Lajme nga Bota

Dymbëdhjetë vjet pas ndërtimit të xhamisë së madhe në Duisburg të Gjermanisë, për herë të parë ezani do dëgjohet përmes altoparlantëve.

Pasi vendi më i shenjtë në botë për myslimanët, ajo në Mekë, u mbyll javën e kaluar për shkak të përhapjes në rritje të koronavirusit, një numër besimtarësh janë ende aty duke i kryer ritet.

Autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka pezulluar faljen e të gjitha namazeve me xhematë në xhamitë e vendit, përfshirë namazin e Xhumasë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit, njofton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të përhapjes së korona virusit, kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor po mbyllet.

Autoritetet kuvajtiane kanë mbyllur përkohësisht xhamitë dhe kanë ndryshuar ezanin (thirrjen për namaz), si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet fetare në Lindjen e Mesme kanë bërë thirrje për anulimin ose kufizimin e tubimeve të lutjeve për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusëve.

Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se kanë pezulluar ligjëratat fetare dhe mësimet e Kuranit përmendësh në të gjitha xhamitë e vendit për shkak të mbrojtjes nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Leif Skjetne, 76 vjeç, i cili për 30 vjet ka ushtruar detyrën e pastorit në qyetin Jönköping të Suedisë ka bërë të ditur se është konvertuar në musliman.

Arabia Saudite sot vendosi ndalesë të përkohshme për vendasit dhe banorët që të kryejnë Umren për shkak të frikës nga koronavirusi i ri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency.

“Bota nën një kulm të vetëm” , kjo është motoja e Festivalit të 9-të të popujve dhe kulturave të tyre që po mbahet nën patronatin e princit të regjionit të Medines Fejsal bin Selman bin Abdulaziz.

Qyteti i Patersonit në New Jersey ka emëruar për herë të parë një shef policie mysliman me etni turko-amerikane.

Për herë të parë në historinë e SHBA, në disa xhami po mbahen debate mbi kandidatin e mundshëm demokrat për Presidencialet e këtij vitit.

Universiteti i Harvardit rendit Kuranin e Shenjtë si librin më të mirë për drejtësi, pasi Kurani ka gjithçka, që përfshin të gjitha aspektet dhe rregullat. Libri i shenjtë hyjnor, i cili renditet më i miri nga instituti prestigjioz si libri kryesor i ligjit, që përfshin një pikëpamje gjithëpërfshirëse për njerëzit gjatë jetës së tyre.

Ka ndërruar jetë një ndër personalitet më të famshme perëndimore të konvertuar në Islam Murad Wilfried Hofmann, diplomat i shquar gjerman cili mbajti gjithashtu dhe postin e zëdhënësit të NATO-s në vitet ’80.

Fjala "inshallah", e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e muslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane, raporton Anadolu Agency.

Një grup myslimanësh në Australi i janë bashkuar të krishterëve në lutjet për shiun, pas zjarreve masive që kapluan këtë vend.

Marrëveshja e koalicionit midis Partisë Popullore Austriake (OVP) dhe Partisë së Gjelbër përfshin ndalimin e hixhabit në shkolla deri në moshën 14 vjeç dhe ndalimin parandalues ​​për emigrantët potencialisht të rrezikshëm, njoftuan media austriake.

Duke përmbysur një vendim të mëparshëm, Gjykata e Apelit e Belgjikës ka mbështetur ndalimin e mbajtjes së shamisë në dy shkolla në rajonin Flemish të vendit, transmeton Anadolu Agency

E veshur me veshjen tradicionale myslimane dhe me këmbë zbathur, këngëtarja Sinead O’Connor performoi javën e kaluar në Shepherd’s Bush Empire në Londër, duke dhuruar një performancë të ndjerë me hitet e saj.

Mesut Ozil është një prej emrave të rëndësishëm në historinë e futbollit. Ozil luan aktualisht me Arsenalin, duke qenë një ndër futbollistët më të paguar të klubit, ndërkohë që gëzon dhe titullin kampion bote me fanellën e përfaqësueses gjermane.

Video

APEL PËR NDIHMË për familjen 6 anëtarëshe nga Demjani, Gjakovë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!