www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Rijadu Salihin pjesa e katërt

 

 

 

 

RIJADU SALIHIN

IV

Nga Imam Neveviu

 

 

800. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: Muaviu me njė rast doli nė xhami nė hall­kėn e xhematit dhe tha: "Ēka qėn­droni ju kėtu?" U pėrgjigjėn: "Qėndrojmė ulur qė ta pėrmendim All-llahun". (Muaviu) ka thėnė: "Ju qėndroni ulur kėtu vetėm pėr All-llahun?" Thanė: "Veēmas pėr kėtė qėndrojmė kėtu". (Muaviu) ka thėnė: "Sa mė pėrket mua, unė nuk ju kam pėrbetuar nga dyshimi ndaj thėnies tuaj. Askush qė ka qenė nė shkallėn time tek I Dėrguari i All-llahut nuk ka komunikuar mė pak hadithe se unė, por kėtė herė ju komunikoj se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. me njė rast doli nė mesin e as'habėve, tė cilėt ishin ulur nė hallkė nė xhami, dhe u tha: "Pėr ē'arsye qėndroni ulur kėtu?" Thanė: "Ne kėtu qėndrojmė ulur pėr Ta pėrmendur All-llahun dhe pėr Ta falėnderuar qė na ka pėr­udhur nė Islam dhe qė na ka dhu­ruar me tė". (I Dėrguari i All-lla­hut) ka thėnė: "Ju kėtu qėndroni ulur vetėm pėr All-llahun? Sa mė pėrket mua, unė nuk kėrkova betimin tuaj pse akuzoj sinqeritetin tuaj por vetėm pėr shkak se mė erdhi Xhibrili dhe mė ka lajmė­ruar se All-llahu krenohet me ju para engjėjve". (Muslimi)


DHIKRI GJATĖ SABAHUT DHE AKSHAMIT


All-llahu i Madhėruar thotė:
"Dhe nė vete pėrmende Zotin tėnd, me pėrulje dhe devotshmėri dhe pa e ngritur zėrin lart, nė agim dhe nė muzg, dhe mos jij nga indif­erentėt". (el-A'raf, 205)
Ekspertėt gjuhėsorė pohojnė se "asāl" ėshtė shumėsi i "esīl". Kjo kohė ėshtė ndėrmjet ikindisė dhe akshamit.
"Ndėrsa Zotin tėnd madhė­roje dhe lavdėroje nė mbrėmje dhe nė mėngjes". (Gafir, 55)
"Dhe lartėso me falėnderim Zotin tėnd, para se tė dalė dielli dhe para se tė perėndojė". (Ta Ha, 130)
Ekspertėt gjuhėsorė pohojnė se "ashijjun" d.m.th. edhe koha prej drekės deri nė aksham.
"Nėpėr shtėpi qė janė ngritur me lejen e All-llahut aty pėrmendet edhe emri i Tij, aty e lavdėrojnė nė mėngjes dhe nė mbrėmje. Ka njerėz, tė cilėt puna dhe shit­blerja nuk i pengon ta pėr­mendin All-llahun nė muzg dhe nė agim". (Sa'd, 18)
801. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. kur zgjohej thoshte: "O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na ze mbrėmja, me Ty je­tojmė, me Ty vdesim dhe te Ti ėshtė kthimi". Kurse kur binte nė gjumė thoshte: "O All-llah, me Ty jetojmė, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
802. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Ebu Bekr es-Sid­diku r.a. ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, m'i urdhėro disa fjalė qė t'i shqiptoj kur tė zgjohem dhe kur tė flej". (Muhammedi s.a.v.s.) ka thėnė: "Thuaj: O All-llah, Kri­jues i qiejve dhe i tokės, njohės i fshehtėsisė dhe i sė njohurės, Kri­jues i ēdo gjėje dhe Sundues i tyre, unė dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje, te Ti kėrkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe idhujtarisė sė tij". (Pastaj) ka thėnė (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.): "Kėto fjalė thuaj sa herė tė zgjohesh, tė ngrysesh dhe sa herė tė shtrihesh nė shtrat". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thėnė se ėshtė hadith hasen sahih)
803. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur ngrysej thoshte: "Ne kemi ngrysur, por edhe sun­dimi i All-llahut, nuk ka zot tjetėr pėrveē tė Vetmit All-llah, i cili nuk ka rival". Transmetuesi mė tej thotė: "E kam parė (Pej­gam­be­rin s.a.v.s.) se pas fjalėve tė theksuara ka thėnė: "Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai ėshtė i gjithėfuqishėm. O Krijues, tė kėrkojmė mirė pėr tėrė kėtė natė dhe pėr ato qė vijnė pas kėsaj. Tė mbėshtetem prej ēdo tė keqe nė kėtė natė dhe sė keqes nė netėt vi­juese. Krijues, tė mbėshtetem nga pėrtacia dhe mendjemadhėsia e shėmtuar. Tė mbėshtetem nga dėnimi i Xhehennemit dhe dėnimi nė varreza". Ndėrsa kur zgjohej, thoshte po ashtu kėshtu, por nė vend: "kemi ngrysur" (emsejna) thoshte "jemi zgjuar" (asbahna) dhe "sundimi yt ėshtė zgjuar". (Muslimi)
804. Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. mė ka thėnė: "Lexoje: Kul huvAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu bi rabbil felek dhe kul eudhu bi rabbinnas) kur tė ngrysesh dhe kur tė zgjohesh nga tri herė, do tė mjaftojnė kėto pėr ēdo gjė". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, edhe nė ndėrrimin e natės e tė ditės ka me tė vėrtetė argumente pėr ata qė kanė mend. Pėr ata qė e pėrmendin All-llahun nė kėmbė, edhe ulur, edhe ratė dhe mendojnė thellė pėr kri­jimin e qiejve dhe tė tokės". (Ali Imran, 190-191)
805. Nga Hudhejfe dhe nga Ebu Dherri r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kur binte nė shtrat, thoshte: "Me emrin tėnd, o All-llah, unė jetoj dhe vdes". (Buhariu)
806. Nga Aliu r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thėnė atij dhe Fatimes r. an­huma si vijon: "Kur tė shkoni pėr nė shtrat, apo kur tė shtriheni nė shtrat, thuani tridhjetė e tri herė All-llahu ekber, tridhjetė e tri herė shubhanall-llah dhe tridhjetė e tri herė el-hamdu lil-lah".
Nė njė transmetim thuhet: "Subhnall-llahu ėshė tridhjetė e katėr herė", kurse sipas njė trans­metimi tjetėr: "All-llahu ekber ėshtė tridhjetė e katėr herė". (Muttefeku alejhi)
807. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur ndonjė nga ju tė shkojė pėr nė shtrat, le ta shkundė shtratin me ndonjė mjet, le ta fshijė me brendinė e izarit (material pėr ve­shje) tė tij, sepse nuk ėshtė e njo­hur se ē'ka hyrė pas tij nė shtrat e pastaj le tė thotė: Me emrin Tėnd, o Krijuesi im bie nė shtrat dhe me ty ngrihemi, nėse ma merr shpirtin mėshiroje, e nėse ma kthen ruaje me ēka i ruan robtė Tu tė mirė ". (Mutte­fekun alejhi)
808. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kur ulej nė shtrat, fryente nė duart e tij dhe i lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atėherė me duart e tij e fėrkonte trupin e tij. (Muttefekun alejhi)
Nė transmetimin tjetėr tė Buhariut dhe Muslimit thuhet se "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur shkonte nė shtrat, ēdo natė i bashkonte shu­plakat e tij, fryente nė to dhe lex­onte: "Kul huvall-llahu ehad, Kul eudhu birabbi-l-felek dhe Kul eudhu bi rabbi-n-nas", e pastaj me to e fėrkonte sa ėshtė e mundur trupin e tij. Fillonte (tė fėrkojė) me duart e tij nga koka dhe fytyra e tij dhe pjesėn tjetėr tė pėrparme tė trupit. Kėtė e bėnte nga tri herė". (Muttefekun alejhi)
Gjuhėtarėt pohojnė se shprehja "en-nefthu" ėshtė fryerje pa zė.
809. Nga Bera' b. Azibi r. an­huma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. mė ka thėnė mua: "Kur tė nisesh pėr nė shtratin tėnd, merr abdest sikur pėr namaz, e pastaj shtriu nė anėn e djathtė dhe thuaj: All-llahu im, po tė dorėzohem Ty, gjendjen time po ta besoj Ty, strehohem nėn mbrojtjen tėnde, me dėshirė kah Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpėtim nuk ka prej Teje pėr­veē tek Ti. Besoj nė Librin tėnd qė e ke shpallur dhe Pej­gam­be­rin tėnd qė e ke dėrguar; nėse vdes, vdes i pastėr; kėto fjalėt qė i thua le tė jenė fjalėt e fundit". (Mutte­fekun alejhi)
810. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur shkonte nė shtratin e tij ka thėnė: "Falėnderimi i qoftė All-llahut qė na ushqeu dhe na dha tė pimė, qė kujdeset pėr ne dhe na strehon, e sa janė ata qė nuk kanė mbrojtės e strehues". (Muslimi)
811. Nga Hudhejfe r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. kur dėshironte tė flejė, dorėn e tij tė djathtė e vente nė fytyrėn e tij, e atėherė thoshte: "All-llahu im, mė ruaj nga dėnimi yt ditėn kur do t'i ringjallish ro­bėrit e Tu". (Tirmidhiu i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
Ebu Davudi e trans­me­ton kėtė hadith nga Hafseja r. an­huma dhe thekson se i Dėr­guari kėto fjalė i theksonte nga tri herė.
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Zoti juaj ka thėnė: "Mė thėrrisni t'ju pėrgjigjem". (Gafir, 60)
"Lutjuni Zotit tuaj, me pėrulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata qė e teprojnė". (el-A'raf, 55)
"Dhe kur tė tė pyesin ro­bėrit e mi pėr Mua, Unė jam me tė vėrtetė afėr, i pėrgji­gjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet". (el-Bekare, 186)
"Ai, qė i pėrgjigjet edhe tė ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai, qė tė keqen e lar­gon". (en-Neml, 62)
812. Nga Nu'man b. Beshir r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Lutja ėshtė ibadet i vėrtetė". (Ebu Davudi dhe Tirmi­dhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
813. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. thoshte: "All-llahu im, unė tė lus pėr udhėzim dhe devotshmėri, pėr dėlirėsi dhe mėvetėsi (mosvarjen nga tė tjerėt)". (Muslimi)
814. Nga Tarik b. Eshjeme r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Kur njė njeri e pranonte Islamin, Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ia mėsonte namazin dhe atėherė e urdhėronte tė lutet me kėto fjalė: "All-llahu im, mė fal, mė mėshiro, mė udhėzo, mė jep shėndet dhe mė furnizo". (Mus­limi)
Nė transmetimin tjetėr tė Tarikut, Muslimi thotė se Tariku e ka dėgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. se njė njeri, qė ka ardhur te i Dėrguari s.a.v.s. ka thėnė: "O i Dėrguari i All-lla­hut, ē'tė them unė kur ta lus Zotin tim?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Thuaj: "All-llahu im, mė fal, mė mėshiro, mė jep shėndet dhe mė furnizo", sepse kėto fjalė pėrmbajnė tėrė dunjanė dhe ahiretin tėnd".
815. Nga Abdull-llah ibn Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu im, sjellės i zemrave, silli zemrat tona kah nėnshtrimi ndaj Teje". (Muslimi)
816. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kėrkoni mbrojtjen e All-llahut nga presionet e spro­vave, nga thellėsitė e fatkeqėsisė, nga keqėsimi i fatit dhe nga gėzimi i ar­mikut". (Muttefekun alejhi)
Nė transmetimin tjetėr Sufjani thotė: "Dyshoj se kam shtuar ndonjė (fjalė) prej tyre".
817. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu im, ma pėrmirėso fenė time, qė ėshtė mbrojtja e jetės (punės) sime, ma pėrmirėso dunjan time, nė tė cilėn ėshtė jeta ime e tashme, ma pėrmmirėso ahiretin tim, nė tė cilin ėshtė kthimi im, ma bėn jetėn shtesė e ēdo tė mirė dhe vdekjen tė sigurt (qetė) nga ēdo e keqe". (Muslimi)
818. Nga Aliu r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Mė ka thėnė mua i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Thuaj: All-llahu im, mė udhėzo dhe mė mbėshtet (nė Ty)".
Njė transmetim tjetėr ėshtė: "All-llahu im, tė lus Ty pėr udhėzim dhe mbėshtetje!" (Muslimi)
819. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-lla­hut pat thėnė: "All-llahu im, kėrkoj mbrojtje tek Ti nga paaftėsia dhe pėrtacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, kėrkoj mbrojtje tek Ti nga dėnimi i varrit dhe kėrkoj mbrojtje tek Ti nga sprovat e jetės dhe tė vdekjes".
Nė njė transmetim tjetėr shtohen fjalėt: "nga borxhet e rėnda dhe nga dominimi i njerėzve". (Mus­limi)
820. Nga Ebu Bekėr es-Siddiku r.a. trans­me­tohet se ai i ka thėnė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: "Ma mėso njė lutje (dua) qė do ta bėj nė namazin tim?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Thuaj: All-llahu im, vėrtet unė i kam bėrė ve­tes shumė dhunė dhe meqė mėkatet nuk i fal kush tjetėr pėrveē Teje, atėherė mė fal me faljen Tėnde dhe mėshirohu ndaj meje. Vėrtet Ti je falės dhe mėshirues i madh". (Muttefekun alejhi)
Nė njė transmetim tjetėr (tė Muslimit) thuhet: "dhe nė shtėpinė time (tė lutem)". Nė transmetimin tjetėr nė vend "dhunė tė shumtė" trans­me­to­het "dhunė tė madhe", prandaj ėshtė e nevojshme tė dy transmetimet tė bashkohen dhe tė thuhet: "dhunė tė shumtė e tė madhe".
821. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thėnė nė lutjet e tij: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga e keqja e asaj ē'kam vepruar dhe nga e ke­qja e asaj qė nuk e kam vepruar". (Muslimi)
822. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: Prej lut­jeve tė tė Dėrguarit tė All-llahut ka qenė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga ndėrprerja e dhuntive Tua, nga ndėrrimi i mbrojtjes Tėnde, nga zemėrimi Yt i pa­pritur dhe nga ēdo hidhėrim Yti". (Mus­limi)
823. Nga Zejd b. Erkame r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga paaftėsia dhe pėrtacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dėnimi i varrit. All-llahu im, m'i jep devotshmėri shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim, sepse Ti je pastruesi mė i mirė, Ti je miku dhe mbrojtėsi im personal. All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devot­shme, nga shpirti i pangishėm dhe nga lutja tė cilės nuk i pėrgji­gjesh". (Muslimi)
824. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pat thėnė: "All-llahu im, Ty tė dorėzohem, Ty tė besoj, Ty tė mbėshtetem, te Ti marr siguri, me ndihmėn Tėnde luftoj, dhe pėr Ty hidhėrohem, dhe Ty tė drejto­hem pėr zgjedhje, prandaj mė fal ē'kam vepruar mė herėt dhe mė vonė, ē'kam fshehur dhe ē'kam komunikuar. Ti je i pari dhe Ti je i mbrami, nuk ka hyjni tjetėr pėrveē Teje". Disa transmetues shtojnė: "Nuk ka forcė as fuqi pa ndihmėn e All-llahut". (Muttefekun alejhi)
825. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ėshtė lutur me kėto fjalė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dėnimi i Xhehennemit, nga e keqja e pasurisė dhe e varfėrisė". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih. Ky citat ėshtė nga Ebu Davudi)
826. Zijad b. Ilakate trans­me­ton nga axha i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thėnė: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga punėt e qortuara morale, veprimore dhe tė vullnetit". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
827. Nga Shekel b. Humejdi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ma mėso njė lutje!" Ka thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga e keqja e tė dėgjuarit tim, nga e keqja e tė pamurit tim, nga e ke­qja e gjuhės sime, nga e keqja e epshit tim". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith ha­sen)
828. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga gėrbula, ēmenduria, zgjeba dhe nga tė gjitha sėmundjet e shėmtuara". (Ebu Davudi me sened sahih)
829. Nga Imran r.a. trans­me­tohet se i ka ardhur njė rob i hyrė nė borxh qė i tha: "Unė nuk kam mundėsi ta paguaj kompensimin tim nga robėria, prandaj mė ndi­hmo!" (Aliu r.a.) tha: "Do t'i mėsoj ca fjalė, tė cilat mua m'i ka mėsuar i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., e si­kur ti tė kesh sa njė mal borxh, do ta paguash atė. "Thuaj: "All-llahu im, mė kėnaq me hallallin Tėnd nga harami Yt, dhe mė bėn tė mėvetėsishėm me mirėsinė Tėnde nga ēdo gjė, pėrveē Teje". (Tir­midhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
830. Nga Imbran b. Husajn r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka mėsuar babain e tij Husainin me dy fjalė, me tė cilat ai e ka bėrė lutjen: "All-llahu im, mė frymėzo me orientim tė drejtė dhe mė ruaj nga e keqja e vetvetes sime". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
831. Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Kam thėnė: O i Dėr­guari i All-llahut, mė mėso me diē me ēka do t'i drejtohem All-llahut tė Madhėruar". Ka thėnė: "All-lla­hun luteni pėr shėndet". Pasi kaluan disa ditė, sėrish i erdha dhe i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, mė mėso me diē me ēka do ta lus All-llahun e Madhėruar". (Muhammedi s.a.v.s.) mė tha: "O Abbas, o axha i tė Dėrguarit tė All-llahut, All-llahun luteni pėr shėndet nė kėtė botė dhe nė Ahiret". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith sahih)
832. Nga Shehr b. Havsheb trans­me­tohet se ka thėnė: "I kam thėnė Ummi Selemes r. anha: "O nėna e besimtarėve, cilėn lutje mė sė shumti e thoshte i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kur gjendej te ti?" Tha ajo: "Lutja mė e shpeshtė e tij ka qenė: "O lėvizės i zemrave, pėrforcoje zemrėn time nė fenė Tėnde". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
833. Nga Ebu Emame r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka bėrė dua tė shumta, por ne nuk mbajtėm mend asgjė nga ato. I thamė: "O i Dėrguari i All-llahut, ti bėre lutje tė shumta por ne nuk mbajtėm mend asgjė". Ai tha: "Tash unė do t'ju drejtoj nė diē qė i pėrmban tė gjitha. Thuani: "All-llahu im, unė tė lus pėr tė mirė pėr tė cilėn tė ka lutur Pej­gam­be­ri Yt, Muhammedi s.a.v.s., dhe tė mbėshtetem Ty nga e keqja e atij nga e cila tė ėshtė mbėshtetur Pej­gam­be­ri yt Muhammedi s.a.v.s.. All-llahu im, Ti je Ai qė ndihmon dhe vetėm Ti je arritės (i qėllimeve tona). Nuk ka forcė as fuqi pa ndihmėn e All-llahut". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
834. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Nė me­sin e lutjeve tė tė Dėrguarit tė All-llahut ka qenė edhe: "All-llahu im, unė tė lus pėr mėshirėn Tėnde tė cilėn e pranon, pėr faljen tėnde tė cilėn e siguron dhe shpėtimin Tėnd nga ēdo mėkat dhe pėrfitimin nga ēdo e mirė, pėr fitoren me Xhennet dhe pėr shpėtimin nga zjarri". (Hakim Ebu Abdull-llahu, i cili thotė se hadithi ėshtė sahih sipas kushteve tė Muslimit)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Kurse ata qė kanė ardhur pas atyre, thonė: "O Zoti ynė! Na e fal neve dhe vėllezėrve tanė qė na kanė prirė nė besim". (el-Hashr, 10)
"Kėrko falje pėr mėkatet tua dhe pėr besimtarėt e be­simtaret!" (Muhammed,19)
"All-llahu i Madhėruar na lajmėron se Ibrahimi s.a.v.s. ėshtė lutur: "O Zoti ynė mė fal mua,edhe prindėrit e mi, edhe tėrė besimtarėt - atė ditė kur tė jepet llogari". (Ibrahim, 41)
835. Nga Ebu ed-Derda r.a. trans­me­tohet se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nuk ka rob musliman, qė e lut All-llahun pėr vėllain e tij jo tė pranishėm, e qė engjėlli mos t'i thotė: "Edhe ty tė qoftė po ashtu!" (Muslimi)
836. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pat thėnė: "Lutja e njė njeriu musliman pėr vėllain e tij jo tė pranishėm ėshtė e pranueshme. Te koka e lutėsit ėshtė njė engjėll i autorizuar, i cili kur lutėsi kurdo qoftė bėn njė lutje nė dobi tė vėllait tė tij, engjėlli i autorizuar nė lutje thotė: "Pranoje o Zot, edhe ty tė qoftė po ashtu!" (Muslimi)
837. Nga Usame b. Zejd r. an­huma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ai qė pėr mirėsinė e bėrė i falėnderohet mirėbėrėsit me fjalėt: "All-llahu tė shpėrbleftė me tė mirė - e ka shprehur mirėnjohjen e tij tė duhur". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sa­hih)
838. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fėmijėt tuaj, mos mallkoni pasurinė tuaj. Mos ja qėlloni ēastit nė tė cilin All-llahu lutėsit ia plotėson ēdo gjė tė kėrkuar, qė edhe mallkimit tuaj t'i pėrgjigjet". (Muslimi)
839. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Lutjet do tė pranohen derisa njerėzit nuk nguten e tė thonė: E luta Zotin tim por nuk iu pėrgjigj lutjes sime". (Muttefekun alejhi)
Nė transmetimin e Muslimit ėshtė: "Lutjes sė njeriut gjith­njė i pėrgjigjet derisa nuk lutet pėr tė keqe, ose pėr t'i prishur marrėdhėniet farefisnore, ose nuk ngutet". As'habėt kanė thėnė: "O i Dėrguari i All-lla­hut, ē'ėshtė ngutia?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) tha: "Kjo ėshtė kur lutėsi thotė: "Unė jam lutur e lutur, por nuk po shoh tė mė pranohet. Kėshtu mėrzitet dhe e lė lutjen".
840. Nga Ebu Umame r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I ėshtė thėnė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: "Kur ėshtė lutja mė e pranueshme?" Ka thėnė: "Pjesa e fundit e natės dhe nė fund tė namazeve tė obliguara". (Tirmi­dhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
841. Nga Ubadete b. Samiti r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nė tokė nuk ka asnjė musliman, i cili diē e lut All-llahun, e qė kėtė All-llahu nuk do t'ia japė, ose pėr ndėrrim do t'ia heq ndonjė tė keqe, pėrveē nėse lutėsi lutet pėr mėkat ose pėr ndėrprerjen e fare­fisnisė". Njė njeri nga tė pranish­mit tha: "Atėherė tė lutemi shumė!" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "All-llahu edhe mė shumė jep". (Tirmidhiu, qė thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih).
Hakimi trans­me­ton nga Ebu Seidi duke ia shtuar: "Ose edhe po aq i jep shpėrblim".
842. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. nė situatat e vėshtira thoshte: "Nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut tė Madhėruar dhe thotė; nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, sunduesit tė Arshit tė madh; nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, krijue­sit tė qiejve dhe krijuesit tė tokės; krijuesit tė Arshit fisnik".. (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Pa dyshim dashamirėt e All-llahut nuk frikėsohen pėr kurrgjė e as nuk pikėllohen apo jo? Ata, qė besojnė dhe qė ruhen, pėr ata ka pėr­gėzime edhe nė kėtė jetė edhe nė ahiret - fjalėt e All-llahut nuk kanė tė ndryshuar - ajo ėshtė njėmend sukses i madh". (Junus, 62, 63, 64)
"Shkunde trupin e hurmės se pėr ty kanė pėr tė rėnė hurma tė freskėta. Andaj ha, pi dhe qetėsohu!" (Merjem, 25-26)
"Dhe Zoti i saj e pranoi me ėndje atė dhe e rriti mirė dhe ia la nė besė Zekerijjaut. Sa herė qė hynte Zekerijja te ajo, nė dhomė gjente ushqim te ajo. Prej nga kjo, oj Mer­jem? - i thoshte kurse ajo i pėrgjigjej:. "Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masė kė tė dojė". (Ali Imran,37)
"Kur i patėt lėnė ata edhe ato tė cilave u falen ata, nė vend tė All-llahut, strehohu pra nė shpellė. Zoti juaj do t'ju mbulojė me mėshirėn e vet dhe do t'ju pėrgatisė atė qė ėshtė e dobishme pėr ju. Dhe ke mund tė shohėsh se si dielli, kur lind, i kalon shpellės sė tyre nga ana e djathtė, e kur perėndon i kalon nga ana e majtė". (el-Kehf, 16-17)
843. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nė popujt e kaluar ka pasur njerėz tė inspiruar (muhaddethun, qė i kanė parashikuar gjėrat), e nėse te populli im ka ndonjė, atėherė ai ėshtė Umeri". (Buhariu)
Muslimi trans­me­ton hadi­thin e njėjtė nga Aisheja r.a. Ibn Vehbi nė dy transmetimet thotė se "muhaddethun" janė njerėz me ilham (frymėzim)
844. Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "U ankuan banorėt e Kuffes te Umer b. el-Hattabi r.a. pėr Sa'din dmth. pėr Ibn Ebi Vekkasin r.a., kėshtu qė Umeri r.a. (nė vend tė Sa'dit) e vendosi pėr mėkėmbės Ammarin. Ata u ankuan edhe pėr tė saqė thanė qė ai nuk falet mirė. Ai e ftoi atė tė vijė ku i tha: "O Ebu Is'hak, kėta pohojnė se ti nuk falesh mirė!" (Sa'di) tha: "Pasha All-llahun, sa mė pėrket mua, unė me ta fali namazin e tė Dėrguarit tė All-lla­hut s.a.v.s. nga i cili unė nuk heq dorė. Unė falė dy rekate tė jacisė, nė tė cilėt e zgjas qėndrimin nė kėmbė, kurse nė dy tė fundit e shkurtoj." Umeri r.a. tha: "I kėtillė ėshtė mendimi pėr ty, o Ebu-l Is'hak!" Atėherė Umeri r.a. i dėr­goi me tė njė apo dy njerėz nė Kuffe, tė cilėt i pyetėn banorėt e Kuffes pėr Sa'din nė ēdo xhami. Tė gjithė xhematlinjtė u shprehėn mirė pėr tė. Kur i deleguari i Umerit r.a. erdhi nė xhaminė Beni Absi, njė njeri u ngrit nė kėmbė, tė cilin e quanin Usame bin Katade, kurse kishte ofiqin Ebu Sa'd, dhe tha: "Pasi ti na pyet pėr Sa'din unė tė pohoj se Sa'di e ka lėnė luftimin me ushtrinė, se drejtėsinė nuk e ndan drejtė dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtė". Atėherė Sa'di tha: "Sa mė pėrket mua, unė vėrtet pėr kėtė do ta bėjė njė lutje (nėmė) pėr tri gjėra: "All-llahu im, nėse ky robi yt ėshtė gėnjeshtar dhe ėshtė ngritur nė kėmbė pėr t'u parė e pėr t'u dėgjuar, atėherė zgjatja jetėn, jepi varfėri tė gjatė dhe ekspozoje sprovave". Kėshtu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin pėr gjendjen, thoshte: "Unė jam plak i moshuar me shumė sprova, mė ka zėnė nėma e Sa'dit". Abdulmelik b. Umejri rrėfen se Xhabir b. Semure i ka thėnė: "Unė e kam parė pas asaj se si i kanė rėnė vetullat nė sy nga pleqėria e shtyrė, kėshtu ai pėrpiqej me gratė nė rrugė dhe i mallkonte". (Muttefekun alejhi)
845. Nga Urvete b. Zubejr trans­me­tohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nu­fejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrė diē nga toka e saj. Seidi atėherė tha: "Unė tė marrė diē nga toka e saj, pas asaj ēka kam dėgju­ar prej tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.?" (Mervani) tha: "Ē'ke dėgjuar nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.?" (Seidi) ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Kush e merr njė pėllėmbė tokė me dhunė nga tjetri, me tė do tė ngjeshet deri nė shtatė palė tokė". Mervani i tha atij: "Unė nuk tė pyes mė pėr sqarim pas kėsaj". Seidi atėherė tha: "All-llahu im, nėse ajo ėshtė gėnjeshtare, atėherė verboja sytė dhe bėje tė vdekur nė tokėn e saj". Transmetuesi i kėtij hadithi thotė: "Ajo nuk ka vdekur derisa nuk ėshtė verbuar, dhe derisa ecte nėpėr tokėn e saj, ra nė njė pus dhe nė tė u pėrmbyt". (Muttefekun alejhi)
Nga transmetimi i Muslimit: Nga Muhammed b. Zejd b. Abdull-llah b. Umeri trans­me­tohet se ai e ka parė atė tė verbėr, qė duke prekur muret, ka thėnė: "Mė ka zėnė nėma e Seidit. Ajo pastaj hasi nė pusin e shtėpisė sė saj pėr tė cilin bėri padinė, dhe ra nė pus; ky ishte varri i saj".
All-llahu i Madhėruar thotė:
"O besimtarė, shmanguni morisė sė parashikimeve! Disa parashikime me tė vėrtetė janė mėkat. Dhe mos spiunoni njėri-tjetrin e as mos pėrqeshni njėri-tjetrin! A do dikush prej jush tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Ju atė e dini se ėshtė shumė keq - prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vėrtetėn pranon pendimet dhe ėshtė shumė i mėshirshėm". (el-Huxhurat, 12)
"Mos paso atė pėr ēka nuk di! Edhe tė pamurit edhe tė dėgjuarit edhe tė kuptuarit, pėr tė gjitha kėto me siguri ka pėrgjegjėsi". (Isra, 36)
"Ai nuk belbėzon asnjė fjalė e tė mos jetė afėr tij vigjilenti i gatshėm". (Kaf, 18)
Ėshtė e domosdoshme tė dihet se ēdo i moshėrritur ėshtė i obliguar ta ruaje gjuhėn e tij nga ēdo e folur, pa e shoshitur fare, mund tė tregojė nė dobi. Madje edhe atėherė, nėse ėshtė e barabartė tė flitet dhe tė mos flitet edhe pėr gjėrat e dobishme, sunnet ėshtė pėrmbajtja nga tė folurit, sepse shpeshherė kuvendimi i le­juar e ēon njeriun nė atė tė pale­juarėn apo tė jopreferuarėn. Kjo ėshtė praktikė e shumtė, prandaj ėshtė e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e tė jo­preferuara.
846. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kush beson nė All-lla­hun dhe nė Ditėn e Gjykimit, le tė fletė mirė ose le tė heshtė". (Mut­tefekun alejhi)
Ky hadith tregon se ėshtė e nevojshme tė pėrmbahemi nga tė folurit, pėrveē nėse ėshtė i mirė. dmth. nėse dobia e tij ėshtė e dukshme. Ndėrsa nėse dobia e tij ėshtė e dyshimtė, atėherė nuk bisedohet.
847. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se e ka dėgjuar Pe­j­gam­be­rin s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet njeriu me njė fjalė tė folur, pėr tė cilėn ai deklarohet (pa e menduar), mund tė rrėshqasė drejt zjarrit mė larg se distanca ndėrmjet lindjes dhe perėndimit". (Muttefekun alejhi)
Domethėnia e "pa shoshitur fare" (ma jetebejjenu) ėshtė tė rezonu­arit e tij, nė ėshtė mirė apo jo.
848. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet njeriu me njė fjalė tė folur, me tė cilėn All-llahu ėshtė i kėnaqur, kurse tė cilės ai nuk i kushtoi kujdes, do tė jetė i ngritur nga All-llahu nė shkallė (tė nderit). Dhe vėrtet njeriu me njė fjalė tė folur, me tė cilėn All-llahu s'ėshtė i kėnaqur, kurse tė cilės ai nuk i kushtoi kujdes, do tė hudhet nė Xhehennem". (Buhariu)
849. Nga Ebu Abdurrahman Bi­lal b. el-Harith el-Muzenij r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet njeriu flet njė fjalė me tė cilėn All-llahu ėshtė i kėnaqur, nga e cila ai nuk ka menduar se do tė arrijė diē. All-llahu pėr kėtė atij do t'ia shkruajė kėnaqėsinė e tij deri nė ditėn e takimit me tė. Dhe vėrtet njeriu flet njė fjalė, tė cilėn All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka menduar se do tė arrijė diē, All-llahu pėr kėtė atij do t'ia shkruajė zemėrimin e tij deri nė ditėn e takimit me tė". (Maliku nė Mu­vatta dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
850. Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: I kam thėnė: "O i Dėrguari i All-lla­hut,mė thuaj diē qė tė mbrohem me tė!" Tha: "Thuaj: krijuesi im ėshtė All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (nė kėtė)!" Kam thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, pėr ēka mė frikėsohesh mė sė shumti mua?" (I Dėrguari i All-llahut) e kapi gjuhėn e vet e pastaj tha: "Nga kjo". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
851. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos flitni shumė pa pėrmendjen e All-llahut. Sepse, shumė biseda pa pėrmendjen e All-llahut e vdesin zemrėn. Kurse vėrtet mė sė largu nga All-llahu janė ata qė i kanė zemrat e vdekura". (Tirmidhiu)
852. Nga Ukbete b. Amiri r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: Kam thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, ē'ėshtė shpėtimi?" Ka thėnė: "Zotėro me gjuhėn tėnde, rri nė shtėpinė tėnde dhe qaj pėr mėkatet tua". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
853. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kur zgjohet njeriu, tė gjitha gjymtyrėt e tij i kthehen gjuhės duke i thėnė: "Kij frikėn All-llahut lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nėse ti je nė rrugė tė drejtė, edhe ne jemi nė rrugė tė drejtė, e nėse ti lajthitė, edhe ne kemi lajthitur". (Tirmidhiu)
Domethėnia e "i kthehen gjuhės" dmth. i nėnshtrohen asaj.
854. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "A e dini ē'ėshtė pėrgojimi?" (As'habėt) thanė: "All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri!". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Pėrmendja e vėllait me fjalė qė ai i urrenė". Dikush tha: "E ē'mendon, nėse ajo qė flas pėr vėllain tim ėshtė e vėrtetė?" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė ti e flet, atėherė e ke pėrgojuar, e nėse ajo qė e flet nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė e ke shpifur". (Muslimi)
855. Nga Ebu Bekri r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. nė hutben e tij nė Bajramin e Kurbanit nė Minne, nė Haxhxhin lamtumirės, ka thėnė: "Me tė vėrtetė gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janė tė shenjta pėr ju, ashtu siē ėshtė e shenjtė kjo dita juaj, nė kėtė muajin tuaj dhe nė kėtė vendin tuaj. A po e kam pėr­cjellur porosinė?!" (Muttefekun alejhi)
856. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur mė ngritėn nė Mi'raxh, kam hasur nė njė popull qė kishin thonjtė nga bakri, me tė cilėt i grithnin fytyrat e tyre dhe kraharorėt e tyre. Unė thashė: "Kush janė kėta, o Xhi­bril?" Tha: "Ata janė ata qė kanė ngrėnė mishin e njerėzve dhe nderin e tyre e kanė dėmtuar". (Ebu Davudi)
857. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Musli­mani nė tėrėsi ėshtė i ndaluar pėr muslimanin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij". (Muslimi)
All-llahu i Madhėruar ka thėnė:
"Dhe kur dėgjojnė ndonjė marrėzi, i kthejnė shpinėn". (el-Kasas, 55)
"Ata qė u shmangen fjalėve tė kota". (el-Mu'minun, 3)
"Edhe tė pamurit edhe tė dėgjuarit dhe tė kuptuarit, pėr tė gjitha kėto me siguri ka pėrgjegjėsi". (el-Isra, 36)
"Kur t'i shohish ata qė i nėnēmojnė argumentet tona, ti largohu prej tyre, derisa tė kalojnė nė bisedė tjetėr. E nėse djalli tė bėn tė harrosh, ti pas pėrkujtimit mos rri mė me mosbesimtarėt". (el-En'am, 68)
858. Nga Ebu Derdai r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kush pengon qė vėllait tė tij t'i thyet nderi. All-llahu Ditėn e Gjykimit nga fytyra e tij do ta pen­gojė zjarrin". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
859. Nga Itban b. Maliku r.a. trans­me­tohet se nė hadithin e tij tė gjatė dhe tė njohur, qė ėshtė thek­suar nė kreun "Shpresa", ka thėnė: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ėshtė ngritur tė falė dhe tha: "Ku ėshtė Malik b. Duhshumi?" Njė njeri tha: "Ai njeri ėshtė hipokrit, qė nuk e do All-llahun as tė Dėrguarin e Tij". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. i tha: "Mos fol kėshtu, a nuk e ke parė qė pohon publikisht se nuk ka hyjni tjetėr pėr­veē All-llahut me tė cilin synon kėnaqėsinė e All-lla­hut. Dhe vėrtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij qė thotė: 'Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, me tė cilin synon kėnaqėsinė e All-llahut". (Muttefekun alejhi)
860. Nga Ka'b b. Maliku r.a. trans­me­tohet se nė hadithin e tij tė gjatė pėr rrėfimin e pendimit tė tij, i cili ėshtė theksuar nė kreun pėr "Pendimin" ka thėnė: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė duke qenė ulur mes luftėtarėve nė Tebuk: "Ē'ka bėrė Ka'b b. Maliku?" Atėherė njėri nga Beni Seleme ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, e ka pen­guar guna e tij dhe shikimi nė vet­vete". Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thėnė atij: "E shėmtuar ėshtė ajo ē'ke thėnė!" "Pasha All-llahun, o i Dėrguari i All-llahut, ne pėr tė dimė vetėm mirė!" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e heshti kėtė (dhe nuk e kundėrshtoi)". (Muttefekun alejhi)
Dije se pėrgojimi ėshtė i lejuar pėr qėllime tė pastra tė sheriatit, deri te tė cilėt, pa pėrgojim, nuk mund tė arrihet. Kėto arsye janė gjashtė:
Shkaku i parė: dhuna e vazhdueshme. Atij personi qė i bėhet dhunė, i lejohet tė ankohet te sunduesi, gjyqtari ose ndonjė tjetėr qė ėshtė nė sundim apo qė ka mundėsi ta zbatojė drejtėsinė mbi tiranin. I dėmtuari thotė: "Filani mė ka bėrė dhunė kėshtu e kėshtu".
Shkaku i dytė i lejimit tė zbu­limeve tė mėkateve tė huaja ėshtė kėrkesa e mundėsisė qė tė ērrėnjo­set ndonjė punė e shėmtuar dhe qė mėkatari tė pėrmirėsohet. Lejo­het t'i thuhet atij qė ka mundėsi tė pengojė ndonjė tė keqe: "Filani punon kėshtu e kėshtu, prandaj pengoje atė nga ajo dhe tė ngjashme". Synimi i tij duhet tė jetė arritja e ērrėnjosjes sė ndonjė pune tė shėmtuar. Nėse synimi i tij ėshtė diē tjetėr, atėherė zbulimi i tė metave tė tjetėrkujt ėshtė i ndaluar.
Shkaku i tretė pėr ēka lejohet zbulimi i tė metave tė huaja ėshtė kėrkimi i fetvasė pėrkatėse. Njeriut tė cilit i ėshtė bėrė e padrejtė i le­johet tė thotė: "Mė ka bėrė dhunė babai im, vėllai im, burri im, ose dikush tjetėr kėshtu e kėshtu, prandaj a ka tė drejtė ai nė kėtė? Me cilėn rrugė do tė ēlirohem unė nga kjo e kjo dhunė, si do ta arrijė unė tė drejtėn time, si do ta pengoj dhunėn e tė ngjashme?". Kjo ėshtė e lejueshme nė domosdoshmėri. Gjithsesi mė e mirė dhe mė e pėlqyeshme ėshtė t'i thuhet (muft­isė): "Ē'thua ti pėr njeriun, per­sonin ose bashkėshortin puna e tė cilit ėshtė kėshtu e kėshtu? Qėllimi mund tė arrihet edhe pa tė pėrcak­tuarit dhe tė emėrtuarit e saktė, por edhe pėrveē kėsaj, tė pėrcaktohet saktėsisht, tė shėnohet dhe tė emėrtohet dikush ėshtė e lejuar, si­kur qė do t'i pėrmendim nė hadi­thin e Hindės, in sha'All-llah!
Shkaku i katėrt ėshtė parala­jmėrimi i muslimanit nga e keqja dhe kėshillimi i tyre, e kjo arrihet nė mėnyra tė ndryshme si psh. de­tyrimi nė gėnjeshtėr, pėrgėnjesht­rimi i hapur i transmetimeve dhe dėshtimeve tė rrejshme. Kjo pėr­n­dryshe ėshtė e lejuar sipas mendi­mit tė tė gjithė muslimanėve, madje edhe obligim pėr shkak tė nevojės, e pastaj tė pyesėsh dhe tė merresh vesh pėr punėt e indi­vidėve me tė cilėt dėshirohet tė vendosen marrėdhėniet martesore, tė bashkohen nė udhėtim, nė tregti, nė punė e tė ngjashme dhe me per­sonat me tė cilėt dėshirohet tė bėhen fqinj. Ėshtė obligim i per­sonit qė pyetet pėr dikė qė mos ta fshehė gjendjen pėr tė, por haptas t'i shtrojė tė gjitha tė metat qė gjenden te personi pėr tė cilin hu­lumtohet, kurse me qėllim tė mirė qė t'i jepet kėshillė pyetėsit. Kėshtu, ėshtė obligim ta kėshillosh njė student qė mėson dituritė fe­tare, por i drejtohet pėr kėshillė ndonjė heretiku i cili ndjek risitė ose ndonjė mėkatari. Ėshtė detyrė, pra, t'i tėrhiqet vėrejtje ndonjė stu­denti qė shėrbehet me dijen e ndonjė risimtari (bidatxhiu) pėr rrezikun nga ajo. Ėshtė detyrė ta kėshillosh dhe t'ia sqarosh gjendjen e tij, por qė ekskluzivisht ta ketė qėllimin e kėshillės. Kjo ėshtė punė ku mund tė gabohet lehtė, sepse ėshtė e mundshme qė oratorin ta udhėheq xhelozia dhe qė djalli ta mashtrojė, verbojė nė atė punė, kurse atij t'i duket se puna e tij ėshtė kėshillė, prandaj tė tillėt duhet tė jenė tė kujdesshėm dhe largpamės. Po ashtu ėshtė me personin i cili synon ndonjė punė me pėrgjegjėsi, nė qeverisje e tė ngjashme, kurse pėr tė cilėn nuk ėshtė i aftė, as nuk ėshtė adekuat pėr tė, apo pse ėshtė mėkatar, me sjellje tė prishur dhe plotėsisht pa pėrgjegjėsi, i paku­jdesshėm e ngjashėm. E tėrė kjo ėshtė e obligueshme t'i komuniko­het personit kompetent apo organit pėr emėrim nė pozitėn pėrkatėse, nė mėnyrė qė tė pengohet dhe izolohet jomeritori pėr ndonjė po­zitė me pėrgjegjėsi dhe nė mėnyrė qė nė atė vend tė emėrohet i afti dhe i denji. Ėshtė detyrė tė njofto­het njeriu kompetent ta dijė gjendjen e vėrtetė nė mėnyrė qė tė veprojė nė pajtim me gjendjen e kandidatit pėrkatės pėr ndonjė po­zitė dhe qė personi pėrgjegjės mos tė mashtrohet me tė dhe tė mund tė ndėrmarrė masa ta pėrmirėsojė ose ndėrrojė pėr tė mirė.
Shkaku i pestė kur mund tė zbulohen tė metat e dikujt, ėshtė nėse njė person publikisht gabon apo predikon herezinė (risitė) si­kur: pirja publike e alkoolit, ti­ranėt, mashtruesit, plaēkitėsit e pasurisė sė huaj etj. Natyrisht se kėtu nuk bėjnė pjesė ēėshtjet dhe punėt sekrete. Ėshtė detyrė qė tė zbulohen publikisht mėkatet e njė individi personit kompetent apo organit, porse nuk lejohet zbulimi i tė metave tė tjera tė tij, pėrveē nėse pėr kėtė ka ndonjė nga shkaqet e theksuara.
Shkaku i gjashtė pėr zbulimin e tė metave ėshtė pėrkufizimi, njoftimi preciz, ashtu qė nėse njė person i njohur me ndonjė ofiq, siē ėshtė: glepė, lotues, ēalaman, shurdhak, qorr, vėngėrosh dhe emėrtime tė tjera, atėherė ėshtė e lejuar tė precizohet edhe kjo. Nuk ėshtė e lejuar pėrgjithėsisht tė tre­gohet dikush pėr tė mėngėt. Nėse ėshtė e mundur tė shmangen ofiqet e kėtilla, kjo ėshtė mė e mirė dhe mė parėsore.
Kėto janė gjashtė shkaqet krye­sore pėr tė cilat ėshtė i lejuar zbu­limi i tė metave pėr individin jo tė pranishėm, e tė cilat i kanė thek­suar dijetarėt dhe pėr tė cilat ekziston pajtueshmėri e plotė. Tė gjitha kėto kanė mbėshtetje nė hadithet e njohura dhe tė vėrteta. Ja disa:
861. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se njė njeri kėrkoi leje tė hyjė te Pej­gam­be­ri s.a.v.s., e ky me atė rast tha: "Lejojeni atė, bashkėfis i keq ėshtė ai!" (Muttefekun ale­jhi)
Buhariu ėshtė bazuar nė kėtė hadith pėr lejimin e pėr­gojimit tė tė prishurve dhe tė dyshimtėve.
All-llahu i Madhėruar ka thėnė:
"Shpifės, qė vetėm bart fjalėt e huaja". (el-Kalem, 11)
"Ai nuk belbėzon asnjė fjalė e tė mos jetė afėr tij vigjilenti i gatshėm". (Kaf, 18)
862. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka kaluar pranė dy varreve dhe ka thėnė: "Kėta dy janė nė adhab (duke u dėnuar). Ata nuk janė nė adhab pėr ndonjė mėkat tė madh (sipas tyre), kurse nė tė vėrtetė ėshtė mėkat i madh (tek All-llahu). Njėri prej tyre ėshtė pėrcjellės i fjalėve tė huaja, kurse i dyti nuk ėshtė ruajtur nga pikat e urinės". (Mut­tefekun alejhi)
Ky ėshtė njė nga transme­timet sipas Buhariut.
Dijetarėt kanė thėnė: "Kup­timi i "Ata nuk janė nė adhab pėr ndonjė mėkat tė madh" dmth. i madh sipas tyre, dhe ėshtė thėnė edhe: "e madhe ėshtė lėnia e tyre".
863. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "A dėshironi t'ju tregoj ē'ėshtė 'el-ad'hu'? Kjo ėshtė pėr­cjellja e fjalėve tė huaja me qėllim urrejtjeje mes njerėzve". (Mus­limi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Dhe mos u ndihmoni nė mėkate dhe armiqėsi!" (el-Maide, 2)
Pėr kėtė kaptinė janė theksuar shumė hadithe mė parė kurse kėtu po pėrmendim vetėm kėtė:
864. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Asnjė nga shokėt e mi tė mos mė tregojė asgjė pėr shokėt e mi. Unė vėrtet dua tė dal mes jush zemėr­pastėr (tė kem mendim tė mirė pėr ju)". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Ata fshehin nga njerėzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai ėshtė me ata edhe natėn kur trillojnė fjalė, me tė cilat Ai nuk ėshtė i kėnaqur; All-llahu e di mirė krejt se ē'punojnė ata". (en-Nisa, 108)
865. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Do tė shihni se njerėzit janė si metalet (me vlera dhe karakteristika tė ndryshme). Mė tė dalluarit prej tyre nė xhahilijjet do tė jenė mė tė dalluarit nė Islam nėse vetėdijėsohen (e pranojnė Islamin). Do tė shihni se njerėzit mė tė dalluar nė kėtė pikėpamje (tė fisnikėrisė e pozitės) do tė jenė ata qė mė sė shumti do ta urrejnė atė (Islamin). Ndėrsa do tė shihni se njerėzit mė tė kėqij janė ata me dy fytyra: njėrės palė i afrohen me njė fytyrė, kurse tjetrės me fytyrėn tjetėr". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Mos paso atė pėr ēka nuk di!" (el-Isra, 36)
"Ai nuk belbėzon asnjė fjalė e tė mos jetė afėr tij vigjilenti i gatshėm". (Kaf: 18)
866. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "E drejta tė shpie deri te e mira, kurse e mira shpie nė Xhennet. Njeriu vazhdon duke folė tė vėrtetėn pėrderisa tė shkruhet edhe te All-llahu ndėr tė drejtėt. Ndėrsa gėnjeshtra shpie deri nė mėkate, kurse mėkatet shpien nė zjarr. Njeriu vazhdon duke gėnjyer pėrderisa tė shkruhet edhe te All-llahu gėnjeshtar"". (Muttefekun alejhi)
867. Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Per­soni, te i cili gjenden kėto katėr cilėsi, ėshtė hipokrit i mirėfilltė, kurse te i cili gjendet njė prej tyre, ai posedon cilėsi tė hipokrizisė de­risa nuk e shporr atė:
-kur i besohet diēka, tradhton,
-kur flet, gėnjen,
-kur zotohet, mashtron, dhe
-kur grindet tėrbohet". (Muttefekun alejhi)
868. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kush mburret nė tė rrėfyerit e ėndrrave qė nuk i ka parė, do tė jetė i obliguar t'i lidhė dy qime, qė s'mund ta bėjė kurrė, kurse kush e pėrgjon bisedėn e di­kujt, tė cilit nuk i vie mirė ta bėjė kėtė ai, Ditėn e Gjykimit veshėt do t'i mbushen me plumb. Kush krijon figura, do tė dėnohet dhe do tė ob­ligohet t'u japė atyre shpirt (ruh), kurse ai kėtė s'do tė mund ta bėjė". (Buhariu)
869. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Shpifja (iftira) mė e keqe ėshtė qė njeriu tė tregojė se ia kanė parė sytė atė qė nuk ia kanė parė". (Buhariu)
Kuptimi i kėsaj ėshtė: Qė njeriu tė flasė se ka parė (nė ėndėrr) atė qė nuk e ka parė.
870. Nga Semurete b. Xhundubi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut u fliste mjaft shokėve tė vet: "A ka parė ndonjė prej jush ndonjė ėndėrr?" Atij do t'ia rrėfente ėndrrat e veta ai tė ci­lat All-llahu i ka dhėnė ta bėjė. Njė mėngjes i Dėrguari i All-llahut na tha: "Mbrėmė mė kanė ardhur dy njerėz dhe mė thanė: Ēdo gjė lėre dhe eja me ne. Unė shkova me ta dhe hasėm njė njeri tė shtrirė, kurse njeriu tjetėr mbi tė qėn­dronte me njė gur, me tė cilin nė ēast ia dėrrmoi kokėn (e atij qė ishte shtrirė), duke e hedhur prej sė larti mbi tė. Guri nė kokėn e tij tė dėrrmuar u ndal. Njeriu qė e hodhi gurin u ul ta marrė atė; kurse ai me kokė tė dėrrmuar pėr njė ēast u shėrua siē edhe ka qenė, koka e tij u kthye nė gjendjen e mėparshme. E pastaj njeriu me gur e pėrsėriti veprimin e tij dhe bėri atė ē'bėri herėn e parė". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Atyre tė dyve me tė cilėt kam udhėtuar u kam thėnė: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftė All-llahut), ē'ėshtė kjo? Ata tė dy mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Kemi ecur dhe erdhėm te njė njeri tjetėr, i cili ishte i shtrirė nė shpinė, kurse njeriu tjetėr mbi tė qėndronte me sharrėn e hekurt. Ky njeriu e kapi atė qė ishte shtrirė nė shpinė, pėr njėrėn faqe (tė fytyrės) dhe me sharrė ia preu njė nofull deri pas qafės, njė vrimė tė hundės me kanxhė hekuri dhe njė sy ia preu deri pas qafės. Pas kėsaj, po ky kaloi nė anėn tjetėr tė fytyrės. Dhe bėri tė gjitha ato qė i bėri nė anėn e parė. Ai as nuk e mbaroi anėn e dytė, kurse ana e parė e fytyrės sė tij nė tėrėsi u shėrua si­kur edhe ka qenė. Njeriu me sha­rrėn prej hekuri vazhdoi tė bėjė ē'bėri mė parė". Pej­gam­be­ri mė tej tha: "Unė atėherė, pasi tė gjitha i pashė, thashė: Subhanall-llah, ē'ėshtė me kėta tė dy? Dy shokėt e mi mė thanė: 'Vazhdo, ec!'Ecėm mė tej dhe arritėm mė nė fund te diē e ngjashme me tennurin (furrėn e pėrflakur)". Transme­tuesi konsideron se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "E kur nė atė tennur britma dhe zhurmė. Kur vėshtruam nė tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra tė zhveshura, kurse nė ēast nėn ta flaka e zjarrit i goditte, e kur i kapte flaka, ata rėnkonin. Unė sėrish u thashė shokėve tė mi: 'Ē'ėshtė me kėta!' Dy shokėt e mi mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Ecėm mė tej dhe arritėm deri te njė lumė, (Transmetuesi thotė: "Mė duket se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė se: "ai lumė ka qenė i kuq si gjaku"), e kur nė lumė njė njeri noton, kurse nė breg tė lumit njė njeri tjetėr qėndron dhe kishte tu­buar njė grumbull tė madh me gurė. E kur notuesi, qė notonte nėpėr lumė, notoi deri tek njeriu nė breg tė lumit i cili kishte tubuar njė grumbull tė madh tė gurėve, e hapi gojėn e vet, njeriu me gurė ia qiti njė gur nė gojė, e ai u kthye dhe notoi dhe sėrish u kthye deri tek ai. Sa herė qė vinte deri te njeriu me gurė nė breg, ai ia hu­dhte nė gojė nga njė gur. Sėrish u thashė shokėve tė mi: 'Ē'ėshtė me kėta tė dy?' Dy shokėt e mi mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Ecėm mė tej dhe arritėm deri te njė njeri, me pamje mjaft tė shėmtuar, mė tė shėmtuarėn qė kam parė ndonjė­herė, kurse tek ai njė zjarr, tė cilin ai e ndez dhe rreth tij sillet. Sėrish i pyeta shokėt e mi: 'Ē'ėshtė me kėtė!' Ata sėrish mė thanė: 'Vazh­do, ec!' Ecėm dhe erdhėm deri te njė kopsht,qė ishte i tėri nė terr, kurse nė tė tė gjitha llojet e luleve pranverore. Sipėr kopshtit qėn­dronte njė njeri i gjatė, aq i gjatė saqė pothuaj nuk ia kam parė kokėn, e cila pėr shkak tė gjatėsisė sė tij ishte nė qiell. Rreth atij njeriu kishte fėmijė aq shumė, sa kurrė mė parė s'kisha parė. Unė sėrish u thashė shokėve: 'Ē'ėshtė me kėtė dhe ē'ėshtė me kėta (fėmi­jėt)?' Ata sėrish mė thanė: 'Vazh­do, ec!' Ecėm dhe arritėm deri te njė dru (tendė) i madh, ēfarė mė parė pėrkah bukuria dhe madhėsia kurrė s'kisha parė. Ata mė thanė: 'Hyr, ngjitu brenda'. Hymė brenda nė njė qytet, tė ndėrtuar nga tullat e arta dhe tė argjendta dhe erdhėm deri te dyert e qytetit dhe trokitėm, e kėrkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapėn kurse ne hymė nė qytet, aty na pritėn njerėzit te tė cilėt njėra anė ishte pėrkah pamja aq e bukur sa nuk ke parė, kurse tjetra anė ishte pėrkah pamja aq e shėmtuar, sa nuk ke parė. Shokėt e mi u thanė atyre: 'Shkoni dhe kėr­ceni nė kėtė lumė, si tė ecte pėr sė gjeri, uji i tė cilit ishte si qumėsht i pastėr nė bardhėsi. Ata shkuan (deri nė lumė) dhe hynė nė tė, pastaj u kthyen te ne. Shėmtia qė ishte nė njėrėn anė tė fytyrės sė tyre u zhduk, kurse ata u bėnė me pamje shumė tė bukur". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Dy shokėt e mi mė thanė: 'Ky ėshtė Xhenneti Adni, kurse kjo ėshtė banesa jote'. Shi­kimi im u ngrit nė lartėsi, kur atje njė pallat, i ngjashėm me retė e bardha. Ata mė thanė mua: 'Kjo ėshtė banesa jote'. Unė u thashė atyre tė dyve: 'All-llahu ju bekoftė tė dyve, mė lejoni tė hyj nė kėtė pallat'. Ata mė thanė: 'Tani pėr tani jo, kurse ti do tė hysh nė tė tjetėr herė'.
U thashė atyre? 'Vėrtet unė kėtė natė kam parė ēudira, ē'ėshtė ajo qė kam parė?' Mė thanė: 'Lidhur me kėtė, ne tė sqarojmė:
E para: Sa i pėrket njeriut tė parė, tek i cili erdhėm, koka e tė cilit dėrrmohej me gurė, ky ėshtė njeriu qė e ka marrė (nė krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara.
E dyta: Sa i pėrket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundės dhe sytė e tė cilit nxirren, copėto­hen dhe prehen, ky ėshtė njeriu qė zgjohet nė shtėpi tė tij, e pastaj vazhdon tė gėnjejė saqė ajo arrin anembanė.
E treta: Sa u pėrket njerėzve dhe femrave tė zhveshura qė mundohen nė furrėn e pėrflakur me flakė tė zjarrit; kėto janė laviret dhe pushtėt.
E katėrta: Sa i pėrket njeriut notar nėpėr lumė, te i cili erdhe kurse tė cilit i hedhnin gurė nė gojė, ai ėshtė fajdexhi qė ka ngrėnė kamatė.
E pesta: Sa i pėrket njeriut me pamje shumė tė shėmtuar tek zjarri, i cili e ka ndezur dhe rreth tij sillet, ai ėshtė Maliku, portieri i Xhehennemit.
E gjashta: Sa i pėrket njeriut tė gjatė nė kopsht, ai ėshtė Ibrahimi. E sa u pėrket fėmijėve rreth tij, ata janė fėmijėt qė kanė vdekur nė pastėrtinė e tyre fėmijėrore (fi­treh)".
Nė transmetimin e Berkaniut thuhet: "(fėmijėt) tė lindur nė pastėrtinė e tyre fėmijėrore (fi­treh)".
Disa muslimanė kanė thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, edhe fėmijėt e idhujtarėve?" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Edhe fėmijėt e idhujtarėve".
"E shtata: Sa i pėrket popullit, njėra anė e fytyrės e tė cilėve ishte e bukur kurse ana tjetėr mjaft e shėmtuar, kėta janė njerėz qė i kanė pėrzier punėt e mira dhe tė kėqija, kurse tė cilėve All-llahu ua ka falur punėt e kėqija". (Buhariu)
Nė njė transmetim tjetėr tė Buhariut thuhet: "Sonte kam parė dy njerėz tė cilėt mė er­dhėn dhe mė ēuan nė vendin e shenjtė (tė pastėr)". Pastaj pėrmendi krejt ēka ka parė nė atė vend dhe ka thėnė: "Kemi vazhduar tė ecim deri te njė zgavėr, e ngjashme me furrėn e skuqur, sipėr e ngushtė e poshtė e gjerė, nėn tė cilėn digjej zjarri. Kur ngrihej zjarri, atėherė edhe ata ngri­heshin sa nuk dolėn nga ajo. Por kur pushonte, ata kthe­heshin nė tė. Nė tennur njerėzit dhe femrat ishin tė zhveshur. Nė tė ishte edhe njė lumė prej gjaku te i cili er­dhėm". Nė kėtė transmetim transmetuesi nuk dyshon se Pej­gam­be­ri ka thėnė se ky lumė ėshtė prej gjaku. "Nė mes tė lumit qėndronte njė njeri, kurse nė breg tė lumit njeriu tjetėr, nėn kėmbėt e tė cilit kishte gurė. Njeriu nė mes tė lumit, kur nisej kah bregu me synim qė tė dalė nga ai, njeriu nga bregu e kthente nė vendin ku ka qenė me gurin me tė cilin e goditte nė gojėn e tij. Kurdo qė ai nga mesi i lu­mit nisej tė dalė, ai nga bregu me goditje tė gurit nė gojė e kthente prapa tek ishte". Nė transmetimin e pėrmendur: "Mė ngritėn nė njė lis nė tė cilin mė futėn dhe atėherė me mua hynė nė njė shtėpi aq tė bukur sa mė tė bukur nuk kam parė. Nė tė kishte njerėz, tė vjetėr e tė rinj. Nė atė vend kam parė atė qė ia prenin pjesėt e fytyrės, e ai ėshtė gėnjeshtar i rėndė qė zgjeron rrenat qė arrijnė deri nė gjithėsi. Me tė do tė veprohet ashtu,duke ia prerė fytyrėn, deri nė Ditėn e Gjykimit. Nė atė vend kam parė njeriun tė cilit njeriu tjetėr ia dėrrmoi kokėn, kurse ky ėshtė njeriu qė ka mėsuar Kur'anin e natėn flenė nga ai, kurse ditėn nuk punon sipas tij. Koka do t'i dėrrmohet deri nė Ditėn e Gjy­kimit".
"Shtėpia e parė, nė tė cilėn ke hyrė (mė thanė bashkudhėtarėt) ėshtė shtėpia e pėrgjithshme e be­simtarėve. Sa i pėrket kėsaj shtėpie, kjo ėshtė shtėpia e dėsh­morėve. Unė jam Xhibrili, kurse ky ėshtė Mikaili. 'Ngrite kokėn tėnde', unė e ngrita kokėn time, kur mbi mua diē e ngjashme me retė. Ata mė thanė: 'Ai (pallat) ėshtė banesa jote'. Unė u thashė: 'Mė lejoni tė hyj nė benesėn time?' Ata thanė: 'Ti ende ke jetė (nė botė) tė cilėn nuk e ke plotėsuar, prandaj kur ta plotėsosh kohėn e saj, atėherė do tė hyshė nė banesėn tėnde". (Buhariu)
Dije se gėnjeshtra, edhe pse nė thelb e ndaluar, nganjėherė ėshtė e lejuar me kushtet qė i kam pėr­mendur nė kaptinėn pėr Dhikrin. Shkurtimisht, tė folurit ėshtė mjet pėr arritjen e synimeve. Ēdo synim i lavdėruar, i cili ėshtė i mundur tė sendėrtohet pa gėnjeshtra, tė gė­njehet nė sendėrtimin e tij ėshtė e ndaluar. Por, nėse pa gėnjeshtra nuk ėshtė e mundur tė arrihet synimi i lavdėruar, atėherė ėshtė e lejuar tė pėrdoret gėnjeshtra. Nėse arritja e synimit ėshtė mubah (e lejuar), atėherė gėnjeshtra ėshtė mubah. Nėse arritja e synimit ėshtė vaxhib (obligim), atėherė gėnjesh­tra ėshtė vaxhib. Nėse njė musli­man fshehė diē qė ėshtė mubah nga tirani, i cili dėshiron ta mbysė apo ta plaēkisė dhe e fshehė pasurinė e tij, e nėse dikush pėr kėtė pyet, ėshtė i obliguar ta fshehė kėtė, duke e gėnjyer. Nėse ndonjė njeri posedon ndonjė vlerė, kurse tirani dėshiron t'ia marrė kėtė, e ka obligim ta gėnjejė, ta fshehė vlerėn nga tirani. Nė tėrė kėtė mė sė miri ėshtė tė shėrbehesh me tevrijjet. Domethėnia e tevri­jjetit ėshtė qė me fjalė synon cakun e drejtė e tė mirė. E pasi qė caku nuk ėshtė vetvetiu i rrejshėm, ndonėse fjalėt formale janė tė rre­jshme nė raport me atė ēka kupton dhe mendon personi qė pėrgjigjet nė pyetjet e tiranit; kjo atėherė ėshtė tevrijjet, pėrzierje e tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, pėrkatėsisht fshehje e tė vėrtetės nė gėnjeshtėr. Gėnjeshtra nė kėtė rast edhe nuk ėshtė gėnjeshtėr, por mbrojtje dhe fshehje e tė vėrtetės. Dijetarėt dėshmojnė lejueshmėrinė e gėnjeshtrės gojore nė kėtė rast me hadithin e Ummi Kulthumit r. anha, e cila e ka dėgjuar tė Dėr­guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nuk ėshtė gėnjeshtar ai qė i pėrmirėson njerėzit, mbjell mirė apo flet mirė". (Muttefekun alejhi)
Muslimi shton nė trans­metimin e tij: Ummi Kulthumi ka thėnė: "Nuk e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut qė lejon dhe diē lėshon qė bota e flet pėrveē nė tri raste: pėr qėllime luftarake, pėr pajtimin mes njerėzve, dhe nė raportet e burrit ndaj gruas sė tij dhe gruas ndaj burrit tė saj".
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Mos paso atė pėr ēka nuk di". (el-Isra, 36)
"Ai nuk shpreh asnjė fjalė e tė mos jetė afėr tij vigjilenti i gatshėm". (Kaf. 18)
871. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Njeriut i mjafton gė­njeshtra, sikur t'i rirrėfente tė gjitha ato qė i dėgjon". (Muslimi)
872. Nga Semure r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ai qė trans­me­ton hadithin, duke e ditur se ėshtė i rrejshėm, radhitet ndėr ata qė janė gėnjeshtarė". (Mus­limi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Largohuni prej idhujve tė ndyrė dhe fjalėve tė pavėrteta". (el-Haxhxh, 30)
"Mos paso atė pėr ēka nuk di". (el-Isra, 36)
"Ai nuk shpreh asnjė fjalė e tė mos jetė afėr tij vigjilenti i gatshėm". (Kaf. 18)
"Vėrtet Zoti yt ėshtė njėmend nė pritė". (el-Fexhr, 14)
"Edhe ata qė nuk dėsh­mojnė rrejshėm". (el-Furkan, 72)
873. Nga Ebu Bekrete r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. tha: "A dėshironi t'ju njoftoj pėr mėkatet mė tė mėdha?" Thamė: "Gjith­qysh, o i Dėrguari i All-llahut!" Ai tha: "T'i shoqėrohet diē All-llahut dhe keqtrajtimi i prindėrve", meqė atėherė ishte i mbėshtetur, u ul dhe tha: "Gjithsesi edhe dėshmia e rrejshme". Kėtė aq e pėrsėriti, derisa thamė: "Sikur tė pushonte mė?" (Muttefekun alejhi)
874. Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a. i cili qe nga pjesėmarrėsit e Marrėveshjes sė Hudejbisė (Bejaturr-rridvanit,), trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush pėrbetohet me be joislame duke gėnjyer me qėllim, ajo (beja) ėshtė siē ka thėnė, kush e mbytė veten me diē, me tė do tė dėnohet nė Ditėn e Gjykimit. Njeriu nuk ėshtė i obliguar ta kryejė fjalėn e dhėnė kur ėshtė e pamundur, kurse mallkimi i besimtarit ėshtė i ngjashėm me mbytjen e tij". (Muttefekun alejhi)
875. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Pėr njeriun e sinqertė nuk ėshtė e denjė tė jetė mallkues". (Muslimi)
876. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ata qė mallkojnė shumė, nė Ditėn e Gjykimit nuk mund tė jenė ndėrmjetės dhe dėshmitarė". (Muslimi)
877. Nga Semurete b. Xhundub r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos u mallkoni ndėrmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemėrimin e Tij, as me zjarrin e Tij". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
878. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtari nuk mund tė jetė ofendues, mallkues, sharės dhe degradues". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
879. Nga Ebu ed-Derdai r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur robi mallkon diēka, mallkimi ngjitet nė qiell, e dyert e qiellit mbyllen nga ai, e pastaj mallkimi kthehet nė tokė, por edhe dyert e tokės mbyllen nga ai. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqėn­drim, kthehet kah i mallkuari, nėse ėshtė i meritueshėm, por nėse nuk e meriton mallkimin, atėherė i kthehet mallkuesit". (Ebu Derdai)
880. Nga Imran b. Husejn r. an­huma trans­me­tohet se ka thėnė: "Derisa i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka udhėtuar nė njė udhėtim, njė grua nga el-Ensaritė ishte hipur nė deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojė. Kėtė e dėgjoi i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ka thėnė: "Merrjani atė qė ėshtė ngarkuar, kurse atė lėreni, sepse ajo ėshtė e mallkuar". Imrani (trans­metuesi) ka thėnė: "Sikur tash po e shoh se si ecėn deveja mes njerėzve, kurse askush nuk kthehet kah ajo". (Muslimi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"A nuk ėshtė mallkimi i All-llahut kundėr mizorėve?!" (Hud, 18)
"Por njė lajmėtar ndėrmjet tyre do tė thėrrasė: "Mallki­mi i All-llahut ėshtė mbi mizorėt". (el-A'raf, 44)
Me shumė hadithe tė vėrteta ėshtė vėrtetuar se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu e ka mallkuar femrėn e cila i gėr­sheton flokėt e huaja mbi tė vetat, dhe atė qė mundėson qė kjo t'i bėhet". Po ashtu ai ka thėnė: "All-llahu e mallkoftė atė qė han ka­matėn". Ai i ka mallkuar edhe pik­turuesit e idhujve. Po ashtu: "All-llahu e mallkoftė atė qė i ndėrron sinorėt e tokės, dmth. kufijtė e saj". Ai ka thėnė: "All-llahu e mallkoftė hajnin qė vjedh vezė!, All-llahu e mallkoftė atė qė i mall­kon prindėrit e vet! All-llahu e mallkoftė atė qė therė nė emėr tė dikujt tjetėr, e jo tė All-llahut!" Po ashtu ka thėnė: "Kush fut nė fe ndonjė risi, apo kush ka simpati ndaj risimtarit, mbi tė qoftė mall­kimi i All-llahut, i engjėjve dhe i tė gjithė njerėzve!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu im, mallkoje Ri'lin, Dhevkanin dhe Usajjetin, sepse ato nuk e kanė re­spektuar All-llahun dhe tė Dėr­guarin e Tij, e kėto janė tri fise arabe!" Po ashtu ka thėnė: "All-llahu i mallkoftė ēifutėt, qė varret e pej­gam­berėve tė tyre i kanė marrė pėr mesxhide!" Ai i ka mallkuar meshkujt qė i imitojnė femrat dhe femrat qė i imitojnė meshkujt.
Tė gjitha kėto shprehje gjenden disa te Sahihu i Buhariut e disa te Sahihu i Muslimit, apo te njėri prej tyre. Synimi im ka qenė qė vetėm tė aludoj nė kėtė pyetje, kurse kry­esoren do ta theksoj nė kaptinat tjera tė kėtij libri, in sha'All-llahu teala.
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Kurse ata qė ofendojnė besimtarėt dhe besimtaret pėr diēka qė nuk e meritojnė, ngarkohen vetė me shpifje dhe mėkat haptazi". (el-Ahzab, 58)
881. Nga Ibni Mes'udi r. an­huma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ta blasfemosh (shashė) muslimanin ėshtė mėkat, kurse ta vrasish ėshtė mosbesim (kufr)". (Muttefekun alejhi)
882. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Pej­gam­be­rit s.a.v.s. i sollėn njė njeri qė ishte dehur. (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Rraheni atė!" Ebu Hurejrete ka thėnė: "Disa nga ne e kanė goditur me dorė, disa me mbathėsen e tyre, e disa me rrobat e tyre". Kur rrahja mbaroi, njė nga tė pranishmit ka thėnė: "All-llahu tė marroftė!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mos fol kėshtu, mos i ndi­hmo shejtanit kundėr tij". (Bu­ha­riu)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Kurse ata qė i ofendojnė besimtarėt dhe besimtaret pėr diēka qė nuk e meritojnė, ngarkohen vetė me shpifje dhe mėkat haptazi". (el-Ahzab, 58)
883. Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Musliman i mirėfilltė ėshtė ai, nga gjuha dhe duart e tė cilit janė tė sigurt muslimanėt e tjerė; dhe muhaxhir i mirėfilltė ėshtė ai qė largohet nga ajo qė All-llahu e ka ndaluar". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Pa dyshim besimtarėt janė vėllezėr". (el-Huxhurat, 10)
"Tė pėrulur ndaj besim­tarėve dhe kryelartė ndaj mosbesimtarėve". (el-Maide, 54)
"Muhammedi ėshtė i dėr­guar i All-llahut, kurse ata qė janė me tė janė tė ashpėr ndaj mosbesimtarėve, por tė mėshirshėm ndėrmjet veti". (el-Fet'h, 29)
884. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mos e urreni njėri-tjetrin, mos ia keni zili njėri-tjetrit, mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit (gjatė zemė­ri­mit), as mos i shkėputni marrė­dhė­ni­et tuaja dhe bėhuni robėr tė All-llahut, vėllezėr tė mirėfilltė. Pėr muslimanin nuk ėshtė e lejuar ta braktisė vėllain e tij (pas hidhėrimit) e tė mos flasė mė tepėr se tri ditė". (Muttefekun alejhi)
885. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Dyert e Xhennetit hapen ēdo tė hėne dhe ēdo tė entje, dhe gjatė atyre ditėve All-llahu ia falė secilit njeri qė nuk i shoqėron asgjė All-llahut, pėrveē atij qė ėshtė grindur me vėllain e tij (pas hidhėrimit). Atėherė do tė thuhet: "Shtyjani (faljen) kėtyre dyve pėrderisa tė pajtohen! (kėshtu thonė dy herė) Lėrini kėta tė dy, derisa nuk pajto­hen!". (Muslimi)
Nė njė transmetim tjetėr tė Muslimit thuhet: "Ēdo tė enjte dhe tė hėne ekspozohen veprat (e njerėzve)" e tė ngjashme, sikur qė u citua nė hadithin e sipėrm.
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Dhe mos spiunoni njėri-tjetrin". (el-Huxhurat, 12)
"Kurse ata, qė i ofendojnė be­sim­tarėt dhe besimtaret pėr diēka qė nuk e meritojnė, ngar­kohen vetė me shpifje dhe mėkat haptazi". (el-Ah­zab, 58)
886. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruanu nga keqkujtimi, sepse keqkujtimi shpie nė gėnjeshtrėn mė tė madhe. Mos e pėrgjoni as mos e spiunoni njėri-tjetrin, mos ia hulumtoni tė metat njėri-tjetrit, as mos ia kini zili njėri-tjetrit. Mos e urreni njėri-tjetrin, as mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit. O robėr tė All-llahut, bėhuni vėllezėr, siē ju ėshtė urdhėruar. Muslimani pėr muslimanin ėshtė vėlla, prandaj nuk guxon t'i bėjė tė padrejtė, ta dėshpėrojė, as ta nėnēmojė. De­votshmėria ėshtė mu kėtu. De­votshmėria ėshtė mu kėtu, duke treguar nė kraharorin e tij. Pėr njeriun ėshtė e keqe e mjaftueshme nėse e nėnēmon vėllain e tij mus­liman. Ēdo musliman pėr ēdo musliman ėshtė i shenjtė, i pacenueshėm: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij. All-llahu nuk shikon nė trupat tuaj, as nė pamjen tuaj, as nė punėt tuaja, por shikon nė zemrat tuaja".
Nė njė transmetim tjetėr ėshtė: "Mos ia keni njėri-tjetrit zili, mos e urreni njėri-tjetrin, mos e spiunoni njėri-tjetrin, mos garoni me njėri-tjetrin, as mos e mashtroni njėri-tjetrin. O robėr tė All-llahut, bėhuni vėllezėr tė mirėfilltė!"
Nė njė transmetim tjetėr ėshtė. "Mos i shkėputni ma­rrėdhėniet ndėrmjet veti, mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit, mos e urreni njėri-tjetrin, as mos ia kini zili njėri-tjetrit. O robėr tė All-llahut, bėhuni vėllezėr tė mirėfilltė!"
Nė njė transmetim tjetėr ėshtė: "Mos e bleni njėri-tjetrin dhe mos iu impononi njėri-tjetrit nė shitblerje!"
Tė gjitha kėto transmetime i trans­me­ton Muslimi, kurse Buha­riu e trans­me­ton shumicėn e tyre.
887. Nga Muaviu r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet, nėse t'i i ndjekė tė metat e muslimanėve, atėherė do t'i degradosh, apo gati do ta bėje kėtė". (Hadith sahih, Ebu Da­vudi me senede sahih)
888. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se njėherė e sollėn njė njeri pėr tė cilin kanė thėnė. "Ky ėshtė filani, mjekra e tij pikon verė". (Ibni Mes'udi) ka thėnė: "Neve na ėshtė ndaluar ta hulumtojmė dhe ta spiunojmė njėri-tjetrin, por nėse diē paraqitet haptazi, atėherė ne pėr tė dėno­jmė". (Hadith sahih. Ebu Davudi me sened sipas sharteve tė Buhar­iut dhe Muslimit)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"O besimtarė, shmanguni prej shumė dyshimeve, sepse disa dyshime janė mėkat". (el-Huxhurat, 12)
889. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruanu nga keqkujtimi, sepse keqkujtimi shpie nė gėnjeshtrėn mė tė madhe". (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"O besimtarė, mos tė tallen burrat njėri me tjetrin, mbase ata janė mė tė mirė se kėta; por as gratė njėra me tjetrėn, ndoshta ato janė mė tė mira se kėto. Mos shkarkoni vetveten dhe mos i ngjitni njėri-tjetrit llagape (tė kėqija)! Pas besimit ėshtė shumė keq vėnia e llagapit tė keq. Dhe ata qė nuk pendo­hen, ata janė mizorė". (el-Huxhurat, 11)
"Vaj halli pėr secilin shpifės - tallės!" (el-Humeze, 1)
890. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė Xhennet kush ka nė zemrėn e tij sa njė grimė mendjemadhėsi". Njė njeri tha: "Vėrtet njeriu dėshiron qė rrobat dhe mbathėset tė jenė tė bukura". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "All-llahu ėshtė i bukur, dhe e do tė bukurėn. Mendjema­dhėsia ėshtė refuzim i pranimit tė sė vėrtetės dhe nėnēmim i njerėzve tjerė". (Muslimi)
891. Nga Xhundub b. Abdull-llah r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė njeri ka thėnė: "Pėr All-llahun, All-llahu nuk do ta falė kėtė person!" All-llahu i Madhėruar nė kėtė tha: "Kush ėshtė ai qė sundon me Mua, qė Unė mos ta fal kėtė person! Vėrtet Unė e fala atė, kurse ty (qė pohon atė pėr Mua), ta shkatėrrova punėn tėnde". (Muslimi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Vėrtet besimtarėt janė vėllezėr". (El-Huxhurat, 10)
"Ata tė cilėt dėshirojnė qė te besimtarėt tė pėrhapet amoraliteti i pret dėnimi i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr". (en-Nur, 19)
892. Nga Vathilete b. Eska r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos iu gėzo fatkeqėsisė sė vėllait tėnd, sepse All-llahu mund ta mėshirojė atė, kurse fatkeqėsinė e tij tė ta caktojė ty". (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Kurse ata qė ofendojnė besimtarėt dhe besimtaret pėr diēka qė nuk e meritojnė, ngarkohen vetė me shpifje dhe mėkat haptazi". (el-Ahzab, 58)
893. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Dy gjėra janė tė pranishme te njerėzit, ato pėr ta janė mosbesim kufr: Ofendimi i prejardhjes (fisėnisė)dhe vajtimi pėr tė vdekurin". (Muslimi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Kurse ata, qė ofendojnė besimtarėt dhe besimtaret pėr diēka qė nuk e meritojnė, ngarkohen vetė me shpifje dhe mėkat haptazi". (el-Ahzab: 58)
894. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush na drejton armėn, nuk ėshtė prej nesh, dhe kush na mashtron, nuk ėshtė prej nesh". (Muslimi)
895. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "Njė njeri i theksoi tė Dėrguarit tė All-llahut se ėshtė mashtruar nė blerje. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Atij qė tė shet diē thuaj: La hilabete (nuk ka mashtrim te muslimanėt)". (Muttefekun alejhi)
896. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e nxit (pėr pėrēarje) gruan e njė njeriu apo tė robit tė tij, ai nuk ėshtė i yni". (Ebu Davudi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"O besimtarė, zbatoni marrėdhėniet!" (el-Maide, 1)
"Dhe pėrmbushni obligi­met, sepse obligimet kanė me siguri pėrgjegjėsi". (el-Isra, 34)
897. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Ēdo i pabesė nė anėn e prapme tė tij Ditėn e Kijametit do ta ketė flamurin e tradhtisė, i cili do tė ngrihet sipas sasisė sė tradhtisė sė tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi mė tė madhe se sa pabesia e udhėheqėsit tė njė grupi njerėzish (tė vogėl apo tė madh v.k.)". (Mus­limi)
898. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu i Madhėruar thotė: "Me tre njerėz do tė jem nė hasmėri nė Ditėn e Kijametit: me njeriun i cili premton nė emrin Tim e nuk e zbaton, me njeriun i cili e shet njeriun e lirė dhe ato tė holla i ka ngrėnė, dhe me njeriun i cili an­gazhon mėditės dhe pas kryerjes sė punės, mėditjen e kontraktuar nuk e paguan". (Buhariu)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"O besimtarė, mos e prishni sadakan tuaj me pėr­gojime dhe ofendime," (el-Bekare, 264)
"Ata qė e shpenzojnė pasurinė e vet nė rrugė tė All-llahut, e pastaj ata qė shpenzojnė nuk e pėrcjellin me pėrgojime e shqetėsime". (el-Bekare, 262)
899. Nga Ebu Dherri r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Me tre veta All-llahu Ditėn e Gjykimit nuk do tė flasė; as nuk do t'i shikojė, as nuk do t'i pas­trojė nga mėkatet. Pėr ta ėshtė caktuar dėnim i dhembshėm". Transmetuesi ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tri herė i pėr­sėriti kėto fjalė". Ebu Dherri ka thėnė: "Janė shkatėrruar dhe kanė humbur, kush janė ata, o i Dėr­guari i All-llahut". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Zgjatėsi (i teshės nėn zogun e kėmbėve), ai qė i numėron mirėsitė e veta (dhe ua mba nė hundė personave qė u ka bėrė mirė) dhe ai qė mallin e tij e shet duke u betuar rrejshėm". (Muslimi)
Nė njė transmetim tė Mus­limit thuhet: "El-Musbilu" (i cili lėshon) ėshtė shtuar edhe fjala "izarehu" (rrobat e tij) d.m.th. "ai qė lėshon rrobat dhe gunėn e tij mė poshtė se nyjet e kėmbėve pėr mend­jemadhėsi".
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Prandaj mos mburreni fort me vetveten, Ai e di mė mirė atė qė ruhet". (en-Nexhm, 32)
"Por ka rrugė (pėr dėnim) ndaj atyre qė dhunojnė njerėzit dhe pa tė drejtė bėjnė ērregullime nė tokė. Pėr ata ka dėnim tė dhemb­shėm". (esh-Shurā, 42)
900. Nga Ijad b. Himari r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu mė ka shpallur qė ith­tarėt e mi duhet tė jenė modestė ndaj njėri-tjetrit, qė askush askujt mos t'i bėjė padrejtėsi dhe qė askush mos tė lavdohet kundruall tjetrit". (Muslimi)
901. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur njė njeri thotė: 'Ėshtė shkatėrruar njerėzia', ai ėshtė mė i shkatėrrua­ri". (Muslimi)
Ky ėshtė kuptimi nėse "ehlekuhum" lexohet nė tra­jtėn superlative, e nėse lexohet si folje "ehlekehum", atėherė kuptimi i pjesės sė dytė tė hadithit ėshtė: Edhe ai ėshtė njėri nga ata tė cilėt i dėmtojnė, edhe ai i dėmton (me gjykimin e tij).
Ky ndalim i gjykimit ėshtė pėr atė i cili kėtė e bėn nga vetėsimpatia personale, duke e pėrjashtuar veten nga shkatė­rrimi, i cili i nėnēmon tė tjerėt dhe ngrihet mbi tė tjerėt. Ky ėshtė haram. Sa i pėrket atij qė i vėren mungesat e njerėzve nė punėt fetare, dhe kėtė gjykim ta shqiptojė dhe mendimin e tij nga kujdesi pėr botėn dhe pėr fenė, atėherė nuk ka vėre­jtje. Kėshtu kėtė e shpjeguan dijetarėt dhe e sqaruan. Ndėr imamėt tjerė ėshtė edhe: Malik b. Enesi, Hattabijju, Hume­jdiju etj.
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Pa dyshim besimtarėt janė vėllezėr, prandaj pajtoni dy vėllezėr tuaj". (el-Huxhu­rat, 10)
"Dhe mos ndihmoni nė mėkat dhe armiqėsi". (el-Maide, 2)
902. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos i ndėr­preni lidhjet reciproke, as mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit, dhe bėhuni, o robėr tė All-llahut, vėllezėr tė mirėfilltė. Pėr musli­manin nuk ėshtė e lejuar tė jetojė nė hidhėrim me vėllain e tij mė tepėr se tri ditė". (Muttefekun alejhi)
903. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet shejtani tashmė ka rėnė nė dėshpėrim pėr shkak se nė Si­ujdhesėn Arabe nuk po adhuro­het nga falėsit e namazit, por jo edhe se nuk do t'i ngatėrrojė dhe ndėrprejė marrė­dhėniet e tyre reciproke". (Musli­mi)
"Et-Tahrishu" dmth. ngatė­rrim, prishje dhe ndry­shim i zemrave tė tyre dhe ndėrprerje e marrėdhėnieve mes tyre.
904. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Pėr muslimanin nuk ėshtė e le­juar tė jetojė nė hidhėrim (ngatė­rresė) me vėllain e tij mė tepėr se tri ditė. Kush mban hidhėrim mbi tri ditė dhe vdes, do tė hyjė nė zjarr (tė Xhehennemit)". (Ebu Da­vudi me sened sipas kushteve tė Buhariut)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Marrėveshja e fshehtė ėshtė nga djalli". (el-Mu­xhadele, 10)
905. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė jenė sė bashku tri veta, mos tė pėshpėrisin dy prej tyre pa tė tretin". (Muttefekun alejhi)
Ebu Davudi e trans­me­ton kėtė hadith dhe shton: Ebu Salih ka thėnė: "Unė i kam thėnė Ibni Umerit: "E nėse janė katėr veta?" Ai mė tha: "Atėherė nuk ka dėm (mė­kat)".
Maliku trans­me­ton nė "Mu­vattain" e tij nga Abdull-llah b. Dinari se ka thėnė: "Unė dhe Ibni Umeri kemi qenė te shtėpia e Halid b. Ukbes, e cila ka qenė nė treg. Atėherė erdhi njė njeri qė ka dėshiruar t'i pėshpėrisė diē Ibni Umerit. Pranė nesh nuk kishte njeri tjetėr. Ibni Umeri e ftoi njė njeri tjetėr, derisa u bėmė katėr veta. Ibni Umeri mua dhe njeriut tė tretė, qė e ftoi, i tha: Ju dy pritni pak, sepse unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Mos tė pėsh­pėrisin dy veta mes veti pa tė tretin (kur janė bashkė)".
906. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė jeni tri veta, atėherė dy veta mos tė pėshpėrisin mes veti, pa personin e tretė, deri atėherė kur nuk pėrzi­heni me njerėz, qė mos tė dėshpro­het i treti". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Jini tė mirė me prindėrit dhe tė afėrmit, edhe me bonjakėt dhe tė varfėrit e ngratė, dhe me fqinjėt e afėrt edhe me fqinjėt e largėt, edhe me shokėt pėrreth dhe udhėtarėt, edhe me ata qė janė nėn kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata qė janė mendjemėdhenj dhe arrogantė". (en-Nisa, 36)
907. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė grua do tė dėnohet pėr shkak tė maces. E ka mbyllur nė shtėpi derisa ka ngordhur, e pėr kėtė do tė hyjė nė zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhėnė ujė kur e ka mbyllur, as nuk e ka lėshuar qė vetė tė ushqehet me zvarritėsit dhe insektet e tokės". (Muttefekun alejhi)
908. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ai ka kaluar pranė disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, tė cilėt e kishin vendosur njė shpend pėr ta qėlluar; dhe ata e qėllonin me shtiza. Kush nuk e qėllonte, shtizėn e vet ia jepte pro­narit tė shpendit. Kur e panė Ibni Umerin, djelmoshat u shpėrndanė, kurse Ibni Umeri u tha: "Kush bėn kėshtu? All-llahu e ka mallkuar kush bėn kėshtu. Vėrtet i Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar ēdokėnd qė merr krijesė tė gjallė pėr cak nė tė cilin qėllohet me diē". (Muttefekun alejhi)
909. Nga Ebu Alijj Suvejd b. Mukarrini r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Unė di pėr veten nga shtatė ne vėllezėrit, bijtė e Mukarrinit. Kemi pasur vetėm njė robėreshė (shėrbėtore), tė cilėn e ka rrahur mė i vogli prej nesh fėmijėve. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. (pasi mori vesh) urdhėroi qė ta lirojmė nga robėria". (Muslimi)
910. Nga Ibni Mes'ud el-Bedrij r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Njė ditė unė e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas e dėgjova njė zė pas vetes: "Dije o Ebu Mes'ud!" - por unė nuk e kuptova zėrin nga hidhėrimi. Pasi m'u afrua zėri, ai ishte i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., qė mė tha: "Dije, o Ebu Mes'ud, se All-llahu ka fuqi mė shumė kundėr teje se sa ti ndaj kėtij djaloshi". Atėherė unė i thashė: "Unė mė kurrė nuk do ta rrahė robin tim". Nė njė transmetim thuhet: "Nga dora ime mė ra kamxhiku nga frika prej Pej­gam­be­rit s.a.v.s".. (thotė Ebu Mes'udi).
Nė njė transmetim thuhet: "I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ai ėshtė i lirė nga robėria pėr hir tė All-llahut". Atėherė Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Po mos ta kishe bėrė kėtė, sigurisht, zjarri do tė digjte (ose ka thėnė:), do tė kapte zjarri". (Muslimi me tė gjitha kėto transmetime)
911. Nga Ibni Umeri r.anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e rrah djaloshin (robin) e vet, pėr atė qė nuk i ėshtė pėrgjigjur, apo kush i bie shuplakė pėr kėtė shkak, atėherė kompen­simi i vetėm pėr tė ėshtė ta lirojė". (Muslimi)
912. Nga Hisham b. Hakīm b. Hizam r. anhuma trans­me­tohet se ai ka hasur nė Damask njė grup njerėzish nga Nabatejėt, tė cilėt qėndronin nė diell kurse nė kokat e tyre hedhej yndyrė, e ai ka thėnė: "Ē'ėshtė kjo?" Thanė: "Po dėno­hen pėr shkak tė haraxhit". Nė njė transmetim thuhet: "Janė mbyllur pėr shkak xhizjes". Atėherė Hishami ka thėnė: "Dėshmoj se kam dėgjuar nga i Dėrguari i All-llahut duke thėnė: "Vėrtet All-llahu do t'i dėnojė ata qė i dėnojnė njerėzit nė kėtė botė". Pastaj shkoi te emiri dhe i tregoi ēka ka dėgjuar nga Pej­gam­be­ri s.a.v.s. Emiri urdhėroi qė menjėherė tė lirohen Nabatejėt, dhe i kanė li­ruar". (Muslimi)
913. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Na ka dėrguar i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. nė njė patrullim dhe na ka thėnė: "Nėse e gjeni filanin dhe filanin, - dy njerėz nga Kurejshitėt tė cilėt ai i ka emėrtuar -"digjni tė dytė me zjarr". E kur u nisėm tė shkojmė, i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. na ka thėnė: "Unė vėrtet ju kam urdhėruar juve qė ta digjni filanin dhe filanin, por vėrtet me zjarr dėnon vetėm All-llahu, pran­daj nėse i gjeni dhe i kapni atėherė vetėm t'i vritni". (Buhariu)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"All-llahu ju urdhėron qė gjėrat e besuara t'ua jepni atyre qė u takojnė, pronarėve tė vet". (en-Nisa, 58)
"Dhe nėse njėri te tjetri siguroni diēka, ai le ta ar­syetojė besimin e shprehur". (el-Bekare, 283)
914. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Zvarritja e pagesės sė borxhit nga tė pasurit ėshtė dhunė. Nėse dikush nga ju ndiqet ta paguajė borxhin, kurse ka mundėsi ta paguajė, menjėherė tė bindet dhe ta paguajė borxhin". (Muttefekun alejhi)
915. Nga Umer b. el-Hattabi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Ia kam falė njė luftėtari nė rrugėn e All-llahut kalin tim, e ai mė pastaj e ka shitur. Kam dėshiruar ta blejė, por mė ėshtė kujtuar se ai po e shet me ēmim tė lirė, prandaj e kam pyetur Pej­gam­be­rin s.a.v.s., e ai mė ka thėnė: "Mos e blej; as mos u kthe nė sadakanė tėnde, edhe nėse ai ta jep pėr njė dirhem. Vėrtet ai qė kthehet nė sadakanė e tij ėshtė sikur ai qė kthehet nė tė vjellurit e tij". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Ata, qė hanė pasurinė e bonjakėve pa kurrfarė tė drejte, pa dyshim hanė dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do tė digjen nė flakė tė kėndellur". (en-Nisa, 10)
"Mos pėrvetėsoni pasurinė e bonjakut, pėrveē nė mėny­rėn mė tė mirė tė lejuar". (el-En'am, 152)
"Dhe tė pyesin pėr bonja­kėt thuaj, mė mirė ėshtė tė silleni mirė me ta. E nėse jetoni bashkė me ta, ata janė vėllezėrit tuaj, kurse All-llahu di tė dallojė atė tė prishurin nga mirėbėrėsi". (el-Bekare, 220)
916. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Ruajuni nga shtatė tė kėqija tė mėdha!" (As'habėt) kanė thėnė: "O i Dėrguari All-llahut, cilat janė ato mėkate?" Ka thėnė: "Tė shoqėruarit e All-llahut, sihri, mbytja e dikujt, qė All-llahu e ka ndaluar, pėrveē me tė drejtė, ngrėnia e kamatės, pasurisė sė bonjakut, ikja nga fushėbeteja dhe shpifja pėr amoral tė besimtares sė devotshme dhe tė ndershme". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Ata qė hanė kamatėn do tė ngrihen sikur qė do tė ngrihet ai tė cilin e ka pėr­flakur me tė prekur djalli, pėr shkak se kanė thėnė: "Edhe tregtia ėshtė njėlloj sikur kamata". Mirėpo All-llahu e ka lejuar tregtinė dhe e ka ndaluar kamatėn. Atij qė i vjen njė kėshillė nga Zoti i tij dhe heq dorė, i ta­kon ajo qė e ka fituar mė parė (e kaluara). Ēėshtja e tij ėshtė tek All-llahu, por kush e pėrsėrit - ata janė banorė tė Xhehennemit ku do tė mbe­sin pėrgjithmonė. All-llahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn. All-llahu nuk e do asnjė mosbesimtar mėkatar. Ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira dhe e kryejnė namazin, e japin zekatin, ata i pret shpėrblimi te Zoti i tyre dhe pėr ata nuk ka frikė as pikėllim. O besimtarė! Fri­kė­so­juni All-llahut dhe nėse jeni besimtarė hiqni dorė nga mbeturina e ka­matės". (el-Bekare, 275-278)
Sa u pėrket haditheve nė Sahih janė tė shumtė dhe tė njohur.
917. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mall­kuar shfrytėzuesin e kamatės dhe dhėnėsin e saj". (Muslimi)
Tirmidhiu dhe tė tjerėt shtoj­nė: "Edhe dėshmitarėt edhe kontraktuesin ".
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Porse u qe urdhėruar ta adhurojnė vetėm All-llahun, tė sinqertė nė fe ndaj Tij". (el-Bejjine,5)
"O besimtarė, mos e prishni sadakan tuaj me pėr­gojime dhe ofendime sikur ai qė shpenzon pasurinė e vet pėr sy e faqe para njerėzve". (el-Bekare, 264)
"Hipokritėt shtiren se po e mashtrojnė All-llahun, ndėr­sa Ai i mashtron ata". (en-Nisa, 142)
918. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Personi i parė qė do tė gjykohet nė Ditėn e Gjyki­mit ėshtė njeriu qė ka rėnė dėsh­mor nė fushėbetejė. Ai do tė shpjeret nė gjykim dhe do t'i ek­spozohen begatitė e tij qė ia ka dhėnė All-llahu, tė cilat ai do t'i njohė e atėherė All-llahu do t'i thotė: 'Ē'ke bėrė me begatitė qė t'i kam dhėnė?' Ai thotė: 'Kam luftuar pėr Ty derisa kam rėnė dėshmor'. All-llahu do t'i thotė: 'Gėnjen, sepse ti ke luftuar qė tė thuhet se je trim i patrembur dhe kėshtu ėshtė thėnė pėr ty'. Atėherė do tė urdhėrojė qė tė tėrhiqet pėr fytyrė derisa tė hedhet nė zjarr. Pastaj do tė ftohet nė gjykim ai njeri qė ka studiuar dituri dhe i ka mėsuar tė tjerėt dhe qė ka lexuar Kur'an. Edhe ai do tė sillet nė gjy­kim. Edhe atij do t'i ekspozohen begatitė dhe ai do t'i njohė. Edhe atij All-llahu do t'i thotė: 'E ē'ke bėrė ti nė tėrė kėtė?' Ai (njeriu) do tė thotė: 'Kam mėsuar dhe tė tjerėt i kam mėsuar, dhe pėr Ty kam lexuar Kur'an'. All-llahu i thotė: 'Gėnjen, sepse ti ke mėsuar qė tė thonė se je dijetar, kurse Kur'an ke lexuar qė tė thonė se je lexues i Kur'anit (kari'), dhe kėshtu ėshtė folur'. Pastaj do tė urdhėrojė (Ai) qė tė tėrhiqet pėr fytyrė derisa tė hedhet nė zjarrr. Pastaj do tė gjykohet njeriu tė cilit All-llahu i ka dhėnė pasuri mė tė ndryshme, e ai do tė sillet nė gjykim. Edhe atij do t'i ekspozohen begatitė e tij dhe do t'i njohė ato, atėherė do t'i thotė: 'Ē'ke bėrė ti nė tėrė kėtė?' Ai do tė thotė: 'Nuk kam lėnė asnjė vend qė Ti ke dėshiruar tė shpen­zoj pasuri, e tė mos kem shpenzuar nė emrin Tėnd'. Edhe atij Krijuesi do t'i thotė: 'Gėnjen, sepse ti ke vepruar kėshtu qė tė thuhet se je bujar, dhe kėshtu ėshtė folur. Pastaj do tė urdhėrojė qė edhe Ai tė hudhet nė zjarr'." (Muslimi)
919. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se njerėzit i kanė thėnė: "Kur hyjmė te sunduesit tanė, ne u flasim tė kundėrtėn nga tė folurit qė e flasim kur jemi jashtė tyre". Ibni Umeri r. anhuma ka thėnė: "Veprimin e kėtillė, nė kohėn e tė Dėrguarit tė All-llahut, e konsideronim hipokrizi". (Buhariu)
920. Nga Xhundub b. Abdull-llah b. Sufjani r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush punon pėr nam, All-llahu do t'ia mundėsojė namin, e kush punon pėr syefaqėsi, All-llahu do t'ia mundėsojė syfaqėsinė". (Muttefekun ale­jhi)
921. Muslimi kėtė hadith po ashtu e trans­me­ton nga Ibni Ab­basi r.a.
Domethėnia e hadithit mund tė shpjegohet se nė botėn tjetėr ai nuk ka shpėrblim dhe do tė dėnohet, ngase nė kėtė botė punoi qė tė dėgjohet dhe shihet dhe kėtė All-llahu ia mundėsoi..
922. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush mėson dituri me tė cilėn kėrkohet vetėm kėnaqėsia e All-llahut tė Madhėruar, nuk e bėn kėtė pėrveē pėr tė arritur dobi tė kėsaj bote, ai nuk do tė ndjejė aromėn e Xhennetit nė Ditėn e Gjy­kimit". (Ebu Davudi me senede sahih)
Pėr kėtė kaptinė ka hadithe tė shumta e tė njohura.
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Por thuaju besimtarėve tė ulin kryet (shikimet e tyre)". (en-Nur, 30)
"Edhe tė pamurit, edhe tė dėgjuarit, edhe tė kuptuarit, pėr tė gjitha kėto me siguri ka pėrgjegjėsi". (el-Isra, 36)
"Ai e di ē'fshehin sytė mashtru­es". (Gāfir, 19)
"Sepse Zoti yt ėshtė njė­mend nė pritė". (el-Fexhr, 14)
923. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Ruanu nga ndejet nėpėr rrugė". (As-habėt) kanė thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, ē'tė bėjmė nėse duhet medoemos pikėrisht tė takohemi, sepse nė to kuvendo­jmė". I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nėse nuk mun­deni pa ato ndeje, atėherė jepjani tė drejtėn rrugės". Ata kanė thėnė: "Cila ėshtė e drejta e rrugės, o i Dėrguari i All-llahut?" Ka thėnė: "Tė mbyllen sytė (tė ulet shikimi); tė mos ngacmohet askush, tė kthe­het selami, tė urdhėrohet e mira dhe tė ndalohet e keqja". (Mutte­fekun alejhi)
924. Nga Ebu Talha Zejd b. Sehli r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Ishim ulur nė njė shesh dhe aty ku­vendonim. I Dėrguari i All-llahut erdhi ndėr ne dhe qėndroi, pastaj tha: "Ē'keni qė uleni nėpėr rrugė publike? Largohuni nga uljet nėpėr vende pulike!" Ne i thamė: "Vėrtet ne ulemi, por jo pėr tė keq, jemi ulur tė pėrkujtojmė kujtimet dhe tė kuvendojmė ndėrmjet veti". (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė: "Nėse ėshtė vetėm pėr kėtė, atėherė rrugės jepjani tė drejtėn e saj: tė ulet shikimi, tė merret sela­mi, dhe tė kuvendohet mirė". (Mus­limi)
Shprehja "Es-Su'udāt" dtth. "Et-Turukāt" (shumė rrugė).
925. Nga Xheriri r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "E kam pyetur tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. pėr shikimin e befasishėm?" Ai ka thėnė: "Ktheje (menjėherė) shiki­min tėnd!". (Muslimi)
926. Nga Ummi Selemete r. anha trans­me­tohet se ka thėnė: "Kam qenė te i Dėrguari i All-lla­hut s.a.v.s.. kurse aty ishte edhe Mejmuneja, e erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka qenė pasi na ėshtė urdhėruar mbulesa (hi­xhabi)". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mbulohuni nga ai!" Ne kemi thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, a nuk ėshtė ai i verbėr, nuk na sheh as nuk na njeh!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "A jeni ju tė dyja tė verbėta? A nuk po e shihni ju atė?" (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Po nėse kėrkoni ndonjė send prej tyre, kėrkojeni atė pas ndonjė perdeje". (el-Ahzab, 53)
927. Nga Ukbete b. Amiri r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruajuni (rreptėsisht) nga hyrja te gratė (jo tė afėrta)". Njė njeri nga Ensarėt ka thėnė: "Ē'mendon pėr kunatin? Ka thėnė: "Kunati ėshtė vdekje!" (Muttefekun alejhi)
928. Nga Burejde r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ata qė mbesin nė shtėpitė e tyre duhet t'i respek­tojnė gratė e luftėtarėve qė janė larg nga shtėpitė e tyre, siē i re­spektojnė nėnat e tyre. Njeriu qė obligohet se do tė kujdeset dhe do ta mirėmbajė familjen e luftėtarit jo tė pranishėm, dhe tradhton (sidoqoftė), nė Ditėn e Gjykimit do tė dalė para vėllait tė tij luftėtar dhe do t'i jepet e drejta luftėtarit tė marrė nga veprat e mira tė joluftėtarit ē'tė dojė derisa tė kėnaqet". Pastaj i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u kthye kah ne dhe tha: "E ē'mendoni tash!" (Muslimi)
929. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mall­kuar njeriun qė bart rrobat e fem­rave dhe e ka mallkuar femrėn qė bart rrobat e meshkujve". (Ebu Davudi me sened sahih)
930. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos hani me dorėn e majtė, sepse djalli han me dorėn e majtė". (Muslimi)
931. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar mbajtjen e xhufkės (njė xhufkė flokė nė maje tė kokės, ose para, ose pas kokės, kurse pjesa tjetėr tė rruhet)". (Muttefekun ale­jhi)
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Ata, nė vend tė Tij, i luten idhujve femra; pra, nuk i luten tjetėrkujt pėrveē djallit tė mallkuar! All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: "Unė gjithsesi do tė bėj pėr vete njė numėr tė caktuar nga robėrit tuaj. Edhe do t'i shpjerė, me siguri, nė rrugė tė shtrembėr dhe do t'i tėrheq, pa dyshim, me shpresa tė rrejshme dhe do t'i urdhėroj t'u presin veshėt kafshėve dhe t'i ndryshojnė krijesat e All-llahut. Kush e bėn mik djallin, e jo All-lla­hun, ai vėrtet ka pėsuar humbje tė mėdha". (en-Nisa, 117-119)
932. Nga Esma r. anha trans­me­tohet se njė femėr e ka pyetur Pej­gam­be­rin s.a.v.s. dhe ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, vajzėn time e ka goditur lia, prandaj i kanė ra dhe i janė rralluar flokėt, kurse unė e kam martuar, pėr kėtė shkak a mund t'i vė asaj gėrsheta tė huaja?" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu e ka mallkuar personin qė gėrsheton dhe per­sonin kujt i gėrshetohen flokėt (i shtohen flokė tė huaja me gėr­shetim)". (Muttefekun alejhi)
Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "All-llahu e ka mall­kuar personin qė gėrsheton dhe personin qė kėrkon t'i gėrshetohen flokėt".
Aisheja r. anha trans­me­ton hadith tė ngjashėm. (Muttefekun alejhi)
933. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i ka mallkuar femrat qė gėrshetojnė flokė tė huaja, femrat qė u gėrshetohen flokėt, femrat qė u bėhet tatuazhė dhe femrat qė kėrkojnė t'u bėhet tautazhė. (Muttefekun alejhi)
934. Nga Ebu Katade r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kur dikush nga ju e kryen nevojėn e vogėl, assesi mos ta kapė me dorėn e tij tė djathtė organin pėr derdhjen e ujit, po ashtu mos ta kryejė pastrimin pas nevojės sė madhe me dorėn e tij tė djathtė dhe assesi mos tė fryejė nė enėn (me ushqim)". (Muttefekun alejhi)
Pėr kėtė ēėshtje ka hadithe tė shumta dhe tė vėrteta.
935. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nėse ndonjė­rit nga ju i kėputet rripi nė nalla­ne, tė mos ecė vetėm me njė nalle, derisa nuk e riparon nallanen tjetėr". (Muslimi)
936. Nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "Njė shtėpi nė Medine ėshtė djegur natėn me familjen nė tė e kur i komunikuan tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. pėr fatkeqėsinė e kėsaj familjeje, ai ka thėnė: "Vėrtet ky zjarr ėshtė armiku juaj, prandaj kur tė shkoni pėr tė fjetur, fikeni atė". (Muttefekun alejhi)
937. Nga Umer b. el-Hattabi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "I vdekuri dėnohet nė varr pėr shkak tė vajtimit pėr tė (nga tė gjallėt)". Nė njė transme­tim tjetėr thuhet: "me vajtimet". (Muttefekun alejhi)
938. Nga Ummi Atijete Nusejbe r. anha trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka marrė nga ne besėn se nuk do tė vajtojmė (pėr tė vdekurin)". (Mut­tefekun alejhi)
939. Nga Ebu Musa r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ēdo i vdekur qė vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynė, ah zotėriu ynė, apo tė ngjashme, atėherė All-llahu i autorizon dy engjėj tė cilėt e goda­sin me grushta duke bėrtitur: 'I kėtillė ke qenė a?'" (Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
940. Nga Ebu Mes'ud el-Bedrij r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i ka ndaluar paratė nga shitja e qenit, nga pros­titucioni dhe nga falli. (Muttefekun alejhi)
941. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Ēdo piktor do tė shkojė nė zjarr. Ēdo figurė qė e ka punuar do t'i krijohet shpirti dhe do ta dėnojė nė zjarr (piktura)". Ibni Abbasi ka thėnė: "Nėse kėtė patjetėr duhet ta bėsh, atėherė pu­noje drurin dhe figurat qė nuk kanė shpirt". (Muttefekun alejhi)
942. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Kush e tra­jton njė figurė nė botė, nė Ditėn e Gjykimit do tė obligohet ta frymėzojė me shpirt, kurse ai nuk ėshtė frymėzues i shpirtit". (Mutte­fekun alejhi)
943. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Dėnimi mė i ashpėr Ditėn e Gjykimit do tė jetė pėr piktorėt, ata qė trajtojnė figura". (Muttefekun alejhi)
944. Nga Ebu-l Hejjaxh Hajjan b. Husajni trans­me­tohet se ka thėnė: "Mė ka thėnė mua Ali (b. Ebi Talibi) r.a.: "A do tė tė porosis atė qė mua mė ka porositur i Dėrguari i All-llahut (s.a.v.s.)? E ajo ėshtė: Asnjė fotografi mos ta lėsh pa e asgjėsuar e as ndonjė varr tė ngritur pa e rrafshuar". (Muslimi)
945. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar hipjen nė xhel-laleh (de­veja qė han bajgė dhe ndytėsitė e tjera)". (Ebu Davudi me sened sa­hih)
946. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė shihni qė dikush po shet apo po blen diē nė mesxhid, atėherė thuani atij: "All-llahu mos tė dhashtė fitim nė tregtinė tėnde". E kur tė shihni qė dikush po pyet pėr sendin e humbur tė tij nė mesxhid, atėherė thuani atij: "Mos ta ktheftė prapė All-llahu atė (send) ty". (Tirmidhiu i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
947. Nga Amr b. Shuajb, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij, r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shitjen nė mesxhid dhe kėrkimin e sendit tė humbur, dhe tė recitohen nė tė poezi. (Ebu Davudi dhe Tir­midhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
948. Nga Ummi Selemete r. anha trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e ka kurbanin e pėr­gatitur pėr therje, e kur tė del hėna e dhul-hixhxhes, tė mos qethet, as mos t'i prejė thonjtė derisa nuk e kryen therjen (nė ditėn e Bajra­mit)". (Muslimi)
949. Nga Burejde r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush betohet- dhe thotė - unė jam i pastėr nga Islami (ose: 'mos qofsha musli­man')" - dhe nėse ėshtė gėnjeshtar, atėherė ai ėshtė siē ka thėnė, e nėse ėshtė i sinqertė, asnjėherė nuk do tė kthehet nė Islam i shėn­doshė". (Ebu Davudi)
950. Nga Ebu Umame Ijas b. Tha'lebete el-Harithij r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e ndan njė njeri musliman nga e drejta e tij me betimin e tij,vėrtet All-llahu ia ka siguruar zjarrin e Xhehennemit dhe ia ka ndaluar Xhennetin". Njė njeri tha: "A ėshtė kėshtu edhe nėse ėshtė njė gjė e vogėl o i Dėr­guari i All-llahut?" Ka thėnė: "Qoftė kjo edhe sa njė degė (fije) e misvakut". (Muslimi)
951. Nga Abdurrahman b. Se­mure r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. mė ka thėnė "Kur tė betohesh ga­bimisht dhe sheh se tjetri ėshtė mė i dobishėm se ajo pėr ēka je be­tuar, atėherė bėj ashtu si ėshtė mė mirė, pastaj kryeje kefaretin pėr betimin e thyer". (Muttefekun alejhi)
952. Nga Ebu Musa r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Unė pasha All-llahun, nėse do All-llahu nuk betohem pėr diēka e qė pastaj tė vėrej diē mė tė mirė e tė mos e thej betimin tim me keffaret dhe tė mos e bėj atė qė ėshtė mė e dobishme". (Muttefekun alejhi)
953. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur ndonjėri prej jush e mundon familjen e tij pėr shkak tė betimit tė shtrembėr, ėshtė mėkat mė i madh se ta thyeje betimin dhe ta bėjė keffaretin qė ia ka obliguar All-llahu". (Muttefekun alejhi)
954. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush me (betimin me) All-llahun kėrkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diēka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thėrret juve, pėrgjigjuni! Kush ju bėn juve ndonjė tė mirė, shpėrblejeni atė. Nėse nuk keni me ēka ta shpėrbleni, bėni lutje pėr tė derisa ta shihni se (i jeni shpaguar) nė shpėrblim". (Ebu Davudi dhe Nesaiu, hadith sahih me sened tė Sahihajnit)
955. Nga Xhabiri r.a. trans­me­to­het se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka hyrė te Ummi Saibi apo te Ummi Musejjebi dhe ka thėnė: "Ē'ke ti, oj Ummi Saiba apo oj Ummi Musejjeba, qė po dri­dhesh?" Ajo ka thėnė: "Ethet, All-llahu mos i bekoftė!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mos i shaj ethet, sepse ato vėrtet i heqin mėkatet e bijve tė Ademit sikur qė rrėsheku i farkėtarit e heq ndryshkun e heku­rit". (Muslimi)
956. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Era ėshtė frymėzimi i All-llahut dhe vie si mėshirė e vie si dėnim. Kur ta shi­hni atė, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun qė era t'ju sjell tė mira dhe kėrkoni mbrojtje te All-llahu nga e keqja e saj". (Ebu Da­vudi me sened sahih)
957. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur njė njeri i thotė vėllait tė tij (musliman): 'O i pafe (kafir)', atėherė njėri prej atyre tė dyve ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė. Nėse ai ėshtė siē i ka thėnė, atėherė ėshtė nė rregull, por nėse ai nuk ėshtė si ėshtė emėrtuar, atėherė fjala e tij i kthehet atij". (Mutte­fekun alejhi)
958. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Janė tė humbur ata qė mbingarkohen (gjuhėsisht dhe nė veprim)". Kėto fjalė i ka pėrsėritur tri herė. (Muslimi)
Fjala "Mutenet-ti'une" d.m.th.: Tė mbingarkuarit gjuhėsisht, ata qė e shtrengojnė gojėn kur flasin dhe qė e teprojnė nė kritikė gjuhėsore duke i kritikuar tė tjerėt. Po ashtu ata qė mbingarkohen nė veprime si p.sh. nė ibadete.
959. Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu e urren atė qė e nxjerr gjuhėn gjatė tė folurit ngjashėm sikur lopa (kur e pėsht­jellė barin)". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen)
960. Nga Vail b. Huxhri r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mos (i) thoni "el-kermu" (vreshtė), por thuani: "el-inebu" dhe "el-habeletu" (rrush, hardhi e rrushit, druri i rrushit)". (Muslimi)
961. Nga Ibni Mes'udi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė grua kurrsesi mos t'i pėrshkruajė gruan tjetėr burrit tė saj hollėsisht, sikur ai e shikon atė". (Muttefekun alejhi)
962. Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mos thuani: Ē'paska dasht All-llahu dhe ē'paska dasht filani, por thuani: "Ē'paska dasht All-llahu atė e paska dasht filani'." (Ebu Da­vudi, me sened sahih)
Bisedat jashtė kohės sė jacisė mund tė jenė tė preferueshme, por pas jacisė janė tė ndaluara dhe tė qortueshme dhe atė nė masė tė konsiderueshme. Hadithi ka tė bėjė me bisedat e kota. Sa i pėrket bi­sedės pėr tė mirė, sikur biseda pėr dituri, historiku pėr personat e de­votshėm, pėr vlerat morale, biseda me musafirėt dhe me ata qė kanė nevojė; bisedat e kėtilla nuk janė tė qortueshme por tė preferueshme. As biseda pėr nevojė (uzr) dhe e shtruar nuk ėshtė e qortueshme, nėse ėshtė pozitive. Pėr kėtė temė ekzistojnė shumė hadithe, disa i kemi theksuar e disa po i thekso­jmė.
963. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se as'habėt e kanė pritur Pej­gam­be­rin s.a.v.s. pėr namazin e jacisė, e ai erdhi afėr gjysmės sė natės, e fali jacinė me as'habėt dhe i kėshilloi, e pastaj ka thėnė: "Kini kujdes, vėrtet tė tjerėt janė falur, e pastaj kanė fjetur, kurse ju vazhdimisht keni qenė nė namaz, derisa e keni pritur namazin". (Buhariu)
964. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur burri e thėrret gruan e vet nė shtratin e tij, e ajo refuzon tė shkojė, dhe nėse ai flen i hidhėruar nė te, engjėjt atė e mallkojnė tėrė natėn deri nė agim". (Muttefekun alejhi)
Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "(Engjėjt do ta mall­kojnė) derisa ajo nuk kthehet nė shtratin e tij".
965. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar vėnien e duarve nė brez anash (mbi kėrdho­kulla) gjatė namazit. (Muttefekun alejhi)
966. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dė­gjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė. "Nuk ėshtė e preferueshme tė falet namazi para ushqimit tė shtruar (qė sofra tė presė), as nuk ėshtė e preferueshme tė falet namazi duke duruar nevo­jėn e madhe dhe tė vogėl". (Mus­limi)
967. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruaju nga kthimi (i kokės dhe shikimit) nė namaz, sepse kthimi (i kokės dhe shikimit) nė namaz ėshtė shembje (e namazit). Nėse ėshtė patjetėr, le tė bėhet nė nafile e jo nė farze". (Tir­mi­dhiu, i cili thotė se ky ėshtė hadith hasen sahih)
968. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Mos e dalloni natėn e xhumasė me namaz prej netėve tė tjera, dhe mos e dalloni ditėn e xhumasė me agjėrim prej ditėve tė tjera, pėrveē si agjėrim i rregullt qė e agjėrojnė disa nga ju". (Muslimi)
969. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Askush nga ju mos ta agjėrojė ditėn e xhumasė e tė mos ia shtojė njė ditė para ose njė ditė prapa xhumasė". (Mutte­fekun alejhi)
970. Nga Muhammed b. Abbadi trans­me­tohet se ka thėnė: "E kam pyetur Xhabirin r.a.: "A e ka ndaluar Pej­gam­be­ri s.a.v.s. agjėri­min ditėn e xhuma?" (Xhabiri ka thėnė:) "Po!" (Muttefekun ale­jhi)
971. Nga Ebu Hurejrete dhe nga Aisheja r. anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka ndaluar agjėrimin e lidhur (shumėditor - sawmu-l-wisal). (Muttefekun ale­jhi)
972. Nga Xheriri r.a. trans­me­to­het se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Robi qė ik nga zotėriu i tij, e ka humbur sigurinė (e strehimit)". (Muslimi)
973. Nga Xheriri r.a. trans­me­to­het se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė: "Kur njė rob ik (nga zotėriu i tij), nga ai nuk pranohet namazi". (Muslimi)
Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Ai tashmė ėshtė bėrė i pafe (kafir)".
All-llahu i Madhėruar thotė:
"Laviren dhe pushtin, ēdo­njė­rin, rriheni me njėqind tė rėna me kamxhik dhe le tė mos ju preokupojė sen­ti­men­ta­lizmi duke e zbatuar fenė e All-llahut, nėse i besoni All-llahut dhe botės tjetėr". (en-Nur, 2)
974. Nga Aisheja r. anha trans­me­tohet se Kurejshitėt i trazoi ēėshtja kur njė femėr nga Ma­hzunijjėt ka vjedhur diē dhe kanė thėnė: "Kush do t'i flasė pėr tė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.?" Tė tjerėt kanė thėnė: "Kush do tė ishte tjetėr pėrveē Usame b. Zejditi dashuri i tė Dėrguarit tė All-lla­hut s.a.v.s.?" Usameja foli pėr tė, kurse i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė. "Ti po ndėrmjetėson nė njėrėn prej dispozitave (dėnimeve) tė All-llahut tė Madhėruar?" Pastaj ėshė ngritur, ka kėshilluar e pastaj ka thėnė: "Vėrtet ata para jush janė shkatėrruar pėr shkak se kur njė njeri me autoritet ka vjedhur, nuk ėshtė dėnuar, ndėrsa kur ka vjedhur njė njeri i dobėt, ata e ekzekutonin dėnimin. Betohem nė All-llahun, sikur Fatimeja, e bija e Muhammedit s.a.v.s. tė vidhte diē, do t'ia preja dorėn". (Muttefekun alejhi)
Njė njė transmetim tjetėr thuhet:
"Fytyra e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. e pat ndėrru­ar ngjyrėn e atėherė ka thėnė: "Ti po ndėrmjetėson nė njė dispozitė prej dėnimeve tė All-llahut, a?" Usameja ka thėnė: "Lutu pėr falje ndaj meje, o i Dėrguari i All-lla­hut!" Trans­metuesi ka thėnė: "Pastaj (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka urdhėruar qė femrės t'i pre­het dora, dhe iu pre".
975. Nga Nu'man b. Beshiri r. anhuma trans­me­tohet se babai i tij ka shkuar te i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i ka thėnė: "Vėrtet unė e kam dalluar veēan kėtė birin tim, djaloshin (me njė rob)". I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "A e ke dalluar (me dhuratė) veēan ēdo fėmijė tėndin, siē ke bėrė me kėtė?" Babai im u pėrgjigj. "Jo!" Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ktheje atė (dhuratėn) nga ai!"
Nė njė transmetim thuhet: I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "O Beshir a ke vepruar kėshtu edhe me fėmijėt e tjerė?" Pėrgjigjet: "Jo!" Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. ka thėnė. "Fri­kėsojuni All-llahut dhe bėhuni tė drejtė ndaj fėmijėve tuaj!" Babai im e ktheu dhura­tėn qė ma pat dhėnė, pasi u kthye nė shtėpi".
Nė njė transmetim thuhet: "I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "O Beshir!, a ke ti fėmijė tė tjerė pėrveē kėtij?" U pėrgjigj: "Po!" I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "A i ke dhuruar ti ēdo fėmijės tėnd ngjashėm me kėtė?" (Beshiri) pėrgjigjet: "Jo!" Atėherė Pej­gam­be­ri i ka thėnė: "Atėherė mos mė merr mua pėr dėshmitar, sepse unė nuk do tė dėshmoj nė tė pa­drejtė (dhunė)".
Nė njė transmetim thuhet: "Mos mė merr mua pėr dėsh­mitar nė tė padrejtė!"
Nė njė transmetim thuhet: "Pėr dėshmitar merre dikė tjetėr pėrveē meje!" Pastaj ka thėnė: "A tė gėzon ty qė tė gjithė fėmijėt tu tė jenė tė barabartė nė mirėsi?" (Beshiri) ka thėnė: "Gjithsesi" (Pej­gam­be­ri s.a.v.s.) ka thėnė:"Pra mos vepro ashtu (me ta) (Muttefekun alejhi)
976. Nga Zejneb bint Ebu Sele­mete r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "Kam hyrė tek Ummi Habibeja r. anhuma - bash­kėshortja e Pej­gam­be­rit s.a.v.s., kur ka vdekur babai i saj Ebu Sufjan b. Harbi r.a. Ajo kėrkoi qė robėresha t'i sjell parfum, nė tė cilin kishte shafran apo diē tjetėr, e erosi me tė robėreshėn, e pastaj i fėrkoi dy faqet e saj dhe pastaj ka thėnė: "Pėr All-llahun, nuk po mė nevojitet parfumi, por e kam dė­gjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. qė nga minberi thotė: "Nuk ėshtė e lejuar pėr njė femėr, qė e beson All-llahun dhe Ditėn e Gjy­kimit tė braktisė stolisjen mė shumė se tri net pėr njė tė vdekur, pėrveē pėr bashkėshortin katėr muaj e dhjetė ditė". Zejnebi mė tej thotė: "Pastaj kam hyrė te Zejnebi, e bija e Xhahshit r. anha, kur i vdiq i vėllai, e edhe ajo e kėrkoi pėr­fumin dhe me tė u fėrkua, e pastaj mė tha: "Pėr All-llahun, mua nuk mė nevojitet parfumi, por e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė nė minber: "Nuk ėshtė e lejuar pėr njė femėr, qė e beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit, ta braktisė stolisjen mė shumė se tri ditė, pėrveē pėr bash­kėshortin e vet katėr muaj e dhjetė ditė". (Muttefekun alejhi)
977. Nga Enesi r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-lla­hut s.a.v.s. e ka ndaluar qė vendasi t'i shesė diē tė huajit, qoftė edhe nėse i huaji ėshtė vėlla i tij edhe nga baba edhe nga nėna". (Mutte­fekun alejhi)
978. Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos i ndėrhyni robit (qė tė shtyheni ta bleni tė njėjtėn) derisa nuk e sjell dhe e shtron nė treg". (Muttefekun alejhi)
979. Nga Ibni Abbasi r. anhuma trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos ua preni rrugėn kalorėsve (devegrahėsve, karvanit pėr tė blerė mallė nė rrugė) dhe vendasi mos t'ua shesė mallin tė huajve". Tavusi i ka thėnė atij: "Pėrse vendasi mos t'i shet tė hua­jit?" Ai ka thėnė: "Sepse i huaji nuk ka ndėrmjetės (tė njofshėm qė do t'ia garantojė pagesėn me rregull)". (Muttefekun alejhi)
980. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se ka thėnė: "I Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu i Madhėruar te ju i pėlqen tri gjėra, kurse i urren tri gjėra. Te ju i pėlqen: ta adhuroni Atė, mos t'i bėni shok Atij dhe tė mbaheni fuqishėm pėr litarin e All-llahut tė gj