Islami dhe islamizmi - Gjeneza e termit islamizmi

Në vendet myslimane, veçanërisht në ato arabe, studimet analitike në lidhje me fenomenin e termit islamizmi, janë të rralla, veçanërisht në rendet e inteligjencës fetare myslimane (ulemave), nëse jo rrallë për shkak se shumica prej tyre shprehin simpati ndaj islamizmit dhe të disa lëvizjeve, dhe që edhe vetë mundohen me fshi çfarëdo qofshin ata kufij mes islamit dhe ideologjisë të lindur rreth saj. Gjuha arabe madje as që e ka zhvilluar apo u munduar ta përshtat shprehjen e saj për këtë.

Në literaturën arabe edhe kur flitet për pasuesit e kësaj ideologjie përdoret shprehja islamijum (islamistët). Gjithashtu, kur flasin për lëvizjet e këtij lloji thonë harekat islamije, por dallimi mes islamike dhe islamiste nuk është e qartë. Kjo nuk donë të thotë se, madje edhe në qarqet e ulemave, nuk ka pas shqyrtime në lidhje me atë se pranë islamit tradicional ekziston edhe diçka që ata e quanin fikr (mendim, ideja apo ideologjia) apo ideologjia islame (el-fikr el-islam). Megjithatë, për dëshirën e drejtë, numri më i madh i autorëve të tillë edhe kur e përdorin shprehjen fikr islami, fitojmë një përshtypje se flitet për mendimin islam, pa u munduar që të paralajmëroj në konotacione ideologjike “të interpretimit njerëzor të dëshirës së Zotit dhe tekstit të shenjtë”.
Pikërisht sepse, përgjigjet në atë se çka është islamizmi, çfarë dallimi qëndron mes islamit dhe islamizmit dhe se a ekziston përkufizimi unik i këtij fenomeni doemos duhet ta kërkojmë në qarqet shkencore perëndimore.
Në këtë kontekst, e para të cilën doemos duhet ta kërkojmë janë vetë fillimet e fjalës islamizmi, gjegjësisht kur është përmendur për herë të parë islamizmi tek qarqet shkencore perëndimore dhe në çfarë konteksti.
Shprehja islamizmi sipas, Melvin E. Mathewwsu, për herë të parë u paraqit në Francë gjatë mesit të shekullit tetëmbëdhjetë, ndërsa shërbehej si sinonim për religjionin mysliman, e cila deri atëherë quhej muhamedanizëm. Emri muhamedanizëm për fenë të cilën e ka predikuar Muhamedi a. s. në të vërtet ishte simbol i përpjekjes (si rezultat i renesancës) që islami si sistem i religjionit të identifikohet me themeluesin e vet, sikurse që është rasti me krishterimin. Kjo shprehje u përshtat gati në të gjitha qarqet shkencore evropiane, edhe pse nga perspektiva e doktrinës islame – si dhe qasjes objektive shkencore, ishte gabim të pohohet se Muhamedi a. s., në islam merë pozitën e njëjtë sikurse Krishti që e merë te krishterimi (( anglisht: Christ – Christianity).
Kështu, për shembull, hasim që edhe filozofi francez Volter, përndryshe i njohur si person i interesuar për islamin jo rrallëherë favorizonte islamin ndaj religjioneve tjera, në njërën prej rishikimeve të veta në islam thotë: “Ky religjion quhet islamizëm.”
Më tutje, Martin Krameri vëren, duke folur për përdorimin e shprehjes islamizëm (Islamism dhe islamisme) në shekullin e XIX: “Edhe pse në fillim donë të thoshte doktrinë islame, kjo shprehje në përgjithësi nuk përfshinte karakterin e islamit (...) dhe përveç kësaj islami nuk arriti tërësisht ta shtyp muhamedanizmin, as në qarqet shkencore...” Këto terme u zhdukën tek për gjysmë shekulli, dhe kjo për shkak se shkrimtarët perëndimor kuptuan që në mesin e lexuesve të tyre ka edhe mysliman, që ndienin një refuzim ndaj emërtimeve të tilla.
Në fillim të shekullit XX përdorimi i shprehjes Islamizëm si emërtim për religjionin e myslimanëve ngadalë zëvendësohet me shprehjen burimore arabe islam.
Megjithatë kah fundi i shekullit të kaluar islamizmi si nocion sërish kthehet në diskurset shkencore dhe të medieve, por këtë herë për ta përcaktuar ideologjinë që kishte lindur rreth islamit. Të gjithë që atëherë u mundonin ta përdornin shprehjen islamizëm, tentojnë të theksojnë dallimin mes saj dhe islamit tradicional, qoftë edhe vetëm si një sistem i religjionit. Edhe pranë saj, në atë periudhë ekzistonin mjaftë paqartësi rreth asaj se çfarë saktësisht nënkupton islamizmi. Kështu, për shembull, na bie të hasim në një debat që në vitin 1990, e kishte organizuar The Midllle East Forum ku u dëgjuan definicione vijuese për islamizëm:
Kështu për shembull, sipas Xhon Espozitos, islamizmi në të vërtet është: “islami i interpretuar si ideologji për ta mbështetur aktivizimin politik dhe shoqëror.”
Profesor Martin Kramer, studiues në Universitetin Tel Aviv thotë: “Ai është një islam i riformuar si ideologji moderne. Ndërsa islami tradicionalisht ka lindur në klasën e hebraizmit dhe të krishterimit, islamizmi është përgjigje për ideologjitë që kanë lindur në perëndimin modern – siç janë komunizmi, socializmi dhe kapitalizmi.”
Gruham Fulleri, këshilltar në RAND Corporation thotë: “Islamizmi në masë të madhe është sinonim për islamin politik – tentim që nga islami të nxirën zgjidhjet për problemet bashkëkohore shtetërore, politike dhe shoqërore.” Në të gjitha këto definicione atë që mund ta vërejmë është insistimi në ideologjinë natyrore të islamizmit dhe implikimet e të gjitha negativave, që secila izëm e tërheq me veti.
Tjetra që është interesante të vërehej, është se atëherë akoma nuk ishte pjekur plotësisht shfaqja e nevojës për copëtimin e islamizmit në një ideologji të rangut të - të gjitha izmave tjerë dhe aktivizimi i arsyeshëm shoqëror në themelet e islamit, ashtu që thjeshtë shpesh shohim që edhe islamizmi i aktivizuar të sillët në sheshtë të njëjtë me sistemin ideologjik të islamizmit.
Është interesant se si edhe në deklaratat e Grupit internacional të krizave gjejmë që tek në periudhën e vitit 2005, autorët e deklaratave të tyre pranojnë se islamizmi duhet të ri definohet. Të vetëdijshëm se termi Islamizëm evoluon me kohën ndërsa të pa përgatitur që ta marrin problemin e islamizmit si ideologji, krejt për shkak të kompleksit të përmbajtjes së saj, vendosin që ta definojnë si aktivizim islamik, e cila ndaj tyre “është një bindje promovimi, e rregullit, ligjit apo politikës, të cilat sipas natyrës së tyre konsiderohet islame. Këtë e kanë sqaruar në këtë mënyrë: “Deklaratat e më hershme të Grupit të krizës në përgjithësi islamizmin e kanë definuar të ngushtë, si një vizion dhe formë politike/ të islamit.” Por, pa dyshim se u krijuan dy probleme me këtë definicion. E para është që ajo supozohej se islami në vetvete është apolitik, përkundër se ai në të vërtet është qenësisht i interesuar për çështjet e pushtetit. Problemi dytë është se ai presupozon që të gjitha format e islamizmit politikisht janë të njëjta, derisa në fakt ka dallime të dukshme në lidhje më këtë çështje në mesin e atyre formave që në tëvërtet i japin epërsi aktivizimit politik, misionar dhe dhunës. Ndërkohë që deklarata e më hershme e Grupit të krizës për islamizëm, veçanërisht në kontekstin e Afrikës veriore, filloi ti merr parasysh implikimet e ekzistimeve të ndryshme të formave të islamizmit dhe degëve të tyre, deklarata aktuale përbënë një hap më tej në analizën e saj.
Ajo me të cilën dikush nga individët jo me dëshirë shkruan dhe flet për islamizëm dhe i qaset këtij problemi është përpjekja që sa më qartë të precizohet dallimi mes islamit, aktivitetit islam dhe të sistemit ideologjik e cila çdo herë e më shumë është agresive në skenën islame. Ajo ndodh për shkak se nuk është lehtë që të tërhiqet një vi e qartë mes islamit dhe islamizmit si ideologji. Është shumë vështirë të bëhet ndarja se ku ndërpritet islami si fe, dhe ku fillon ideologjia e inspiruar nga ajo. Kjo është edhe një çështje e gjerë sociologjike në lidhje me atë se kur një religjion transformohet në ideologji, e cila mësimin religjioz e përdorë vetëm si mjet për arritjen e vizionit politik, ideologjik dhe sistemit shoqëror personal.
Ndoshta ajo është njëra prej definicioneve të rralla të islamizmit në atë sfond të cilën e kanë dhënë Caroline Cox dhe John Marks. Ata në studimin e tyre në të cilën mundohen me dhënë përgjigje në çështjen se a është “ideologjia islame” në pajtim me liberalizmin demokratik thonë: “Islamizmi dhe islamistët” janë shprehjet të cilat tani përdoren gjithandej për ta shënuar versionin radikal, militant të ideologjisë islame, atë version ashtu si e interpretojnë ata të cilët e praktikojnë, dhe në të cilën veprat e dhunshme si terrorizmi, sulmet vetë vrasëse dhe revolucionare në mënyrë eksplicite i mbrojnë, praktikojnë, dhe arsyetojnë duke i përdorë termet religjioze. Prefiksi arab, që ndërlidhet me religjionin islam lidhet me sufiksin latin, e cila thekson në politizimin e aspektit religjioz. Ndryshimet e formës së fjalëve dhe formave që i ngjajnë kësaj mund ti shohim te fjalët ‘komunizmi’, ‘fashizmi’, dhe ‘socializmi’. Në të tri këto raste, me fjalët që burimisht janë neutrale, ju jepen kuptime ideologjike, të cilat shpesh dhe me bollëk i implikohen aktiviteteve të dhunshme politike apo revolucionare.”

Dallimet mes islamit dhe islamizmit

Kur janë marr me fenomenin e islamizmit si ideologji përmes të ashtuquajturës fundamentalizmi islam, shumë autorë kanë bërë vërejtje të dobishme që kanë mund të jenë themel për dallimin e theksuar më lartë mes islamit dhe ideologjisë. Kështu, për shembull, hasim që shumica prej tyre e kanë vërejtur tendencën e përbashkët të - të gjitha fundamentalizmave religjioze, që e mbitheksojnë njërën nga vlerat e religjionit, duke vendosur të njëjtat si bazë, e që pastaj në llogari të arritjes së saj ti shkelin principet e tërësishme të sistemit religjioz. Fundamentalistët e të gjitha racave dhe ideologjive prej shumë principeve shkoqitin një princip dhe veçanërisht insistojnë në te. Pastaj traditën tërësisht e vejnë në shërbim të mbrojtjes dhe implementimit të atij elementi (të ndarë nga tradita e pasur), të cilën e quajnë thelb.
Kështu, për shembull, që në mesin e fundamentalistëve hebrenj hasim në aso mendime që marrin ideologjinë e vendit apo shtetit Izraelit. Tek disa mësime fundamentaliste krishtere, të ngritura në ideologji, hasim që ai status i vlerave primare të ketë pasur jetë. Kështu që është absurde ti shohim organizatat dhe individët pro-life se si nën maskën e mbrojtjes së jetës vendosin bombe dhe zjarre nëpër ordinancat gjinekologjike, ose i vrasin mjekët që realizojnë abortimet.
Kështu diçka mund të vërejmë në mesin e fundamentalistëve mysliman si metodë themelore të zhvillimit të ideologjisë. Nëse dëshirojmë të gjejmë shembull mjafton t’i shikojmë disa lëvizje islame të cilat, për shembull si thelb apo si element të rëndësishëm miratojnë vendosjen e “shtetit islam” apo vendosjen e sërishëm të kalifatit, dhe se ata në atë rrugë janë të gatshëm ti flijojnë gati të gjitha principet e islamit. Dëshira për vendosjen e shtetit juridik i shtynë në metoda që nuk janë të drejta. Në këtë rrugë janë të gatshëm të vrasin të pafajshmit, të kryejnë akte të vetëvrasjes dhe të shkelin shumë ligje të ndaluara fetare.
Te islamistët militant, kësi statusi i ngutshëm i qëllimit suprem e mbanë instituti i xhihadit. Te ata xhihadi nuk është mjet apo metodë që përdoret në rrethana të arsyeshme me qëllim të mbrojtjes së fesë, jetës, nderit dhe pasurisë së myslimanit, por e hasim që xhihadi të jetë qëllim i vet vetes, ashtu që nuk janë rastet e rralla që të vendoset për hyrje në konflikt pa ndonjë qëllim të arsyeshëm dhe pa cak të qartë, për aq sa që të ketë mundësi që nga umeti myslimanë “të hiqet obligimi i luftës në rrugën e Zotit.”
Edhe disa drejtime të përbashkëta tek të gjitha ideologjitë do të mund të përdoreshin kriter kualitativ për të dalluar islamin dhe ideologjinë e islamizmit. Të gjitha ideologjitë pretendojnë të japin një fotografi bardh e zi të botës, thjeshtë të futur në një kallëp konfliktesh mes të mirëve dhe të këqijve, “mes neve dhe atyre”. Të gjitha ato, por edhe islami i lartësuar, ofrojnë “zgjidhje utopike për të gjitha problemet”, edhe pse është e qartë se të gjitha sistemeve ideologjike ju mungojnë mjaftë zgjidhjet konkrete. Në shumicën e rasteve kemi pas mundësi të jemi dëshmitar të këtij realiteti kur lëvizjet islamike të orientimit politik kishin arit në pushtet në disa nga vende myslimane. Atëherë ekzistonte mundësia që qartë të shihet e gjithë jo realiteti i vizionit të rilindjes së tyre dhe demagogjia e verbëruar e ideve utopike pa një përpunim konkret.
Këto janë vetëm disa drejtime në bazë të cilave do të shkohej kah kuptimi i dallimeve mes islamit dhe islamizmit, e tërë kjo si cak kishte mbrojtjen e islamit nga instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i qëllimeve politike dhe ideologjike.
Duke gjykuar mbas gjenezës së tanishme termin islamizëm, ajo edhe më tej do të zhvillohet dhe atë, ndoshta, në drejtim të shënimit të ideologjisë së lindur të mësimit islam. Momenti qenësor në këtë proces gjithsesi do të jetë kufiri që do të vendoset legalisht mes mësimeve islame, aktivizimit islam dhe të ideologjisë së motivuar nga keqpërdorimi i islamit.



Marr nga Takvimi i vitit 2007, Sarajevë faqe 133 – 138.
Autor: Muhamed Jusiç
Përktheu dhe përshtati: Shefki Sh. Voca.
Materiali u botua në revistën “DITURIA ISLAME”, Nr. 324, tetor 2017.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.