Në Medresenë Alauddin mbahen garat e Kuranit edhe me paralelen e djemve

Në ambientet e Medresesë në Prishtinë u mbajtën garat e Kuranit edhe me paralelen e djemve, të klasave të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

Në emër të Kryesisë nxënësit i përshëndeti kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora, me ç'rast edhe u foli nxënësve për rëndësinë e mësimit të Kuranit dhe pasimit të mësimeve të tij.
Pastaj drejtori i Medresesë “Alauddin”, Jakup ef. Çunaku, pasi i përshëndeti nxënësit dhe iu uroi suksese, tha: “Kurani duhet të jetë model i përkryer i sjelljeve tona në jetë". Më pas drejtori i shpalli garat e hapura.
Nxënësit garues u vlerësuan nga komisioni vlerësues i përbërë prej: Sabri Bajgora - kryeimami i Kosovës, Driton Arifi-profesor në M.M. Alaudin në Prishtinë, Mustafë Hajdari- profesor në Gjilan, dhe Ramadan Uka- koordinator dhe mësimdhënës në Prizren.
Garat u udhëhoqen nga moderatori, prof. Ekrem Maqedonci.
Rezultatet e garave ishin si në vijim:
Vendi i parë për klasët e njëmbëdhjeta i takoi klasës së 11/2 Prishtinë; vendi i dytë klasës së 11/1 Prishtinë, dhe vendi i tretë 11 nga Prizreni.
Kurse për klasat e dymbëdhjeta, vendi i parë i takoi klasës së 12/2 Prishtinë, vendi i dytë 12/3 Prishtinë, dhe vendi i tretë 12/1 Prishtinë.
Drejtoria e shkollës për nxënësit fitues ndau mirënjohje dhe shpërblime.
Urime dhe suksese të tjera nxënësve edhe në të ardhmen!










Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi