Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava do të mbajë hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava do të mbajë hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih”, ku do t’u drejtohet xhematit me mesazhin e pavarësisë.

Po ashtu sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët do të ligjërojnë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku imamët do të ligjërojnë për vlerën dhe rëndësinë e kësaj dite të madhe të shtetit tonë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)