www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

PROBLEMI I ABORTIMIT - DĖSHTIMIT

 

 

 

 

 

Emėrtimi abortus vjen nga fjala latine abortion - hedhje, dėshtim, qitje ose ndarja e vezės sė mbarėsuar nga java 28 e shtatzėnisė. Pas kėtij afati, fryti ėshtė i aftė pėr jetė jashtė pėrmbrendėses sė nėnės.

Duke e marrė parasysh shfaqjen shumėkuptimore tė abortusit pėr tė ekziston edhe klasifikimi shumėfishor. Kėshtu pėr shembull, abortus spontaneus ėshtė dėshtim i paqėllimtė, spontan; abortus provocatus ėshtė dėshtim i nxitur qėllimisht, abortus traumaticus ėshtė dėshtimi i nxitur pa qėllim, i lindur si pasojė i ndonjė rasti tė pakėndshėm.

Objekt i interesimit tonė ėshtė dėshtimi i nxitur qėllimisht. Nė disa vende paraqitet si abortus indicatus - dėshtim i arsyeshėm ligjėrisht, pastaj abortus therapeuticus - dėshtimi i aplikuar nga arsyet medicinale dhe abortus criminalis - dėshtimi pa indikacion ligjor.

Problemi i abortusit ėshtė njė nga civilizimet e para njerėzore qė absorboi interesimet e rėndėsishme njerėzore.

Nė Egjiptin e vjetėr aplikimi i abortusit ka qenė rigorozisht i dėnueshėm.

Hipokrati nė veprat e tij flet shumė pėr abortusin. Ai vendosmėrisht ka qenė kundėr dėshtimit qėllimisht tė nxitur.

Aristoteli flet pėr dėshtimin e hershėm para shtatė ditė shtatzėnie. Ai arsyeton dėshtimin artificial edhe pa indikacion medicinal, por vetėm nė stadion e hershėm, deri sa fryti ende nuk ka shpirt. Qėndrim tė tillė kanė mbajtur edhe romakėt.

Nė mesjetė Augustini, teologu katolik, ka mėsuar qė fetusi ka shpirt nė muajin e dytė dhe se dėshtimi i qėllimtė ėshtė i barabartė me mbytjen.

Pėrndryshe, kisha katolike konsideron se ABORTUSI edhe nė fazėn mė tė hershme ėshtė mbytje dhe se shprehimisht e ndalon. Sot, abortusi nė botė ka pranuar pėrmasa tė epidemisė sė vėrtetė, qė shkatėrron shumė jeta njerėzore, se cilado luftė botėrore deri sot. Sipas statistikave flitet pėr dhjetėra milionė dėshtime nė botė gjatė njė viti.

Sipas statistikave tė disa klinikave gjermane abortusi nė raport me numrin e lindjeve nė vitin 1863 ka qenė 10%, mė 1920 ka qenė 28%, mė 1942 ka qenė 30%.

Nė Klinikėn Gjinekologjike zagrebase pėrpjesėtimi i dėshtimeve sillej kėshtu: 1905-1913 - 8%, 1914-1918 - 31%, 1931-1939 - 20%.

Nė kėtė spital lindjet janė rritur pėr 50%, ndėrsa dėshtimet pėr 20%. Nga kėto tė dhėna statistikore qartė ėshtė e dukshme decenieve tė fundit se rritja e hovshme e abortusit po pranon pėrpjesėtime shqetėsuese. Abortusi kryhet nė klinikė, por numėr shumė i madh i abortimeve kryhet jashtė klinikės, me pjesėmarrjen e personave fare jokomponentė.

Abortuset e kryera nė klinika, e sidomos ato jashtė klinikave dhe nga personat jokomponentė, tepėr shpesh kanė pasoja shumė tė rėnda e edhe vdekje.

Legjislacioni i sotėm e mbron frutin nė interes tė bashkėsisė por fillimisht e siguron jetėn dhe shėndetin e shtatzėnės kundėr intervenimeve tė dėmshme pėr shėndetin e saj. Indikacionet ligjore pėr abortusin nė disa shtete janė tjetėrfare, janė tė parapara me ligjet personale tė ēdo shteti dhe mund tė jenė: medicinale-eugjenike (biologjike), etike (morale) dhe sociale.

Ligji penal ish-jugosllav (Teksti ėshtė shkruar mė 1985 dhe flet pėr ligjin penal tė ish-Jugosllavisėsė atyre viteve. (Pėrkthyesi)). parasheh (neni 140, alineja 4) mosdėnimin e dėshtimit nėse ky ėshtė kryer pėr shkak tė evitimit tė rrezikut pėr jetėn ose shėndetin e shtatzėnės edhe nė disa raste tė arsyeshme. Sipas Dekretligjit mbi proceduren pėr kryerjen e dėshtimit tė lejuar prej 2. 3. 1960 abortusi ėshtė i lejuar nė kėto raste:

a) Kur nė bazė tė shkencės medicinale tė vėrtetohet se nė mėnyrė tjetėr nuk mund tė shpėtohet jeta ose do tė evitohet prishja e rėndė e shėndetit tė shtatzėnės.

b) Kur nė bazė tė shkencės medicinale mund tė pritet qė fėmija nė bazė tė sėmundjes sė prindit do tė lindej me tė meta tė rėnda trupore dhe shpirtėrore.

c) Kur deri te zhtatzėnia ka ardhur me kryerjen e veprės penale dhe kėtė tė dhunimit, kurvėrisė ndaj personit tė paaftė, kurvėrisė ndaj personit tė mitur, kurvėrisė me abuzimin e pozitės, mashtrimit apo gjaktrazimit.

ē) Jashtėzakonisht nė rastin kur me arsye mund tė pritet se lindja e fėmijės mund tė sjellė deri te prishja e shėndetit tė shtatzėnės pėr shkak tė rrethanave tė saja veēanėrisht tė rėnda materiale, personale dhe familjare.

Dispozita tjera tė rėndėsishme tė kėtij Dekretligji janė:

Abortusi mund tė kryhet vetėm me pranimin e shtatzėnės; abortusi nuk mund tė lejohet as tė aplikohet nėse prej zėnies sė frytit kanė kaluar mė shumė se tre muaj, pos nėse nėvojitet mbrojtja e jetės sė shtatzėnės ose nėse duhet evituar mundėsinė e prishjes sė rėndė tė shėndetit tė shtatzėnės ose tė frytit ...

Nė aspekt tė dėnimit Kodi Penal (neni 140) dallon a ekziston apo nuk ekziston pėr abortus miratimi i shtatzėnės. Nė rastin e parė vepra penale pėrbėhet nė fillimin apo nė aplikimin e dėshtimit ose nė ndihmesėn shtatzėnės qė ta aplikojė abortusin. Pėlqimi i shtatzėnės duhet patjetėr tė jepet vullnetarisht, me vetėdije tė plotė dhe pa pėrdorimin e forcės ose tė kėrcėnimit. Pėr kėtė rast ėshtė paraparė dėnimi prej mė sė paku tre muaj. Shtatzėna nuk konsiderohet as nxitės as ndihmues. Nė rast se dėshtimi ėshtė aplikuar pa pėlqimin e shtatzėnės vepra penale ekziston nėse abortusi ėshtė kryer ose ka filluar. Nuk ka nevojė qė shtatzėna shprehimisht t'i kundėrvihet dėshtimit aq mė tepėr kur nė disa raste parashtrohet se pėlqimi nuk ekziston ose juridikisht ose nuk ėshtė i lejueshėm (p.sh. nėse ekziston kėrcėnimi serioz ose shtatzėna ėshtė e mitur). Dėnimi nė kėtė rast ėshtė i rėndė deri nė tetė vjet.

Nėse vdekja e shtatzėnės ėshtė pasojė e drejpėrdrejtė e dėshtimit (p.sh. pėr shkak tė gjakderdhjes) ose edhe nė lidhje me dėshtimin ėshtė i paraparė dėnimi i rėndė pėr veprėn penale tė dėshtimit. Nė rast tė pėlqimit tė shtatzėnės ėshtė paraparė dėnimi me burg prej mė sė paku gjashtė muaj deri nė 5 vjet, e nėse pėlqimi i vlefshėm nuk ekziston, dėnimi ėshtė burg i rėndė.

Nė rast tė zhdukjes sė frytit i cili ėshtė tashmė i pjekur pėr ndarje prej pėrmbrendėses e qoftė edhe nuk ėshtė ndarė plotėsisht prej saj (d.m.th., kur tashmė ka filluar procesi i lindjes) nuk ekziston vepra penale e dėshtimit por e mbytjes.

Nėse merret parasysh qė bota antike as nuk e ka ēmuar veēan personalitetin e njeriut, as jetėn e tij dhe se Platoni dhe Aristoteli kanė kėshilluar abortusin sistematik nga shkaqet demografike, qėndrimi i mjekėve ndaj dėshtimit ėshtė thellė etik dhe vjen me shprehje qysh nė betimin e Hipokratit. Ndėr tė tjerė betohet nxėnėsi qė ka mbaruar shkollėn e medicinės se nuk do t'i jep mjete pėr dėshtim asnjė femre. Qėndrimi i tillė ėshtė pjesa e pėrhershme pėrbėrėse tė kodeksit moral tė mjekut. Ai vjen nė shprehje me tė a.q. Betimin e Zheneves (1948), i cili ndėr tė tjera, "mjekun e lidh me respektin e pakufizuar ndaj trupit tė njeriut duke filluar nga zėnia."

"Mjetet pėr ndėrprerjen kriminale tė shtazėnies janė kimike ose mekanike. Nuk ka mjete tė tilla me tė cilat mund tė nxitet hedhja e vezės pa dėm pėr shėndetin e shtatzėnės. Uterotonikėt nuk janė tė abortueshėm. Kinini nė sasi tė mėdha shkakton marramendjen, humbjen e vetėdijės, hipoterminė, shurdhimin, amaurozėn. Sasi tė vogla tė kininit e senzibilizojnė mitrėn, sasi tė mėdha i dėmtojnė veshkėt (hematurinė) dhe mėlqinė (ikterusin) pa ndikim nė mitėr. Ekziston mashtrim i rrėnjosur pėr veprimin abortiv tė preparateve folikuline dhe stilbene, por ato mund tė shkaktojnė vetėm ndėrprerjen e shtatzanisė nė kohėn e udhėtimit tė vezės sė frytėzuar nėpėr vepėrēues. Stilbestroli pėrshkruhet sot qė tė ruhet shtatzėnia kur kėrcėnohet dėshtimi. Me dhėnien e kininit sė bashku me preparatet hipofizare dhe estrogjene ka fundi i shtatzėnisė mund tė indukohet lindja ndonėse suksesi nuk ėshtė i sigurtė. Sekale nuk ka veprim nė abortiv. Purgativėt as drastikėt nuk mund tė nxisin dėshtim te shtatzėnia normale. Plazmohini i pėrdorur si abortiv mund tė shkaktojė vdekjen e nėnės pėr shkak tė methemoglobinemisė.

Te shtazėnia pas muajit tė tretė aplikohet disruptio velamentorum me mjete tė forta (gjilpėra pėr thurje, rrėnja e mullagės, pupla e patės, shtiza, kateteri prej metali). Injektohet shkuma e sapunit, solucioni i hipermanganės tintura e jodit formalini si lėng nė mitėr. Shkuma e sapunit pėrdoret edhe te ne. Nė literarurėn profesionale janė publikuar rastet e provokimit tė dėshtimit me shkumė sapuni qė kanė pėrfunduar me vdekje. Pos shkaktimit tė embolisė, shkuma e sapunit nxitė hemolizėn dhe vepron nė mėnyrė toksike dhe kaustike". (Medicinska Enciklopedija (fq. 21) - 1- Zagerb MCMLXVII.)

Pėrveē njė vargu tė tėrė tė sėmundjeve tė natyrės fizike, qė mbesin pasojė e pėrhershme nė organizmin e femrės, janė shumė me rėndėsi sėmundjet e natyrės shpirtėrore tė cilat menjėherė nuk ėshtė e thėnė tė vėrehen. Brejtja e ndėrgjegjės sė mbytjes sė fėmijės vetjak nė psikėn e femrės mund tė lė pasoja shumė tė rėnda pėrkundėr shtypjes dhe tentimit tė arsyetmit. Kėto ndėrmarrje i pėrcjellin tendosjet psikike dhe ērregullimet tė cilat herė-herė marrin formėn e sėmundjes shpirtėrore. Pėr kėtė dėshmojnė ata kanė shikim nė kryerjen, vėllimin dhe momentin konkret tė dėshtimit.

Kėto ērregullime shpirtrore ndikojnė negativisht nė raportet kundrejt tashmė fėmijėve tė lindur, shokut bashkėshortor dhe rrethit tjetėr. Pasojat mund tė jenė aq mė tė rėnda qė shkaku kėrkohet nė vendin tjetėr e jo nė dėshtim, pasojė e veēantė e dėshtimit ėshtė paplleshmėria e femrės dhe pamundėsia e pjellės sė ardhshme.

Shumė raste janė tė njohura nga praktika, si femra qė sidomos nė shtatzėninė e parė ka pasur dėshtim, pėrgjithnjė tė mbetet e pafrytshme. Pas njė varg vitesh gjendja e joproduktivitetit dhe fajėsimi nga njėri nė tjetrin bashkėshort pėr shkak tė nxitjes nė dėshtim, mund tė ketė pasoja tė rėnda nė ruajtjen e martesės.

Sa kalojnė vitet, deri sa moshatarėt e atyre femrave i gėzohen jetės dhe familjes plot fėmijė femrat joproduktive kalojnė jetė tė izoluar. Atėherė kėrkojnė fajtorin, qė i ka shtyrė nė dėshtim dhe ka shkaktuar joproduktivitetin. Kėto truma janė shumė tė dėmshme.

Nga e ekspozuara deri tash mundemi, sė paku nė parim, tė shohim tėrė shkatėrrimėsinė dhe dėmin e abortusit nė shėndetin e femrės.

Si mund tė jetė e fatshme njė familje nėse pa mėshirė dhe mizorisht janė penguar disa anėtarė te sajė tė vijnė deri te gėzimi i jetės? Si mund te dėgjohet buzėqeshja dhe tė kumbojė kėnga e dashurisė nė familjen e tillė?

Abortusi nė esencėn e vet, nė princip, ėshtė akt kundėrnatyror! Ky ėshtė atak nė jetėn e pafajshme njerėzore qė nuk ka fuqi tė mbrohet.

Tė shikojme se si islami shikon nė abortusin dhe aplikimin e tij.

Allahu nė Kur'an ka thėnė:

"Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh". (El-Isra, 31).

"Kėshtu shumicės sė idhujtarėve idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen fėmijėve tė vet pėr t'i shkatėrruar dhe pėr tua ngatėrruar fenė. Po sikur tė donte Allahu ata nuk do tė bėnin atė, andaj hiqu tyre dhe asaj qė shpifin." (El-En'am,137).

"Pėr kėtė Ne u shpallėm beni israilėve se kush e mbyt njė njėri, pa pas mbytur ai ndonje tjetėr dhe pa pas bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėhere ėshtė si ti kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngall si t'i kishte ngallur tė gjithė njerėzit.!" (El-Maide, 32).

Sipas principeve te islamit ēdo gjė qė dėmton shėndetin njerėzor dhe njeriun strikt ndalohet. Abortusi shkakton vdekjen e fėmijėve, rrezikon shėndetin e nėnės, rrėzikon jo rralė edhe jetėn e saj. vėrtetė Allahu xh.sh thotė:

".dhe mos mbytni vetėn tuaj (duke mbytur njėri-tjetrin). Vėrtet, Allahu ėshtė i mėshirshėm pėr ju." (En-Nisa, 29).

Nga dituria islame shihet se Pejgamberi i Zotit i ka mėsuar njerėzit se iu ėshtė lejuar ēdo gjė qė ėshtė e bukur dhe e shėndetshme pėr ta kurse u ėshtė ndaluar ēdo gjė qė ėshtė e shėmtuar dhe e dėmshme.

Pejgamberi Muhamedi a.s. ka folur: ''Askujt (as vetes as tjetrit) nuk guxohet t'i shkaktohet dėm.''

Islami predikon martesėn, begatitė e familjes dhe pėrhapjen e gjinisė njerėzore. Abortusi e then kėtė ligj tė islamit ., i kundėrvihet.

Me milionė abortusa nė vit pamundėsohet lindja ndoshta e njerėzve tė mėdhenjė, plotė humanitet, mirėsi, gjenialitet dhe dobi pėr gjininė njerėzore dhe progresin e tij. Me pengimin e pjellės njerėzit humbin pėrgjegjėsinė, kontrollin dhe seriozitetin nė jetėn seksuale, duke e bėrė asgjė dhe duke e shpier vetėm nė kėnaqėsi. Kurse ky instinkt i pakontrolluar shpesh shpie nė adulteri, nė ndėrrimin e partnerit sepse nuk ekziston pėrgjegjėsia natyrore, tė cilėn Allahu xh.sh. e ka paraparė - lindjen e njeriut tė ri.

Pejgamberi a.s ka thėnė: "Martohuni dhe shumėzohuni sepse unė me ju do ta rris popullin tim." "Martohuni qė tė shumėzoheni."

Pėr njė pasqyrė mė tė plotė pėr kėtė problem do t'i cekim dy burime nga historia e dėshtimit nė botėn islame.

Burimi i parė bazohet nė njė citat nga vepra (Nihajetu'rr-rrutbe fi talali hisbe) nga koha e halifit te fundit nga dinastia arabe e abasitėve (shekulli XIII sipas Isait a.s.) qė e ka shkruar Abdullahu i biri i Nasrit i biri i Muhamedit Esh-Shizeri Esh-Shafiu. Njė ekzemplar i kėsaj vepre ėshtė ruajtur ne biblioteken e Gazi Husrev-beut. Nė kaptinėn e 37 tė kėsaj vepre flitet pėr mjekėt kurse pėr organet publike tė shtetit thuhet se e kanė pėr detyrė qė me betim ta obligojnė mjekun: "Mos t'ua cekin femrave ato mjete me anė tė tė cilave hedhet embrioni, as meshkujve atė ilaq me tė cilin ndėrpritet plleshmėria."

Burimi i dytė ėshtė njė Ferman - kartė e sulltanit qė e rregullon ēėshtjėn e dėshtimit. Fermani i drejtohet tė gjitha organeve publike dhe nė fillim thuhet se me rritjen e numrit tė banorėve njėherit rritet edhe begatia dhe pėrparimi i disa vendeve. Sė kėndejmi thuhet nė ferman, ėshtė obligim i ēdokujt qė tė pengohet shkatėrrimi i jetave njerėzore si jeta e pasardhsėve dhe se pėr kėtė duhet ruajtur nga tėrė ajo qė do tė shpiente deri te zvogėlimi i popullsisė. Mirėpo, edhe pse kėto fakte janė tė mirėnjohura disa banorė tė Stambollit dhe tė disa pjesėve tė mbretėrisė kundėr vullnetit tė Zotit, kryejnė dėshtimin dhe nė kėtė mėnyrė shkaktojnė zvogėlimin e numrit tė njerėzve. Me kėtė vijnė nė kundėrshti me parimet shėndetėsore, e pėrveē kėsaj bijnė nė mėkat tė madh, sepse dėshtimi artificial konsiderohet njė llojė mbytjeje, qė nuk mund t'i shmanget dėnimit tė Zotit.

Pos kėsaj, kryesit tregojnė, se nuk dijnė nga zemra ta ēmojnė pjellėn, dhe kėshtu tregojnė mosmirėnjohjen ndaj dhuratės sė Zotit. Shumė njerėz me dėshtim sjellin nė rrėzik edhe jetėn vetjake. Pėr kėtė ftohen tė gjithė kompetentėt qė me qėllim tė dėshtimit mos t'i japin askujt kurrfarė mjetesh e qė kjo masė me sukses tė zbatohet ėshtė vendosur qė mjekėt dhe barnatoristėt me anė tė fushave fetare duhet tė betohen se nuk do tė bėjnė dėshtime. Nė ferman pas kėsaj thuhet se bėrėsit e dėshtimit do tė dėnohen rreptė.

Fermani ėshtė publikuar kah fundi i shabanit nė vitin 1254 hixhri qė i pėrgjigjet 15 nėntorit 1838. Ky ferman ka ardhur te ne nėpėrmjet sixhilit 77 (fq. 45-46), protokollit tė Gjyqit tė Sheriatit tė Sarajevės qė ruhet nė bibliotekėn e Gazi Husrev-beut. ( Tė dhėnat janė marrė nga libri: "Serijatsko-pravne ustanove o umjetnom pobacaju", Zagreb, 1940, M. Hadzijahic. )

Nė fund, mund tė pėrfundojmė se abortusi pėr shkak tė dėmit tė madh nė bazėn e vet, nė parim, sipas rregullave islame ėshtė vepėr rigorozisht e ndaluar dhe klasifikohet nė MĖKATET E MĖDHA! Ai asesi nuk guxon tė shėrbejė si aspekt kontracepcioni qė pėrgjatė botės ka marrė pėrpjesėtime shqetėsuese. Kurrfarė arsyetimesh pėr rrezikimin e pozitės materiale tė familjes nuk janė tė pranueshme dhe janė nė kundėrshti me mėsimin bazor tė islamit.

Kėshtu pėr shembull islami nė gjitharsyeshmėrinė e vet lejon mundėsinė e pėrjashtimit . situata kur sigurisht ėshtė rrezikuar jeta e nėnės me bartjen e mėtejme tė frytit. Islami sipas parimit tė dėmit mė tė vogėl (ehaffu'd-dararein) eventualisht do ta miratonte dėshtimin. Sepse nėse nėna do tė pėsonte do tė pėsonte edhe fryti nė barkun e nėnės dhe se ėshtė mė mire qė tė shpėtohet njeri, se sa tė pėsojnė tė dytė. Mirėpo, edhe rastet e kėtilla sipas qėndrimit tė shumicės sė dijetarėve islamė vijnė nė konsiderim vetėm nė shtatzėninė e hershme. Pėr ēdo rast tė jashtėzakonshėm do tė duhej tė konsultohemi me mjekėt dhe njohėsit e sheriatit, e qė vetėn atėherė tė merret vendimi, qė do tė ishte nė harmoni me frymėn e ligjit tė Zotit.

E lusim Allahun e dashur qė tė na ruajė nga mėkati, tė na ndihmojė qė veprat tona tė jenė nė frymė tė islamit dhe sinqerisht ta kuptojmė dhe ta rrespektojmė tė drejtėn nė jetė si mė themelore nga tė gjitha te drejtat e njeriut. sepse jeta njerėzore ėshtė njera nga vlerat dhe begatitė mė tė ēmueshme qė Allahu xh.sh. na ka dhuruar.

Gjithmonė t'i kemi nė mėndje fjalet kur'anore:

"... kush e mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pas mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pas bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė ėshtė si t'i kishte mbytur gjithė njerėzit .". (El-Maide, 32).

 

 

Pėrktheu: L. Ibrahimi

(P.S.: Punimi ėshtė pėrkthyer: Izet Sulejmanovic,

Problem pobacaja, Glasnik VIS-a, 2/1985, Sarajevė.)

 

 

 

 

 

 

 

 

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .