www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

ISLAMI NĖ MALDIVĖ

 

 

 


 

Shkruan: Fehim Xhafer Dragusha

 

Republika e Maldivės, konsiderohet si njė Arkipelag ne formė drejtkėndėshi ku nė tė dominojnė ishuj tė shumtė koralor, tė cilėt pėr nga pozita gjeografike shtrihen nė Oqeanin Indian.

Republika e Maldivės, shtrihet ne jug perėndim te Indisė dhe Shrilankės.

Shteti i Maldivės, ėshtė vend me njė sipėrfaqe tė vogėl gjeografike. Numri i saktė i ishujve ėshtė 1192. Prej tyre, 200 janė te banuar me banorė vendas, kurse 87 tė tjerė, janė vetėm pėr relaksifikime dhe vizitorė tė huaj, e veēanėrisht pėr vizitorėt Evropian.

Sipas burimeve gjeografike, Republika e Maldivės ka 26 rajone, mirėpo vetėm 19tė prej tyre administrohen nga ky shtet, dhe pėr kėtė arsye, nė librin e "Prof Muhammed Aved" janė cekur vetėm 19tė, si ishuj dominues te kėtij vendi.

Kryeqyteti i Maldivės ėshtė " Mali" dhe shkruhet: "Male"

Banorėt e Maldivės, flasin gjuhėn e tyre, tė ashtuquajtur "Sunhali" si dhe gjuhėn angleze, mirėpo si gjuhė zyrtare konsiderohet gjuha "Sunhali", pėrkrah gjuhės zyrtare dhe asaj angleze, ne Maldivė zė vend edhe gjuha arabe, e cila konsiderohet si gjuhė e tretė e kėtij vendi dhe ėshtė e pėrhapur tek dijetarėt, si dhe studentėt e mėsimeve islame.

Banorėt e vendit janė tė ndarė ne tri raca (origjina):

 

1-Racė Sunhali

2-Racė Dirafdi

3- Racė Arabe

 

 

Kur tė flasim pėr besimet fetare si dhe shkollat juridike (medh'hebet) nė shtetin e Maldivės, mund tė themi se tė gjithė banorėt e kėtij vendi i pėrkasin besimit Islam dhe praktikojnė Shkollėn Juridike Shafiite (Mez'hebin Shaafii).

Poashtu, nė kėtė vend, krahas myslimanėve, vėrejmė njė numėr tė vogėl tė besimtarėve krishterė. Banorėt vendas, pėr tė gjitha problemet dhe ēėshtjet e tyre jetėsore gjykohen sipas Legjislacionit (Sheriatit) Islam.

Megjithėse feja islame ėshtė fe zyrtare e shtetit, andaj nuk ua lejon tė drejtėn e kombėsisė atyre qė janė jomyslimanė. Banorėt e Maldivės qė i pėrkasin fenave tjera, u lejohet e drejta e qėndrimit ne kėtė vend si dhe e drejta e punėsimit

Maldiva, ėshtė vendi i dytė Islam pas Indonezisė. Njėherit ėshtė Shtet Republikan. Dikur ishte nėn sundimin e Britanisė sė Madhe dhe nė vitin 1965 fiton Pavarėsinė.

Ėshtė vend shumė i nxehtė dhe me lagėshtirė. Ekonomia e Maldivės ėshtė e varur nga Peshkimi dhe Turizmi. Poashtu ka tė ardhura nė fushėn e pemėtarisė, si: Arrė Indie dhe Fruta, ndėrsa pėrqindja e punimit tė tokės ėshtė vetėm 10%.

Do theksuar se afro 80% e fuqisė punėtore ėshtė e koncentruar ne sektorin e peshkimit. Tė ardhurat vjetore pėr njė person arrijnė shumėn: 600$. Rinia e Maldivės ėshtė e shkolluar bukur mirė dhe sistemi arsimor ėshtė paralel me atė tė Britanisė sė Madhe. Analfabetizmin mund ta hasim tek moshatarėt, ku pėrqindja e tyre ėshtė e vogėl, vetėm 7% prej tyre nuk njohin shkrim leximin.

Kur tė flasim pėr besimet e tyre tė mėparshme, si popull menjė numėr shumė tė vogėl tė banorėve kishin pranuar budizmin. Prezencėn e kulturės dhe traditės budiste nė Maldivė, e vėrtetuan gjurmimet e lashta arkeologjike, tė bėra gjatė mijėvjeēarit tė parė. Tash veē ka mbaruar zbulimi i disa statujave dhe ikonave budiste dhe ky zbulim nxiti nė shtimin e marrėdhėnieve tė mira kulturore ndėrmjet Maldivės dhe Indisė .

 

Depėrtimi i Fesė Islame

 

Nė vitin 85 hixhrij - 704 miladijj - drita e islamit ndriqoi edhe ishujt e Maldivės. Feja Islame u pėrhap pėrmes Tregtarėve Arab, tė cilėt kishin ardhur nė ato ujdhesa dhe nė mes tė shekullit pesė hixhrijj, banorėt e Maldivės nė pėrgjithėsi pėrqafuan fenė e vėrtetė islame, sėbashku me mbretin (sulltanin) e kėtij vendi. Si thirrės ( Daa'i ) qė derdhi mundin e tij ne pėrhapjen e islamit ishte: "Ebu El-berekat Jśsuf El-beririj" i cili kishte ardhur ne Maldivė nga popujt e "Berir El-katinin" nga Afrika veriore.

Ėshtė me rėndėsi pėr tu cekur se Sulltani i Maldivės, meqė kaloi ne fenė e pastėr islame, ai e emėroi vetėn e tij mė emėr islam: "Muhammed bin Abdilah " pasi qė emri i tij para ardhjes sė Islamit ishte: (Taaruumaa Santaaraa Sexhiinaanuu).

 

FALJA E NAMAZEVE DHE XHAMITĖ E MALDIVĖS

 

Siq u cek edhe me lart, banorėt e Maldivės praktikonin Medh'hebin e Imam Shafi'iut (Allahu qoftė i kėnaqur me te). Nuk kemi hasur qė ne kėtė vend te ketė edhe shkolla tjera juridike, si ajo e Imam Ebu Hanifes (rahimehullah). Namazi falet me xhemat. Pėr faljen e namazit tė xhumas, nė ora 11, tė gjitha qendrat tregtare mbyllen. Ligjėrata e xhumas fillon nė ora 12:30 dhe nė ēdo ishull gjenden xhami tė shumta. Vetėm ne kryeqytetin Malé, ekzistojnė mė shumė se 30 xhami. Sipas statistikave te vitit 1991, Maldiva numėronte 990 xhami .

 

 

Sa i pėrket numrit tė banorėve, Maldiva ne vitet 1990 ka numėruar mbi 213,215 banorė, ndėrsa nė vitet 1994-1995 numri i banorėve u shtua dukshėm, ku numėroi afro 252,077 banorė. Nė vitin 2000, numri i banorėve kishte kaluar shifren mbi 400,000 banorė . Pėr sa i pėrket numrit tė muslimanėve, nė kėtė vend, tė gjithė banorėt i pėrkasin fese islame dhe ne bazė te numrit tė banorėve mund tė konkludojme edhe numrin e muslimanėve

Abdullah Mubeshir Ettarazi , Faqe 93 - Shiqo edhe : Meshhur Hassen Hamud , Faqe 339 .

Maldivė ėshtė emėr Arab.

Meshhur Hassen Hamud , Faqe 338 .

Abdullah Mubeshir Ettarazi , Faqe 92 - 93 .

Abdullah Mubeshir Ettarazi , Faqe 93 - Shiqo edhe : Meshhur Hassen Hamud , Faqe 339 .

Abdullah Mubeshir Ettarazi , Faqe 93 - Shiqo edhe : Meshhur Hassen Hamud , Faqe 339 .

http://en.wikipedia.org/wiki/Islam_in_Maldives / kjo statistikė ėshtė marrė me datėn: 07/06/2006. ora 12:54.

http://countrystudies.us/maldives/4.htm / kjo statistikė ėshtė marrė me datėn: 07/06/2006. ora 13:26.

http://www.religioustolerance.org/rt_maldive.htm / ky shėnim ėshtė marrė nga ky link me datėn: 07/06/2006, ora: 13:00.

 

 

 

 

 

21.06.2006.islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .