Aktualitete

Me qëllim të afirmimit të vlerave kulturore dhe fetare të vendi tonë, organizojmë konkursin e parë për foton më të mirë të vitit me motive nga arkitektura islame e Kosovës.

Nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore, në një solemnitet rasti, është bërë përurimi i xhamisë së fshatit Murademë të Prizrenit. Në këtë solemnitet përveç banorëve të fshatit, të pranishëm qenë edhe drejtuesit më të lartë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ata të KBI-së në Prizren.

Ndihmat e dërguara nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë filluar të shpërndahen për banorët e shtetit të Beninit, në Afrikën Perëndimore

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës përshëndet nënshkrimin e deklaratës në Konferencën e shteteve të Gjirit Arabik për rikthimin e stabilitetit në atë rajon.

Dërgimi i ushtarëve të FSK-së, në misionin ushtarak jashtë Kosovës

Sot, më datë 26 dhjetor 2020, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i Kuvendit të BIK-ut, dr. Ajni Sinani.

Ka përfunduar me sukses kursi tremujor i mësimbesimit për djem dhe vajza në xhamitë e Gjakovës.

Sot, pas namazit të xhumasë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në xhaminë “Dardania II” në Gjilan organizoi aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizitoi kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, hfz. Shaqir ef. Fetain.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta priti në takim këshillin e xhematit të xhamisë së fshatit Molliq, me imam Jusuf ef. Elezaj

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për të diskutuar për të arriturat e vitit kalendarik 2020 si dhe për aspektet ku kjo shoqatë duhet të fuqizohet në mënyrë̈ që të jetë sa më pranë̈ qytetarëve.

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 359-360.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici.

Më datën 10 dhe 11 dhjetor 2020, Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECARO), së bashku me Këshillin Botëror të Kishave (WCC), Iniciativën e Përbashkët të Mësimit mbi Besimin & Komunitetet Lokale (JLI), Këshillin Evropian të Feve për Paqen, Islamic Relief Worldwide, World Vision, organizuan konferencën virtuale ndërfetare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të prekur nga migrimi.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij vizituan sot KBI në Ferizaj.

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e gjerë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 81 vjeçare, ka ndërruar jetë dijetari e alimi ynë i njohur, njëherësh edhe veteran i letrave islame në gjuhën shqipe si dhe zyrtar shumëvjeçar i Kryesisë së BIK, Hajrullah ef. Hoxha.

Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta bashkë me kryeimamin Visar ef. Koshi dhe sekretarin Esat ef. Rexha vizituan KBI në Prizren.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, bashkë me kryeimamin, Visar ef. Koshi, pritën sot në vizitë Këshillin e Xhamisë së Re, me imam Ahmet ef. Hoxha.