Femra në Islam

Si qenie komplekse që jemi, perceptimin e botës përreth e bëjmë përmes shqisave që i përcjellin informacionet në tru, ku përpunohen, depozitohen, kthehen prapa përgjigjet e nevojshme, të cilat manifestohen në forma të ndryshme reagimi e ndjesie prej nesh.

Ka kaluar afro çerek shekulli që kur ato vendosën që në pamjen e tyre të futej një risi, gati e harruar nga dekadat e komunizmit ateist: shamia në kokë. Ishin vitet e para të rikthimit të ushtrimit të besimit, ringjalljes islame në Shqipëri, ku 5 vajza do futeshin në histori si të parat që do vendosnin të quajturin hixhab me gjuhë fetare, duke iu bindur pa hezitim një obligimi hyjnor. Në rrafshin social nuk ka qenë shumë e lehtë, por ato guxuan; për t’u pasuar gjatë viteve nga dhjetëra e qindra të tjera që sot janë pjesë krejt e natyrshme jetës publike në Shqipëri. Në kuadër të Ditës Botërore të Hixhabit, në një rrëfim ekskluziv për tesheshi.com, ato shpalosin eksperiencën e tyre në pikëtakimin me shaminë, 25 vjet më parë dhe ndjesitë në vitet që pasuan….

Tekua bin Muhamed është një vajzë e cila talentin e saj në vizatim e ka shfrytëzuar në përcjelljen e mesazheve të forta kundër islamofobisë në Evropë.

Në kulturat perëndimore është zakon veshja e fustanit të bardhë për vajzat të cilat martohen. Por, përtej kësaj kulture ekzistojnë dhe disa veshje tradicionale që praktikohen ende ditëve të sotme sidomos nga ata që i ruajnë këto zakone me dëshirën e madhe për të promovuar kulturën vendase.

(Këshilla fetare dhe mjekësore për ata që planifikojnë të bëhen prindër)

Pas 20 vitesh që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës i shtohet edhe një hafize tjetër në moshën 18-vjeçare, e cila filloi me memorizimin e Kur’anit në muajin mars të vitit 2015 dhe përfundoi në muajin nëntor të këtij viti. Ajo vitin e kaluar përfundoi shkollën e mjekësisë, ndërsa aktualisht është nxënëse në shkollën e Hivzit të Kur’anit në Preshevë. Në këtë komunë, gati 15 vite po ashtu nuk ka dal asnjë hafëz mashkull.

Kampione e konkursit britanik të gatimit, Bake-Off, Nadiya Hussain e cila është shndërruar tashmë në një personazh të famshëm falë formatit televiziv super të ndjekur në Britani, është një nga 100 gratë e përzgjedhura nga rrjeti BBC për të dhënë eksperiencat e tyre të suksesit. Ajo bisedoi me Shaimaa Khalil që drejton emisionin e BBC-së, për menaxhimin e famës, identitetin e saj si muslimane britanike dhe pasionin për të shkruar për gratë me kurajo.

Ajo që ka thyer çdo tabu, çdo mit se gruaja nuk është për “ara” (për punimin e tokës) është Blerta Restelica, një vajzë e re e shumë premtuese për të ardhmen e vendit tonë.

Gruaja para Islamit nuk ka pasur personalitet të pavarur ekonomik, por thjesht ka qenë një pasuri të cilën e trashëgonin burrat. Kur'ani rrëfeu për këtë gjendje në të cilën u gjet gruaja dhe e injoroi.

Në qoftë se imperativi në popujt e mëparshëm u është dedikuar vetëm burrave, në shoqërinë islame ai u është dedikuar si burrave po ashtu edhe grave.

Cila është Fatma Karaj- vajza nga Berati që tashmë drejton Zyrën e Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë? Cili është rrugëtimi i saj deri në këtë detyrë të rëndësishme të përfaqësimit të grave dhe vajzave myslimane shqiptare? Si arriti Zyra e Gruas në KMSH të konsolidohej kaq shpejt nëpërmjet gamës së gjerë të aktiviteteve dhe shërbimeve në dobi të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare? Cilat janë problemet më kryesore që hasin vajzat dhe gratë shqiptare e në veçanti ato myslimane? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave jepen në intervistën e zhvilluar me gazetarin Qani Sulku, ku znj. Karaj rrëfen me shumë modesti arritjet, vështirësitë dhe peripecitë që e kanë shoqëruar në jetën dhe punën e saj të deritanishme.

Të veprosh në të tashmen dhe të mendosh për të nesërmen, duhet ta njohësh të kaluarën.

Për një kohë të gjatë gruaja osmane është parë si një qenie e cila ishte e zhytur në injorancë, që e kalonte kohën në shtëpi e që merrej nëpër këmbë.

etojmë në epokën e kozmetikës, ku bukuria është bërë synimi i çdo femre. industria e modës ka sfiduar të gjitha konceptet klasike të idesë mbi bukurinë femërore, duke u kthyer në një idhull për miliona gra dhe vajza në mbarë botën. Është ajo dhe “krijuesit” e saj që kanë vendosur konceptet e reja të bukurisë femërore, duke përcaktuar deri në detaje se si duhet të jetë imazhi i femrës “perfekte”.

Gjidhënia është vazhdim i lidhjes së natyrshme në mes nënës dhe foshnjës pas lindjes. Mundohuni të mos e ndërpritni gjidhënien, sepse foshnja menjëherë pas lindjes vetë do ta kërkojë gjirin e nënës; përqafojeni foshnjën dhe do të bindeni! Ajo e di çfarë është e mirë. Të ushqyerit me gji ofron siguri, ngrohtësi, ushqim, gjëra këto që nëna ia dhuron foshnjës për nëntë muaj rresht, kur edhe e kishte mbajtur me vete.

Nuk është e lehtë të thyhen tabutë apo mentalitetet. Ende edhe sot, kur po bëhen mbi 25 vjet demokraci , paragjykimet nuk ikin lehtë. Është një e vërtetë e hidhur. Diktatura na la me “barkun” bosh, por edhe me shpirtin bosh. Sidomos në drejtim të lirisë fetare. Koha e re solli këtë liri si cilësi e virtyt të njeriut, brenda “kornizës” ligjore të të drejtave të njeriut.

Fjalimi më i fuqishëm nga një muslimane në platformën TED që është një ngjarje vjetore ku disa prej mendimtarëve dhe aktivistëve kryesorë në botë janë të ftuar të ndajnë të arriturat e tyre dhe pasionet te cilat i kanë ndjekur…

Një grua muslimane, është shenja e sakrificës dhe dashurisë së familjes. Ajo sikur ia përkushton jetën familjes, bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Gëzimi, lumturia dhe qetësia e tyre bëhen burim lumturie edhe për të.

Viti 2015 ishte shumë i suksesshëm për muslimanet në mbarë botën. Muslimanet i kanë treguar botës se çfarë do të thotë të jesh një muslimane e vërtetë, e cila qëndron pas asaj që beson, prandaj edhe gratë tjera kanë filluar t’i përkrahin dhe t’i pasojnë. Këto janë gratë që në vitin 2016 mund të jenë lidere dhe të bëjnë ndryshime të mëdha në botë. Le të shohim se kush janë ato.

Fëmijët janë dhuratë e Zotit. Një fëmijë ka shumë nevojë për përkujdesje, mirëkuptim, e mbi të gjitha për dashuri, e sidomos për dashurinë e prindërve, përkatësisht nënës. Fëmija e kupton shprehjen e mirësjelljes që nga foshnjëria. Nënat janë shembulli i parë dhe më i mirë gjatë fëmijërisë së vajzave, kurse baballarët janë shembull për djemtë.