www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Tė drejtat e fėmijėve

 

 

 

 

 

Ashtu siē janė urdhėruar fėmijėt qė t'u binden prindėrve tė tyre, ashtu edhe prindėrit janė tė obliguar qė t'i respektojnė e t'i zbatojnė detyrat dhe obligimet qė i kanė ndaj fėmijėve tė vet. Nė mesin e detyrave tė prindėrve kundrejt fėmijėve, krahas dashurisė, trajtimit xhentil, dhembshurisė e pėrkrahjes, duhet tė pėrfshihet edhe kujdesi e edukimi i tyre, rrėnjosja e vlerave tė mira tek to e kėshtu me radhė. Pikėrisht, me ardhjen e njė fėmije nė kėtė botė, atij apo asaj duhet t'i vihet emėr i mirė (musliman). Nė fakt, emri duhet t'i vihet pasi t'i thuhet Emri i All-llahut, gjegjėsisht ezani nė vesh (Pėr mė tepėr, ezani nė veshin e djathtė dhe ikameti nė tė majtin). Sipas njė hadithi qė e thotė Pejgamberi alejhi selam, na bėhet e qartė se arsimimi ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė besimtarėt, qofshin ata meshkuj apo femra, e si pasojė, prindėrit janė tė obliguar qė t'u japin edukim fetar tė mirėfilltė si dhe t'u sigurojnė edukim profesional. Pėr mė tepėr, fėmijėve duhet detyrimisht t'u mėsohet edhe shtylla e fesė - namazi. Prej tė gjitha karakteristikave qė fėmijėt mė sė shumti i trashėgojnė prej prindėrve tė vet ėshtė sjellja e mirė! Prandaj, sjellja e mirė duhet t'u rrėnjoset atyre qysh nga fillimi (i zhvillimit tė tyre). Kur ata e arrijnė kohėn e martesės, ėshtė detyrė e prindėrve qė t'i martojnė fėmijėt e vet. Prindėrit gjithmonė duhet ta lusin All-llahun e Lartėsuar qė fėmijėt e vet tė jenė nė mirėqenie, po madje edhe pasi tė hyjnė nė pubertet, pasi tė pavarėsohen e pasi tė martohen dhe nuk duhet t'i mallkojnė a ta lusin Zotin qė ata t'i kapė ndėshkimi.

Nė mesin e fėmijėve, mirėmbajtja dhe edukimi i vajzave ėshtė mė i theksuar nė qėndrimin dhe literaturėn islame. Islami, pra, ishte ai qė e hoqi traditėn e ligė qė femra tė mbytet, gjė e cila mbizotėronte nė arabėt paraislamikė, tė cilėt shqetėsoheshin kur dėgjonin se bashkėshortja a tyre ka lindur vajzė dhe, si rrjedhojė, e varrosnin tė gjallė. Vrasja apo mbytja e fėmijėve nė fenė islame ėshtė cilėsuar si mėkat i madh! Mė tej, Islami e ka ngritur femrėn nė pozitėn e mashkullit, rrespektivisht, ka qėndrim tė barabartė para tė dyve. Pėr mė tepėr, ėmbėlsia dhe trajtimi i mirė qė tregohet ndaj vajzave (nga ana e prindėrve) meriton shpėrblim mė tė madh nga i Lartėsuari.

Investimet dhe pėrpjekjet qė bėhen me qėllim qė fėmijėt tė mirėmbahen sa mė mirė dhe tė kenė edukim sa mė tė mirėfilltė cilėsohen si mė merituese nė arritjen e kėnaqėsisė sė All-llahut tė Madhėrishėm sesa tė dhurosh nė rrugė tė Tij apo tė lirosh njė rob. Sipas Ligjit islam tė trashėgimisė, fėmijėve u takon e drejta e pronės sė parashkruar nga prindėrit e tyre, qė, pas vdekjes, ata mund ta shfrytėzojnė atė pasuri.

 

Argumente nga Kur'ani

1) "Nėnat, ato qė duan ta plotėsojnė gjidhėnien, janė tė obliguara t'u japin gji fėmijėve tė vet dy vjet tė plota. I ati i fėmijės ėshtė i obliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si ėshtė nė rregull!..." (Kur'an, 2: 233).

2) "All-llahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra; nėse janė (trashėgimtare) vetėm femra, dy e mė shumė, atyre u takojnė dy tė tretat e pasurisė qė trashėgohet; nėse ėshtė njė femėr, asaj i takon gjysma!..." (Kur'an, 4: 11).

3) "Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh!" (Kur'an, 17: 31).

 

Argumente nga Sunneti

1. Ejub ibėn Musa rrėfen nga babai i tij, e ky nga gjyshi i vet (All-llahu i mėshiroftė tė gjithė!) se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Prindi nuk mund t'i japė fėmijės sė vet gjė mė tė mirė se edukata e mirė!". [Transmeton Tirmidhiu]

2. Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Gjithsecili qė mirėmban dy vajza derisa ato ta arrijnė moshėn e pjekurisė, unė do tė jem me atė si kėta dy gishta!" (duke folur, e bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesėm). [Transmeton Muslimi]

3. Xhabir ibėn Semura (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Edukata e mirė qė ia mėson prindi birit tė vet ėshtė mė e dobishme pėr tė sesa tė japė njė sa'a (sasi e caktuar ushqimi) lėmoshė!". [Transmeton Tirmidhiu]

4. Auf ibėn Maliku (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nė Ditėn e Gjykimit do tė jemi tė afėrt si kėta dy gishta unė dhe ajo grua qė ėshtė lėnė nga bashkshorti i saj, megjithėse ajo ka pasur bukuri dhe nder si dhe shumė i afėrt do tė jem edhe me atė grua qė e obligon vetveten pėr t'i rritur dhe edukuar fėmijėt jetimė derisa kėta tė bėhen tė zotėt e vetvetes!". [Transmeton ebu Davudi]

5. Ibėn Abbasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Nėse ndonjėri prej jush ka njė vajzė dhe nuk e varros tė gjallė, nuk e trajton me padrejtėsi dhe nuk mban preferencė mė tė madhe ndaj fėmijėve meshkuj qė i ka, All-llahu i Lartėsuar do ta pranojė atė nė Xhennet!". [Transmeton ebu Davudi]

6. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Pejgamberi alejhi selam e mori Hasanin (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) dhe e puthi nė faqe pėrderisa aty ishte prezent Ekra ibėn Habithi. Pas kėsaj, Ekra tha: "Unė kam dhjetė fėmijė dhe asnjėherė s'e kam puthur asnjėrin!". Pejgamberi alejhi selam ia dha njė vėshtrim dhe mė pas i tha: "Nuk do tė shfaqet butėsi ndaj atij qė nuk ėshtė i butė!". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

7. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se njė njeri erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tregoi se e kishte njė dinar, e Pejgamberi alejhi selam i tha: "Shpenzoje pėr veten tėnde!". Kur i tha se e kishte edhe njė, ai ia ktheu: "Shpenzoje pėr fėmijėt tu!". Pėr tė tretėn herė qė e informoi se edhe njė e kishte, Pejgamberi alejhi selam i tha: "Shpenzoje pėr bashkshorten tėnde!". Nė tė katėrtėn herė, i tha: "Shpenzoje pėr shėrbėtorin tėnd!". Kur i tha se e posedonte edhe dinarin e pestė, Pejgamberi alejhi selam i tha: "Ti di mė mirė ku duhet ta shpenzosh kėtė!". [Transmeton ebu Davudi dhe Nisai]

8. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgmaberi alejhi selam ka thėnė: "Sa i pėrket dinarit qė e ke dhėnė nė rrugė tė All-llahut, atij qė e ke dhėnė pėr ta liruar ndonjė rob, atij qė ia ke dhėnė njė nevojtari si lėmoshė dhe dinarit qė e kė dhėnė (shpenzuar) nė familjen tėnde - mė sė shumti do tė shpėrblehesh pėr atė qė e ke dhėnė nė familjen tėnde!". [Transmeton Muslimi]

 


 

Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 13.01.2008
Shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
Autor: Muhammed el-Kudri

 

14.01.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .