Aktivitetet e KBIGJ

KBI Gjakovë bën shpërndarjen e mishit të kurbanit

2.500 kg mish, të paketuar në 125 pako, ku secila pako kishte nga 4 qese me mish i janë shpërndarë xhematlinjve të xhamive të Gjakovës dhe të fshatrave, Shoqatës së të verbërve, familjeve me jetimë dhe skamnorëve.

Për nder të festës së Fiter Bajramit KBI Gjakovë ndihmon familjet me nevojë

Për nder të festës së Fiter Bajramit, të hënën më 04.07.2016 Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë në bashkëpunim me xhematet e xhamive të Gjakovës, në Xhaminë e lagjes Qyl, ka shpërndarë 150 pako ushqimore.

Ditë më parë, të dielen më 03.07.2016 në bashkëpunim me Kompaninë “ELKOS GROUP", KBIGJ ka shpërndarë 70 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.











Ligjëratë enkas për gjininë femrore "Lumturia Bashkëshortore"

Nisur nga ky këndvështrim, qasja e Kur’anit ndaj bashkëshortësisë merr një kahje ndryshe nga e zakonshmja, ai aktin martesorë e quan “besë të fortë”, dhe e konsideron nga shenjat argumentuese për përkujdesjen që e ka ndaj nesh.
Kur’ani thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”(Rum, 21)
Ky ajet i ndritur ishte preferencë e ligjëratës një orëshe nga Mr. Violeta Smajlaj –Myrta, me titull “Lumturia bashkëshortore”, e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, më 07.02.2016, në Medresenë e Madhe në Gjakovë.
Duke komentuar ajetin e përmendur znj. Myrta ndër të tjera tha: “Fjala ‘prej jush’ mban në vete mesazhin se bashkëshortët janë një realitet, janë dy faqe të së njëjtës monedhë. Ndërkaq fjala ‘për ju’, thekson se jemi bërë për njëri tjetrin, çka nënkupton plotësimin e njëri tjetrit, por jo edhe domosdoshmërinë e të qenit të njëjtë, sepse secili ka dinjitetin, dëshirat dhe aspiratat e veta.”
Shihet qartë se shprehjen dhe rehatinë (lumturinë) e thekson si qëllim të martesës, ndërkaq komponentë kryesore të arritjes së saj përmend dashurinë dhe mëshirën.
Nisur nga ky këndvështrim ligjërata ishte ndarë në tri pjesë:
E para: Çelësat e fillimit, ku u përmend rëndësia e lutjes, e qëllimit të mirë dhe e përzgjedhjes.
E dyta: Qëllimi i bashkëshortësisë
E treta: Komponentet e lumturisë bashkëshortore
E katërta: Taktika të përditshme.
Ligjëratën e pasuan edhe shembuj të ndryshëm.

KBI ne Gjakove organizon turnir shahu në mejtepin e Xhamisë së Haxhi Ymerit

Turnirin e shpalli të hapur imami i xhamisë, i cili pas falënderimit të Allahut xh.sh. dhe dërgimit të salavateve mi Muhammedin s.a.v.s tha: “Të nderuar pjesëmarrës dhe të gjithë ju të pranishëm, ju përshëndes me fjalën përshëndetëse “esselamu aljekum ve rahmetullahi ve berekatuhu”. Jemi tubuar sot këtu në këtë vend për t’u relaksuar dhe për të kaluar disa çaste argëtimi dhe mprehjes së mendjes përmes lojës së shahut. Qëllimi i kësaj loje nuk është fitorja, por njohja, shoqërimi dhe dashtë Allahu i Madhëruar që t’i bashkojmë mendjet, zemrat dhe shpirtrat. Ju dëshiroi çaste të bukura argëtimi dhe suksese në lojë.”
Në vazhdim fjalën e mori imami i nderuar i xhamisë së Mahmur Pashës Mr. Valon ef. Myrta, i cili lidhur me turnirin tha: “I përgëzoj organizatorët, njëherit theksoi se e mira e këtij turniri qëndron në atë se ka bashkuar rininë, sportin dhe mendimin strategjik, gjë që reflekton efektshëm në argëtimin e pjesëmarrësve dhe stimulon te ata aftësinë për të planifikuar.”
Pas kryerjes së të gjitha përgatitjeve, shenjën për fillimin e turnirit e dha Dr. Lulëzim Koshi, anëtarë i klubit të shahut "VLLAZNIMI" të Gjakovës., i cili ishte i ngarkuar që t’i mbikëqyr të gjitha përballjet. Në finale arritën Mr. Valon ef. Myrta dhe Kastriot Gurkuqi, ku fitues u shpall Kastriot Gurkuqi, i cili u shpërblye me një libër me rregulla të shahut.
Në fund Dr.Lulzim Koshit në lidhje me organizimin dhe ecurinë e turnirit tha: “Është një hap shumë i qëlluar, që përveç lojës, argëtimit të thellohet shoqërimi dhe vllaznia mes besimtarëve. Jam i kënaqur me garuesit, me lojrat dhe nivelin e tyre. të cilat qenë korrekte, të qetë dhe fer. Shpresoj që ky turnir të vazhdoj të organizohet edhe në të ardhmen.”
Në anën tjetër, imami i xhamisë Esat ef.Rexha tha: Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e garuesve, me lojën e tyre dhe rrjedhën e turnirit i cili u përcoll me një atmosferë të qetë dhe garuese. Patëm garues nga të gjitha xhamitë e Gjakovës, në mesin e të cilëve edhe imamë. Shpresojmë se në të ardhmen do të organizojmë turnir më të zgjeruar dhe të shtohet numri i garuesve”.



Esat Rexha