Shkencë

Është fleksibel, sintetike dhe lehtësisht e modelueshme.

Google Station, është emri i projektit që kompania synon të arrijë marrëveshje me qendra tregtare, universitete, kafene, operatorë të telefonisë mobile dhe ofrues interneti, në mënyrë që ky shërbim t’u ofrohet të gjithëve me anë të rrjetit Wi-Fi.

Kishin dëgjuar se protezat protetike kanë çmime të larta, nga 700 euro e më shumë – varësisht nga kualiteti i protezës. Por, çmim më të lirë ka proteza që mund të realizohet me printerin 3D, fakt ky që ka shtyrë anëtarët e RotaractClubIllyrian të punojnë në këtë drejtim, për të lehtësuar jetët e mbi 150 personave në nevojë në Kosovë.

Kompania shqiptaro amerikane ” Solaborate” ka filluar shitjen e pajisjes më të re të video-komunikimit të quajtur “HELLO”.

Kur të godet lodhja, kur të kaplon tensioni, ke dhimbje konstante të kokës ose nervozë, sëmundje këto që të shpijnë në dëshpërim…

Numra telefoni, adresa, datëlindje? Përse duhet t’i mbajmë mend kur na ndihmojnë aparaturat dixhitale për t’i mbajtur mend për ne?

Inxhinier i softueri nga Londra Saqib Shaikh, i cili në moshën shtatë vjeçare humbi të parit, inspirimin e tij e gjeti në informatikë. Si person i verbër punon në Microsoft dhe është pjesë e ekipit që punon në zhvillimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe njohjen e imazheve përmes syzeve që në vete përmbajnë kufje.
Procesi i analizës së imazhit dhe të folurit që janë integruar në pajisje ia mundësojnë një personi të verbër të "sheh" botën rreth tij.
Aplikacioni Seeing Al, përmes së cilit arrihet kjo e arritur, është punuar me përdorimin e inteligjencës APl nga Microsoft Cognitive Services.
Informacioni është gjithashtu në dispozicion në telefonat e mençur dhe syze të mençura të cilat përdoruesi i drejton drejt asaj që i intereson dhe merr një përshkrim të asaj që e "sheh".

Një studim i ri gjerman ka vërtetuar se paragjykimet ndaj të tjerëve, në rast se përsëriten, atëherë ato mund të formojnë një bindje të gabuar, e cila ngulitet në kujtesën e njeriut, duke bërë që syri ta sheh atë (objekt pavarësisht se çka është, përkundër realitetit) si të vërtetë dhe realitet.

Është epoka e rrjeteve sociale dhe imazhet janë ato që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi.

Por, fatkeqësisht jo të gjithë mund t’i shohin këto imazhe.
Për këtë arsye, “Facebook” ka prezantuar një sistem që “lexon” imazhet dhe informon personat e verbët me përmbajtjen e tyre.
Më përpara të verbrit përdorin një program të sofistikuar që u krijon mundësinë për të pasur akses në kompjutera.
Ky programi transformon tekstet apo përmbajtjen e tyre në fjalë, por nuk mund të “lexojë” fotografi. Kështu, rrjeti social “Facebook”, ngarkoi në serverat e vet një program akoma më të avancuar.
Përmes inteligjencës artificiale, tashmë serverat e rrjetit më të madh social janë në gjendje që të dëshifrojnë apo të përmbledhin në pak fjalë imazhet e ngarkuara në servera, përcjell Shekulli.
Njeriu që qëndron pas kësaj risie quhet Matt King, një inxhinier që humbi shikimin disa vite më parë.
“Shumë nga ato që ndodhin në “Facebook” kanë lidhje me pamjen, imazhin dhe një i verbër si unë, ndjehet i përjashtuar”, thotë King.

Apple ende nuk e ka prezantuar iPhone 7, por me sa duket kompania amerikane se po e projekton modelin e ri dhe pasardhës të iPhone 7S, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2017.

Përse ekziston ajo vrimë e vogël nën hundë? Ka kohë që kjo pyetje i mundon biologët.
Quhet filtrum dhe është universale për fytyrat njerëzore si hunda apo sytë. Sipas të dhënave që i kemi në dispozicion, kjo ka të bëjë me mënyrën me të cilën fytyra e njeriut formohet gjatë zhvillimit.

Filtrum tregon vendin ku pjesët e ndryshme të fytyrës bashkohen në një. "Në këtë vend, bashkimi i elementeve kryesore të fytyrës njerëzore më në fund formohet", shpjegon Dr. Michael Mosley në një video-program të BBC-së Wildlife "Inside the Human Body". Tri pjesët kryesore takohen në buzën e sipërme, duke formuar zgavrën e cila quhet filtrum."

Zhvillimi i fytyrës ndodh në mes të muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë, dhe në qoftë se fytyra nuk formohet gjatë kësaj periudhe, për shkak të arsyeve gjenetike apo arsyeve të tjera, atëherë kjo nuk do të ndodhë më kurrë.

Shikoni shpjegimin e dr. Mosleyt dhe formësimin e fytyrës gjatë shtatzënisë.

Marka e njohur e teknologjisë HP është duke u përpjekur kohët e fundit që të hyjë përsëri në tregun e telefonave smartfonë.

Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit në Marok kanë bllokuar aplikacionet e thirrjeve falas në internet, dhe kjo është parë si një lëvizje e papritur nga njerëzit.

Ndryshe nga të gjitha studime e mëparshme, ekspertët sot kanë vërtetuar shkencërisht se mjekra është e shëndetshme dhe se ajo është më rezistuese ndaj baktereve se sa mjekra e rruar.

Refugjatët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor në Evropë tani mund të përdorin një aplikacion në internet i cili liston klinika të sigurta dhe ku mund të hyhet lirshëm kudo në kontinent.

Mund të keni dëgjuar ndonjëherë që mjekët ju këshillojnë të konsumoni një gotë verë të kuqe, pasi mendohet se ju bën mirë për zemrën. Në fakt, me sa duket, nga sot e në vazhdim nuk do ta merrni më këtë këshillë.

Një kod i thjeshtë mund t’ju japë akses në informacionet e fshehura të Iphone-it tuaj, aq sa mund t’ju lejojë të bëni ndryshime në strukturën e tij.

Analistët e të dhënave në Research Institute Nomura (NRI), të udhëhequr nga studiuesi Yumi Wakao, thonë që brenda 20 viteve të ardhshme, gati gjysma e të gjitha vendeve të punës në Japoni do të mund të realizohet nga robotët, transmeton Telegrafi

Li-Fi, është një teknologji e re pa tela që transmeton të dhëna duke përdorur dritën në vend të brezit të bazuar në radio valë.

Përdoruesit e telefonave të mençur në mbarë botën do të jenë në gjendje të ndihmojnë për t’u ushqyer fëmijët e refugjatëve sirianë me një aplikacion të ri të zhvilluar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency.

Video

Fillon kampanja "Sofra e Ramazanit 2021"

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!