Pjesa përgjegjëse e trurit për lëvizjen dhe gënjeshtrën

”Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.” (Alek,15-16)

Fraza “balluke gënjeshtare dhe mëkatare” në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër?
Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të tij. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit.
Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet: Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues... Libri gjithashtu thotë: Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit... Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave. Është më se e qartë se shpallja ”balluke gënjeshtare dhe mëkatare” përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.