www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

ISLAMI DHE SINGAPORA

 

 

 


 

Shkruan: Fehim Xhafer Dragusha

 

Singapori ėshtė njė vend shumė i vogėl, me sipėrfaqe tokėsore prej 254 milje katror. Shtrihet nė Azinė Juglindore. Numri i pėrgjithshėm i banorėve pėrafėrsisht arrin shifrėn deri nė 4milion, ku 3.3 milionė janė shtetas apo banorė permanent .

 

Demografia Fetare

Sipas statistikave tė bėra kohėve tė fundit, 85 % e popullatės besojnė nė disa besime fetare. Prej kėtij grupi 51 % praktikojnė Budizmin, Taoizmin, besime tė trashėguara nga stėrgjyshėrit, si dhe besime tjera kineze. Vetem 15,5 % tė popullatės e pėrbėjnė Muslimanėt, kurse 15 % tė shtetasve e pėrbejnė Krishterėt. Vlen tė ceket se nė Singaporė ka edhe Indian, shifra e tyre ėshtė 4 %, kurse numri tjetėr i banorėve janė pasues tė besimeve tjera, si Agnostik, Ateizėm, etj. Nė Singaporė jetojnė edhe njė grup Sikėsh i vogėl (fraksion indian), ēifut (Jahudi), Protestant tė cilėt ia kalojnė numrin Katolikėve Romak, Zoroastrian dhe komunitete tjera fetare .

Rreth 77 % tė popullatės janė Kinez Etnik, pėrafėrsisht 14 % tė tjerė janė Malaj Etnik dhe pothuajse 8 % janė me perkatesi Indiane .

Sipas asaj qė kam hasur nė kėtė punim (Singapori - International Religious Freedom Report 2004), kam vėrejtur se gati krejt etniteti malaj i pėrkasin besimit Islam, ndėrsa etniteti Indian i pėrket besimit Hindu .

Fisi Kinez ėshtė i ndarė nė Budizėm, Taoizėm, Krishterizėm, apo nė Agnostik ose Ateizėm. Ėshtė ēudi se nė kėtė vend ka shumė Misionarė tė huaj, tė cilėt janė aktiv, duke pėrfshirė kėtu: Katolikė, Mormon dhe Baptist ( SINGAPORE - International Religious Freedom Report 2004 - faqe 1 ) .

 

Islami nė Singaporė

Feja Islame ėshtė Fe e respektuar dhe e mirėpritur nė Singaporė. Kėtė e vėrteton fakti i shumė Kinezėve, tė cilėt kanė pranuar Islamin kohėve tė fundit. Poashtu kemi edhe disa tė dhėna ku Fenė Islame e kanė pėrqafuar edhe disa Indian .

Mund tė themi se Islami nė Singaporė, ka ndikim rrėnjėsor dhe nė kėtė vend tė vogėl Ezani thirret 5 herė nė ditė ( Duhet cekur se gjat qėndrimit tim nje javor ne Singapore, vėrejta se Ezani nuk lejohej te degjohej jashte Xhamis, thėnė me mirė, Ezani thirrej mirėpo zmadhuesit e zerit ishin te kthyer nga xhamia e jo nga rruga, dhe me kete kuptova se Muslimanėt jetonin nje jete shume te veshtire ne mesin e shume besimeve te kota ) .

Muslimanėt falin pesė kohėt e namazit nė xhami, hanė ushqim tė lejuar (hallall), agjėrojnė gjatė Muajit tė Ramazanit si dhe kryejnė obligimin e Haxhit .

 

Gjuhėt e folura nė Singaporė

Nė Singaporė fliten katėr gjuhė tė huaja, ato janė : Mandarin, Malaje, Tamil dhe Anglishtja. Gjuha Angleze ėshtė gjuhė zyrtare e cila bėnė bashkimin e shumė fiseve ndėr etnike .

Nė shkolla, mėsimi zhvillohet nė gjuhėn angleze. Pėr ti ruajtur traditat shumė vjeēare maleje, nxėnėsit janė tė obliguar tė mėsojnė edhe gjuhėn maleje ( Singapore Culture - faqe 1 ) .

 

Kulturat Singaporiane

Nė Singaporė njerėzit jetojnė nė njė Shoqėri Kozmopolite, nė paqe dhe harmoni reciproke me kultura dhe raca tė ndryshme njerėzore .

Shumė Imigrant nga Kina, India, Evropa dhe vende tjera tė botės, i dhuruan Singaporės njė imazh tė bashkėpunimit dhe mirėkuptimit .

Siē dihet, Arabėt gjithmonė ishin ata qė udhėtonin nėpėr vende tė ndryshme tė botės dhe prej kėtyre vendeve kishin gjetur Singaporin qysh nė vitet e hershme .

Po ta vizitosh Singaporin, do te shohėsh rrugėt e vjetra tė ndėrtuara nga Arabėt si dhe veēori dhe karakteristika tjera Islame, te cilat i kam hasur edhe vet gjat vizites sime ne vitin 2005

Nė Singaporė, mund tė hasėsh nė ushqime tė ndryshme, si: Ushqimi Malaj, Kinez, Indian, Indonezian, Perėndimor, Italian, Peranakan, Spanjoll, Francez, Tajlandez si dhe ushqime tė pėrziera, te gjitha keto japin te kuptojne se Singapori eshte vend i hapur per te gjithe njerezit anekend botes .

 

Singapora - Vendi i Biznesit dhe i shumė Kulturave

Singapori ėshtė njė vend shumė i pasur dhe plotėsisht i ndėrtuar. Sa i pėrket biznesit, ėshtė vend qė renditet ndėr vendet me tė mira dhe me te suksesshme nė Botė .

Mė shumė se 7,000 kompani, nga vende tė ndryshme tė botes, dominojnė nė kėtė vend tė vogėl dhe tė bukur .

Strategjia Gjeografike e Singaporės, i mundėson hyrjen 500 milion njerėzve nė Azinė Juglindore me tregun e saj tė fort prej 2.8 bilion dollar .

Singapori, poashtu konsiderohet prej vendeve me mė konkurrencė pėr biznes .

 

Sistemi Edukativo-Arsimor nė Singaporė

Nė Singaporė, fėmiu fillon ndjekjen e mėsimit parėsor, nė moshėn e tij (saj) shtatė vjeēe. Kjo periudhė zgjat gjashtė vite .

Pas mbarimit tė kėsaj shkolle, ai (ajo) fillon shkollimin fillorė-themelorė dhe kjo zgjat katėr vite. Poashtu Singapori shquhet mė Universitetet e saja tė larta, kolegjet, kembrixhėt(lloj kolegji ).

Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, studenti mund tė zgjedh kėto degė :

- Teknik (ITE) or commercial institute (MDIS, MIS, TMC, SIM ).

- Politeknik (Nanyang, Temasek, Ngee Ann, Republic, Singapori Polytechnics) per ti ndjek mesimet e diplomes .

- Institucionet e Centralizimit .

- Para-Universitetit apo Kolegjet e Reja

Pėrveē kėsaj, Singapori ka edhe shtatė shkolla fetare Islame tė cilat mbahen nga tė ardhurat e Myslimanėve Malaj dhe tė tjerė .

Xhamitė janė shumė tė bukura dhe me gjithė numrin e madh tė jo myslimanėve, vėrejmė njė numėr tė madh tė xhamive dhe faltoreve .

Kėtu mund ta shikoni njėrėn prej Xhamive tė Singaporės, e cila shtrihet nė qendėr tė qytetit :

 

Disa pika tė rėndėsishme rreth Singaporės

Singapori ėshtė pavarėsuar nė vitin 1965. Ishte koloni e Anglisė deri nė vitin 1965 .

Nė flamurin e saj gjinden pesė yje, qė paraqesin: PĖRPARIMIN, DEMOKRACIN, PAQEN, BARAZIN DHE DREJTĖSINĖ.

Lulja Kombėtare e Singaporės, pėr herė tė parė qe zbuluar nė vitin 1893 nga Agnes Joaqium, Armenian. Emri i Lules " Vanda Miss Joaqium ( Education System And Schooling Options In Singapore - faqe 1,2 ) ."

 

 

 

 

25.04.2007.islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .