www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Rėndėsia e dashurisė nė martesė

 

 

 

 

 

Me martesė nė Islam nėnkuptojmė bashkimin e njė burri dhe njė gruaje nėpėrmjet njė kontrate, nikahut. . [1]

Nuk janė veē burri dhe gruaja tė cilėt formojnė njė ēift; nė Kur'an lidhja e njė ēifti shihet si njė ligj universal. Nė fakt, nė njė verset mund tė lexojmė:
Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit). [Edh Dharijat 51,49] [2]

Pastaj akoma nė njė tjetėr verset thuhet:
I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė. [Ja-Sin 36,36]

Fjala shqipe "lloje", e pėrdorur nė dy versetet e sipėrcituar, pėrkthehet nga fjala arabe 'azwaxh, fjalė qė nė arabisht nėnkupton njė ēift. Ky term nuk i referohet vetėm ēiftit 'burrė-grua'. Sipas ajetit tė parė tė gjithė krijesat janė nė ēifte, si dita dhe nata, qielli dhe toka, e nė veēanti bimėt dhe kafshėt. Pastaj- siē na sugjeron ajeti i dytė i sipėrpėrmendur- Zoti "nga vet ata", dmth nga vet lloji i tyre krijoi burrin dhe gruan. Ēdo ēift nėse ėshtė i ndarė, qė tė plotėsohet kėrkon unitetin e tij. Nė tė njėjtėn mėnyrė burri dhe gruaja kanė prirje njėri ndaj tjetrit: Zoti nė zemrėn e burrit ka vendosur dashurinė ndaj gruas e nė zemrėn e gruas dashurinė ndaj burrit. Kjo nevojė nė islam pėrmbushet me bashkimin e tė dyve, dmth me martesėn, e cila bėhet e lejueshme nėpėrmjet nikahut. Edhe pse termi 'azuaxh nuk ka kuptimin e shprehur qartė tė martesės, sidoqoftė ėshtė njė shprehje fondamentale qė definon marrėdhėniet e njė ēifti; zauxh nė arabisht ėshtė njė term shumė i pėrdorur pėr tė definuar martesėn. Ndėrsa nikahu ėshtė kontrata qė rregullon rendin shoqėrorė, pra martesa, me kuptimin e nikahut bėnė tė mundshme qė tė njihet babai, vėllezėrit, motrat; prandaj ėshtė njė element i nevojshėm nėse duam tė jetojmė nė njė shoqėri stabile dhe pa trazira.

Nga definicioni i martesės si kontratė kuptojmė njė nga arsyet primare tė martesės, dmth mundėsia e tė plotėsuarit e nevojave fizike dhe psikologjike nė mėnyrė tė lejuar pėr shkak tė nevojės sė njė rregulli shoqėrorė. Por kjo nuk ėshtė e vetmja dhe e arsyeja e vėrtetė e martesės. Nė fakt, sipas Kur'anit, rėndėsi primare ka paqja shpirtėrore dhe qetėsia qė arrihet pėrmes martesės. Nė ajetin qė vijon shihet njė nga shenjat e Zotit: Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė. [Er-Rrum 30,21]

Ky verset na jep njė ide se si duhet tė jenė relacionet e njė ēifti nė brendi tė martesės dhe cilat janė objektivat qė duhet arritur nė bashkimin e dy personave. Qė tė kuptojmė kuptimin e thellė tė kėtij ajeti ėshtė mirė qė tė analizojmė ēdo hap. "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė": kjo shprehje, qė pėrsėritet nė tė njėjtėn sure [3], gjendet edhe te ajeti 20: Nga faktet (e fuqisė) e Tij ėshtė edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat nė) njerėz qė veproni tė shpėrndarė.

Ky verset na thirr qė tė mendojmė rreth njeriut dhe gjithė njerėzve duke u mahnitur nga madhėshtia e Zotit: nga dheu Zoti krijon njerėzimin qė shpėrndahet nėpėr tokė. Pastaj, nėse shikojmė njeriun dhe ēiftin, ėshtė e mundshme tė shohim njė shenjė tė krijimit. Bile ėshtė e mundshme tė rishikojmė tė gjithė historinė humane duke u nisur nga "Ademi qė Zoti e krijoi nga dheu"(El-Imran 3,59).

Ashtu sikurse krijimi i Ademit nga dheu ėshtė njė shenjė qė tregon madhėsinė dhe fuqinė e Zotit, nė tė njėjtėn mėnyrė krijimi i tė gjithė njerėzve- gjithashtu nga dheu siē sugjeron ajeti 20- ėshtė njė shenjė, njė nga shenjat e Tij. Pra edhe krijimi i ēiftit - qė nė ajetin 21 tė sures Er-Rrum pėrkthet si "palė" dhe me tė cilin shpesh nėnkuptohet gruaja, nė realitet dmth edhe burrė - ėshtė njė ndėr shenjat e Zotit, ėshtė dėshira e Tij sepse ai kujdeset pėr ēiftin duke ngjallė ndenja mė tė bukura ne mes tyre.

"Faktet" ėshtė fjala qė pėrkthehet nga arabishtja ajjatun. Ky emėr nė Kur'an nėnkupton versetet; por, gjithmonė nė Kur'an, rrėnja e fjalės ajjat, qė pėrsėritet shumė shpesh, merr edhe tjera kuptime si fjalė, shenjė, model, mrekulli, etj. Ėshtė shumė e rėndėsishme prandaj tė vėrejmė sesi dashuria e njė ēifti ėshtė njė shenjė- gati njė fjalė apo mrekulli- e Zotit. Verseti vijon: "...qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė)". Kjo dmth se burri dhe gruaja kanė tė njėjtėn origjinė qė buron nga Ademi; qė tė dy pra janė krijuar nga njė person i vetėm, nga i cili Zoti pastaj krijoi gruan. Nė fakt, nė njė tjetėr verset tė ngjashėm me kėtė thuhet:
Ai (All-llahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė vete, e prej saj, krijoi palėn e saj pėr t'u qetėsuar pranė saj. [El-A'raf 7,189]

Ky verset i drejtohet Hauasė qė, sipas traditės, qe krijuar nga brinja e Ademit, pra nga vet ai pėrveēse nga lloji i tij. Pėr kėtė arsye burri duhet ta dua atė, ta mbrojė dhe tė jetė i mėshirshėm ndaj saj sikur do tė ishte pėr veten, nė fjalė tjera tė jetė i gatshėm qė tė ndaj momentet vuajtjėse dhe t'i ndihmojė nė situata tė tilla.
Kėtu ėshtė koha pėr tu kthyer te fjala zauxh. Nė fakt, zauxh (qė zakonisht pėrkthehet si lloj, ēift) nėnvizon akoma mė shumė origjinėn e pėrbashkėt tė burrit dhe gruas. Po, pasi- siē kemi pasur mundėsi tė shohim- do me thėnė bashkėshort (shokė) apo edhe bashkėshorte (shoqe) pa bėrė dallime. [4] Ky hap i Kuranit gati na sugjeron se burri dhe gruaja janė 'ndarė' e tashti, nėpėrmjet martesės, ribashkohen duke gjetur kėshtu unitetin e tyre tė mėparshėm dhe kėshtu plotėsohen.

Ky plotėsim qartėsohet nga vijimi i versetit tonė: "ashtu qė tė gjeni prehje te ato". Folja tė gjesh prehje pėrkthehet nga arabishtja tassakunu, qė dmth qetėsi, paqe, tė ndjehesh rehat, tė kesh besim nė ndonjė. Uniteti i ēiftit kėtu synon prehjen dhe kėnaqėsinė reciproke. Nė suren e dytė tė Kur'anit lexojmė:
...ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato. [El-Bekare 2,187]

Sipas Tabariut, njė ekzegjet i madh i Kur'anit, kjo shprehje ka dy kuptime sepse prehje, nė arabisht libas, mund tė ketė kuptimin e njė petku por mund tė thotė edhe vendstrehim ēlodhjeje e qetėsie. [5] Kur libas merr kuptimin e petkut, nė mėnyrė metaforike nėnkupton trupat qė kur njė ēift ka marrėdhėnie intime janė aq afėr saqė nė njė far mėnyre njėri mbulon tjetrin. Thėnė shkurt: shpallja e kėtij verseti lejon marrėdhėniet seksuale mes njė ēifti edhe gjatė netėve tė muajit tė Ramazanit; e kjo shpallje ishte e rėndėsishme, sidomos nė vitet e para tė Islamit kur kishte njė traditė qė ndalonte relacionet seksuale dhe ngrėnien gjatė natės, pas namazit tė fundit, isha'-sė. Por neve na intereson mė sė shumti kuptimi i dytė i fjalės libas qė ėshtė prehje. Burri dhe gruja janė prehje pėr njėri tjetrin sepse secili prej tyre ėshtė vendstrehim ēlodhjeje pėr tjetrin e mund tė gjej qetėsi dhe prehje nė tjetrin. Qetėsia reciproke: ja pra sesi Kur'ani shpjegon rėndėsinė e qetėsimit dhe paqes sė njė ēifti.

Kjo qetėsi duhet tė shoqėrohet nga dy ndenja tė rėndėsishme: dashuria (mauadda) dhe mėshira (rahma). Nė tė vėrtet verseti jonė vazhdon: "dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė". Mauadda dmth dashuri intensive, t'ia duash tė mirėn dikuj, tė dėshirosh, shoqėri, simpati; pastaj ėshtė edhe njė nga atributet e Zotit, Zoti ėshtė El Uadud, dmth Dashuria e pafund. Sa i pėrket termit tė dytė, dmth rahma, nėnkupton mėshirėn. Tė njėjtėn rrėnjė e gjejmė edhe te njė ndėr emrat e Zotit, njė ndėr mė tė cituarit nė Kur'an: Er-Rahman, Mėshiruesi. Rahma rrjedh nga rrėnja rhm dhe po e njėjta rrėnjė tregon edhe mitrėn e gruasė. [6] Shprehje shumė tė rėndėsishme dhe domethėnėse kėta tė fundit: dashuri dhe mėshirė sepse duan tė na bėjnė me dije pėr rėndėsinė e dashurisė nė mes njė ēifti. Kėtu luan rol njė dashuri qė reflekton dashurinė e Zotin ndaj krijesave tė Tij: ajo dashuri qė na pėrkujton atributi i Tij El Uadud dhe, respektivisht, atributi tjetėr Er-Rahman. Kur'ani pra sugjeron njė dashuri 'amtare' nė njė ēift, njė dashuri qė na pėrkujton, e nė njė far mėnyre, na bėn me dije pėr atė qė ekziston nė mes Zoti dhe njerėzve.

Pra, pikėrisht kėto shprehje kaq tė rėndėsishme, tė njė thellėsie tė madhe, duhet konsideruar si principet fondamentale tė njė martese. Nėse duam tė kemi njė jetė tė lumtur dhe njė martesė qė zgjat pėrgjithmonė, nuk mund mos marrim parasysh kėto kushte. Burri dhe gruaja duhet tė shkrihen si njė unitet duke ndarė ndjenjat e tyre, duke pasur mėshirė njėri ndaj tjetrit sikurse qė Zoti ka mėshirė ndaj krijesave. Veē nėse kanė besim nė njėri tjetrin e duke pasur kėto ndjenja mund tė luftojnė aspektet negative qė mund tė lindin gjatė jetės sė tyre bashkėshortore.

Verseti i sures Bizantinėt (Er-Rum) pėrfundon me: "Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė". Zoti kėtu ua tėrhek vėrejtjen lexuesėve: ky verset (ajjat), qė flet pėr njė shenjė (ajjat) tė Zotit- pra pėr njė shenjė qė gjindet brenda njė tjetėr shenje- nuk duhet tė lexohet nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Ai duhet tė kuptohet, duhet tė bėj qė tė reflektojmė, tė mendojmė dhe tė logjikojmė, sidomos duhet tė zbatohet.
Duke bėrė njė sintezė mund tė themi qė verseti 21 i sures sė Bizantinėve ėshtė njė mėsim pėr sesi duhet tė jenė marrėdhėniet mes burrit dhe gruas nė martesė. Bėhet fjalė pėr njė objektiv fondamental qė duhet arritur nėse duam tė formojmė familje. Tė jesh mirėnjohės ndaj tjetrit, tė shprehėsh ndjenjat pozitive si dashuria dhe mėshira, ndjenja qė shpesh lihen anash nga njerėzit sepse nuk reflektojnė, por veē mendojnė tė pėrmbushin nevojat e tyre.




Bibliografia

Y. Ali, The Meanings Of The Holy Qur'an: http://www.islam101.com/quran/yusufAli/

KURAN-i, pėrktheu dhe komentoi H. Sh. Ahmeti.

P. Kh. DAL MONTE, La sessualita nell'Islam, su: http://www.islam-online.it/donne.htm

L. Declich, Il matrimonio (nik_a.h):
http://www.islamistica.com/lorenzo_declich/ambivalenza_linguistica_arabo.html

Tefsiri i Ibn Kathirit: http://www.tafsir.com/

Y. Al-Qaradawi, The Philosophy of Marriage in Islam: http://www.islamonline.net/servlet/Satellite?pagename=IslamOnline-English-Ask_Scholar/FatwaE/FatwaE&cid=1119503543574

Tabarī. Commentaire du Coran. Abrégé, traduit et annoté par P. Godé, Vol. 2, Editions d'Art Les Heures Claires, Paris, 1984.





Pjesė e punimit tė maturės, Rexhije Ameti, Uno sguardo sulle relazioni tra uomo e donna nel Corano e nella Bibbia, a partire dalle rispettive societa, Locarno, 2008.
[1] Nga njė artikull i L. Declich, Il matrimonio (nik_a.h):
http://www.islamistica.com/lorenzo_declich/ambivalenza_linguistica_arabo.html
[2] KURAN-i, pėrktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti.
[3] Ne fakt pėrsėritet nė kėto ajete: 22.23.24.25.46
[4] Ėshtė e rėndėsishme tė nėnvizojmė faktin qė pėrkthimet nuk mund tė respektojnė gjuhėn orgjinale arabe, prandaj shpesh pėrkthimi ėshtė edhe njė interpretim. Kėshtu qė ky verset sipas disave mund tė duket pak si i njėanshėm, por nė realitet nuk ėshtė aspak. Reciprociteti i kėtij verseti shihet qartė nė njė pėrkthim tė Kur'anit nė gjuhėn angleze. Yusuf Ali, nė pėrkthimin e tij The Meanings Of The Holy Qur'an, pėrkthen kėshtu ajetin 21 tė sures Er-Rum: "And among His Signs is this, that He created for you mates from among yourselves, that ye may dwell in tranquillity with them, and He has put love and mercy between your (hearts): verily in that are Signs for those who reflect". (Marrur nga:
http://www.islam101.com/quran/yusufAli/).
[5] Shih Tabarī. Commentaire du Coran. Abrégé, traduit et annoté par P. Godé, Vol. 2, Editions d'Art Les Heures Claires, Paris, 1984, p. 252.
[6] Mė gjerėsisht shih artikullin e P. Kh. Dal Monte, La sessualita nell'Islam, su: http://www.islam-online.it/donne.htm.

 

 

Shkruan: Rexhije AMETI

13.04.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .