KBIGJ

Historiku i Këshillit dhe regjioni

KBI-së në Gjakovë, në kuadër të administrimit të vet e ka pasur edhe teritorin e KK-së në Deçan, po ashtu KBI-së në Gjakovë gjer në vitin 2003 ka qenë nën regjion te KBI-së në Pejë, kurse pas v.2003 KBI-së në Gjakovë, është regjion në vete dhe përfshinë teritorin e KBI-së të Rahavecit dhe të Malishevës.

KBI-së në Gjakovë mbulon komunën e Gjakovës, në anën perendimore përfshin zonën e ashtuquajtur "Reka e Keqe" (me përafërsisht 20 fshatra), në anë jugore përfshin zonën e Hasit (me gjithsejt 10 fshatra) si dhe anën veri perendimore me zonën e Dushkajës (që përfshin fshatra).



Prona vakëfnore:

Xhamiat e fshatrave të KK-së në Gjakovë, në kuadër të vetin kanë varreza dhe aty këtu tokë pune të cilat shfrytëzohen për nevoja të xhematlinjëve. Është interesant të ceket se asnjë xhami në fshatrat e KK-së në Gjakovë, nuk posedon shtëpi përveq xhamisë në fsh.Rogovë KK Gjakovë, ( si duket të gjithë fshatrat kanë pasur imamët vendor dhe nuk kanë pasur nevojë për shtëpia të veçanta për imam).



Pasuria:

KBI-së në Gjakovë tani për tani ka në pronësi të vetën 53 lokale afariste, të cilat janë të dhëna në shfrytëzim me qira. Poashtu kemi edhe 10 shtëpi, prej të cilave 3 janë të djegura, ku edhe përkundër përpjekjeve maksimale me shoqatat humanitare arabe nuk arritëm që t'i rindërtojmë. Tjerat shtëpi shfrytëzohen nga imamët e KBI-së të cilët nuk kanë shtëpi. Kemi edhe dy parcella toksore në qytet, njëra parcelë është e dhënë në shfrytëzim me qëra, kurse tjetra është e pa shfrytëzuar. Kemi pasur edhe një parcelë tjetër toksore me kulture varreza, e cila ka qenë e pa shfrytzuar për më shumë se 50 vjet, kemi arrit që ta gjejmë bashkëinvestitorin dhe kemi ndërtuar kompleks banesor me lokale afariste me 21.5 %.sipas projektit janë paraparë të ndërtohen 6 llamella, prej sipërfaqës së tërsishme KBI-së i takojnë afro 5.000 m2. lok.të banimit dhe lok.afar.

Pasuria Vakëfnore e KBI-së në Gjakovë, në fillim ka qenë e ndarë sipas xhamiave kryesore të qytetit, psh.xh.e Hadumit, ka më së shumti pasuri (lok.afar. dhe shtëpi), pastaj vjen xh. e H.Imerit, etj. Më vonë diku (para luftës së parë botrore nga vitet '23 - '24,) bëhet centralizimi i pasurisë vakufnore dhe administrohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame.

Me ndryshimin e sistemit shoqëror prej atij kapitalist në atë socialist, KBI-së në Gjakovë, ka pësuar dëme të mëdha në pasuri. Pas viteve 45 - 46, pushteti i atëhershëm monist me dhunë ia ka nacionalizuar pronën e KBI-së pa kurrfarë vendimi dha pa kompenzim, ku sipas shënimeve që disponon KBI-së në Gjakovë, gjithsejt i është konfiskuar sipërfaqja prej 22 ha. Gjakova dikur kishte 22 xhami, kurse sot i ka 16 xhami, d.m.th. i mungojnë 6 xhami të cilat i ka rrënuar pushteti me motivacion për rregullimin e planit gjeneral urbanistik të qytetit.



Xhamiat e rrënuara dhe ato që nuk ekzistojnë më, janë:

xhamia e Islam Begut (në lagjen Qerim në afërsi të teqes së Bektashive), e cila ka qenë mu në qendër të qytetit bashkë me 5 dyqane për rreth, është djegur nga serbët në shenjë hakmarrjeje ndaj djegies së kishës ortodokse serbe në qendër të qytetit
është rrënuar xhamia e Kryepazarit (në lagjen e Hankë - Gerçar, në afërsi të teqes së Sheh Eminit),
xhamia e Krismës (në lagjen Sefë 1, në afërsi të teqes së Sheh Mahmutit) e cila sipas dëshmive të xhematlinjve ka ekzistuar por në katastër nuk ka kurrfarë shënimesh (jemi në procedure e sipër për të gjet dokumente në arkivat e Stambollit),
- xhamia e Perjucit për të cilën nuk ka shënime se kur është prishur (në lagjen Qyl në afërsi të teqes së ashtuquajtur Sheh Banit),

- xhamia e Tabjeve në kodër të Çabratit - ku kanë qenë kazermat e ushtrisë së sulltanit,

- xhamia e fsh.Radoniq - ana e Dushkajës, është ndërtuar hidrosistemi i Radoniqit, e cila u sakrifikua për të shuar etjen e tri komunave të qyteteve të Kosovës (Gjakovës, Rahavecit dhe një pjesë të Prizrenit).

Në pronën e nacionalizuar pushteti ka ndërtuar objekte publike si shkolla, çerdhe, stacione policore - ish SUP-i, fabrika etj. Kemi tri raste kur KK-a tokën e KBI-së ua ndanë qytetarëve për troje për ndërtimin e shtëpive individuale, rasti më i freskët është në v.1994 dhe një rast tjetër në v.2005. KK-a e ka rregulluar - kompletuar dokumentacionin tekniko urbanistik me qytetarët, por prona ka mbetur në emër të KBI-së. Në kohët e fundit qytetarët na padisin për mes Gjykatës Komunale për t'ua njohur të drejtën e pronës. Kontesti është në preocedurë e sipër.



Këshilli i Bashkësisë Islame i shkelur - i nëpërkëmbur në të gjitha sistemet shoqërore.

Menduam se në në këtë kohë do të gëzojmë të drejtat tona, por si duket doli e kundërta, historia përsëritet.

Këshilli i Bashkësisë Islame ka të gjithë dokumentacionin për pasurinë vakfnore dhe ne jemi të gatshëm të prezentojmë para çfarëdo organi të drejtësisë, nëse ajo drejtësi egziston dikund.

KBI-së në Gjakovë ka pësuar dëme të mëdha edhe me rreambullimin kadastral në v.1956 dhe aeroinçizimin e v.1982, ku shumë prona e sidomos varrezat nëpër fshatra kanë kaluar në pronësi të KK-së. Për këtë kemi ngritur padi kundër KK-së. Një rast e kemi fituar një tokë me kulturë varreza të vjetra të pa përdorme, të ashtuquajtura varrezat e krushqëve (fsh. Brekoc KK. Gjakovë)

Me rastin e sulmeve barbare të vitit 1998 - '99 KBI-së në Gjakovë, ashtu si edhe KBI-të tjera në mbarë Kosovën ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, si dhe dëme të mëdha ekonomiko financiare me djegien e xhamiave, lokaleve afariste dhe objekteve të banimit, sepse siç dihet KBI-së në Gjakovë, të vetmin burim të ekzistencës e ka qëranë nga lok.afar. Dëmi më i madh dhe i pa kompenzushëm për KBI-në është djegëja e arhivit - dokumentacionit administrativ të KBI-së dhe dokumentacionit historik, si dhe biblioteka me një numër të konsideruar titujsh të librave me vlerë historike, shkencore dhe kulturo - fetare.

Pas përfundimit të luftës KBI-së në Gjakovë, me ndihmën e shoqatave humanitare arabe dhe pjesën tjetër nga buxheti i KBI-së dhe shoqatave humanitare Europiane kemi arritur që t'i rindërtojmë të gjitha dyqanet. Objektet e banimit nuk kemi aritur që t'i rindërtojmë, jemi në pritje të ndonjë donacioni.



Shkalla e centralizimit:

Sa i përket anëtarësisë KBI-së në Gjakovë, asnjëherë nuk ka pasur sukses në realizimin e anëtarësisë. Kemi bërë mjaft përpjekje dhe kemi provuar forma të ndryshme, por gjer më tani nuk kemi pasur sukses. Në fshatra situata është po thuaj e njejtë nuk paguajnë anëtarësi fare. Edhe ato fshatra ku kanë imam nuk ia paguajnë imamit hakun. Ne nuk do të dorëzohemi, do të angazhohemi gjer në fund për realizimin e anëtarësisë e sidomos centralizimin e anëtarësisë së fshtrave dhe inkasimin e anëtarësisë në qytet.



Sfidat:

- Angazhimi maksimal për kthimin, kompenzimin, deeksproporjimin, e pronave të nacionalizuara, të uzurpuara gjatë kohës së pushtetit totalitar komunist..

-angazhimi maksimal i rritjes së buxhetit të KBI-së me të gjitha format e mundshme të lejuara fetarisht.



Angazhimet për të ardhmen:

-inkasimi i anëtarësisë në qytet dhe centralizimi i saj në fshatra,

-hulumtimi i donacioneve për rindërtimin e Medresesë së Vogël,

-i donacioneve për rindërtimin e xh.së Fetah Agës,

-hapja e qendrës rinore në objektin banesor të KBI-së në qendër të qytetit,

-ndërtimi i një xhamie në bllok të ri - qytet

- puna me të rinj,

-zgjerimi i bashkëpunimit dhe i shkëmbimit të përvojave me forumet rinore të qytetit tonë,

-aktivizimi i forumit të gruas

-angazhimi në ngjalljen e jetës fetare.



Kryetarët e deritanishëm të KBI-së në Gjakovë:

-Hafiz Pallaska,

-Hafiz Bajram Agani,

-Rexhep Duraku,

-Mustafa ef.Canhasi,

-Hafiz Fahri ef.Iljazi,

-Islam Spahiu,

-Jahja ef.Bakalli,

-Musli ef.Musliu,

-Prim.Dr.Med.Sci. Ali Iljazi,

-Rifat Neziri,

-Afrim Domi,

-Fatmir ef.Iljazi.

-Ahmet Hoxha




Nëpunësit e administratës:

-Fatmir ef.Iljazi - kryeimam,

-Bedri ef.Kida - kryeredaktor i bibliotekës

-Esat ef.Rexha - sekretar,



bashkëpunëtorët

-Hysen Bokshi ecc i dipl. udhëhqës i shërb.financ - bashkpunëtor i jashtëm profesional,

-Hasan Ferizi jur.i dipl.përfaqësues juridik - bashkëpunëtor i jashtëm profesional.

-Yll Zherka admin. i web-faqes zyrtare të KBI Gjakovë

-Kujtim Mustafa, punëtor teknik.


LISTA EMRORE E XHAMIVE NË TERITORIN E KBI-së NË GJAKOVË (33 xhami)

Imami Xhamia Kualifik Viti i ndërt Nr.i kohëv të namaz. Pjesëmarrja e xhematit

Enes Ef. Koshi Xh.e Hadumit I mesëm 1595 5 kohët Mbi Mesatare
Jusuf Ef. Elezaj Xh.e M.Jusufit Superior 1883 5 kohët Mesatare
Visar Ef . Koshi Xh.e M.Pashës Superior 1723 5 kohët Mesatare
Arsim Ef. Morina Xh.e Sefës Superior 1842 5 kohët Mbi Mesatare
Esat Ef. Rexha Xh.e H.Imerit I mesëm 1732 5 kohët Mesatare
Xh. e Qylit 1746 xhamia është në rindërtim
Munir Salkurti Xh. e Re I mesem 1884 5 kohët Mbi Mesatare
Imri Llugaliu Xh. e Kusarëve Superior 1725 5 kohët Mbi Mesatare
Ahmet Hoxha Xh.e Sobës Superior 1800 5 kohët Mbi Mesatare
Pleurat Krasniqi Xh.e Gerqarëve Superior 1725 5 kohët Mesatare
Milazim Humaj Xh. e Honkës I mesem 1654 5 kohët Nën mesatare
Xh.e F.Agës 1824 xhamia është në rindërtim
Enes ef. Rexha Xh.e Gecës Superior 1893 5 kohët Mesatare
Mejtepi i Halil Efendisë 1763 Joaktiv
Xhamia e Sefë 2 1886 5 kohët Mbi Mesatare
Limon Ef.Thaqi Xh.e fsh.Rogovë I mesëm 1580 Xhumatë Mesatare
Ismail Ef.Mustafa Xh.e fsh.B.Bokës I mesëm 1816 Xhumatë Mesatare
Xh. e fsh.Smolicë 2003 Xhumatë Mesatare
Xh.fsh.Ponoshec 1806 Xhumatë Mesatar
Xh.e fsh.Brovinë 1766 Xhumatë Mesatare
Xh.e fsh.Mulliq 1877 Xhumatë Mesatare
Xh.e fsh.Batushë 1870 Xhumatë Mesatare
Xh.e fsh.Dobrosh 1706 Xhumatë Mesatare
Xh.e fsh.Rashkoc 1989 Jo aktive
Xh.e fsh.Bec 2002 Jo aktive
Xh.e fsh.Osek Hylë 2002 Xhumatë Mesatare
Ismail Ef.Januzi Xh.e fsh.Jabllanicë I mesëm 1981 Xhumatë Mesatare
Xh.e fsh.Rrypaj 1988 Xhumatë Mesatare
Xh. e fsh.Radoniq 1666 Është fundos.në ujët e liq.të Radoniqit
Xh. e fsh.Cermjan 1766 Xhumatë Mesatare
Xh.e fsh.Rrypaj (rindërt.në .1988) 1899 Xhumatë
Xh.e fsh.Skivjan (rindërt.në .1985) 1616 Xhumatë




Në qytet janë djegur:

- Xhamia e Hadumit,

-Objekti i zyreve të administrates së KBI-së,

-Mejtepi i xhamisë së Hadumit,

-Medreseja e Madhe.



Në fshatra janë djegur 6 xhami dhe ato janë:

-Xhamia e fsh. Molliq,

-Xhamia e fsh. Ponoshec,

-Xhamia e fsh.Smolicë,

-Xhamia e fsh.Rogovë e Hasit KK Gjakovë,

-Xhamia e fsh.Jabllanicë - Shqiponjë,

-Xhamia e fsh.Rashkoc.



Restaurimi i xhamisë së Hadumit.

"Serbia ka dëshiruar që të zhdukë çdo gjurmë kombtare - shqiptare dhe fetare Islame" dhe me qellime të caktuara i kanë shkatrruar objektet të cilat kanë vlera të rendësishme fetare dhe kombtare për popullin tonë.

Xhamia e Hadumit është një monument i gjallë i trashëgimisë sonë fetaro kombtare.

Restaurimi i xhamisë së Hadumit ka filluar në vitin 2001, nga Fondacioni Pacard nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Kishte vështirësi në sigurimin e mjeshtrive me përvojë dhe materialit adekuat. Në vitin 2003 filloi restaurimi, menaxhimin e projektit e muarr përsipër CHËB nga Suedia, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Turqia, me Prof.Zeynep Ahunbay nga Stambolli dhe Mustafa Pehlivanoglu.

Në xhami janë kryer këto punë:

-është rikonstruuar minarja e xhamisë - dhe rindërtuar pjesa e këputur e minares mbi sherefe,

-është ndërruar plumbi - mbulesa e kupollave të vogla dhe kupolës kryesore,

-është bërë drenazhimi i objektit për sigurim nga lagështia,

-është restauruar dyshemeja e hajatit të xhamisë,

-është restauruar dera e hyrjes në xhami, etj.

-është pastruar oborri i xhamisë.

Pritet që në të ardhmen të bëhet restaurimi dhe konzervimi i brendshëm i xhamisë si dhe rindërtimi I bibliotekës (së djegur dhe të rrënuar nga forcat serbe) nga qeveria Turke.



Medreseja e Madhe.

Është themeluar rreth v.1707. Myderrizi i parë i saj ishte Uvejs Efendiu, parardhës i Hfz.Fahri ef.Iljazit - ky i fundit i njohur për masën si Fahri efendia. . Në vitin 1999 u dogj në tërësi nga barbarët serb, sepse kjo ishte si halë në sy të armikut tonë shekullor meqenëse me shekuj shërbeu si vatër e arsimimit dhe edukimit të popullit shqiptar. Gjatë vitit 98 - 99 ka shërbyer edhe si strehimore e refugjatëve të fshtrave të Komunës së Gjakovës.

Në vitin 2002 me ndihmën e shoqatës humanitare arabe Sheik Bin Muhammed Al Thani nga Katari, është rindërtuar në tërësi ashtu si ka qenë kompleksi i Medresesë së Madhe. Prej v.2005 Medreseja e Madhe prapë vazhdon të luaj rrolin e institucionit edukativo arsimor. Tani për tani është duke funsionuar si qendër për memorizimin e Kur'anit - Hafizllëk - në bashkëpunim me shoqatën kulturore "ISTANBUL" nga Turqia.



Meremetimet dhe rindërtimet e objekteve fetare dhe atyre afariste:

-Sanimi i dëmeve të shkaktuara gjatë luftës barbare serbe - rindërtimi i lokaleve afariste,

-meremetimi i xhamisë së Hadumit,

-rindërtimi i zyrëve të administratës së KBI-së,

-rindërtmi i Medresesë së Madhe,

-rindërtimi i xhamisë Gecës,

-rindërtimi i xhamisë Sefë2,

-meremetimi i xhamisë Mulla Jusuf,

-meremetimi i xhamisë Gërçar,

-meremetimi i xhamisë Kusar,

-meremetimi i xhamisë Sefë 1,

-meremetimi i xhamisë Sofë,

-meremetimi i xhamisë Qyl (rrethimi dhe rregullimi i oborrit),

-meremetimi i xhamisë Mahmut Pasha,

-meremetimi i xhamisë në fsh.Ponoshec,

-meremetimi i xhamisë në fsh.Molliq

-meremetimi i xhamisë në fsh.Babaj të Bokës, nga një bashkëatdhetar i këtij fsh.Ibrahim Bukolla me punë në SHBA,

-meremetimi i xhamisë në fsh.Brovinë,

-meremetimi i xhamisë në fsh.Rogovë e Hasit,

-rindërtimi i xhamisë në fsh.Jabllanicë,



Ndërtimi xhamiave dhe objekteve të reja prej themelit:

-xhamia në fshatin.Smolicë,

-xhamia në fshatin.Bec,

-xhamia në fshatin Osek Hilë

-fillimi i ndërtimit të xhamisë në fsh.Lipovec,

-përfundimi i ndërtimit të objekteve banesore dhe lok. afariste në qendër të qytetit,

-përfundimi i ndërtimit të kompleksit banesor në lagjen Sefë 2,

-ndërtimi i objetit banesor në Çarshi tëVogël (në pritje e sipër),

-rindërtimi i xhamisë së Fetah Agës (në pritje e sipër),

-rindërtimi i Medresesë së Vogël (në vitin 2007).



Nishanet:

Përveç xhamisë së Hadumit, në shekullin e XVII, kur tashmë Gjakova e kishte marrur fizionominë një qyteti, u ndërtuan edhe objekte të reja fetare, xhamia, mesxhide, hamame, Sahatkulla, ura etj.

Një argument shumë të fortë na paraqesin edhe nishanet e varrezave, të cilat gjinden në oborrin e xhamisë së Hadumit. Kishte edhe nishane tjera të varrezve të vjetra, por për fat të keq sistemi i atëhershëm komunist i shkatrroi varrezat e vjetra të lagjes:

-Gecë - Kusar (ku ishin të varrosur alimat më të njohur të Gjakovës),

-Haxhi Imer,

-Sefë,

-Qerim.

Këto varreza dhe nishane (që kishin mbishkrime në gjuhën osmane) janë shkatrruar mbrenda natës dhe tani janë shëndrruar në park. Duhet cekur se në fshatin Guskë ekziston një nishan i një varri pa mbishkrim, ku sipas dëshmitarëve të vendit thuhet se është varri i nënës së Hadum Agës - ndërtuesit të xhamisë së Hadumit.



Organizimi i Këshillit të BI-së

KBI-së në Gjakovë ka marrur masat e nevojshme në kohën e duhur duke u bazuar sipas normave kushtetuese të BI-së, duke bërë sistematizimin e vendeve të punës, dhe tani ka këto shërbime të KBI-së:

-sekretaria - shërbimi juridik,

-shërbimi financiar,.

-shërbimi fetaro kulturo arsimor - kryeimami (referenti fetaro arsimor),

-WEB faqja e KBIGJ-së www.islamgjakova.net

-libraria "IKRE'" .

Xhamiat në fshatra nuk janë të plotësuara me imam të rregullt, për shkak të mungesës së kuadrit fetar, për momentin detyrën e imamit në fshatrat e KK-së në Gjakovë, janë duke e kryer studentët e FSI-së në marrëveshje me Kryesinë e BI-së të Kosovës, dhe në bashkëpunim me shoqatën kulturore "ISTANBUL" nga Turqia, e cila është duke ua bërë kompenzimin. Prej 17 xhamiave sa janë në fshatrat e komunës së Gjakovës, vetëm 3 janë të plotësuara me imam aktiv dhe ato janë:

-xhamia e fsh.Rogovë,

-xhamia e fsh.Jabllanicë - Shqiponjë, dhe

-xhamia e fsh.Babaj të Bokës.

Në xhamiat e qytetit me rrethinë i kemi 6 me kualifikim superior dhe 6 me kualifikim të mesëm. Muezinët janë të pa kualifikuar dhe punën e kryejnë me kontratë.

Në KBI-së në Gjakovë, kemi të punësuar gjithësejtë 30 vetë:

-12 imam,

-11 muezin,

-3 nëpunës administrativ

-4 punëtorë teknik



Tradita dhe respekti

Gjakova dallohet ndoshta nga trevat tjera të Kosovës, për ruajtjen e traditave fetare islame. Hoxha gëzon rrespekt në popull, ftohet në xhemat për raste synetije, martese, dhe gazmende tjera sipas traditës popullore.

Me rastin e takimeve të ndryshme solemne, kulturore, tribunave, inagurimeve të institucioneve dhe objekteve tjera publike hoxha pa tjetër është prezent.



Jeta fetare në qytet dhe fshat

Në teritorin të cilin e mbulon KBI-së në Gjakovë, një ndër preokupimet kryesore të KBI-së në Gjakovë, është zhvillimi i jetës dhe aktiviteteve fetare. Mu për këtë jemi në përpjekje të vazhdueshme që këtë segment ta ngrisim përherë e më lartë, me mundësitë tona reale.

Jemi të vetdijshëm se ende jemi shumë larg nga rezultatet e mirëfillta pozitive, me të cilat do të mund të mburreshim, por edhe kjo punë që është bërë duhet të falenderohet.

Gjatë v.2005, në qytetin e Gjakovës, kanë funksionuar 12 xhami, kurse mejtepi i Halil Efendisë, nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së kuadrit fetar. Xhamia e F.Agës, e cila gjindet në lagjen e Haddumit, për momentin është e rrënuar, jemi duke pritur që nëpërmes të ndonjë shoqate humanitare të fillojmë në v.2007 ndërtimin e saj. Projekti për ndërtimin e xhamisë dhe dokumentacioni përkatës janë të përgaditura.

Në fshatra kanë funksionuar 5 xhami, kurse 13 xhami nuk kanë funksionuar, në mungesë të kuadrit, para disa muajsh kryetari i KBI-së në Gjakovë, në bashkëpunim me kryetarin e Kryesisë BI-së të Kosovës Mr.Naim ef.Tërnavën, kanë siguruar 11 studentë të FSI-së që të falin namazin e xhumasë në 11 xhamia të fshatrave të KK-së në Gjakovë, të cilët i kompenzon shoqata kulturore "ISTANBUL" nga Turqia. Në këto xhami nuk falen 5 kohët e namazit, por falet vetëm namazi i xhumasë. Me angazhimin e këtyre studentëve është arritur një rrezultat i dukshëm, është shtuar numri i xhematit dhe po mbahet mësim besim me të rinj.

Në fsh.Osek Hyl, xhamia funksionon vetëm për faljen e namazit të xhumasë, detyrën e imamit e kryen personi i autorizuar nga KBI-së në Gjakovë.

Mbetet obligim përmanent i KBI-së në Gjakovë, që jeta fetare në fshat mos të lihet anash pa kujdesje nga KBI-së, por të jemi vigjilent për mbikqyrjen e funksionimit të jetës fetare në fshat dhe mos të kursejmë kontributin tonë për t'u ofruar ndihmë, duke aktivizuar të gjitha xhamiat me kuadër të kualifikuar. Gjatë pushimeve verore, studentat dhe medresantat që janë në pushim i aktivizojmë nëpër xhami të fshatrave dhe brenda mundësive tona që disponojmë me mjete financiare i kompenzojmë.

Në xhamitë e cekura më lartë të qytetit, kryejnë punët dhe detyrat e punës 6 imam me fakultet, 6 me medrese.Muezinët të cilët sherbejnë janë të pakualifikuar. KBI-së në Gjakovë, ka tentuar dhe tenton që të inkuadron muezin me kualifikim përkatës, mirëpo në mungesë të kuadrit nuk ka mundur t'ia arrij qëllimit për plotësimin e vendeve të punës.

Angazhimi i imamëve, përveq faljes së namazit, mbajtjes së hutbeve e ligjëratave të ndryshme, pranisë në xhematë, gjen shprehjen edhe në këndimin e mukabeleve kryesisht në xhamitë kryesore të qytetit.

Përpos ligjëratave në xhamia dhe prezencës së imamëve në xhemat, në raste gëzimi dhe pikëllimi ose në manifestime të ndryshme fetare, KBI-së në Gjakovë mbanë ligjërata të rregullta një javore në një radiostacion lokal të Gjakovës "Top Radio", kompenzimin e bënë shoqata kulturore "ISTANBUL" nga Turqia.

KBI-së në Gjakovë, me rastin e festave fetare organizon tribuna fetare dhe manifestime të ndryshme, si në pallatin e kulturës ashtu edhe në objektet e KBI-së apo edhe në Medresenë e Madhe në Gjakovë, ku përveq xhematlinjëve të xhamiave dhe qytetarëve në përgjithësi, ftojmë edhe përfaqësues të Kryesisë BI-së të Kosovës dhe të institucioneve vendore dhe ndërkombtare.

Ramazani që shkoi, jo vetëm që ishte një muaj i bereqetit e i rahmetit, por ishte edhe një muaj i aktivitetit të gjithanshëm të KBI-së. Gjatë muajit Ramazan, janë mbajtur ligjërata në të gjitha xhamitë e qytetit gjatë 30 ditëve. Në 10 ditët e fundit të këtij muaji, është falur namazi i natës në xhaminë e Mahmud Pashës nga imami Visar ef. Koshi, në xhaminë e Sobës nga xhematlinjtë, në xhaminë e Qylit, në xh. e Sefës 1 nga imami Arsim ef. Morina dhe në xh. e Sefës 2 poashtu nga xhematlinjtë. Në fshatra nuk janë mbajtur ligjërata për arsye se nuk ka pasur imam të mjaftueshëm për t'i plotësuar edhe obligimet ndaj xhematlinjëve të fshatrave. Vlenë të theksohet se vitet e pas luftës kanë rezultuar me rënie të interesimit të fshatrave për imamë gjatë Ramazanit.

Siq ka qenë praktikë më parë në qytetin e Gjakovës, hyrja në Itikaf ëshjtë bërë nga ndonjë xhematli, zakonisht në xhaminë e Haddumit, këtë vit përveç xhematit itikafi është bërë edhe nga imami Pleurat ef.Krasniqi në xhaminë e Gërçarëve.

Programi i mbajtjes së ligjeratave gjatë muajit Ramazan, në tërësi është realizuar, por vlenë të theksohet se është pritur më shumë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, që të na ndihmoi në këtë aspekt duke derguar imam-ligjërues, për të zgjuar interesim më të madh të xhematlinjëve, të cilët kanë qenë të interesuar shumë.

Jemi përpjekur dhe kemi pasur sukeses që nëpërmes të mjeteve të informimit -Top Radios, të mbajmë nga 60 minuta program për çdo ditë para Iftarit, gjatë këtij muaji të madhrueshëm. Ky program është mirëpritur nga ana e opinionit. Meritë për mbajtjen e këtij programi kanë të gjithë imamët e posaqërisht duhet falenderuar Munir ef.Salkurti dhe pronarin e Top Radios z.Astrit Dema, i cili na ka mundësuar mbajtjen e programit pa kompenzim. Po ashtu është mbajtur tribunë në pallatin e kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ku ligjërues ishte hoxha Muselem nga Prizreni dhe Prim.Med.Dr.Sci.Ali Iljazi. Ndërsa vitin që shkoi gjatë këtij muaji përveç tribunave tjera është mbajtur tribuna me gra, e para e këtij lloji në qytetin e Gjakovës, ligjëruese ishte mr.Besa Ismaili, e cila më ligjëratën e mbajtur ka bërë bujë të madhe në qytet. Në tribune kanë marrur pjesë më shumë se 500 veta. Për organizmin e kësaj tribune, për here të pare në qytetin e Gjakovës, apo edhe në Kosovë, merita të mëdha ka kryetari i KBI-së Fatmir ef.Iljazi.

Gjatë muajit të Ramazanit KBI-së ka organizuar iftar me xhematlinj, qytetar - intelektual, përfaqësues të institucionve komunale dhe ndërkombtare. Iftari është organizuar në restorantin OITA 3 në Gjakovë, dhe kanë qenë të pranishëm më tepër se 650 të ftuar. Prezent ka qenë edhe Kryetari i Kryesisë BI-së të Kosovës Mr.Naim ef. Tërrnava me bashkëpunëtorë. Mjetet financiare për organizimin e iftarit janë siguruar nga donatorë të ndryshëm:

-shoqata humanitare "Istanbul" nga Turqia,

-disa nga xhematlinjtë,

-biznismen të ndryshëm etj.



Mësimbesimi

Sa i përket manifestimit të jetes fetare në fshat, nuk jemi të kënaqur me rezultatet përkundër punës që i është kushtuar gjer tani, faktorët që kanë ndikuar janë të shumtë, është mungesa e kuadrit, mungesa e mjeteve financiare etj. por në vazhdimësi mbetet obligim i ynë që në të ardhmen të punojmë më shumë dhe t'i ofrojmë fshatrave ndihmë në zhvillimin e jetes fetare. Kjo mungesë ka ndikuar dukshëm në popullsinë e fshatit të cilët janë ç'orientuar nga rruga dhe fryma e vërtetë islame. Sa i përket aksionit të grumbullimit të s.fitrave dhe zekatit nuk jemi aspak të kënaqur, sidomos për zekatin. Mendojmë se imamët duhet të angazhohen më tepër rreth këtij aksioni. Dihet mirëfilli se akumullimi i këtyre mjeteve kishte me ndikuar pozitivisht në përmirësimin e gjendjes materiale, si dhe për zhvilimin e jetës fetare. Një kontribut të veçantë sa i përket zhvillimit të jetës fetare në fshat gjatë tri viteve të fundit e ka dhënë imami Bedri ef. Kida.

Mësim-besimi sezonal kryesisht zhvillohet në këto xhami:

-xhamia e Haddumit me imamin Enes ef.Koshi, i cili ka arritur të bëjë edhe hatme.

-xhamia e.M.Pashës, me imamin Visar ef.Koshi.

-xhamia e H.Imerit me imamin Esat ef.Rexha,

-xhamia.e Sefës me imamin Arsim ef.Morina,

-xhamia e Re, me imamin Munir ef.Salkurti,

-xhamia e Gërçarëve me imamin Pleurat ef.Krasnqi.

Mbetet obligim i yni që ky aktivitet mos të mbetet vetëm si nisje por të vazhdohet edhe më tutje. Kjo që cekëm më lartë nuk do të thotë se duhet të jemi të kënaqur, kemi mundur edhe më shumë të kontribojmë.

Gjatë këtij viti ka filluar të funksionojë Medresja e Madhe në Gjakovë, e cila mund të themi se në tërësi i plotëson kushtet për mbajtjen e mësim besimit fetar. Në muajin maj, qershor, korrik, gusht dhe shtator janë mbajtur kurse verore me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Duke filluar që nga muaji shtator, në Medresenë e Madhe në Gjakovë, ka filluar funksionimi i qendrës për Hifz, e para në Kosovë. Nxënësit të cilët janë duke vijuar kursin i kanë të gjitha kushtet e plotësuara si nga fjetja, ushqimi etj. Numri i nxënësve që vijojnë kursin është 28. Mësimdhënësit janë imamët e KBI-së në Gjakovë.

Për hapjen dhe funksionimion e kësaj qendre ka merita kryetari i KBI-së Fatmir ef. Iljazi, i cili ka kontaktuar me përfaqësuesit e shoqatës humanitare "ISTANBUL" nga Turqia, qysh në vitin 2004, kur ishte në vizitë në Stamboll, e cila tani me sukses i siguron të gjitha mjetet financiare për kompenzimin e shpenzimeve të mësimdhënësve, edukatorëve, rojtarëve, fokistit, kuzhinerëve, ushqimin e nxënësve, nxemjen, mirëmbjatjen e objektit, shpenzimet e udhëtimit të nxënësve, të cilët udhëtojnë në relacione të ndryshme të Kosovës.

Me theks të veçantë duhet të ceket merita e tij, i cili me kontributin e tij personal të pa kursyer, është duke e bërë të mundur funksionimin dhe mbajtjen në jetë të qendres në fjalë.

Gjatë periudhës Qershor-Gusht, është mbajtur mësim besim me nxënësit e ciklit të ulët nëpër fshatrat e Rekës së Keqe, siç janë:Smolicë, Shishman, Babaj Bokës, Ponoshec, Lipovec, Greqinë, Demjan, Rogovë e Hasit dhe Vogovë. Në mbajtjen e mësim besimit me nxënësit e këyre fshatrave kanë qenë të angazhuar studentët e FSI-së, të cilët i kemi angazhuar përkohsisht për faljen e namazit të xhumasë. Në mbajtjen e mësim besmit në fshatrat Lipovec,Greqinë dhe Demjan, na kanë ndihmuar shumë drejtorët e shkollave fillore, të cilët na kanë lejuar që mësimi të mbahet në objektet e shkollës. Për këtë iu jemi mirënjohës.

Në këtë mënyrë është ringjallur jeta fetare te të rinjët e këtyre anëve dhe suksesi ka qenë i kënaqshëm.

Sa i përket disciplines në punë të imamëve dhe nëpunësve të administratës, mund të themi se ka qenë në nivelin e duhur, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur edhe lëshime në kryerjen e punëve dhe detyrave të punës. Mbetet obligim dhe detyrë e të gjithë neve, që në të ardhmen, të jemi më vigjilent në kryerjen e punëve dhe detyrave të punës, të cilat na janë besuar me pjesëmarrjen e tyre aktive në mbledhje dhe në paraqitjen e përditshme në zyret e KBI-së, është e mërëseardhur - obligueshme.

Në teritorin e KBI-së në Gjakovë, xhematet kanë traditë të vetëorganizimit si në mirëmbajtjen e xhamisë po ashtu edhe në organizimin e tubimit të ndihmave për jetima dhe skamnor, me rastin e festave fetare siç janë Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami me të. Në këtë drejtim prinë xhemati i xhamisë së Re, në krye me imamin Munir ef.Salkurti. Pastaj vijnë me radhë: -xhemati i xhamisë Hadumit me imamin Enes ef. Koshi e kështu me rradhë.

Ndërsa në fshatra do të veqoja xhematin e xhamisë së fshatit Bec KK Gjakovë, në krye me imamin Shaban ef.Ukshini, të cilët me vetëkontribut kanë filluar ndërtimin e xhamisë së re në këtë fshat dhe pastaj xhamia është përfunduar me ndihma nga donacioni i shoqatës arabe.



Distribuimi i literaturës Islame:

KBI-së në Gjakovë, kujdes të veçant i kushton edhe distribuimit të literaturës fetare. Distribuimi i literaturës fetare bëhet kryesisht nga ana e imamëve. KBI-së duke e ditur rëndësinë e madhe që ka fjala e shkruar ka hapur një librari islame dhe kemi angazhuar një punëtor.



Biblioteka

KBI-së në Gjakovë, ka themeluar biblioteken e vet që nga viti 1990, merita për këtë ka imami i nderuar Bedri ef.Kida. Biblioteka në fjalë, e cila ka qenë shumë e pasur me libra është djegur gjatë luftës së fundit nga dora barbare serbe. Pas luftës Bedri ef.Kida është angazhuar maksimalisht dhe ka tubuar një numër bukur të mirë të librave. Vlenë të theksohet gjesti human i kryetarit të KBI-së Fatmir ef.Iljazi, i cili e ka dhuruar biblioteken e tij personale KBI-së në Gjakovë. Dhashtë Zoti që kësi bëmirësa nga mesi i imamëve dhe xhematit në përgjithësi të ketë edhe më shumë.



Imamët në Xhemat:

Në përgjithësi pothuaj se të gjithë imamët e KBI-së në Gjakovë, janë present në xhemat, aty ku e kërkon nevoja si në raste gëzimi dhe pikllimi. Në këtë drejtim më aktivi dhe më i afirmuari është imami i nderuar Jusuf ef.Elezaj, Esat ef.Rexha, Bedri ef.Kida, etj.



Imami veteran


-Ismail ef.Jonuzi,

-Bedri ef.Kida,

-Jusuf ef.Elezaj,

-Esat ef.Rexha.



Bëmirësit nga xhemati:


-Bahri Bokshi,

-Ruzhdi Bokshi,

-Astrit Ibruka,

-Yll Baruti,

-Flamur Dobruna, etj.



Bëmirësit nga biznismenët:


-Edmond Hoxha,

-Sherif Nagavci,

-Fatmir Kasapolli,

-Bekim Zherka,

-Shefqet Pruthi,

-Azem Ahmeti, etj.



Gjakova sot ka 586 km2 te cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra.





K R Y E I M A M I,
Fatmir ef Iljazi