JACQUES NEIRYNCK Tė trajtojmė tash njė ēėshtje serioze: martesat e pėrziera. Kėto lloj martesash shkatėrrohen shumė shpesh kur lindin probleme mes muslimanėve tė martuar me qytetare franceze apo zvicerane. Shumė pak ka rėndėsi kėtu shtetėsia e burrit, algjerian apo francez, rezultati ėshtė i njejtė. Ēėshtja bėhet dramatike nė momentin e divorcit, sepse gruas i ndalohet mbikėqyrja e fėmijėve dhe e drejta pėr t'i vizituar. Kjo situatė e rėndė humane parashtron njė problem tė qėndrueshėm diplomatik mes Francės dhe Algjerisė. A mund tė thoni diēka rreth kėsaj? Njė grua muslimane qė martohet me njė musliman, d.m.th nuk ka asnjė tė drejtė mbi fėmijėt e saj?
TARIQ RAMADAN Problemi qė parashtruat ju nė tė vėrtetė ėshtė dramatik. Duhet t'iu kushtojmė shumė vėmendje martesave tė pėrziera. Duhet tė bėhet njė punim i vėrtetė dhe i pėrpiktė duke filluar nga martesat. U dedikoj shumė kohė ēifteve qė bashkohen pėr ti informuar mbi ēėshtjen se duhet tė pajtohen me njėri tjetrin rreth mėnyrave dhe kushteve tė martesės. Me siguri dashuria ekziston, por nė Islam martesa ėshtė njė kontrat qė kėrkon tė nėnshkruhen nė mėnyrė tė qartė disa pika dhe tė tregohen kushtet e secilit me qartėsi; nė veēanti sa i pėrket fėmijėve, edukimit tė tyre dhe mbikėqyrjes sė tyre. Mė mirė ėshtė qė tė ndalohen zėnkat qė nė fillim sesa tė pėrballohet mė e keqja pas disa viteve.
Islami kėrkon qė njė musliman mos t'i lė asnjėherė fėmijėt e vet dhe nė veēanti qė t'u jap atyre njė edukatė nė pajtim me religjionin e tij. Kjo nuk nėnkupton qė gruaja jo-muslimane nuk ka asnjė tė drejtė mbi fėmijėt e saj. Edhe pse rreth kėsaj islami ėshtė i qartė, ai nuk duhet tė justifikoj ēdo gjė dhe secila situatė duhet tė rregullohet individualisht. Gjithmonė duhet t'i shmangemi instrumentalizimit tė religjionit si pėr tė justifikuar njė mbikėqyrje pa marrė parasysh maltretimet e babait, si pėr ta demonizuar dhe tė veprohet nė atė mėnyrė qė fėmijėt t'i merren babait tė tyre pa marrė parasysh sjelljen e dyshimtė tė nėnės. Tė dy situatat ekzistojnė dhe sidoqoftė Islami na detyron tė konsiderojmė drejtėsinė sa mė objektivisht qė ėshtė e mundur.
Sa drama bėhen sot pse nuk ėshtė marrė kohė pėr t'i qartėsuar gjėrat! Disa herė ndryshimi i ndonjėrit prej bashkėshortėve krijon situata tė reja nė atė mėnyrė qė asgjė nuk mund tė parashikohej. Atėherė duhet lėnė prova psikologjike; tė dėgjohet, tė dialogohet, tė kėrkohen zgjidhje humane dhe tė drejta si nė tė gjitha situatat.
JACQUES NEIRYNCK Martesat e pėrziera, tė paktėn me njerėzit e Librit, hebrenjtė dhe krishterėt pranohen krejt qė nga fillimi? A nuk duhet konvertuar? Situata ėshtė simetrike mes burrave dhe grave, dmth njė muslimane a mund tė martohet me njė jo-musliman?
TARIQ RAMADAN Ēėshtja e martesave tė pėrziera pėr muslimanėt duhet tė shikohet nė perspektivėn e konceptit dhe tė filozofisė sė familjes ashtu siē trasmentohen nga mėsimet e Islamit. Parimi nė martesė ėshtė barazia dhe plotėsimi i roleve dhe funksioneve.
Burri e ka obligim tė financioj nevojat e familjes, dmth ėshtė pėrgjegjės pėr pėrmbajtjen e saj. Gruaja ka tė drejtė qė tė mos shqetėsohet pėr nevojat e saja materiale: ėshtė njė e drejtė, jo njė obligim (siē prezantohet disa herė nga disa muslimanė) e asgjė nuk e pengon njė grua qė tė punoj. Nė kuadrin e familjes, nė Islam ekziston ideja e njė tė drejte tė gruas qė nė aspektin financiar mund t'a vendos nė njė vartėsi pak a shumė relative.
Kjo situatė shpjegon, sipas filozofisė sė pėrgjithshme, pse nė Islam njė burrė musliman mund tė martohet me njė grua prej njerėzėve tė Librit, tė krishterė apo hebre, pasiqė pėr atė ėshtė njė detyrė qė ta respektoj fenė dhe praktikėn e gruas sė tij dhe tė kujdeset pėr nevojat e saja. E kundėrta nuk ėshtė e mundur; njė grua mslimane nuk mund tė martohet me njė burrė tė njė religjioni tjetėr sepse ajo mund tė gjindet nė njė situatė nė tė cilėn pėrgjegjėsi i familjes nuk e pranon fenė e saj, traditėn e saj dhe obligimet e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė religjionit tė saj. Grada e njė vartėsie tė mundshme ėshtė mė e madhe nė kėtė rast duke e bashkangjitur faktin se njė musliman e njeh fenė hebreje dhe krishtere por njė krishterė apo hebre nuk e konsideron autentike shpalljen e Islamit.
Prapėseprapė, sot shumė muslimane martohen me jo-musliman nė Evropė duke mos respektuar kėtė parim islamik i rregulluar sipas pajtimit tė shumicės (ixhma'-sė). Disa herė kėto ēifte, si tjerat, mbijetojnė, por shpesh ndodhin situata dramatike. Ndryshimi i njėrit apo tjetrit bashkėshort, disa herė rizbulimi i vonshėm i identitetit religjioz, vė nė diskutim aspekte tė thella qė shqetėsojnė jetėn e ēiftit. Disa pėrfundojnė me ndarje.
Gratė apo burrat jo-musliman nuk janė pėrgjegjėsit e vetėm tė kėtyre ndryshimeve: muslimanet dhe muslimanėt janė pėrgjegjės nė tė njėjtėn mėnyrė. Pastaj, disa herė nuk mund tė flasim pėr gabime, thjesht bėhet fjalė pėr ndryshime qė koha dhe jeta i imponojnė njė njeriu. Pėr tė parandaluar kėtė duhet qė ēiftet tė informojnė dhe tė kuptojnė njėri tjetrin. Ndjenjat e mira, ashtu si vetėm shprehja e principeve islame, mund mos mjaftojnė. Kur ndeshen dy religjone apo dy kultura nė hapėsirėn intime familjare, vetėm njohja e tjetrit, tė kuptuarit e tjetrit, dialogu, delikatesa dhe durimi mundėsojnė zgjidhjen e problemeve. Nuk ka kuptim tė thuhet "ėshtė faji i islamit, hebraizmit, krishterimit", ėshtė njė vlerėsim sipėrfaqėsor qė mundohet tė konfirmoj disa paragjykime qė ekzistojnė qysh para problemeve tė ēifteve tė pėrziera. Ky vlerėsim ėshtė si njė rreth na i cili nuk dilet kurrė.
Problemi ėshtė shumė i thellė. Duhet t'i shmangemi formalizmit tė ashpėr e qė nė shikim tė parė duket ngushėllues, por qė do tė zgjidhte problemet sipas principeve tė dekretuara pa shpirt e psikologji; ashtu sikurse duhet kundėrshtuar vėniet nė skenė qė tregojnė, pėr shembull, burra qė konvertohen sa pėr tu martuar. Ky lloj zgjidhjesh i problemeve "pėr sot" ėshtė gati shprehja e sigurtė e problemeve dramatike "pėr tė nesėrmen".
Njė konvertim pa vendimin e zemrės dhe tė qenies nuk vlen dhe ėshtė sikurse mos ishte verifikuar. Mund tė provojmė tė mashtrojmė veten por nuk mund tė mashtrojmė Krijuesin dhe nė tė ardhmen shkatėrrimi i ēifteve do t'ua kujtojė tė dashuruarėve tė sė kaluarės nevojėn e sinqeritetit tė njė akt-besimi autentik. I vetmi dinjitoz pėr njė njeri.
JACQUES NEIRYNCK Nėse shpallet njė sentencė divorci nė Francė dhe njėri prej bashkėshortėve ėshtė gjerman, Gjermania do tė aplikonte vendimin e tė drejtės franceze. Nėse qytetari gjerman ikė me fėmijėt, ky shtet do t'i zbatoj qytetarit tė tij njė vendim tė marrė nga njė gjyq i huaj. Nė tė kundėrtėn dihet se mes Francės dhe Algjerisė nuk repektohet kjo situatė. E kjo shkakton drama tjera!
TARIQ RAMADAN Duhet tė punohet mė shumė pėr tė informuar psikologėt, avokatėt, gjykatėsit dhe asistentėt social nė Evropė, qė shumė shpejt i thjeshtėsojnė gjėrat kur gjenden para situatash qė kanė tė bėjnė me konfliktet familjare dhe divorcet kur ėshtė nė mes njė musliman. Ideja qė krijojnė ndaj islamit dhe grave i shtyen shumė shpejt t'i japin tė drejtė asaj ēka thonė gratė. Disa herė veprojnė aq me sinqeritet saqė edhe vet nuk e kuptojnė.
Megjithatė drejtėsia duhet tė vigjilojė, bile mė sė shumti kur trajtohen pėrfaqėsimet kulturore tė njėrit gurp apo tjetrit. Mjerisht ndodh edhe qė disa gra tė pėrfitojnė. Nuk mjafton tė jesh njė burrė muliman qė mos tė keshė tė drejtė; nuk mjafton tė jesh njė grua, muslimane apo jo, qė tė kesh tė drejtė. Do tė dukej diēka e marrė ta kujtojė, por shpesh ėshtė dashur ta bėj gjat procedimeve gjyqėsore. Ėshtė dashur t'ua kujtojė me qėndrueshmėri burrave musliman qė nuk duhet tė fshehen pas njė "nuk e duan islamin" apo "mė sulmojnė sepse jam njė musliman" qė tė mos i njohin pėrgjėgjėsitė e tyre dhe gabimet e tyre. Instrumentalizimi i pėrfaqėsimeve funksionon nga tė dy anėt dhe duhet tė qėndrojmė, nė ēdo rrethanė, tė ekuilibruar, vigjil, shumė tė kujdesshėm, intelektualisht tė drejtė dhe objektiv.
Nga Italishtja: Rexhije Ameti
JACQUES NEIRYNCK E TARIQ RAMADAN, A mund tė jetojmė me Islamin?, kapitulli III, Pozita e Gruas nė Islam. 19 prill 2000, botimi I; 16 mars 2004, botimi II
03.05.2008.islamgjakova.net