

Shtrirja e saj gjeografike
Gajana ėshtė njė vend me sipėrfaqe prej 214,970 km2.
Shtrihet ne Amerikėn Jugore. Nga lindja kufizohet me Shtetin Suriname, nga jugu me Brazilin, nga perėndimi kufizohet me Venezuelėn, kurse nga veriu kufizohet me Oqeanin Atlantik. Ėshtė shtet shume i vogėl pėr nga sipėrfaqja, pothuajse sa Britania e madhe apo Idaho.
Numri i popullsisė arrin shifrėn ne 765,2831,2 ( 163th).
Thenia e emrit Gajana:
Gajana ėshtė fjalė Ameroindiane, qė donė te thotė: "Vend i ujėrave tė Shumta". Ky vend karakterizohet me shumė pyje, lumenj, pėrrua, si dhe ujėvare te bukura.Myslimanėt e Gajanes
Myslimanėt tė cilėt jetojnė nė kėtė vend pothuajse janė shumė largė nga kufiri i botės bashkėkohore islame. Nuk duhet harruar se njohja e islamit bashkėkohor ėshtė shumė me rėndėsi nė ditėt e sotme, andaj edhe studimi i islamit rreth kėtyre vendeve do tė ishte shumė me rėndėsi.
Problemi i tanishėm qėndron nė Gajana. Shumė prej nesh nuk posedojmė fare njohuri mbi kėtė vend.
Myslimanet nė Gajana, posedojnė njė histori tė bujshme islame. Deri mė sot nuk ėshtė shkruar asgjė mbi historikun e tyre si dhe ardhjen e islamit nė kėtė vend.
Nė disa statistika ceket se afro 10% tė Popullsisė e pėrbejnė myslimanėt, ndėrsa sipas statistikave tė vitit 2005, Myslimanėt pėrbejnė 12% tė popullsisė. Edhe pse shifrat duken tė jenė tė vogla, numri i xhamive nė tė ka arritur dukshėm.
Pjesa tjetėr e popullatės i pėrket fesė ortodokse si dhe disa lėvizjeve tė reja jo islame.
Bashkėsia mė e madhe islame nė Gajana ėshtė "Guyana United Sadr Islamic Anjuman". Poashtu edhe lėvizja Ahmedije ka prezencė nė kėtė vend. Kjo lėvizje pėr herė tė parė u shfaq nė Indi nė fund tė shekullit 19-tė. Ajo qė vlenė pėr t'u theksuar nė kėtė punim ėshtė se Kur'ani nė kėtė vend lexohet nė gjuhen angleze (fjala ėshtė gjatė ligjėratave, jo gjatė namazeve).
Sa i pėrket raporteve ne mes tė Islamit dhe Krishterizmit, shohim se nuk ka ndonjė pėrēarje nė mes tė banorėve.
Nė Gajana nuk ka ndonjė incident apo racizėm nė mes tė Islamit dhe krishterizmit, pėrveē se njė gjė tė tillė e hasim nė mes tė Hindustanėve dhe Myslimaneve. Ėshtė pėr t'u cekur se deri nė vitet e shtatėdhjeta (1970), festat e hindustanėve dhe myslimanėve nuk qenė tė njohura shtetėrisht, por mė vonė shohim se ato pranohen nga shteti nė mėnyrė zyrtare.
Bazuar nė CIOG (Central Islamic Organization of Guyana) ajo tashmė numėron 125 Xhami dhe shumė organizata tjera islame, siē janė:
- Organizata e tė rinjve Mysliman
- Besimi Islam i Gajanes
- Misioni Aksionar i Myslimanėve tė Gajanes
- Komuniteti Islamik i Gajanes "Sadr Anjuman"
- Dėshmia e Dijetarėve
- Xhemati Teblig
- Qendra Islame e Qytetit tė "Rose Hall"
- Grupi i Selefinjėve
Pėrveē kėsaj, Kurban Bajramit dhe Ditėlindja e Pejgamberit alejhisselam, konsiderohen festa zyrtare nė shtetin e Gajanes.
Depėrtimi i islamit nė Gajana
Tė shkruash rreth ardhjes sė Islamit nė Gajana donė tė thotė t'i shtrosh vetes njė obligim tė madh.
Ka shumė teori qė flasin mbi ardhjen e Islamit nė kėtė shtet.
Historianėt e huaj dhe ata vendas mbėshtetėn nė disa burime tė vjetra historike. Ata thonė se Islami nė Gajana kishte depėrtuar pėrmes Myslimanėve tė Azisė Juglindore diku rreth vitit 1838. Ka tė dhėna se Islami nė Gajana kishte depėrtuar edhe pėrmes punėtorėve.
Gjatė studimit tim kam hasur se tė dy mendimet janė tė sakta. Dallimi qėndron nė atė se teoria e dytė duhet t'i paraprij tė parės, dhe kėtė duke u mbėshtetur nė thėniet e shumė historianėve vendas.
Pėr ta vėrtetuar faktin se teoria e dyte duhet tė merret pėr baze, kemi edhe burimet e sakta qė tregojnė se nė Gajana kishte pasur Mysliman edhe mė parė. Kėtė mė sė miri e vėrteton fakti i Myslimanėve Afrikan, tė cilėt kishin emigruar nė Gajana para ardhjes sė Myslimaneve nga Azia Juglindore, dhe ky ėshtė mendimi mė i qėlluar.
Poashtu Mandingo dhe Fulani qenė dy mysliman tė cilėt kishin ardhur nga Afrika Veriore dhe kishin punuar nė plantacionin e sheqerit.
Autorja Mircea Elida, nė punimin e saj rreth depėrtimit tė Islamit nė Gajana, tregon se, nga viti 1835-1917, mė shumė se 240.000 Indian nga Lindja kishin emigruar pėr nė Gajana, shumica prej tyre qenė tė pashkolluar dhe flisnin gjuhėn Urdu, ku 84% prej tyre qenė Hindustan, kurse vetėm 16% prej tyre e pėrbėnin Myslimanėt Synnij.
Prej gjithė asaj qė u cek mė lartė, shihet nė mėnyrė tė qartė se islami nė Gajana kishte depėrtuar pėrmes shtresės sė punėtorėve mysliman nga Afrika, e pastaj nga myslimanėt e Azisė Juglindore, e kurrsesi anasjelltas.
Ėshtė me rėndėsi pėr t'u spikatur se nė kėtė vend krahas Islamit, kishin depėrtuar edhe rryma tjera, si Shi'at, e mė vonė edhe Ahmeditė, mirėpo numri i tyre ishte shumė i vogėl. Kohėve tė fundit nuk ka ndonjė pėrqindje tė shi'ave apo ahmedive. Pėr Shi'at thuhet se kane kaluar nė Sunnij, ndėrsa sa i pėrket ahmedive, ata nuk gjetėn pasues qė do t'i pasonin, dhe kjo ishte shkas ku disa prej tyre u larguan nga vendi e tė tjerėt kaluan ne Islam tė vėrtetė.
Myslimanėt e Gajanes praktikojnė Medh'hebin e Imam Ebi Hanifes, Allahu qofte i kėnaqur me tė, dhe nuk shohim tė ketė ndonjė shkollė tjetėr juridike.
Ligjetatat e tė premteve - xhumatė
Imamėt nė Republikėn e Gajanes ligjerojnė nė gjuhėn angleze, dhe atė pėr arsye se shumica e banorėve flasin gjuhėn angleze.
Dėshira e myslimanėve tė Gajanės pėr mėsimin e gjuhės arabe
Shumica e banorėve tė Gajanes, dėshirojnė qė fėmijėt e tyre t'i dėrgojnė nė vende arabe, nė mėnyrė qė ata tė mėsojnė gjuhen arabe dhe islamin.
Mė parė fėmijėt e tyre mėsonin nė Pakistan, Indi dhe Malajzi. Kohėve te fundit, shohim se si vendet pėr kėrkimin e diturisė kanė zgjedhur Arabinė Saudite, Libinė, Irakun, Kuvajtin si dhe Egjiptin.
Gjuhėt e folura nė Gajana
Banorėt e Gajanes numėrojnė gjuhė tė shumta si: Gjuha Portugeze, Anglishtja e Gajanes (me disa ndryshime tė mbetura nga dialektetet e tyre), Gjuha Spanjolle, Hindustane, Vaivai, Arawaki, dhe Mauchi. Gjuhė zyrtare e vendit ėshtė Gjuha Angleze.
Pėrveē kėtyre gjuhėve qė i cekėm mė lartė, banorėt e Gajanes flasin edhe gjuhėn urde dhe atė arabe. Kėto dy gjuhė mė sė shumti pėrdorėn nė medrese, veēmas tek myslimanėt Indian dhe ata pakistanez, tė cilėt kishin emigruar nė kėtė vend para shumė viteve.
Nė punimin qė ka paraqitur Raymond Chickrie, tregon se shumė mysliman tė Gajanes kishin mėsuar shkrim leximin e gjuhės urde duke menduar se i pėrkiste gjuhės arabe.
Tashmė nė Gajana ka shume studentė tė cilėt kanė filluar t'i ndjekin mėsimet e tyre nė vendet arabe dhe janė shumė tė interesuar qė kėtė gjuhe tė Kur'anit t'ua mėsojnė edhe gjeneratave tė ardhshme.
Ėshtė me rėndėsi tė ceket se Republika e Gajanes nė mesin e vitit 1998 anėtarėsohet nė Konferencėn e Shteteve Islame (OIC), fatin e njejtė e pati edhe shteti fqinjė Surinami.
Keto dy shtete janė tė vetmet nė Ameriken Latine, tė cilat bėjnė pjesė nė kėtė Organizatė Islame.
Kryeqyteti i Gajanes ėshtė GEORGETOWN, i cili numėron mė shumė se 230.000 banorė, nė tė njėjtėn kohė konsiderohet edhe prej qyteteve mė tė mėdha nė Republikėn e Gajanes.
Gajana ishte nėn sundimin e Britanisė sė Madhe gjer nė vitin 1966. Ajo arriti tė pavarėsohej mė 26 Maj 1966.
Presidenti i saj ėshtė Bharrat Jagdeo, kurse Kryeministėr Sam Hinds.
Kodi i thirrjes : +592
Pėrgatiti: Fehim Xh. Dragusha
Brunei Darussalam
01.06.2006.islamgjakova.net