Interneti dhe të rinjtë sot (II)

Allahu (xh. sh.) me urtësinë e tij caktoi dispozita për çdo segment të jetës së njeriut, si dhe për secilën kategori të tyre: fëmijë, rini, të rritur, të pjekur dhe pleq. Po ashtu, edhe për çdo mjet dhe mundësi që i shfrytëzon njeriu në jetë. Prandaj, Allahu i lartmadhëruar në Kuranin famëlartë thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrimë, 6)

Është e drejtë që të tregojmë, qoftë edhe vetëm disa nga format e drejta të shfrytëzimit të internetit, të cilën gjë e bëjnë njerëzit me ambicie të larta e synime të pastra që ta përdorin këtë rrjet në gjëra të dobishme, madje e kanë vënë këtë në shërbim të Fesë Islame dhe në luftë kundër të keqes dhe ithtarëve të saj. Prej tyre: 1. Ftesa në Islam; 2. Përhapja e njohurive islame; 3. Pranimi i pyetjeve dhe problemeve të ndryshme si dhe përgjigjja në to; etj.

Kush janë të rinjtë dhe pse duhet të fokusohemi tek ta e të kujdesemi për edukimin e tyre?

Të rinjtë janë shtresa më e re, shpresa dhe ardhmëria e popullit. Janë të fuqishëm, energjikë dhe plot elan, andaj edhe janë shumë të efektshëm në çdo aspekt të veprimit të tyre, ngase kanë ambicie dhe jetën përpara. Roli veprues i tyre është shumë i rëndësishëm, sidomos kur dihet fakti se ata janë bartësit e radhës apo thënë ndryshe, përgjegjësit e ardhshëm të bartjes dhe vazhdimit të amanetit të Zotit – Islamit. Për këtë arsye, është obligim i ynë t’i drejtojmë të rinjtë që këtë forcë dhe elan ta derdhin në rrugën e duhur.
T’i vetëdijësojmë përrolin dhe obligimet e tyre ndaj Zotit, ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Pa dyshim se kur përmenden të rinjtë, në këtë hyjnë meshkujt dhe femrat.
Rinia janë zgjedhur për një çështje madhore, andaj duhet të merremi me ta seriozisht! Janë të zgjedhur për të qenë zemra e Ummetit islam, për të shprehur shpresat dhe dhembjet e tij dhe për ta udhëhequr në rrugën drejt realizimeve të qëllimeve të tij. Energjia e tyre është fuqia që e lëviz Ummetin drejt përparimit dhe ngritjes, që e merr për dore në shkallët e lavdisë, derisa të ngrihet me popujt e tjerë. Atëherë, a i ka hije të zgjedhurit për këtë funksion që të mos e marrë me seriozitet këtë punë?!
Andaj, për të qenë të rinjtë tanë të këtillë, ne duhet të punojmë me ta, në mënyrë që ata të mos na zhgënjejnë në detyrën që iu është besuar. Nuk duhet lënë të bien nën ndikimin e emocioneve dhe faktorëve tjerë psikologjikë personal, si dhe nën peshën e problemeve shoqërore, ekonomike dhe politike të rrethit ku jetojnë. Këta faktorë dhe të ngjashëm ua dobësojnë motivet e shëndosha dhe i mbulojnë me dyshime, e kështu mund të dalin nga udha. Mendimi, kultura dhe sjellja e tyre do të prishej dhe jeta e tyre do të nyjëzohej. Kjo gjendje do të pasqyrohej tek tërë Ummeti. Prandaj, për këtë lloj përkujdesen të gjithë popujt. Sepse janë të rinj, dhe popujt dëshirojnë që të rinjve t’u hapin dyert për të shprehur talentet e tyre, të ushtrojnë aftësitë e tyre, të orientojnë energjitë e tyre, të shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë, të plotësojnë nevojat e tyre, t’i mbrojnë nga viruset e lajthitjes dhe të kotësisë.
Për ta janë themeluar institute dhe organizata, për ta projektohen programe të veçanta, me qëllim edukimi dhe formimin e sjelljes, psikikës, mendjes, shpirtit dhe fizikut të tyre.
Pse bëhet kjo? Ngase, ata janë pasuria më e madhe e Ummetit dhe vetëm prej tyre varet përparimi dhe ngritja, me kusht që të jenë ashtu siç dëshiron Zoti ynë dhe i Dërguari i Tij.
Cila është mosha e rinisë? Sipas pikëpamjes psikologjike, ajo është në mes vitit të pesëmbëdhjetë dhe të dyzet të jetës së njeriut. Atëherë, ne po i drejtohemi një shtrese të madhe njerëzish në shoqëri: nxënësve, studentëve, ministrave dhe atyre në poste të larta. Prandaj, njerëzit e lakmojnë rininë. Roli i të rinjve është i madh në bartjen e amanetit, dhe dikush mund të thotë: Pse nuk themi roli i burrave, por themi i të rinjve?! Lidhur me këtë mund të themi duke u përgjigjur në dy aspekte:
Aspekti i parë: -Të rinjtë në çdo kohë dhe në çdo vend, dhe në të gjitha periudhat e historisë, deri në ditët e sotme, janë shtylla e Ummetit islam, krenarisë, kulturës dhe civilizimit islam, janë bartës të flamurit dhe komandantët e famshëm të fitoreve të tij. A nuk ishte grupi i parë i besimtarëve që mblidheshin në shtëpinë e Erkamit në mëngjesin e hershëm të Thirrjes Islame i përbërë kryesisht nga të rinjtë, që ishin në moshën më energjike, larg sherrit dhe të keqes, të mbrojtur nga e kota, grup i moralshëm, popull i sabrit dhe i xhihadit?!
Aspekti i dytë: -E kemi për obligim të kujdesemi përtë rinjtë sikur që është kujdesur edhe vetë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), për formimin e plotë të tyre, përgatitjen e tyre për bartjen e amanetit të Islamit dhe të përgjegjësive.
-Duhet të angazhohemi për formimin e tyre dhe t’ua mbjellim bindjen e përcjelljes së Allahut dhe frikës prej Tij, haptas dhe fshehtas. I Dërguari (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë në hadith: “Allahut i pëlqen i riu që nuk ka devijime e shtrembërime.” (Shënon Imam Ahmedi)
-Duhet të përpiqemi t’i formojmë ata duke i mësuar t’i përmbahen fesë së Allahut dhe t’i nënshtrohen vetëm Atij. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë në hadith: “Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i strehojë nën hijen e Tij atë ditë kur nuk ka hije tjetër pos hijes së Tij (e njëri prej tyre është): I riu që ka jetuar duke e adhuruar Allahun.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
-Në ftesën e të rinjve duhet shfrytëzuar të gjitha mundësitë për formimin e drejtë të personalitetit të tyre shpirtëror, moral, mendor, trupor dhe psikologjik. I Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë në hadith: “Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para angazhimit,rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.” (Shënon Hakimi)
-Duhet vetëdijesuar të rinjtë për llogarinë dhe përgjegjësinë që kanë para Zotit të botëve në Ditën e Gjykimit. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë në hadith: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Kiametit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij, në çka e kaloi; për rininëetij, ku e shfrytëzoi; për pasurinë e tij si e fitoi dhe si e shpenzoi; dhe për diturinë e tij, çfarë bëri me të.” (Shënon Tirmidhiu)
-Duhet ruajtur epshet e të rinjve nga devijimi dhe çoroditja, duke i mbrojtur me martesën ligjore të cilën e ka caktuarAllahu i Plotfuqishëm. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) thotë: “O ju të rinj! Kush ka mundësi të martohet, letë martohet, ngase kjo është mëe mirë për ta ruajtur syrin, dhe për ta mbrojtur nderin (avretin).” (Shënon el Xhemaatu)

Një realitet i gjendjes së të rinjve sot Këshilla për shfrytëzuesit e internetit

I nderuari shfrytëzues i internetit! Këto fjalë nuk janë tjetër veçse fjalë vëllazërore, përmes të cilave tregojmë dashurinë tonë dhe shprehim frikën nga keqpërdorimi i këtij rrjeti botëror.
Vëlla dhe motër të nderuar! Revolucioni informativ dhe progresi teknologjik janë bërë një realitet në botën tonë, por përse gjithmonë i gjykojmë me indinjatë si armiq dhe si shqetësim?
Në të kaluarën e afërt, shumë prej nesh e morën teknologjinë e transmetimit të drejtpërdrejtë satelitor si kanal satelitor që emeton ide destruktive dhe trupa të lakuriqësuar. Ndërsa, sot na erdhi rrjeti i internetit, një mjet i madh për arritjen edhe më të saktë të informatave, dhe ja të rinjtë tanë e përdorin si një mjet për të arritur deri tek e keqja me të gjitha llojet e saj etj. etj..
A na takon neve që gjithmonë të ecim në anën e errët?! A është e ndershme kjo?! A është e logjikshme për të riun, e sidomos për të riun mysliman, që synimi i tij të jetë vetëm fjalët e këmbyera me një vajzë apo shikimi i vazhdueshëm i pamjeve seksuale dhe lëvizjeve atraktive!!!
I nderuar! Ti i mbyll dyert, lëshon perdet dhe fshihesh nga sytë e njerëzve duke hyrë në atë faqe të shëmtuar. Ajo të kënaq për disa minuta të caktuara apo orë të caktuara, por kënaqësia ikën dhe mbetet pesimizmi dhe dëshpërimi.
I nderuar, Allahu thotë: “A nuk e di ti se Allahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në Ditën e Kiametit i njofton ata me atë që kanë punuar. Allahu ka përfshirë çdo send në dijen e vet.”(Muxhadele, 7)
Ti i flet një vajze (apo ti, oj vajzë, i flet një djali) në fund të botës që nuk e njeh e as nuk të njeh, e ftoni njëri-tjetrin në haram….
Kujtoje porosinë e Pejgamberit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para angazhimit,rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë.” (Shënon Hakimi)
Ti po i hap sytë në harame e po shëtit nëpër faqe të fëlliqta, por çka pastaj? Thyerje e thellë shpirtërore, devijim moral; e si mund të jetë përfundimi?! Kujdesu për pastërtinë shpirtërore, për trupin dhe fenë tënde! Këtë nuk mund ta arrish ndryshe përveç se duke iu përgjigjur Allahut në ajetin kuranor: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, se kjo është më pastër përta. Allahu ështëi njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.” (Nur, 30)

Disa udhëzime për të rinjtë

Andaj, o ju të rinj, ju këshillojmë t’i përcillni këto udhëzime:
1. Kur myslimani e dëgjon ezanin, nuk guxon të lejojë asgjë që ta ndalë atë t’i përgjigjet asaj thirrjeje. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen,e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, përta falur namazin dhe përta dhënë zeqatin; ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)
2. Interneti është mjet i komunikimit, por ai në të vërtetë është shpatë me dy tehe. Myslimanët duhet t’i shfrytëzojnë anët e mira të internetit, ato që i shërbejnë fesë dhe jetës së tij, e jo ato që e prishin fenë dhe jetën e tij.
3. Është shumë me rëndësi që shfrytëzuesit e internetit të mbrojnë sytë e tyre, që të mos shohin atë që është e ndaluar. Shfaqjet e ndaluara janë armë e shejtanit, të cilat ai i përdor për t’i prishur zemrat e myslimanëve, duke ofruar një kënaqësi momentale, pas së cilës vjen pendimi dhe shqetësimi i ndërgjegjes. Shikimi i të ndaluarës është burim i ndotjes së zemrës, rëndimit në gjoks dhe largimit nga adhurimi i Allahut fuqiplotë. Gjithashtu, këto gjëra e largojnë shpirtin nga kënaqësitë që ai i arrin gjatë adhurimit të Allahut. Kjo është armë e shejtanit me të cilën ai e zbukuron mëkatin dhe, në momentin kur dikush hyn në kurthin e tij, shejtani merr kontrollin ndaj zemrës së tij dhe luan me të si fëmija që luan me topin. 4. Mos lejo që interneti ta “shkatërrojë” kohën tënde. Dhe kjo ndodh kur me orë të tëra i kalon nëpër faqe të ndryshme dhe me grupe të ndryshme bisedash online. Me këtë e harxhon kohën e çmuar, kohën të cilën do ta kishe kaluar me familjen, me fëmijët, me të afërmit, me shokët ose duke punuar për të fituar për vete dhe për familjen.
5. Vizitoji shpesh faqet islame. Vizito faqet nëpërmjet të cilave do të marrësh informacione të dobishme, të cilat e zgjerojnë diturinë tënde. Largohu nga faqet të cilat e dëmtojnë fenë, moralin dhe grupet që përhapin fitne. Mos hyr në debate me armiqtë e Islamit, nëse nuk ke dituri të mjaftueshme me të cilën mund t’i kundërshtosh. Në raste të tilla, kërko nga dikush që di më shumë të merret me ato çështje.
6. Miqësitë nga chati janë kurthe edhe për meshkujt edhe për femrat; kurthe që i çojnë ata drejt marrëdhënieve të ndaluara, marrëdhënie që zakonisht fillojnë si njoftime të thjeshta dhe përfundojnë me dëm të madh për fenë dhe jetën.
7. Ose je ti ai që kontrollon, ose je i kontrolluar. Nëse e vë internetin nën kontroll, atëherë dobitë e tij e mposhtin dëmin e tij potencial dhe kështu, interneti bëhet dhunti nga ana e Allahut të Lartësuar. Por, nëse bie ti nën kontrollin e tij, atëherë ai do t’i mjegullojë sytë me kënaqësi të përkohshme, e cila t’i vjedh të hollat, kohën, jetën dhe të largon nga obligimet që i ke ndaj familjes dhe të afërmve. Bëhesh viktimë, ndërkohë që nuk mund ta kuptosh një gjë të tillë. Shpëto nga ky kurth para se të humbësh dhe para se të bëhet shumë vonë.

Disa gjëra për angazhimin e të rinjve:

O ju të rinj!
- Merruni me sport jashtë shtëpisë.
-Shkathtësohuni në mjeshtëri të tilla si arte luftarake, kaligrafi, rrobaqepësi etj.. -Vizitoni bibliotekën.
-Merruni me një zanat që mund t’ju mësojë shumë në jetë.
-Bëni akte adhurimi ndaj Zotit, p.sh. përmendni Zotin, falni namaz vullnetar, lexoni Kuran, agjëroni, meditoni për shenjat e Zotit në krijimin e Tij etj.
-Përkrahni një kauzë islame në rajonin ku banoni dhe merrni pjesë në të, si p.sh. mësojuni fëmijëve Islamin.
-Përkrahni një revistë islame duke i dërguar artikuj, statistika dhe informacion të vlefshëm dhe me interes.
-Gjeni shokë të devotshëm e fqinj të mirë dhe vizitojini ata.
-Lexoni libra islamë në veçanti dhe libra të vlefshëm në përgjithësi.
-Merrni pjesë në aktivitete thirrëse në Islam dhe në programe që organizojnë qendrat islame.
-Dëgjoni ligjërata fetare, shkruani përmbledhjen e tyre dhe shpërndajuani atyre që mendoni se do të kenë përfitim.
- Kompjuteri mund të përdoret për të bërë shumë gjëra të mira dhe të nevojshme dhe njëkohësisht siguron zbavitje nëpërmjet lojërave të lejueshme fetarisht.



Dr. Adil bin muhammed abdul ali
Nga libri ”Esh shebab vel internet” (Të rinjtë dhe interneti)
Përktheu: Hafëz Jusuf Xheladini, Referent në Myftininë e BFI-së Gostivar

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Familly Kost Elite e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.