www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Me ardhjen e Muhammedit a.s.

 

 

 

 

 

Hamdi NUHIJU

 


.... Habitesh, por ėshtė e vėrtet! Hmmm, si i mekur dhimbsej jetimi dhe varrosej femra e gjallė nė shoqėrinė e trembur dhe tė frikėsuar nga vetja. Fitreja, natyra e pastėr humbi dhe u bė shkrumb e hi nėn gjurmėt e historisė sė njerėzimit. Bota rėnkonte duke shfryrė mllef dhe e mbushur me idhuj tė njė pas njėshėm. Gjakatarėt qė vranė tė Dėrguarit e Zotit kishin ngulitur rruzullin tokėsor nė duart e fėlliqta tė fajdes... O Zot si mund tė kishte qenė njerėzimi i tillė, a`thua vallė duhej edhe Ti tė harrohej dhe njerėzit tė moliseshin e tė veniteshin nė putat e drunjtė dhe tė argjiltė tė ndėrtuar me duart e njeriut mėkatar??? Si mundej qė njeriu t'ia ktheje shpinėn Zotit tė tij dhe ta imagjinoj atė Zotin si tė barabartė me putin qė e ndėrtoi me duartė e tij?! Ah, sa thellė u shtrinė intrigat e Shejtanit, sa i uritur u bė xhehennemi pėr kėto shpirtėra plot faj...

... Ėshtė e vėrtet o shpirt i etur kjo qė po ta them! Arabėt njihnin All-llahun, dinin pėr Pejgamberėt, por nė fakt u bėnė idhujtar! O Zot sa errėsirė mbretėroi nė atė ujėvarė qeniesh tė gjalla qė dikur.... dikur lundronin mbi oqeanet e meditimit nė njė Zot. Dhe erdhi momenti kur bota e mbuluar nga kjo errėsirė nuk mund tė duronte mė, kur gjallesat rėnkonin, dheu filloi qė tė hedhė ndyrėsirė nė mesnatėn e errėt tė yvertirės blu. Moment qė ndryshoi mileniumet, moment qė historinė e njerėzimit e pėrshkruan nga fillimi e deri nė fund... Tik-taket e apokalipsės sė popullit tė Nuhut, Hudit, Lutit, Shuajbit, Ejubit, Musait, Isait, veēse kishin trokitur nė dyert e njerėzimit duke vizatuar njė jetė tė tėrė sakrificash, thirrjesh, obligimesh. Ky varg i gjerė Profetėsh kishin njė qėllim nė jetėn e tyre: Nxjerrjen e njerėzimit nga errėsirat nė dritė, nga adhurimi i idhujve, nė adhurimin e All-llahut, nga soditja nė fatkeqėsitė nė meditimin e krijesave. E Muhammedi a.s. me urdhėr tė All-llahut xh.sh. shpalosi qartas misionin e tij duke thirrur:
"O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar)." (Bekare:21)

Me ardhjen e Muhammedit a.s. populli i armiqėsuar arab dhe i ndarė nė fise, i poshtėruar skajshmėrisht dhe i nėnēmuar filloi qė ta fisnikėrojė veten dhe tė bėhet pėrēues i fisnikėrimit tė kėtij civilizimi tė madh nė komplet rruzullin tokėsor. Nga ato ēastet magjepsėse dhe frymėzuese kur arabėt ishin jashtė Islamit dhe vonė u kyēėn nė Islam, njėri prej sahabėve tė njohur Rebi` ibėn Amiri i shndėrruar nė njė misionar musliman kujton dhe thotė: "All-llahu na dėrgoi qė tė nxjerrim ata qė dėshirojnė nga adhurimi i njerėzve nė adhurimin e All-llahut, nga ngushtėsia e kėsaj bote nė gjerėsinė e saj , nga padrejtėsia e religjioneve nė drejtėsinė e Islamit." ( Shih: Nevoja e Njerėzimit pėr mesazhin e Muhammedit a.s., Pėrktheu: Nehat Ismaili, Shkup 2007, fq.8)

A e kujton o njeri kėtė ēast madhėshtor tė kėtij sahabiu tė ndershėm? Ēka e bėri kėtė kaq madhėshtor dhe kaq tė sigurt nė misionin e tij, si u shndėrrua nga njė njeri i poshtėruar nė njė njeri me qėllim, mision, synim qė ta nxjerrė njerėzimin nga errėsirat nė dritė? Sa vlen jeta jonė sot kur motrat tona, nėnat tona, vajzat tona pėr ēdo ditė pėrballen me sfidat e teknologjisė dhe krimit tė organizuar? E vėllezėrit tanė nė Etiopi vdesin pėr ēdo ditė nga varfėria e rrugėve tė Ballkanit shohim pėr ēdo ditė musliman qė kanė humbur qėllimin e tyre nė kėtė jetė, misionin e lartė dhe fisnik pėr tė cilin erdhi edhe Muhammedi a.s. Si ėshtė e mundur o Zot qė sot nė rrethet e muslimanėve tė kemi narkoman, alkoolistė dhe kundėrshtues tė flaktė tė urdhrit Tėnd? Si ėshtė e mundur qė vlimi i analfabetizmit tė jetė aq i madh nė mesin e muslimanėve tė kėtij shekulli, ndėrsa urdhri i parė qė i zbriti Muhammedit a.s. nga ana e All-llahut xh.sh. ishte:
"Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė)." (Alek:1)

E prapė premtimi i All-llahut ėshtė i vėrtet. Ai shpėrblen ato qė gabojnė dhe pendohen, shpėrblen edhe ato qė bėjnė njė punė sa grima e atomit, ndėrsa e vlefshme sa qiejt dhe toka, mėshiron krijesat, sepse Ai ėshtė Mėshirues, ėshtė i Drejtė...

Po si mund t`i dinim tė gjitha kėto sikur Zoti tė mos shpaloste urdhrat e tij pėrmes melekut Xhibril Muhammedit a.s.? E sot gjithė ato etiketime i bėhen muslimanėve, o Zot, ngushtėsia e zemrave ėshtė shndėrruar nė simbiozė gjenezash ku ēdo ideologji mundohet ta sulmoje Islamin si fe intolerante, si fe e dhunės, fe e prapambetur e njerėzve miop. Jo, jo ne nuk habitemi nga deklarime tė kėtilla, sepse kohėrat ndryshojnė, njerėzit ndryshojnė, ndėrsa fjalėt janė tė njėjta, por habitemi dhe merakosemi kur dėgjojmė musliman tė prirė nė kėtė rrugė. A nuk ke dėgjuar o vėlla se Muhammedi a.s. para 14 shekujsh ka thėnė: "Ai i cili ka mbytur njė rezident jomusliman, nuk do tė shijoj aromėn e Xhennetit, ndėrkaq aroma e tij vėrehet nga njė distancė udhėtimi dyzet vitesh" (Transmeton Buhariu). E tash ku mbeten akuzat tua pėr dhunė , intolerancė etj? O Zot na ruaj prej asaj dite kur do pyetemi se cila ėshtė feja jonė neve tė na mbyllet goja dhe tė mos kemi mundėsi tė japim pėrgjigje. Tė kesh mėshirė o vėlla pėr gruan tėnde, pėr nėnėn tėnde dhe mos u frikėso t'ia japėsh tė drejtėn, kijė mėshirė edhe pėr njerėzit tjerė, pėr kafshėt, pėr tė gjitha krijesat qė ekzistojnė nė kėtė botė. Shembull e ke mė tė lartin ndėrmjet banorėve tė tokės dhe tė qiellit Muhammedin a.s. ku tha: "Kini frikė All-llahun pėr kėto kafshė tė panjohura, hipini nė mėnyrė tė drejtė dhe jepni tė hanė mirė." (Transmeton Ebu Davudi). E ne u bėmė tė pamėshirshėm me nėnat tona, nė vend qė t'ia lehtėsojmė ne i bėrtasim dhe ia rėndojmė barrėn dhe brengat... O Zot nė ēfarė gjendje ka rėnė ummeti i Muhammedit a.s. qė tė mos mundet ta njoh veten..

E profeti Muhammed ishte i dhembshur edhe pėr kafshėt, pėr bimėt, pėr shtazėt. Fetyllah Gylen thotė nė librin e tij: "Po, nga kuadri i mėshirės sė tij as milingonat nuk janė pėrjashtuar. Kėta njerėz qė nuk shkelnin as milingonat, a mund t'i bėnin keq kujt? Jo, ishte e pamundur qė t'i bėnin keq kujt me dashje a me tė ditur! Ēdo vdekje e ēekuilibruar do ta prishte ekuilibrin ekologjik dhe do tė nxirrte nė shesh njė defekt tė vėshtirė pėr ta pėrshkruar." ( shih: Dritė e Pashuar , Fetyllah Gylen, Tiranė 2004, fq.417). A mundin qė qerpiqtė e identitetit tė rrudhoseshin me kėtė pamje dehėse e cila flijon jetėrat drejtė pafundėsisė sė Besimit? Apo ndoshta hidhėtia dhe indinjata e thellė e devocionit kishte humbur kuptimin te krijesa e quajtur njeri? ... U ndala pėr njė ēast me meditimin tim! Kthej kokėn nė tė djathtė dhe shikoj bilbilat me zėrin e tyre tė magjishėm tė cilėt na ftonin nė vallen e engjėjve nė gjithėsi. A nuk tha Profeti Muhammed a.s. nė njė hadith tė tij duke krahasuar njerėzit me mineralet se: "Njerėzit u ngjajnė krejt mineraleve tė arit e tė argjendit. Tė dobishmit nė kohėn e injorancės, pasi tė hyjnė nė Islam e ta pėrvetėsojnė atė, mbeten prapė mė tė dobishmit." (Vepra e lartcekur, fq.373). Mineralet qė dėshmojnė forcėn, integritetin, njerėzoren, magjiken, fuqinė ekonomike, krenarinė e popujve, mineralet tė cilat e sfidojnė mendjen e njeriut dhe janė tė pėrhapura aq shumė nėpėr gjurmėt e teknologjisė dhe studimit tė kaosit, ishin njė vokabular i pėrditshėm i mė tė ndritshmit Profetit Muhammed. Dhe periudhė pas periudhe , konsolidim pas konsolidimi, lindėn shkėndijat e para tė ummetit islam. Periudha e fshehtė e thirrjes kishte filluar tė ndryshoj pamjen e saj, tashmė represionet , pengesat dhe frika ishte shtuar. Tė dhunshmit vazhduan dhunėn e tyre ndaj pafajėsisė muslimane. I vetmi faj qė kishin ishte fjala: Nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi a.s. ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij...

E si mund tė duroheshin torturat nė prani tė Krijuesit tė botrave , ty dyshon se Ai sheh ēdo gjė dhe len robin e tij skajshmėrisht nė kėtė udhėkryq? Erdhi urdhri i shpėrnguljes! Lotėt rrjedhnin rrėke si ferman i shpirtit tė mjerė. Fletėzat e belbėzuara kalimthi kaliteshin nėn faqet e skuqura dhe tė dendura. Pėr njė ēast mu kujtua kjo lirikė pėrgjėrimi: "Robi yt mėkatar po tė vjen, o Zot, Po tė lutet tek mėkatet i pohon; Po mė fale, mė fal se je i Lartė! Po mė pėrzure , veē Teje kush mė mėshiron?" ( Burimi i lartėcekur: fq.313). Sa madhėshtore janė kėto fjalė shpirti qė mezi mė mbajnė gjallė nė kėtė dyndje identiteti. O vėlla dhe oj motėr muslimane ndalu njė moment dhe kujto kėtė pėrshkrim tė madhėrishėm qė i bėn Fetyllah Gyleni thirrjes sė Muhammedit a.s. Ai, pra thotė: "Namazi nė shprehjet dhe pohimet e tij; abdesi me tė cilin ulet e ngrihet, shok pėr njeriun tė cilit ia eliminon vetminė dhe ia ndriēon rrugėn me dritat e veta; ezani qė qarkullon nėpėr damarėt e njeriut si gjaku dhe jeta, qė rrjedh si lumė para derės sė shtėpisė sė tij, qė rrjedh dhe mbledh pėrpara ēdo lloj ndryshku e papastėrtie; zekati dhe sadakaja qė hedhin shtat si selvitė e lėkunden, duke uturitur, i trembin shejtanėt, qė, si begati e rehati, ua mbėshtjellin shpirtrat e atyre qė shkojnė nė namaz; agjėrimi qė krejt si njė urė i bashkon masat njerėzore tė shkėputura njėra prej tjetrės, qė i ngjitė copat si njė saldaturė e shėndoshė; haxhxhi qė mbron si mburojė tė zotin, qė pėr ta ndihmuar atė tė hyjė nė xhennet, shndėrrohet nė njė portė tė fshehtė nė muret e tij dhe si njė saki me poēen e verės nė dorė i afron atij tė mirat e xhennetit; xhihadi qė i arnon tė grisurat si njė rrobaqepės, qė i pastron njollat si njė larės kufomash, qė i bėn bashkė tė gjithė besimtarėt si njė kuvend konsultimi; dhikri dhe lutja qė mbyllin rrugėt qė shpien pėr nė xhehenem duke u vėnė gjoksin si njė theror, qė si njė nėpunės pritjeje, hapin rrugėt e xhennetit dhe u thonė njerėzve "mirė se erdhėt" dhe qė si njė baba i dhembshur kundėrshtuesit dhe inatēorėt i lidhin me zinxhirė e i zvarrisin drejtė parajsave; zbatimi i urdhrave dhe respektimi i ndalimeve, qė si njė mjet ndėrlidhjeje, i lidhin e i takojnė e i lejnė tė bisedojnė me njėri-tjetrin Krijuesin me krijesėn; marrėdhėnia dhe mirėkuptimi farefisnor qė si njė polic trafiku, si njė roje dere zė kryet e udhės e vendin para portės e rregullon vajtje-ardhjet dhe hyrje-daljet; tė gjitha kėto, pra nė shprehjet dhe pohimet e tij( Muhammedit a.s.), shndėrrohen secila mė vete, nė njė motiv tė gjallė qė si njė nėnė, hapin prehrin e presin, qė bėjnė gjyq me njerėzit dhe ftojnė pėr gjykim, qė bisedojnė me ta e premtojnė, qė i kėrcėnojnė ata nga frika se mos rrėshqasin nga udha, qė i kapin pėr jake e i shkundin mirė e mirė; shndėrrohen kėshtu dhe pothuajse i magjepsin dėgjuesit..." (Burimi i njejtė: fq.294-295).

E ti o i ri i mbuluar nga jeta, fjalėt , padrejtėsitė, amoraliteti, krimi, fatkeqėsitė, a harrove fjalėt e Krijuesit drejtuar Pejgamberit a.s. ku tingėllojnė: "O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur). Dhe madhėroje Zotin tėnd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe tė keqes sė ndyrė largohu! Dhe mos u mburr me atė qė jep e tė duket shumė! Dhe pėr hir tė Zotit tėnd duro! " (El-Muddeththir:1-7)

 

 

 

 

 

18.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .