Se Islami po kultivohet nė baza tė shėndosha nė Evropė, dėshmon rasti mė i fundit i hapjes sė Xhamisė "Hėna e Re" nė zemėr tė Evropės. Kjo njėherit mund tė shihet edhe si tregues pėr nivelin e lartė tė demokracisė dhe orientimit evropian drejt lirive tė fesė dhe besimit. Evropa ka kohė qė fenomenin multikonfesional e konsideron si pasuri kulturore, e jo si ndonjė kėrcėnim mbi vlerat tradicionale.

Si dėshmi pėr kėtė, mė 12 prill, nė qytetin Zviceran Kreuzlingen, nė praninė e mbi 200 besimtarėve qė ndodhen nė mėrgim: nė Zvicėr, Gjermani, Francė, Belgjikė e vende tjera, si dhe pėrfaqėsuesve tė institucioneve qeveritare lokale, kulturore-fetare, priftit tė Kishės Katolike, profesorėve dhe edukuesve tė institucioneve arsimore zvicerane, dhe shumė dashamirėve tė tjerė, u bė hapja solemne e Xhamisė "Hėna e Re".
Kėtė tempull fetar, nė mėnyrė solemne e lėshuan nė pėrdorim, Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Kryemyftiu i Republikės sė Kosovės, H. Naim ef. Tėrnava si dhe Kryetari i komunės sė Kreuzlingen z. Andreas Netzle.
Pas prerjes sė shiritit, e cila e kishte simbolikėn e vet, tė gjithė tė ftuarit i vizituan ambientet e xhamisė dhe mbajtėn fjalime tė shkurta nė lidhje me Historikun e kėsaj xhamie por edhe tė Islamit nė pėrgjithėsi.
Nė emėr tė xhamisė "Hėna e Re" folėn imami Mr. Rejhan Neziri dhe kryetari i xhamisė Faredin Xhaferi.
Mė pas tė pranishmit i pėrshėndeti edhe Kryetari i komunės sė Kreuzlingen z. Andreas Netzle, prifti i Kishės Katolike tė Kreuzlingenit, z. Matthias Loretan, pėrfaqėsuesja e Universitetit pėr Edukim dhe Besim znj. Frau Judith Borer. Ndėrsa nė emėr tė imamėve tė Zvicrės, tė pranishmit i pėrshėndeti Mr. Bekim ef. Alimi, ndėrsa nė emrin tė Imamėve tė Gjermanisė, tė pranishmit i pėrshėndeti Jakup ef. Muameti i cili u dėshiroi tė gjithė besimtarėve qė edhe nė tė ardhmen tė vazhdojnė tė japin kontributin e tyre pėr tė siguruar tė ardhmen e fėmijėve tė tyre dhe pėr ta ruajtur traditėn Islame nė Evropė.
Mė pas nė emėr tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, tė gjithė tė pranishmit i pėrshėndeti Kryemyftiu i BIK Naim ef. Tėrnava, i cili fillimisht tė gjithėve ua uroi pavarėsinė e shtetit mė tė ri nė Botė - Kosovės dhe u dėshiroi qė ta vazhdojnė kėtė traditė dhe tė kontribuojnė nė ndėrtimin e sa mė tepėr xhamive dhe qendrave tė tilla, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė ruhet tradita dhe islami.
Mė pas Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi mbajti njė ligjėratė pėr tė pranishmit, me ē'rast theksoi se Bashkėsia Islame e Maqedonisė nėpėrmjet besimtarėve tė tillė tė devotshėm, ka kohė qė ka hyrė nė Bashkimin Evropian, ndėrsa tani ka mbetur tė futet nė BE vetėm shoqėria shoqėroro-politike, pra Shteti i Maqedonisė. (Fjalimin e Tij tė plotė, si dhe fjalimin e z. Sali Bajrami - Koordinator pėr Zvicėr mund ta ndiqni mė poshtė). Njė ashere nga Kur'ani Famėlartė kėndoi Myftiu i Gostivarit H. Shaqir ef. Fetahu, ndėrsa duanė e bėri Myftiu i Tetovės, H. Alifikri ef. Esati. Deri nė fund tė programit dhe faljes sė namazit tė drekės, u recituan ilahie dhe u kėnduan vargje nga Kurhani Famėlartė.
Fjalimi i Reis ul Ulemasė H. Sulejman ef. Rexhepi

Bismilahir rahmanir rahim
I nderuari kryetar i kėsaj qendre islame nė kėtė vend, i respektuari imam i kėtij xhemati nė kėtė vend, tė nderuar kolegė qė ndodheni sė bashku nė kėtė vend. Mė I dashuri xhemat mė lejoni qė nė emrin tim dhe nė emrin e bashkėsisė islame t'ju pėrshėndes edhe njė herė me pėrshėndetjen absolute islame e cila predikon paqe qetėsi dhe perspektivė nė shoqėrinė njerėzore selam alejkum rahmetulla
Me tė vėrtetė nė kėtė ditė gjendemi nė kėtė vend kėtu, konkretisht nė kėtė bejtullah ku bashkėrisht e pėrjetojmė gėzimin tonė tė pėrbashkėt nė rezultatet e arritura rreth riparimit tė kėtij tempulli tė shenjtė.
E vėrtetė e madhe e pamohueshme tė cilėn e dėshmon Kur'ani Famėlartė ėshtė ajo se Xhamitė i ndėrtojnė, xhamitė i meremetojnė dhe i riparojnė vetėm ata qė kanė iman tė paluhatshėm nė Allahun Fuqiplotė. Ata tė cilėt me dinjitet tė plotė i kanė besuar dhe i besojnė Muhamedit a.s., ata tė cilėt fare nuk kanė pozicion dyshimi nė shpirtin e tyre pėr ēėshtjen e besimit nė jetėn e pėrhershme. Ata tė cilėt e falin namazin me bindje, ata tė cilėt e japin zeqatėn me kėnaqėsi, janė kategori e njerėzve tė cilėt askujt nuk i pėrkulen dhe askujt nuk i frikohen, vetėm madhėrisė sė zotit i nėnshtrohen dhe ata janė nė rrugėn e drejtė.
Rruga e tyre ėshtė rruga e perspektivės, jetojnė me nder nė jetėn e kėsaj bote dhe ndjehen tė lumtur e tė avancuar nė jetėn e pėrhershme. Prandaj kėnaqėsi e madhe e jona ėshtė sot qė jemi kėtu me ju dhe nė mesin tuaj qė na e keni afruar kėtė kėnaqėsi me riparimin dhe pėrvetėsimin e kėtij objekti, e kėtij tempulli tė shenjtė, dhe dua tė theksoj se me tė vėrtetė ėshtė kėnaqėsi e madhe ti kalosh disa ēaste me besimtarėt e kėtij tipi, kėtij lloji tė cilėt praktikisht nuk ka nevojė askush ti proklamon, por praktikisht demonstrojnė imanin e paluhatshėm nė Allahun fuqiplotė.
Pra, vėllezėr tė dashur urime tė pėrzemėrta dhe dhėntė zoti qė kėtė tempull tė shenjtė dhe shumė objekte tė kėtij karakteri tė hapen, tė funksionojnė dhe tė jenė nė shėrbimin e popullatės tonė dhe tė jenė nė shėrbim tė shoqėrisė njerėzore nė tėrėsi. Sepse nė xhami ashtu siē u potencua adhurohet vetėm Allahu Fuqiplotė nė xhami demonstrohet realiteti i islamit. Nė xhami edukohen brezat e ardhshėm,nė xhami edukohet ardhmėria dhe perspektiva e popullit mysliman e umetit Muhamed s.a.v.s..
Prandaj gjithashtu kam obligim qė duhet tė prononcohet me kėnaqėsinė time tė posaēme qė ndjej kur nė mesin tonė ėshtė prezent prefekti i kėtij vendi, kur nė mesin tonė janė subjekte tė ndryshme prezent qė merren me edukimin dhe ardhmėrinė e gjeneratave tė ardhshme.
Tė nderuar vėllezėr ky vend ka dėshmuar qė ėshtė njė shtet demokratik me plot kuptimin e fjalės. Kėtu nė Zvicėr siē e dini ju mirė, janė hapur rreth 60 qendra. Kemi hapur 60 xhami ku predikohet kultura islame, falė mirėkuptimit tė kėtij shteti. Regjimi burokratik i kėtij shteti ka lejuar qė muslimanėt tanė , tė mos ndjehen tė vetmuar, mos tė ndjehen tė rrezikuar por tė ndjehen si me jetuar nė vendlindje.
Ne si bashkėsi Islame nė Republikėn e Maqedonisė dhe institucionet fetare i janė mirėnjohės Qeverisė Zvicerane dhe regjimit demokratik tė kėtij vendi, por kam bindje se edhe ju gjithashtu i jeni mirėnjohės. Nga ana tjetėr, u theksua se ne vijmė nga Maqedonia, vijmė nga Kosova, por sidoqoftė tash janė proceset ku shtetet tona qoftė Maqedonia, qoftė gjitha shtetet tjera, njė ndėr ta edhe shteti ma i ri i Botės - Kosova, bėjmė pėrpjekje qė tė integrohemi si nė NATO ashtu edhe nė Bashkimin Evropian.
Prandaj BIM mburret dhe krenohet qė ne kah moti kemi hyrė nė Bashkimin Evropian, por ka mbetur vetėm bashkėsia shoqėroro-politike ende pa u inkuadruar, qė do tė thotė Shteti i Maqedonisė. Pėrndryshe ne si Bashkėsi Islame pėrmes jush, pėrmes qendrave tona, pėrmes popullit tonė qė e kemi nė diasporė, kėtu nė Zvicėr dhe nė shtetet tjera tė Evropės ne vetėm jemi kah moti nė Evropė.
Prandaj jemi tepėr tė kėnaqur, tė lumtur dhe krenarė qė kemi arritur tė hasim nė mirėkuptim nė tė gjitha shtetet demokratike tė Evropės. Ata na kanė mirėkuptuar, na kanė ndihmuar dhe ato janė sė bashku me ne. Prandaj tė mirat e Islamit vetėm duhet ti kultivojmė, tė mirat e islamit vetėm duhet ti demonstrojmė dhe ta mbrojmė fenė tonė me veprimet tona praktike, sepse shpesh herė ata tė cilėt nuk e njohin Islamin nė aspektin tonė, e identifikojnė islamin me sjelljet tona praktike. Shpesh herė veprimi jonė praktik dhe realiteti i islamit nuk ka asgjė tė ngjashme.
Njė ndėr ato dukuri negative prej tė cilave shqetėsohet Bota, frikohet Bota me plot tė drejtė, janė sjelljet barbare, radikale, terroriste tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me Islamin. Islami qė nga fillimi jo vetėm qė i ka demantuar, por i ka ērrėnjos me fondamentet e veta. Prandaj vėllezėr tė nderuar mė lejoni edhe njė herė t'u pėrgėzoj duke e pėrsėrit fjalėn e tė madhit Muhamed a.s. i cili thoshte: ē'do kush qė merr pjesė sadopak nė ndėrtimin rrumbullakėsimin e njė tempulli tė shenjtė siē janė xhamitė, nė ta dinė se si kundėrshpėrblim nė jetėn e amshueshme do tė kenė pallate nė xhenet.
Pra, Zoti tė gjithė atyre qė morėn pjesė nė pėrfundimet e punėve nė kėtė tempull tė shenjtė Allahu fuqiplotė i shpėrbleftė me tė mirat e tija nga thesari i tij i pashtershėm, me kėnaqėsitė mė tė mėdha tė cilat ndoshta nuk jemi nė gjendje ti kuptojmė dhe ti pėrjetojmė a qė i ka madhėria e tij. Pra, njė ndėr to janė edhe pallatet nė xhenet.
Edhe njė herė ju pėrgėzoj pėr gjithė kėtė punė dhe ju them se Bashkėsia Islame e Maqedonisė gjithmonė do tė jetė nė pėrkrahjen tuaj dhe nė shėrbim tė popullit, sepse nuk kemi mandat qė ndryshe tė sillemi dhe ndryshe tė veprojmė. Zoti ju shpėrbleftė, Allahu i Plotfuqishėm ju bekoftė. Selam Alejkum Rahmetullahu bereqatuhu...
Fjalimi i z. Sali Bajrami - Koordinator pėr Zvicėr

I nderuar Reis ul Ulema i Bashkėsisė Islame nė Republikėn e Maqedonisė, Efendi haxhi Sulejman Rexhepi, I nderuar Kryetar i Bashkėsisė Islame tė shtetit mė tė ri nė Botė - Kosovės, Efendi Naim Tėrnava, tė nderuar imamė, tė nderuar xhemat dhe ju mysafirė, nė emrin tim personal ai Koordinator pėr Zvicėr dhe nė emrin e Bashkėsisė Shqiptare - Islame nė Zvicėr me seli nė Cyrih, mė lejoni t'ju pėrshėndes me selamu alejkum, paqja, mėshira dhe mirėsitė e Allahut tė plotfuqishėm qofshin mbi ju.
S'do mend qė sot ėshtė njė sukses i madh pėr diasporėn shqiptare, veēanėrisht pėr besimtarėt e Kreuzlingenit, tė cilėt e kurorėzuan me sukses punėn dhe kontributin e tyre disa vjeēar nė Zvicėr.
Ėshtė ditė e madhe pėr ne, kur shihet serioziteti i xhematėve tė cilėt janė vetėdijesuar definitivisht, se me blerjen e objekteve tė tilla vetėm se sigurohet ardhmėria e fėmijėve tanė, nipave dhe mbesave tona tė cilat do tė jetojnė nė kėto vende qė na nderuan dhe qė asnjėherė nuk do tė kthehen pėr tė jetuar nė vendlindjen tonė.
Blerja e objekteve tė tilla do tė thotė garanci mė e madhe se ne nuk do tė asimilohemi fetarisht, nuk do tė shkombėtarizohemi, por do tė jetojmė si muslimanė dhe si shqiptarė qė Zotit i qofshim falė ai deshi tė jemi edhe muslimanė edhe shqiptarė.
Prandaj nė kėsi objekte kultivohet feja, namazi, mėsimet fetare nė gjuhėn e bukur shqipe, por njėkohėsisht mėsohet edhe alfabeti i bukur shqip, qė pasardhėsit tanė ta ruajnė mirėsinė e Zotit, tė ruajnė gjuhėn, traditėn, historinė dhe para sė gjithash gjėnė mė tė shtrenjtė fenė islame.
Pa Islam, ne jemi hiē, tė pavlerė dhe s'kemi pėr se tė jetojmė.
Nė kėsi objekte kultivohen vėllazėria, dashuria, solidariteti ndėrvėllazėror dhe ndėrnjerėzor, bashkon mendjet dhe qėndrimet tona pėr tė ardhmen e afėrt dhe tė largėt.
Shqiptarėt definitivisht duhet tė hartojnė strategji afatgjate pėr integrimin e tyre nė shoqėrinė Zvicerane duke ruajtur para sė gjithash fenė, moralin, traditėn, folklorin dhe gjuhėn shqipe, integrimin e jo asimilimin. Kėtė mund ta realizojmė nėpėrmjet kėtyre xhamive qė kanė dėshmuar ēdo herė se me hoxhallarė dhe imam tė shkolluar mirėfilli kjo realizohet, sikurse na e ruajtėn fenė dhe gjuhėn, na mbrojtėn nga komunizmi dhe ai farė bashkim vėllazėrimi - Titist, gjenerata e hoxhallarėve qė themeluan medresenė dhe Fakultetin e Shkencave Islame nė Shkup e Prishtinė, qė duhet t'iu shprehim njė falėnderim publik dhe njėherit prej hoxhallarėve dhe prijėsit tė muslimanėve tė Maqedonisė, Reisit ton tė nderuar - Haxhi Sulejman ef. Rexhepit i cili kontribuoi jashtėzakonisht nė organizimin e diasporės shqiptare, me kėshilla, pėrkrahje institucionale, intelektuale dhe morale, si dhe ishte njėri ndėr themeluesit e Medresesė tė Shkupit dhe Fakultetit tė Shkencave Islame nė Shkup.
Rrugėn e tyre duhet ta vazhdojnė edhe teologėt dhe imamėt nė diasporė pėr ta ēuar nė vend amanetin e tė parėve tanė, tė cilėt ishin vėrtetė punėtorė fizik, por e reflektuan vlera pozitive nė Zvicėr, ishin shėmbėlltyrė, ishin tė moralshėm dhe tė suksesshėm nė punė. Kėto aspirata realizohen nė xhami me vetėm nė xhami, por tė bashkuar pas hoxhallarėve tė mirėfilltė, tė sinqertė, tė devotshėm dhe tė pėrgatitur intelektualist, ky ėshtė ēelėsi i suksesit tonė nė shoqėrinė zvicerane. Qė nesėr tokemi fėmijė tė shkolluar nė fusha tė ndryshme, me fakultete tė pajisur me besim islam por qė tė jenė aktiv nė institucionet e sistemin zviceran, qė definitivisht tė organizohemi edhe mė mirė nė instancat mė tė larta tė vendimmarrjes.
Pra motoja jonė tė jetė sa mė afėr fesė dhe shkollimit adekuat, mė afėr suksesit dhe mirėqenies.
Pa mos e zgjatur, shfrytėzoj rastin tua bėn pėr hajėr kėtė objekt madhėshtor, dhėntė Allahu i Plotfuqishėm t'ju shpėrblejė me tė mirat e tij tė pakufishme nė kėtė Botė dhe xhenet nė botėn tjetėr, Zoti ua shpėrbleftė bereqetin nė pasuri, imamit tuaj pėr punėn e bėrė deri tani Zoti ia shtoftė diturinė dhe durimin.
Amin, ves selamu alejkum
Historiku i xhamisė nė Kreuzlingen

Siē bėnė tė ditur me fjalimet e tyre, imami i respektuar i kėsaj xhamie Mr. Rejhan Neziri dhe Kryetari Faredin Xhaferi, Xhamia "Hėna e Re" nė Kreuzlingen (fillimisht Shoqata "Hėna e Re") ėshtė njė ndėr xhamitė e para shqiptare qė janė hapur nė Zvicėr. Zyrtarisht ėshtė hapur mė 1 janar 1993, fillimisht nė njė hapėsirė prej afro 82 m2 nė njė sallė tė ndėrtesės sė Vėllezėrve Hager nė Kirchstrasse 5 f. Brenda tė njėjtit vit, bashkė me faltoren, me pėrpjekjet dhe flijimet mė tė mėdha tė xhematit tė kėsaj Xhamie akomodohet edhe njė hapėsirė prej afro 32 m2 si ēajtore e Xhamisė, e cila asokohe kishte edhe zyrėn e saj prej 8 m2. Nė mesin e nėnshkruesve tė kontratės sė parė tė qirasė sė kėtij objekti figurojnė emrat e z. Servet Qazimit-kryetar, z. Imer Mislimit dhe z. Besir Ziberit - anėtarė kryesie.
Nė krye tė dy viteve kjo hapėsirė fillon tė mos i plotėsojė nevojat e xhematit, pas ēka ngjitas me kėtė objekt, merret me qira edhe njė pjesė e konsiderueshme prej afro 100 m2, brenda sė cilės krijohet edhe klasa pėr mėsimin fetar tė fėmijėve shqiptarė, me ēka kjo xhami kishte njė hapėsirė prej afro 215 m2.
Sot ky institucion fetar quhet Bashkėsia Islame Shqiptare "Hėna e Re" dhe ka Statutin e saj, kryesinė e xhematit prej shtatė anėtarėsh, imamin e rregullt, Mr. Rejhan Nezirin si dhe njė numėr prej 210 anėtarėsh tė rregullt. Struktura aktuale e kryesisė sė kėsaj xhamie ėshtė si vijon: Faredin Xhaferi-kryetar, Bekim Ismaili-nėnkryetar, Afet Sallai-sekretar, Abdilamit Amiti-arkėtar, Pajazit Kasami e Asim Dauti-ndihmėsarkėtarė dhe Alifekri Murati-bibliotekar.
Juridikisht, por jo edhe financiarisht, kjo Bashkėsi, pėrmes Kėshillit Koordinues tė Bashkėsive Islame tė vendlindjes me seli nė Zürich, vepron nė kuadėr tė aktiviteteve tė pėrgjithshme tė Bashkėsisė Fetare Islame tė Republikės sė Maqedonisė dhe kultivon marrėdhėnie tė ngushta me Bashkėsinė Islame tė Kosovės. Ajo, nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe anėtare e Lidhjes sė Bashkėsive Islame tė Zvicrės Lindore dhe Principatės sė Lihtenshtajnit, shkurt e njohur me emrin DIGO.
Nė mars tė vitit 2007 ėshtė blerė njė objekt i ri pėr xhami nė Romanshornerstrasse 16 po nė Kreuzlingen. Pas gjashtė muajve nga nėnshkrimi i kontratės, pikėrisht mė 1 tetor 2008 filluan punimet pėr renovimin dhe pėrshtatjen e brendshme tė objektit pėr nevojat e kėsaj qendre. Nė krye tė pesė muajve mbaruan punėt nė kėtė drejtim dhe pikėrisht mė 2 mars 2008 xhemati i kėsaj xhamie e pėrjetoi njė ditė feste e gėzimi, kalimin nga objekti i vjetėr i xhamisė qė gjendej nė Kirchstrasse 5 f nė kėtė objekt tė ri, i cili pėrpos faltores pėr burra prej afro 180 m2, ka edhe pjesėn e ndarė enkas pėr femrat me njė madhėsi prej afro 30 m2. Pastaj ka kafenenė, zyrėn e kryesisė e tė imamit si dhe klasėn pėr mėsimin fetar qė gjithsej kap njė hapėsirė prej mbi 300 m2. Objekti nė fjalė ka edhe njė hapėsirė tė gjerė pėr parkimin e veturave si dhe dy banesa mbi faltoren. Shkurt, pėr momentin ky objekt nė mėnyrė optimale i plotėson nevojat e kėsaj bashkėsie islame shqiptare nė Kreuzlingen dhe xhemati ėshtė i kėnaqur me punėn qė ka bėrė dhe me vetė objektin e pėrshtatur sipas shijes sė mė tė bukurės.
Aktivitetet e xhamisė

Pėrpos 5 namazeve ditore, xhumasė e bajrameve, nė kėtė xhami mbahen edhe njė sėrė ligjėratash e takimesh me xhemate tė moshave tė ndryshme. Pos ligjėratės sė zakontė qė mbahet para namazit tė xhumasė; tė shtunave mbas namazit tė jacisė mbahen takime me tė rinjtė ku diskutohen tema fetare tė cilat zgjidhen sipas kėrkesės sė vetė tė rinjve; tė dielave pas namazit tė drekės sėrish vijojnė ligjėratat fetare pėr tė rritur. Pėr ēdo ditė brenda javės, zakonisht pas namazit tė jacisė, zhvillohet mėsim fetar pėr tė rritur, ku mėsohet leximi i Kur'anit. Njė herė nė muaj, tė dielave pas namazit tė drekės, mbahet nga njė ligjėratė enkas pėr gratė nga mual-limja Ibadet Neziri. Mėsimi fetar mbahet nė klasėn e xhamisė ditėve tė mėrkura pas dite dhe tė shtunave e tė dielave para dite. Momentalisht kėtė mėsim janė duke e ndjekur afro 80 nxėnės, djem dhe vajza. Ata janė tė ndarė nė gjashtė grupe, sipas gjinisė dhe moshės sė tyre. Nė shkallėn e parė ata mėsojnė duatė (lutjet) kryesore, mėnyrėn praktike tė faljes sė namazit si dhe parimet bazė tė fesė islame. Nė shkallėn e dytė mėsojnė shkronjat arabe dhe nė tė tretėn kėndimin e Kur'anit nė gjuhen arabe. Kohė pas kohe nxėnėsve u jepet nga njė leksion mbi kulturėn fetare tė shkruar nė gjuhėn shqipe, me njė fjalorth shqip-gjermanisht si dhe me pyetjet si detyrė shtėpie, me ēka mėtohet qė fėmijėve t'u mėsohet feja pėrmes njė shqipeje tė pastėr. Nxėnėsit e kėsaj xhamie marrin pjesė rregullisht edhe nėpėr manifestime e programe tė veēanta pėr ta qė organizohen nga xhamitė e rajonit, si pjesėmarrja nė turnirin e futbollit pėr djemtė, pjesėmarrja nė kuizin e diturisė etj. Xhamia "Hėna e Re" mundohet qė vazhdimisht t'i shėnojė mė denjėsisht e solemnisht edhe festat fetare, netėt e ditėt e mėdha qė kanė peshė e rėndėsi tė veēantė nė bagazhin e madh fetar e kulturor islam.

Qyteti nė zemėr tė Evropės
Qyteti i Kreuzlingenit shtrihet nė verilindje tė Zvicrės, nė kufi me Gjermaninė, dhe nė lindje tė liqenit Boden e ka edhe kufirin me Austrinė. Ėshtė nga qytetet kufitare qė nė tė cilat kalon kufiri administrativ Zvicėr - Gjermani. Bashkė me qytetin gjerman tė Konstanzės (gjysmės tjetėr) pėrbėn njė aglomerat prej afro 100 000 banorėsh. Nga aspekti administrativ Kreuzlingeni bėn pjesė nė kantonin Thurgau (TG), njėri prej 26 kantoneve sa ka krejt Zvicra. Ėshtė formuar me njėsimin e vendbanimeve Kreuzlingen-Egelshofen me Kurzrickenbachun (1927) dhe me Emmishofen (1928). Nė vitin 1947 Kreuzlingeni bėhet qytet (me mbi 10 000 banorė). Nė fund tė janarit 2005 Kreuzlingeni ka numėruar 17 565 banorė, 44.7 % e tė cilėve (7 858) janė me origjinė tė huaj. Ēdo i shtati banor (2 590 persona) posedon pasaportė gjermane. Qyteti ka njė sipėrfaqe prej 11.79 km2
www.bim.org.mk
17.04.2008.islamgjakova.net