Si pastrohen qilimat e Mekës për çdo ditë

Besoni apo jo, rreth 30.000 qilima të gjelbër mbulojnë zonën rreth Mekës dhe Xhamisë së Shenjtë me një gjatësi totale prej gati 100 kilometrash.



Kujdestari i dy xhamive të shenjta, mbreti saudit Salman bin Abdulaziz, i kushton vëmendje të veçantë qilimave që duhet të kenë aromë të këndshme trëndafili në mënyrë që pelegrinët t’i kryejnë detyrat e tyre fetare në një mjedis të këndshëm.



Heqja e pluhurit dhe sanitizimi

Një departament i plotë është i ngarkuar vetëm me qilimat, ku pesë faza pastrimi përfundohen çdo ditë në një depo. Në fazën e parë, pluhuri dhe papastërtia hiqen duke përdorur një makinë të teknologjisë së lartë.



Pastaj, në fazën e dytë qilimat lahen me detergjent dhe dezinfektues me një makinë që nuk ka nevojë për punë njerëzore për të operuar. Qilimat pastaj shpëlahen dhe vendosen në një urë lëvizëse ku ata janë të gatshëm për fazën e tretë.



Ato pastaj thahen automatikisht në një normë prej tre qilima çdo minutë e gjysmë. Punëtorët pastaj i hapin qilimat nën diell për një ditë të plotë në verë, dhe dy ditë në qoftë se është dimër.



Pastrimi, mirëmbajtja dhe parfumi i trëndafilit

Në fazën e fundit, qilimat pastrohen me kujdes me fshesa për të siguruar nëse ka mbetur pluhur dhe në fundi ato mbulohen me një parfum trëndafili me çka përfundon procesi i larjes dhe dezinfektimit.




Mbikëqyrësi i procesit të larjes së qilimave dhe depos, Mohammed al-Otaibi, thotë se çdo ditë depoja pranon nga 200 qilima. Ato klasifikohen, përpunohen dhe mirëmbahen periodikisht nga punëtorët e trajnuar.


— Al Arabiya English

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.