Kuriozitete

Kur dyvjeçari Karan Singh qëndron afër bashkëmoshatarëve të tij duket sikur është disa vjet më i vjetër.

Kinezi Li Liuqun thotë se në 30 vitet e fundit ka ngrënë të paktën 10.000 akrepa të gjallë dhe thjeshtë këto gjallesa janë si drogë për të.

Një sirian vdiç në moshën 125 vjeçare duke lënë pas 187 djem, nipër e mbesa, stërnip e stërmbesa dhe stër-stërnipa e stër-stërmbesa, siç raportoi të hënën Agjensia e lajmeve të Sirisë ( SANA).

Libanezi Hassan Abed Rabbo thotë se posedon Kur’anin më të vogël në botë të shkruar me dorë.

Pronari i kësaj veture sigurisht se është befasuar me këtë skenë, kur e pa se veturën e tij e kishte gëlltitur toka.

Një fermer nga veriu i Egjiptit përjetoi një përvojë të jashtëzakonshme. Lopa e tij ka pjellë një viç me dy koka. Sobhy el-Ganzoury të dielën për më shumë se dy orë u përpoq ta nxjerrë viçin nga barku i lopës.

Kompania ajrore me kosto të ulët “Rynair” ka nisur projektin për vendosjen e sedileve në këmbë ku gjatë udhëtimeve të shkurtra pasagjerët nuk do kenë më një sedilje ku mund të ulen por vetem ku mund të mbështeten.

Quhet Pepper Mouth dhe është një pajisje teknologjike e projektuar nga Ultra Modern Life.

Sekreti i jetëgjatësisë së murit kinez fshihet në një lloj orizi ngjitës të cilën punëtorët e dinastisë së mbretërisë Ming e përdorën si beton- njoftuan shkencëtarët kinezë.

Bëhet fjalë për gjeniun maqedonas, Marko Kalason, 9 vjeçari i cili është shndërruar në inxhinierin më të vogël në moshë që punon për “Microsoft Systems”.

Bastorja Paddy Power u bë sponsor i një kishe katolike në Irlandë dhe dhuroi 10.000 funte për faltoren e saj të re, e cila shërben edhe si hapësirë reklame për këtë firmë.

Një grupi i arkeologëve kinezë dhe turq 99% janë të bindur se në majën katërmijë metra të lartë të malit Ararat në Turqi kanë zbuluar mbetjet e barkës së Nuhut a.s.

Më datë 22 prill në fermën e kuajve në New Hampshire lindi kali më i vogël në botë. Kali i racës pinto, i cili mund të thyej çdo rekord të vendosur deri tani, erdhi në këtë botë me vetëm 2.7 kilogramë dhe me lartësi gjithsej 35 centimetra dhe quhet Einstein

Harry Crossland është njëri prej fëmijëve më të rëndë të porsalindur. Fëmija britanik kur erdhi në këtë botë peshonte 6.3 kilogramë, dhe për këtë arsye prindërit e tij, por edhe personeli i spitalit mbetën të habitur.

Kinezja 48 vjeçare Fan Qianrong, për të mbajtur vetën në formë, ka një metodë që e ka shpikur vetë.

Shen Xiaojing për 21 vjet të jetës së saj varet nga nëna, e cila ia dizajnon këpucët. Ngadalë duke hyrë në moshën kur po bëhet gati për tu martuar, Shen ka problem për ta gjetur një burrë, i cili do ta pranonte me këmbët e saj gjigante.

Një ushtar afgan i është nënshtruar një operacioni tepër delikat prej 5 orësh, për të hequr nga pjesa e sipërme e kafkës një plumb shpërthyes, që mund të plaste në çfarëdo momenti, edhe gjatë ndërhyrjes.

Në familjen Fazliu nga Radusha e Shkupit, ditë më parë ndodhi një dukuri e jashtëzakonshme, ku në një nga drunjtë që kishte siguruar familja për tu ngrohur gjatë dimrit u shfaq fytyra e një fëmije.

Shkencëtarët do të mund ta kenë një bashkëpunëtor të ri në parashikimin e dridhjeve të forta-bretkosën modeste.

Lejleku i kaltër i fotografuar në qytetin Biegen të Gjermanisë nuk është një specie e re, por një zog i mbuluar me ngjyrë të kaltër prejardhja e së cilës ende nuk dihet.

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!