobën personit që përdhosi xhaminë

Në tetor 2016, Mesxhid El Selam në Forth Smith (SHBA) u vandalizua. Por, një vit më vonë, autori Abraham Davis, mori biletën e lirimit prej atyre që më së shumti i lëndoi.

Në tetor 2016, kamerat e sigurisë jashtë xhamisë kanë regjistruar Abrahamin duke vizatuar në murin e xhamisë në formë grafiti simbolin famëkeq të Nazizmit dhe fjalët “ikni në shtëpitë tuaja”

"Ne e dinim se ky person ka bërë një gjë të keqe dhe se duhet të bart përgjegjësinë për veprimin e tij", ka thënë Louay Nasri, kreu i Këshillit të xhamisë. "Por ne nuk kultivojmë ndjenja të këqija për askënd".

Davis u dënua për shërbim të detyruar komunitar dhe gjobe të një shume të hollash.

"Ne kemi dëgjuar se ai ka probleme financiare", tha Nassri. "Sot, nëse nuk mund të paguani gjobën në para, atëherë automatikisht pasojnë gjashtë vjet burg. Ne nuk duam që ai t’i kaloj gjashtë vjet në burg."

Para fillimit të vitit të ri kalendarik, kreu i Këshillit të xhamisë, Nassr ka vendosur të shkruaj një çek prej 1700 dollarësh amerikanë për të zgjidhur dënimin e Davis.

"Pas të gjithave që i kaloi, nuk donim që të përjetoj edhe një stres të rëndë financiar", tha Davis. "Dhe siç i thashë, ne duam një të ardhme shumë më të mirë për të".

Një shumë e madhe parash më parë është ndarë për rinovimin e xhamisë.

"Ne menduam se kjo është gjëja e duhur që duhet ta bëjmë", tha Nassri. "Ne menduam se nëse dikush ka bërë diçka të keqe dhe vjen të kërkoj falje, atëherë atë duhet falur. Kjo duhet të jetë diçka natyrale. Nuk e kishim idenë që kjo falje do të bëhet kaq e madhe".

Nassri thotë se El Selam do të thotë 'paqe' dhe se ai vazhdon të mbështesë këtë kuptim.

"Nëse ai do ta dinte se kush jemi, nuk do ta bënte", thotë Nassri. "Nëse do të dinim për problemet e tij që i ka me ne, do të përpiqeshim ta ndihmojmë. Komunikimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm... edukimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.